
Postuar më parë nga
ramazan_it
Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekauthu!
Falënderimi i takon Allahut, të vetmit që meriton adhurim, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të dërguarin e tij, Muhammedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, mbi sahabët dhe ata që i pasuan.
Në këtë temë kam qëllimin që të njihemi me nji qështje që shpesh ndodhën, jo vetëm në trojet tona, por anë e mbanë botës. Ajo është " borxhi ", me të cilën përballohen gadi shumica e njerëzve. Dikush i ka marrë borxh nga dikush, e dikush ka dhënë borxh dikujt. Por, ne na intereson të cekim problemet që ndodhen mes borxhlive. Çfarë janë ato probleme? Këta probleme janë të shumëllojshme, por ne do ti cekim disa shembulla për ta kuptuar qëllimin se ku është gabimi i shumicës që e bëjnë, për shkak se nuk e dinë argumentin që ti shmangem problemeve që ndodhin, ndërmjet atij që ka të jep dhe atij që ka të mer. Do të mundohem që të jem i shkurtër në këtë postim, që të mos thuhet pastaj se është shkruar shumë.
Pra, shembull kemi shumë, por të cekim disa:
d- Nji person që mer borxh dikuj dhe i thotë që për nji afat prej ... ditësh do ta kthej borxhin. Por në të shumtën e rasteve nodh që nuk e kthen borxhin në atë kohë që është caktuar dhe faktorët janë të shumta: nuk më eci puna mirë ( arsyetime sa të duash ), më janë mbëledhur lamsh punët dhe s'kam mund me ti bë gati, më ka ndodhë kështu e ashtu, e shumë arsye të tjera që vetë ju mund ti dini ma mirë.
Unë ju pues pse po ndodh kjo? Desha me ditë mendimin e juaj, se ku ndodh problemi dhe si duhet me i gjetë nji rrugëdalje këtij fenomeni që ndodh shpesh tek njerëzit?
Ju lutem që të jeni të sinqertë në postimet e juaja dhe të mos tallemi, se nuk e kam hapur për atë qëllim, por për të përfituar diçka që ne ndoshta nuk e dimë, ose ka ndonjë që nuk ka ra ende në asi situate dhe ndoshta do të ketë një rrugëdalje për t'ju shmangur këtyre problemeve, se metëvërtetë ka shumë njerëz që kanë shkuar shumë mirë me njëri-tjetrin nji kohë të gjatë dhe erdhi ai borxhi që i ka nda ata të dy, që ata të mos shihen më. Pse ndodhi kjo? A mos vallë ajo dashni që ka qenë më parë ka qenë false? Apo?
Presim mendimet e juaja që të gjejmë nji zgjidhje më të mirë, se si duhet reaguar me njerëzit që kërkojnë borxh dhe si duhet të reagojmë ne me ata që ju kërkojmë borxh?
All-llahu va shtoftë diturinë e hajrit inshAll-llah.
Esselamun alejkum, nga Ramazani.
Krijoni Kontakt