-
SAFO Marko
Lamtumirė Safo Marko! Shuhet piktorja
TIRANĖ- Piktorja Safo Marko, krijimtaria e sė cilės zė njė vend tė rėndėsishėm nė koleksionin e Galerisė Kombėtare tė Arteve dhe nė historinė e artit shqiptar, u nda mbrėmė nga jeta nė moshėn 87 vjeēare pas njė sėmundjeje tė rėndė.
Familjare, miq, kolege percollen artisten sot rreth ores 13.00 per ne banesen e fundit.
Safo Marko, bashkėshortja e shkrimtarit Petro Marko, u lind nė Selanik nė 28 mars 1925. Ajo ėshtė njė nga artistet e njohura shqiptare, me edukim autodidakt nė pikturė, tė gjysmės sė dytė tė shekullit XX. Pas ndryshimit tė sistemeve politike tė pas viteve '90 piktorja Marko pati njė krijimtari tė frytshme. Krijimtaria e saj ndahet nė dy periudha. Krijimtaria e periudhės sė parė ėshtė nga mė tė njohurat nė fushėn e ilustrimit nė botimet letrare, akademike dhe shkollareske. Kjo e bėri shumė tė njohur nė mjedisin e publikut studentor.
Gjithashtu gjini tė tjera si posteri tematik, panot dekorative dhe tematike, krijimtaria nė teknikat e gdhėndjes e tė shtypit nė bardhezi dhe me ngjyra, vizatimit dhe pikturės i kanė dhėnė asaj njė vend tė rėndėsishėm nė koleksionin e Galerisė Kombėtare tė Arteve dhe nė historinė e artit tė kėsaj periudhe. Pas viteve '90 nis dhe periudha e saj e dytė, qė shėnon njė krijimtari nė rritje tė natyrshme dhe emocionale me kah figurativ, frymė lirike dhe me subjekt njerėzor.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera
Intervista e Safo Marko per Gazeta Shqiptare
Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento
Dėrguar nga Vorio Epiroti, HIMARA mė 27-08-2012 nė 16:53
Kureshtja e emrit SAFO,emer e nje gruaje artiste te ishujve te Greqise se lashte me beri te hap e te lexoj gjith artikullin. Paska linde ne Selanik.
Kjo grua ka heke mynxiret e rregjimit total enverist te dulle karamahmut monistit. Nuk i futen vetem burrin por edhe djalin ne burg,se burgu ne komunizem kalonte ne gjenerata, trashigohesh si semundje.Kjo eshte Penelopa e Re e Omerit dhe kaluar Penelopes. Ngushellime familjareve
Dėrguar nga shqiptari mė 27-08-2012 nė 13:19
Ngushellime te sinqerta kesaj zonje dhe kesaj familje patriote artiste dhe inetelktuale qe e vuajti aq shume persekutimin dhe egersine komuniste! Nuk ka fjale te pershkruaje dhimbjen. U prefte ne paqe! Amin!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt