Çmimi Nobel, zbret nga lista Kadare
Romancieri japonez, Haruki Murakami po garon fuqishëm për çmimin Nobel në Letërsi. Sipas ‘The Guardian’, japonezi është autor i disa titujve të njohur, dhe ka të gjitha shanset të fitojë për këtë vit çmimin Nobel.
Vitin e kaluar fituesi i çmimit më të madh në Letërsi ka qenë poeti suedez, Tomas Tranströmer, që la pas poetin sirian Adonis.
Këtë vit Adonis ka zbritur më poshtë në listë së bashku me poetin korean Ko Un dhe shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare, transmeton BW.
Emrat të rinj në Ladbrokes për këtë vit janë autori kinez Mo Yan, shkrimtari gjerman Cees Nooteboom, të cilët kanë ngjitur listën për të fituar çmimin Nobel.
Në fillim të këtij viti kreu i akademisë suedeze, Peter Englund zbuloi se 46 emra nga 210 të nominuar për çmimin e madh ishin zgjedhur për herë të parë.
Kandidatët janë vënë përpara një jurie e përzier me anëtarë suedezë dhe figura të njohura të letërsisë ndërkombëtare.
“Një numër i pazakontë i laureatëve për çmimin Nobel ka ushtruar të drejtën për ta fituar këtë çmim”, shkruante Englund në blogun e tij.
Kandidatë të tjerë të fortë në listë janë nga Britania, Ian McEwan, romancieri amerikan Philip Roth, që ndiqet pas nga patrioti i tij, Cormac McCarthy, izraeliti Amos Oz, si dhe një grua që vjen nga Italia, Dacia Maraini.
Krijoni Kontakt