Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ku ju çon mushka oj çika

    Me mir buk djath e damote..
    vaj ullini e pak rigon..
    se te çosh droge me kamion..
    ---------

    Mjer mamat e tyre ..
    çte ben femija sta ben perendia..

    -----------


    MAPO

    Dy motra në pranga korriere të drogës, 8 kile heroinë në serbatorin e makinës



    Nga Elitjona Doko



    Dy motra dhe një mikesha e tyre u ndaluan dje në Durrës, ndërsa transportonin 8 kilogramë heroinë, e cila, sipas policisë, ka një vlerë prej 100 mijë eurosh, ndërsa do të trafikohej drejt Italisë. Sasi e madhe droge, e fortë me destinancion Italinë, është gjetur dhe bllokuar mesnatën e djeshme në Portin e Durrësit, në tentative për t’u kaluar përtej kufirit, ndërsa vajzat duket se besonin se do të kalonin pa u vënë re, me justifikimin se po shkonin për pazar dhe pushime përtej Adriatikut. Sipas Policisë, në pranga kanë përfunduar dy motra nga kryeqyteti dhe një mikesha e tyre nga Durrësi, konkretisht, Donika Dervishi, 27 vjeçe, banuese në Tiranë; motra e saj, Migena Dervishi, 32 vjeçe; dhe Sonila Popa, 31 vjeçe, banuese në Durrës.

    Arrestimi

    Burime nga policia e qytetit bregdetar bënë të ditur se bëhet fjalë për një sasi prej 8 kg heroinë, e cila ishte fshehur në mjetin tip “Ford Focus” me targa AA465 DD, i cili drejtohej nga 27-vjeçarja Donika Dervishi. Droga ishte ndarë në 2 pjesë: 2 pako ishin vendosur në kroskotin e automjetit, ndërsa 8 pako të tjera të mbështjella me celofan ishin fshehur brenda në depozitën e karburantit. Policia kishte siguruar informacion të detajuar mbi ekzistencën e lëndës narkotike në automjetin e drejtuar nga 27-vjeçarja dhe duket se e prisnin makinën në port. Sapo kanë parë në horizont mjetin tip “Ford Focus”, i cili po i drejtohej terminalit të trageteve, i kanë bërë shenjë drejtueses të hapë krahun dhe të dilte prej tij. Të sigurt se brenda automjetit ishte fshehur drogë, oficerët e antidrogës kanë këmbëngulur që mjeti të kalonte për kontroll fizik te pika e kontrollit të automjeteve. “Gjatë kontrollit fizik që iu ushtrua mjetit, në pjesën e kroskotit u gjetën dy pako të mbështjella me celofan të bardhë, brenda të cilave ndodhej një sasi pluhuri, që për nga karakteristikat ngjason me lëndën narkotike heroinë”, njoftoi policia. Agjentët pas gjetjes së sasisë së parë të drogës kanë vendosur të shkojnë më tej, duke hapur edhe pjesë të tjera të makinës. “Më pas, gjatë kontrollit të detajuar të mjetit, në depozitën e karburantit të tij u gjeten edhe 8 pako të tjera me substancë të ngjashme me të mëparshmen. Nga peshimi rezultoi se në total bëhet fjalë për sasinë prej rreth 8 kg lëndë narkotike”, njoftoi policia. Gjithashtu policia bllokoi në cilësinë e provës materiale automjetin që transportonte lëndën narkotike, 5 aparate telefoni celular së bashku me kartat SIM dhe shumën prej 1850 euro.

    Hetimet

    Burime nga policia e Durrësit pohuan se po punohet për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikimin drejt Italisë të lëndës narkotike. Droga që u bllokua mesnatën e së shtunës, sipas burimeve policore, dyshohet se kishte si destinacion shtetin fqinj të Italisë. Megjithatë, do të jenë hetimet ato që do të zbardhin itinerarin që do të ndiqnin tri vajzat e përfshira në trafikimin e lëndës narkotike dhe se cili ishte destinacioni final i saj. Motrat dhe mikja e tyre nga Durrësi kanë deklaruar për hetuesit e policisë se nuk kanë patur dijeni mbi praninë e lëndës narkotike që është gjetur në mjetin me të cilin udhëtonin drejt shtetit italian. Ato nuk kanë dhënë detaje të tjera që do t’i ndihmonin oficerët e antidrogës për zbardhjen e këtij trafiku të paligjshëm. Ndërsa njëra prej tyre, 27-vjeçarja që drejtonte makinën dhe dyshohet se ishte edhe zotëruesja e drogës, nuk ka pranuar të flasë pa praninë e një avokati. Për sa i përket zbulimit të sasisë së drogës, policia kishte siguruar informacione në rrugë operative. Burime nga policia pohojnë se dyshohet që lënda narkotike para se të hynte në port, ka kaluar fillimisht në Tiranë, vend ku dhe është përgatitur terreni dhe janë krijuar lidhjet e bashkëpunëtoreve femra, të cilat nga hetimet e deritanishme dyshohet të jenë korriere të drogës, ndërsa rrjeti fshihet pas tyre. Femrat janë “përdorur” me qëllim shmangien e kontrolleve të imtësishme nga oficerët e antidrogës dhe mostërheqjen e vëmendjes. Kartat sim janë dhe provat më të rëndësishme për grupin hetimor për të zbardhur pjesëtarët e tjerë të rrjetit të trafikut, me anë të zbardhjes së bisedave të kryera nëpërmjet telefonit para se vajzat të binin në dorën e policisë.



    8 kilogramë heroinë u kapën në makinën e tri vajzave, dy motra dhe një mikeshës së tyre që udhëtonin drejt Italisë



    5 telefona celularë pritet t’i shërbejnë policisë për të zbuluar se cilët janë personat pas tri femrave dhe kush ua ka gjetur atyre drogën



    100 mijë euro është vlera e drogës së kapur që transportohej e fshehur në pjesë të ndryshme të makinës

    mapo

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    uffff kan gjet dicka me mlu m.... me urine themi ne nfga anet tona.
    do jene duke u zgerdhi ato kapot e medhenj qe shteti gjeti dicka per tu larguar nga ata
    JO SEKS PARA MARTESE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •