-
Andi Meēaj
Andi Meēaj u lind mė 6 qershor 1975, nė Vlorė. Mė 1994 ka mbaruar liceun artistik pėr pikturė po nė Vlorė dhe nė kėtė vit vendoset nė Greqi, Athinė, ku hap njė ekspozitė pikture vetiake tė vlerėsuar nga shtypi vendas.
Botime:
Puthje ujore, poezi, 2001.
Tokė e bekuar, poezi, 2002.
Nga letėrkėmbimi me njė fantazmė, poezi, 2003.
Qyteti fle nė xhepin tim, poezi, 2006.
Njė stacion si njė valixhe, poezi 2009.
Ėshtė pėrfshirė nė antologjitė poetike:
"Portat e Harresės", Tiranė, Toena 2001, (me shkrimtarėt shqiptarė nė Greqi, 1990-2001.)
Antologjia e poetėve tė Vlorės, Triptik 2004.
"Qiejt e Shpirtit", Tiranė, Bota Shqiptare & Meda Dea 2006, (me shkrimtarėt shqiptarė nė Greqi, 1990-2006.)
dhe nė antologjitė e tregimit:
"Shtėpia mbi rrota", Tiranė, Toena 2001, (me shkrimtarėt shqiptarė nė Greqi, 1990-2001.)
"Maska e Ditės", Tiranė, Bota Shqiptare & Meda Dea 2006, (me shkrimtarėt shqiptarė nė Greqi, 1990-2006.)
Antologjia me tregime tė zgjedhura tė autorėve vlonjatė, Botimet Europrint 2006.
Nė vitin 2008 ėshtė pėrfshirė nė kapitullin e tekstit universitar pėr poezinė moderne tė pasviteve '90-tė, me autor Prof. as. Roland Zisi.
Boton rregullisht nė shtypin shqiptar dhe atė tė Diasporės.
-
-
Poezi tė zgedhura nga libri: "QYTETI FLĖ NĖ XHEPIN TIM"
KU VETE KĖSHTU
Ku vete kėshtu,
mes ngatėrresash kaq e sigurtė
dhe ikėn, ikėn si ditė nga kafazi i natės,
pėr tė hedhur vellon nė krahėt e virgjėrisė sonė,
duke pirė qiellin nė kupė ēaji,
rrugicėn tonė nė ēantėn e tualetit e fut,
pasqyrė tė vogėl, e vogėl por e lumtur pėr ne,
pėr grimcat e rėrės qė rrėshqasin duarve
si kujtimet,
gjurmėt e limonave mbinė tė kaltėr,
karafili dhe shega mbi buzėt e tua puthen.
Ti erė, ku vete kėshtu?!
-
-
Poezi tė zgedhura nga libri: "QYTETI FLĖ NĖ XHEPIN TIM"
GJETHE QĖ SHKRIHET
Gjethe qė shkrihet nė gushė
qeshja jote,
sytė qiellorė tė vėshtrojnė,
dhe ndihesh i varfėr nė vetminė tėnde,
instrument i ēakorduar,
zemėr,
njė zemėr e bardhė,
ku fjalėve u vjen tė vdesin.
Gjethe qė shkrihet nė gushė!?
-
-
Poezi tė zgedhura nga libri: "QYTETI FLĖ NĖ XHEPIN TIM"
ROMANCĖ
Jam kthyer pėrsėri, pėrsėri nuk dihet se ku shkova,
njė tjetėr qė rrobat dhe hapat e mia kishte veshur,
si zakonisht nė ora tetė mbėrriti. Tė hapur e gjeti derėn,
zemrėn e gruas si zakonisht tė mbyllur.
Tė parėn shqelmoi veten, pastaj muret,
dritaret nga frika shkundėn xhamat dhe shkoi tė shtrihej
nėn zhurmėn e ėndrrave, qė vetė urdhėroi,
tė flinin.
-
-
Poezi tė zgedhura nga libri: "QYTETI FLĖ NĖ XHEPIN TIM"
PĖRGJIM
Shtėpia rėnkon nėn kornizat varur mureve
dhe ti njė ditė do tė mbyllesh atje, muret pėrsėri
do tė ankohen, ti, jo, nuk ke kujt ti bėrtasėsh,
fjalėn e tyre tė fundit dyert e thanė,
tė trokiturat ndalohen me ligj,
tashmė ka humbur fletankesa jote,
dhe trupi rebelohet, duart thyejnė kornizat,
kėmbėt shqelmojnė dyert, mishi trokitjet rikujton,
muret rėnkojnė, pėrsėri rėnkojnė muret, nuk ka mė korniza,
vetėm sy nėpėr dritare.
-
-
Poezi tė zgedhura nga libri: "QYTETI FLĖ NĖ XHEPIN TIM"
NINULLĖ
Ai iku, mbylli derėn,
jo, dera e mbylli atė.
Rruga me shami nė duar, (duke e tundur),
e pėrcolli gjer tek deti,
jo, shamia me rrugėn nė duar, (duke e tundur),
e pėrcolli gjer tek deti.
Deti me pulėbardhat e zeza dhe
kapelen e kuqe, e futi nė anije,
jo, pulėbardhat e zeza dhe kapelja e kuqe
me detin, e futėn nė anije.
Anija u pėrkund,
u pėrkundėn dhe duart e nėnės.
-
-
Poezi tė zgedhura nga libri: "QYTETI FLĖ NĖ XHEPIN TIM"
VOGĖLUSHI DHE DETI
Ecėn duke u lėkundur,
nga hapat qė qeshin lėkundet toka.
Putrėn zgjat qenushi pullali,
me gjuhėn e gjatė, tė kuqe.
Detin godasin,
guralecėt nė duart e vogla.
Tre marinarė kėrcejnė nga deti
dhe tre anije me lodra nė duar.
-
-
Poezi tė zgedhura nga libri: "QYTETI FLĖ NĖ XHEPIN TIM"
FJALĖT VDESIN NATĖN
Dėgjoji fjalėt e erės,
mbirė mes gjethesh,
statuja peisazhesh drithėruese.
Ėshtė ora e dritareve tė ēelen,
gonxhe dritash dhe hijesh.
Tė vjen ti shtrihesh barit tė gjelbėr,
lagur fjalė qė natėn vdesin.
-
-
Poezi tė zgedhura nga libri: "QYTETI FLĖ NĖ XHEPIN TIM"
SHTĖPIA
Kam hapur krahėt,
sigurisht duhet tė pėrqafoj dikė,
ndoshta shtėpinė e viteve qė ikin sėprapthi,
ndoshta shiun qė do tu rikthehet réve,
apo atė qenin e zi tė zotit Andon,
kur flet nė tre gjuhė tė huaja kafshėsh.
Zgjas krahėt, i hap, i hap, i hap,
pėrqafoj shtėpinė, e shkul dhe rrėnjėt
ia hedh.
Mbi dhé
bien lodra, lodra, lodra
dhe koka ėndrrash tė prera
mbi dhé.
-
-
Poezi tė zgedhura nga libri: "QYTETI FLĖ NĖ XHEPIN TIM"
PIKTURĖ SUREALISTE
Anės rrugėve do tė gjesh sy
varur nėpėr pemė, frutat i hėngri toka
duke na goditur me farat e tyre.
Do tė gjesh njerėz tė mbirė fushave,
lulėkuqet i hėngri toka
duke na konturuar me tė kuqen e tyre.
Anės rrugėve do tė gjesh sy tė pjekur,
tė kuq, qė u rėndohen pemėve.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt