Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    40 vatra zjarri ne gjithe vendin

    Ekspertėt e Ministrisė sė Mjedisit iu bėjnė apel qytetarėve qė tė tregojnė kujdes nė pėrdorimin e zjarrit. Pasi rezulton se shkaqet kryesore tė zjarreve janė zjarrvėnie e qėllimshme dhe pakujdesia.
    (m.a/er.nu/BalkanWeb)
    Turqia tregohet e gateshme per te derguar nje helikopter per shuarjen e tyre.

    http://www.lajmifundit.al/lajme/2012...vatra-flakesh/

    Ne kushte normale do te me dukej nje lajm i zakonshem,por keto dy vite ne jemi nen nje trysni , apo interferim fare te hapur te politikes turke,kudo ne ekonomine shqiptare jane ato, por dhe ne medja vizive pothuajse te gjithe filmat jane nga ky vend .Nderhyrjet ne ceshtjen e historise per ndryshim e vizionit dhe ne nivel institucional,por kemi nje propogande per te ringjallur nostalgjine perandorake, kemi ashpersim te mardhenieve me greqine , si nga komuniteti cam, por dhe nga rryma nacionaliste si brenda dhe jashte vendit.Por, nese egzistoka ne rajon nje qeveri qe menaxhon neprmjet fondeve djegje pyjesh ne Greqi , apo kudo , nuk e di.....atehere matematikisht llogjika te con se eshte dora e saj qe dikton nje situate te tille.Per turqine , ballkani duhet te jete gjithmone problematik ekonomikisht apo dhe ne konflite politike mes njeri tjetrit.Lus Zotin qe llogjika matematike te mos funksionoje ne kete rast , qe jo vetem te jemi mirnjohes per ndihmen , por dhe te ndjehemi te sigurte per te ardhmen.

    http://www.balkanweb.com/rajoni/2687...eke-77635.html
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    64
    20-vjeēari ndėrron jetė nga zjarri qė vuri vetė

    Njė bari 20-vjeēari mbeti i asfiksuar nga tymi i flakėve qė ndezi vetė pasditen e sė shtunės nė afėrsi tė Gjirokastrės.

    Haki Manaj ndezi kullotėn pėrballė liqenit tė Viroit, por shpejt zjarri doli jashtė kontrollit, duke shtangur vetė bariun.

    I paaftė pėr t’u larguar prej zjarrit, Manaj u asfiksua nga tymi dhe u gjet i pajetė disa orė mė vonė nga forcat zjarrėfikėse qė mbėrritėn nė zonė.
    Miku

  3. #3
    Digju Shqiperi digju

    Shqiperia digjet, Saliu krihet
    Revolution 1848

  4. #4
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga Ana_E_Malit Lexo Postimin
    20-vjeēari ndėrron jetė nga zjarri qė vuri vetė

    Njė bari 20-vjeēari mbeti i asfiksuar nga tymi i flakėve qė ndezi vetė pasditen e sė shtunės nė afėrsi tė Gjirokastrės.

    Haki Manaj ndezi kullotėn pėrballė liqenit tė Viroit, por shpejt zjarri doli jashtė kontrollit, duke shtangur vetė bariun.

    I paaftė pėr t’u larguar prej zjarrit, Manaj u asfiksua nga tymi dhe u gjet i pajetė disa orė mė vonė nga forcat zjarrėfikėse qė mbėrritėn nė zonė.
    Ketij mire t'i behet. Ishalla marrin mend edhe barinjte e tjere!

  5. #5
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Gjirokastėr, vrau dhe dogji 20-vjecarin, pranga autorit

    26 Gusht 2012 - 09:35 | Shqiperi

    Gjirokastėr, vrau dhe dogji 20-vjecarin, pranga autorit


    GJIROKASTĖR- Zbardhet vdekja e bariut mbrėmjen e djeshme nė fshatin Valarė tė Gjirokastrės. Policia sqaron se nuk bėhet fjalė pėr njė vdekje aksidentale nga asfiksia nga zjarri, por se 20-vjecari Haki Mana ėshtė vrarė. Ndėrkohė nė pranga ka rėnė dhe autori i krimit Xhevat Dudumi.

    Ngjarja ka ndodhur prane lumit Drino, ku autori pasi e ka vrarė me armė gjahu tė riun i ka vėnė flakėn nė tentative pėr tė humbur gjurmėt. Zjarri ėshtė pikasur nga banoret e zonės, tė cilėt kanė njoftuar dhe forcat e policisė. Fillimisht u dyshua pėr njė vdekje aksidentale tė 20-vecarit, i cili prej njė viti punonte bari nė zonė.
    (e.m/News24/BalkanWeb)

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Gallate made in albania..............!!!
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    64
    26 Gusht 2012 - 18:44 | Shqiperi
    TRANSLATE


    Gramsh, arrestohet zjarrvėnėsi i pyllit



    GRAMSH- Policia e Gramshit ka arrestuar sot 32 vjeēarin Vasil Zeneli, pasi akuzohet pėr veprėn penale tė zjarrėvėnies sė qėllimshme.

    Nė orėt e vona tė njė nate mė parė 32 vjeēari, ka shkuar nė pyllin afėr banesės sė tij nė fshatin Skėndėrbegas tė rrethit tė Gramshit dhe pasi i ka hedhur benxinė, i ka vėnė zjarrin duke djegur 2 hektarė me pisha si dhe 3 hektarė me shkurre.

    Ndėrkaq flakėt e zjarrit janė shuar mėngjesin e sotėm nga efektiva tė zjarrfikėses tė cilėt edhe pse nė terren tė vėshtirė pėr mė shumė se tre orė kanė bėrė tė mundur lokalizimin e flakėve. 32 vjeēari e ka vėnė zjarrin me qėllim shfrytėzimin e tokės pėr ta mbjellė me ullinj dhe pemė frutore.
    (m.a/BalkanWeb)
    Miku

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    ja ki eshte produkti i njeriut te ri te cilin me shume mundim dhe terror partia e envero-mehmeteve punuan per 50 vjet me rradhe ....


    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesuesi_1 : 27-08-2012 mė 03:41
    "They will not control us, We will be victorious"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Zjarret ndezin pyjet e Kukėsit dhe Parkun Kombėtar tė Dardhės




    TIRANE-Zjarret nė vend po pėrpijnė masive tė tėra pyjesh duke shkaktuar dėme tė mėdha mjedisore.

    Vatra zjarri qė vijojnė prej ditėsh janė riaktivizuar paraditen e sotme duke sjellė situatė problematike. Autoritetet vendore kanė dhėnė alarmin pėr ndėrhyrje nga ajri, ndėrsa temperaturat e larta dhe era po ndihmojnė nė pėrkeqėsimin e situatės.

    KORCE
    Zjarri qė prej 2 ditėsh dogji pemėt nė parkun e Bozdovecit ka dalė nga jashte kontrollit ditėn e sotme. Mėsohet se flakėt kanė pėrfshirė Parkun KOmbėtar tė Dardhės.
    Forca tė shėrbimit pyjor, tė komunės dhe banorė ndodhen nė endgjarje dhe po tentojnė tė lokalizojnė flakėt.
    Policia pyjore bėn thirrje pėr ndėrhyrje nga ajri. ‘Zjarri ėshtė i pėrmasave tė mėdha. Kemi vėshtirėsi nė izolimin e vatrės, duhet ndėerhyrje nga ajri.
    Po nė Korcė zjarre vijojnė dhe nė Voskopojė dhe nė Malin e Bardhė.
    Rreth ores 11:45 minuta helikopteri turk i specializuar per nderhyrje nga ajri eshte nisur drejt Dradhes per te shuar flaket ne parkun kombetar.

    KUKES
    Vazhdon tė rėndohet situata e zjarreve nė masivet pyjore tė qarkut tė Kukėsit, e krijuar pas temperaturave tė larta tė stinės sė verės, pa pėrjashtuar dhe zjarret tė shkaktuara nė mėnyrė tė qėllimshme, ndėrkohė qė ėshtė vėshtirėsuar ndėrhyrja nga toka pėr shuarjen e flakėve.

    Prefekti i qarkut tė Kukėsit, Elez Maci bėri tė ditur se situata e zjarreve nė qarkun e Kukėsit ėshtė mjaftė e rėndė dhe aktualisht sipas tij, janė nėn pushtetin e zjarrit masive tė mėdha nė rrethin e Kukėsit dhe Tropojės.

    Prefekti i qarkut verilindor i ka bėrė thirrje njėsive vendore dhe banorėve tė zonave tė prekura nga vatrat e zjarrit, tė ndėrhyjnė sa mė shpejtė dhe tė bashkėpunojnė me institucionet e tjera pėr minimizimin e dėmeve qė mund tė shkaktohen nga dalja e flakėve jashtė kontrollit.

    Nga ana tjetėr, drejtori i Shėrbimit Pyjor tė rrethit tė Kukėsit, Shefqet Elezi sqaron se, “ndėrhyrja nga toka pėr shuarjen e vatrave tė zjarrit rrezikon jetėn e punonjėsve tė shėrbimit pyjor, si dhe ato zjarrfikės, pasi flakėt pėrhapen me shpejtėsi dhe kanė pėrfshirė masivet pyjore.

    Elezi tha gjithashtu se nė komunėn e Surrojit, ku situata ėshtė mė e rėnduar, sot pritet ndėrhyrja nga ajri pėr shuarjen e flakėve tė zjarrit.

    Ndėrkohė sipas kreut tė Policisė sė qarkut tė Kukėsit, Sadri Ramcaj, zjarret e shkaktuara nė masivet pyjore janė tė qėllimshme. Ai kėrkoi bashkėpunimin e tė gjithė aktorėve, me qėllim shkėmbimin e informacionit pėr vėnien para pėrgjegjėsisė tė atyre personave qė tentojnė djegjen e pyjeve, nisur nga interesat e tyre.

    Pėr zjarrvėnie tė qėllimshme, Ramcaj bėri tė ditur se ka nisur procedimi penal pėr dy shtetas, ndaj tė cilėve ekzistojnė tė gjitha provat pėr shkaktimin e zjarrit nė njė prej masive pyjore nė rrethin e Hasit.

    Nė qarkun e Kukėsit, aktualisht janė disa vatra zjarri, nga tė cilat ato tė zonės sė Surrojit dhe qafės sė Kombit janė jashtė kontrollit, ndėrkohė qė situata ka ardhur duke u pėrkeqėsuar nė masivet pyjore tė rrethit tė Tropojės.

    Krahas zjarreve nė Dobrenj dhe nė bjeshkėt e Cukalit, vatra zjarri janė shfaqur edhe nė zonėn e Valbonės dhe atė tė Lekbibajt, ku situata sa vjen e pėrkeqėsohet.
    Zjarret qė kanė pėrfshirė masivet pyjore tė zonės verilindore kanė hyrė nė muajin e tretė dhe deri tani, flakėt e zjarrit kanė shkrumbuar mė shumė se 230 ha pyje, ndonėse inventari i saktė i dėmeve tė shkaktuara nuk ėshtė bėrė.

    Ndėrhyrja pėr shuarjen e zjarreve vėshtirėsohet pėr shkak se njė pjesė e tyre janė shfaqur nė lartėsinė e mbi 1500 metrave mbi nivelin e detit dhe large qendrave tė banuara, ku edhe mungojnė rrugėt.
    SHKODER
    E rėndė paraqitet situata nė Qarkun e Shkodrės, ku ka 11 vatra aktive zjarri. Nė Shkodėr janė aktive dy vatra zjarri nė fshatin Lekaj, komuna Shalė dhe nė fshatin Plan, komuna Pult.
    PUKE
    Nė rrethin e Pukės janė aktive 8 vatra zjarri, por mė problematikė janė nė fshatin Orosh, tė komunės Qafė Mali dhe vatra nė pyllin me pisha nė fshatin Flet, komuna Blerim. Zjarre nė vazhdim tė tjerė janė nė Malin e Krrabit, fshati Midė, nė fshatin Fusha e Korit, komuna Qelėz dhe nė Qafėn e Sharrit. Nė rrethin e Malėsisė sė Madhe kishte vetėm njė vatėr zjarri nė fshatin Shkrelė, e shfaqur gjatė ditės sė djeshme.

    TIRANE
    Ndėrsa nė Qarkun e Tiranės ka patur 2 raste zjarri aktive. Nė Qafėn e Krrabės, nė km 29, ku pėrveē forcave tė PMNZSH-sė, FA-ve dhe atij pyjor, firma qė kryen punimet nė tunelin e Kėrrabės, ofroi ndihmė tė ēmuar me mjete tė rėnda dhe zjarrėfikėse. Kreu i zjarrfikesve Haki Hoxha njoftoi sot se situata ne Krrabe eshte vene ne kontroll te plote.

    Nė mėngjesin e djeshėm u riaktivizua vatra e zjarrit nė lartėsinė e Priskės. Vatra ėshtė nė distancė tė konsiderueshme nga Parku Kombėtar i Dajtit dhe nuk pėrbėn asnjė rrezik pėr tė.

    TEPELENE
    Afro 75 hektarė kullotė, me vlerė 13.5 milionė lekė tė reja, u dogjėn plotėsisht mbrėmjen e djeshme nė malin e Shtėpėzit nė zonėn e Tepelenės, ndėrsa njė zjarrėvėnės u arrestua sot, njoftoi policia e Tepelenės, nė jug tė vendit.
    "Zjarri ka pėrfshirė dhe djegur dhe 10 hektarė pyll me lisa", shtoi policia.
    Policia tha se ka arrestuar si zjarrėvėnės shtetasin Servet Sina, 62 vjeē, lindur dhe banues nė fshatin Dhemblan, rreth 30 km larg Tepelenės.
    Tė njėjtat burime thanė se zjarri u shfaq rreth orės 17:00 dhe ėshtė shuajtur nė orėt e para tė mėngjesit tė ditės sė sotme..
    "Njė procedurė ligjore pėr paraburgimin e 62 vjeēarit Sina tashmė ka nisur, ndėrkohė qė provat materiale i kaluan prokurorisė sė Gjirokastrės pėr hetime tė mėtejshme", sqaroi policia, duke shtuar se aktualisht nė qarkun e Gjirokastrės, deri tani janė evidentuar 11 raste zjarresh tė qėllimshme.
    Gjatė dy muajve tė fundit nė prefekturėn e Gjirokastrės janė arrestuar si zjarrėvėnės 14 persona.

    (d.b/BalkanWeb)


    Lidhje te tjera
    Zjarret, fillon fluturimet helikopteri turk
    Zjarret, Rama:Shqipėria digjet, kryeministri krihet!



    Kthehu Dėrgo Printo Home
    Komento


    Dėrguar nga Marko, Tirane mė 27-08-2012 nė 11:34

    Na e keni bere kete Puken si te ishte kryer qender e veriut. Vetem aljme nga Puka transmetoni, Mirdite Lezhe, Tropoje, etj jane zhdukur nga harta e Balkanweb me duket.







    -------------

    Zjarret, fillon fluturimet helikopteri turk




    TIRANĖ- Helikopteri i vėnė nė dispozicion nga Republika Turke pėr shuarjen e zjarreve operoi gjatė ditė sė djeshme nė Lurė dhe nė lartėsinė e Priskės, duke kryer 24 operacione nė kėto zona, ndėrsa gjatė ditės sė sotme ai do tė vijojė operacionet bazuar nė planin operacional tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Emergjencave Civile.

    Burime zyrtare nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Emergjencave Civile bėnė tė ditur se paralelisht, nė terren kanė vepruar me intensitet tė plotė forca tė PMNZSH-sė, ekipe tė Forcave tė Armatosura dhe atij tė Shėrbimit Pyjor, me mjete zjarrėfikėse dhe tė rėnda, nė tė gjitha ato zona ku ka qenė e mundur tė operohet nga toka. Njė ndihmesė tė madhe kanė dhėnė nė mjaft raste edhe komunitetet nė zonat e prekura nga zjarri.

    Nė tė gjithė territorin e vendit, pas ndėrhyrjeve tė suksesshme nga ajri dhe toka u arrit njė reduktim i ndjeshėm i vatrave tė zjarrit, tė cilat dje mbetėn vetėm 28.

    Bėhet e ditur se nė Qarkun e Dibrės ka 4 vatra aktive zjarri, nė ekonominė pyjore “Lura 1”, si dhe ekonominė pyjore Kaēni, nė fshatin Dragu, komuna Fushė Bulqizė dhe nė Krastė, tė komunės Martanesh.

    Nė Elbasan ka 1 vatėr aktive nė rrethin e Librazhdit, nė fshatin Letėm, komuna Lunik.

    Problematike paraqitet situata nė Qarkun e Kukėsit, ku ka 6 vatra aktive, 2 nė rrethin e Kukėsit, fshati Tėrthore, komuna Tėrthore dhe nė komunėn e Surrojit. 4 vatra aktive mbeten nė rrethin e Tropojės, nė fshatin Geg - Hysen, komuna Fierzė, nė Dobrej, Komuna Bytyē, nė fshatin Nikėl-Mėrtur, komuna Lekbibaj dhe nė Valbonė, tė komunės Margegaj.

    Nė Qarkun e Korēės ka 1 vatėr zjarri aktive, nė Bozdovec, ndėrsa nė Lezhė ka 2 vatra aktive zjarri, nė fshatin Malaj, bashkia Rreshen dhe nė fshatin Gallatė.

    E rėndė paraqitet situata nė Qarkun e Shkodrės, ku ka 11 vatra aktive zjarri. Nė Shkodėr janė aktive dy vatra zjarri nė fshatin Lekaj, komuna Shalė dhe nė fshatin Plan, komuna Pult. Nė rrethin e Pukės janė aktive 8 vatra zjarri, por mė problematikė janė nė fshatin Orosh, tė komunės Qafė Mali dhe vatra nė pyllin me pisha nė fshatin Flet, komuna Blerim. Zjarre nė vazhdim tė tjerė janė nė Malin e Krrabit, fshati Midė, nė fshatin Fusha e Korit, komuna Qelėz dhe nė Qafėn e Sharrit. Nė rrethin e Malėsisė sė Madhe kishte vetėm njė vatėr zjarri nė fshatin Shkrelė, e shfaqur gjatė ditės sė djeshme.

    Ndėrsa nė Qarkun e Tiranės ka patur 2 raste zjarri aktive. Nė Qafėn e Krrabės, nė km 29, ku pėrveē forcave tė PMNZSH-sė, FA-ve dhe atij pyjor, firma qė kryen punimet nė tunelin e Kėrrabės, ofroi ndihmė tė ēmuar me mjete tė rėnda dhe zjarrėfikėse.

    Nė mėngjesin e djeshėm u riaktivizua vatra e zjarrit nė lartėsinė e Priskės. Vatra ėshtė nė distancė tė konsiderueshme nga Parku Kombėtar i Dajtit dhe nuk pėrbėn asnjė rrezik pėr tė.

    Ndėrkohė Qarku Durrės ka 1 vatėr aktive nė rrethin e Krujės, nė Qafė Shtamė.

    (d.b/BalkanWeb)



    Kthehu Dėrgo Printo Home
    Komento


    Dėrguar nga Koqevari, Deqan mė 27-08-2012 nė 09:56

    Rrnofsh o Turk se shqiptart i kan rrethu armiqt.






    Dėrguar nga Kundra BEU, Tirane mė 27-08-2012 nė 09:48

    ha ha ha Po digjet turqia, po digjet zemra e kombit turk, ishalla po digjen dhe Bejt turkoshake pushtusit e Shqiperise.






    Dėrguar nga muslimani, prishtine mė 27-08-2012 nė 09:32

    PRAP SE PRAP TE TURQIT A?I SHANI PER DITE E SHPIFNI PER TA EDHE PRAP ATA NA NDIHMOJN.KUSH PO JU DEL NE NDIHME MA SHUME SE TURQIT NA RASTE EMERGJENTE?TE JETE KY SHEMBULL BAMIRESI PER NEVE QE MOS TE MESOHEM TA SHAJME NJE POPULLE QE NA KA NDIHMU SHUME E MOS TE MIRREM ME HISTORI TE FALLSIFIKUME PREJ VATIKANIT DHE TE SERVUME PREJ ENVER QEN HOXHA.








    -----

    ja cfar thot ky komisari i njesiteve zjarr venese..

    ---------------

    Zjarret, Rama:Shqipėria digjet, kryeministri krihet!




    TIRANĖ-Kreu i socialisteve Edi Rama ėshtė shprehur sot i shqetėsuar rreth situatės qė ėshtė krijuar nė vend pėr shkak tė zjarreve nė disa zona.

    “Nė 7 vjet kemi humbur nga zjarret e abuzimet e pafundme aq shumė sipėrfaqe pyjore sa s’kemi humbur nė 100 vjet shtet tė marra sė bashku!

    Duke shfrytėzuar profilin e tij nė Tėitter, Rama akuzoi qeverinė pėr situatėn.

    “Shqipėria digjet, kryeministri krihet! Zjarret pėrpijnė pėrditė pyje tė tėrė nė mungesė tė shtetit, qeveria di vec tė fajėsoje opozitėn.”- shkruan Rama.

    Sipas tij, ‘nė ditėn qė kryeministri inauguroi pėr tė disatėn herė tė njėjtėn rrugė buzė Dajtit, pas kurrizit kishte faqen e malit tė djegur para pak javėsh’.

    (d.b/BalkanWeb)



    Kthehu Dėrgo Printo Home
    Komento


    Dėrguar nga Arbia.dk, Danimarkė mė 27-08-2012 nė 11:59

    Ky Edi Rama dhe ca burreca tė PS-sė ma kanė thi koken me kėso deklarata bajate mjaft ore na keni lodhur mos ėshtė Shqipėri pronė private e Berishės po cka jeni duke bėrė Ju tjerėt po bėni sehir(vėshtroni) dhe i luteni zotit tė digjet dhe ma shumė .






    Dėrguar nga Labi Vlore mė 27-08-2012 nė 11:56

    Edhe per djegjen e pyjeve ka faj Rama???

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anėtarėsuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Zjarret, sot 30 vatra aktive, ndėrhyn helikopteri nė Priskė





    TIRANE- Ulet nė 30 numri i vatrave tė zjarrit qė kanė pėrfshirė vendin. Nga Ministria e Brendshme bėhet e ditur se po punohet nga ajri pėr shuarjen e plotė tė zjarrit nė lartėsitė e Priskės, pėr tė vazhduar nė pjesėn veri lindore ne qarkun e Shkodrės dhe Dibrės.

    KORCE
    Parku Kombėtar i Bozdovecit rrezikohet seriozisht nga zjarri. Flakėt kanė krijuar atje njė situatė kritike. Edhe pas ndėrhyrjes sė helikopterit turk pasditen e djeshme, zjarri nė kėtė park nuk ėshtė shuar ende.
    Sot raportohet se, po punohet nga policia pyjore pėr vėnien nė kontroll tė zjarrit.
    Drejtoria pyjore nė Korēė, raporton gjithashtu se ėshtė mundur tė vihet nė kontroll zjarri i rėnė nė parkun e Dardhės. Nė Korė, vazhdon tė jetė aktiv zjarri nė Malin e Bardhė, ndėrsa ėshtė fikur zjarri nė Voskopojė.

    ELBASAN
    Edhe nė qarkun e Elbasanit janė regjistruar nė 24 orėt e fundit, 10 vatra zjarri. Nė Kodėr Krastė, raportohet se rreth mesnatės zjarri i ėshtė afruar ish-repartit Ushtarak, nė afėrsi 20 metra.

    Korrespondenti i News 24 Fatmir Popja deklaron se prej zjarrit tė rėnė nė Kodėr Krastė nė afėrsi tė ish-repartit ushtarak ka pasur edhe shpėrthime fishekėsh tė hedhura, gjė qė sipas tij, ka shkaktuar panik tek banorėt dhe ka vėnė nė lėvizje forcat e emergjencave civile.

    Fatmirėsisht sipas tij, nga shpėrthimet nuk ka pasur persona tė lėnduar. Po sipas emergjencave civile nė qytetin e Elbasanit, njė vatėr zjarri e shfaqur nė njė fshat tė Peqinit ka rrezikuar trasenė e hekurudhės, ndėrsa ėshtė rrezikuar edhe njė shkollė nė Librazhd.

    PUKE
    Ndėrsa nė Pukė janė ende aktive 5 vatra zjarresh. Situata paraqitet mė problematike nė pyjet e Oroshit.

    KUKĖS
    Pas pėrpjekjesh tė shumta tė komunitetit, forcave zjarrfikėse dhe punonjėsve tė ndėrmarrjes sė shfrytėzimit pyjor, ėshtė bėrė e mundur vėnia nėn kontroll e shumicės sė vatrave tė zjarrit qė prej afro 3 muajsh kanė djegur sipėrfaqe tė gjėra tė masiveve pyjore tė zonės verilindore.

    “Situata ėshtė drejt pėrmirėsimit. Tashmė janė vėnė nėn kontroll vatrat e zjarrit nė Qafėn e Kombit, nė Koj e Geghysen, vatra e zjarrit nė Lekbibaj dhe pjesėrisht e izoluar ėshtė edhe vatra e zjarrit nė zonėn e Valbonės, qė deri dje ishin tėrėsisht jashtė kontrollit”, tha inspektori i ndėrmarrjes sė shfrytėzimit pyjor tė rrethit tė Kukėsit, Zenel Tėrshalla. Sipas tij, tashmė jashtė kontrollit mbetet vatra e zjarrit nė Bjeshkėt e Bardhocit, ku pėr shkak tė terrenit mjaft tė vėshtirė ėshtė e domosdoshme ndėrhyrja nga ajri.

    "Ėshtė shuar plotėsisht vatra e zjarrit nė zonėn e Zapodit pas mė shumė se 10 ditėsh. Po ashtu ėshtė bėrė e mundur shuarja e zjarrit edhe nė zonėn e “liqenit tė Ponarėve” nė komunėn e Bujanit", thotė pėrgjegjėsi i zyrės sė emergjencės civile nė prefekturėn e Kukėsit, Azem Tema.
    Prej afro 3 muajsh, zonat pyjore tė verilindjes janė pėrshkruar nga dhjetėra vatra zjarri qė mendohet se janė tė qėllimshme. Pavarėsisht kėsaj, deri tani nga ana e policisė janė ndaluar vetėm 2 persona nė rrethin e Hasit pėr zjarrvėnie tė qėllimshme nė masivet pyjore. Ndėrkohė, pėrllogaritet se zjarri ka shkatėrruar njė sipėrfaqe pyjore mbi 230 ha nė masivet pyjore tė qarkut tė Kukėsit.

    (m.a/BalkanWeb)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •