malsor, dakord me ato qe shkruan ne paragrafin e pare e te dyte, por jo me tutje.
Kanuni nuk eshte ne zemren e shqiptareve, o malsor, por eshte ne mentalitetin dhe praktiken e sedres se lenduar te Shqiptarit, te cilat aspak nuk perkojne me kohen qe po jetojme - ajo nuk perligjet me ate se nuk u hoq nga regjimi gjakatar, ndaj u dashka te vijoje gjak-marja e gjak-derdhja pa mbarim per Shqiptaret.
Arsyeja perse nuk e hoqi sistemi gjakatar? Mendoj se nuk ka nevoje per te vrare mendjen shume, pasi ne ate sistem nuk kishte diskutim urdheri apo ligji, sepse kishte komanden e partajs e urdhrat e shokit enver.
Ne sistemin pas-komunist duhen promovuar veprime te qyeteteruara dhe ligje te zbatueshem; mendon ti se nismat e perpjekjet per pajtim gjaqesh jane ne kundershtim me zemrat e Shqiptareve?!
Vete-gjyqesia dhe gjak-marrja nuk jane zgjidhje, ato duhet te jene nje kujtim i hidhur i se kaluares. Kanuni i sotem eshte ligji i shtetit, dhe detyre paresore e shtetit duhet te jete respektimi, ruejtja e garantimi i jetes se qytetareve te vet.
Krijoni Kontakt