Shqipėria, shteti me mė shumė trukime nė Europė
SuperligaShqiperia ka futbollin me te korruptuar ne Europe. Dyshimet per nje gje te tille kane qene gjithnje dhe akuzat jane te shpeshta per ndeshje te skuadrave tona si brenda ashtu edhe jashte Shqiperise. Madje ne vitet e fundit ka pasur edhe hetime nga UEFA per disa ndeshje.
Por tani vjen nje tjeter konfirmim nga nje prej kompanive me te njohura ne fushen e basteve dhe zbulimit te trukimeve ne futboll. Sportradar, qe monitoron kuotimet e ndeshjeve, shumat e parave qe luhen si dhe levizjet e koeficenteve gjate ndeshjeve, ka bere nje studim ne lidhje me ndeshjet e trukuara ne Europe. Ne krye te listes ata kane vene Shqiperine.
Studimi perfshim nje periudhe kohore prej dy vitesh e gjysem, duke filluar nga qershori i vitit 2009 e deri ne nentor te ketij viti. Per te arritur ne konkluzionet e tyre, kjo kompani punon me rref 400 kompani bastesh dhe monitoron cdo levizje te tyre. ne baze te oshilacioneve ne koeficente ata kane arritur te cilesojne se cilat ndeshje mund te kene qene te trukuara. Pasi kane perpiluar listen e ndeshjeve te trukuara, ata kane bere edhe listen ne baze te shteteve nga jane skuadrat e perfshira.
Ne total jane ekzaminuar plot 143.472 ndeshje nga 596 kampionate dhe turnamante te ndryshme. Nga keto 798 ndeshje kane rezultuar tetrukuara, pra vetem 0,56% e tyre.
Ne vendin e pare eshte renditur Shqiperia. Plot 97 ndeshje qe kane pasur sinjalizime negative per trukim ne keto dy vite e gjysem. Ne vend te dyte vjen nje vend qe ka pasur shume probleme me trukimet keto kohe, Italia, me 70 ndeshje. 20 prej tyre ne Serie A dhe te tjerat ne Serie B e me poshte.
Me pas ne 10 vendet e para ne renditje vijne Moldavi me 66, Estonia (46), Greqia (45), Rusia (42), Maqedonia (37), Bullgaria (35) dhe Letonia e Lituania me nga 31 secila. Ne fund te renditjes jane Belgjika me vetem nje ndeshje te trukuar dhe pastaj Hollanda dhe Franca me nga dy.
Nje vend i pare per Shqiperine qe behet edhe me problematik kur merr parasysh se renditja eshte bere me numer ndeshjesh te trukura dhe jo me perqindje te tyre. Pra Shqiperia eshte e para edhe pse ka me pak kampionate e skuadra se shume nga vendet e tjera te kontinetit. http://futbollishqiptar.net/
Krijoni Kontakt