(Moderatorë, mund ta lëvizni temën në qoftë se nuk është në vendin e duhur. )
Në rast se nuk e dini ç'janë jevgjit (nuk besoj se ka njeri të mos e dijë këtë), një përmbledhje:
Origjina e jevgjitëveLegjendat përshkruajnë ardhjen e tyre nga Egjipti (ndaj dhe njhen me emrin Jevgj/Evgjitë/Magjupë ose Gyspy në anglisht), por këto janë vetëm përralla. Njerëzit injorantë në perëndim e lidhin origjinën e tyre me Europën Lindore. Kjo nuk është e vërtetë, edhe pse popullatat me të mëdha jevgjite (ndryshe të qujatur ciganë/gabelë/ashkali ose romë, që në gjuhën e tyre do të thotë "burrë") gjenden atje.
Jevgjit e kanë origjinën në Indinë veriore 1,000 vjet më parë. Gjuhën e tyre, i quajtur Romani (e cila ka humbur në shumë vende), lidhet padyshim me hindu dhe gjuhë të tjera indiane (quajtur indo-arian). Askush nuk e di se pse e kanë lënë Indinë. Disa thonë se paraardhësit e tyre, zejtarët dhe artistët, të shoqëruar trupat dhe pas disa konflikteve ushtarake në Indi. Nga vitet 1300 pas Krishtit arritën Evropën, pasi kaluan nëpër Persi dhe Turqi.
Imazhi i tyre ka qenë gjithmonë i diskutueshëm në sytë e europianëve: ata ose ishin njerëz shumë të dashur, ose shumë dashakeqës. Kur jevgjit erdhën në Europë, ata ishin të huaj për europianët, me lëkurën e tyre të errët, sy të zinj dhe flokë, veshje, zakonet dhe gjuhën. Për më tepër, jevgjit mbetën të izoluar, një zakon i trashëguar nga sistemi i kastave të Indisë.
(Sistemi indian i kastave me pak fjalë: njerzit rrinin të izoluar sipas punës që bënin, që trashëgohej brez pas brezi, dhe nuk mund të ndryshohej. Ishte bazuar në Hinduism. Është shumë më e komplikuar se kaq.)
Jevgjit në Shqipëri nuk e pranojnë realitetin e origjinës nga India. Ashkalitë janë Jevgj që e kanë humbur gjuhën e tyre origjinale; sot flasin shqip.
Referenca:
http://www.abc.net.au/science/news/a...sh_1191889.htm
http://news.softpedia.com/news/Where...om-72231.shtml
http://danny.oz.au/anthropology/note...y-history.html
http://en.wikipedia.org/wiki/Ashkali...lkan_Egyptians
http://sq.wikipedia.org/wiki/Jevgjit
Rezultate gjenetike:
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC1235543/
Rezultate gjuhësore:
https://docs.google.com/viewer?a=v&q...R93msbrjNnr-sA
Krijoni Kontakt