Demokratėt nė shtetin amerikan tė Teksasit kanė bashkuar zėrat nė thirrjen e tyre pėr dorėheqjen e kryegjyqtarit tė njė krahine (konteje), i cili paralajmėroi gjatė javės se vendi do tė pėrfshihet nga lufta civile nėse Presidenti Barack Obama do tė fitonte njė mandat tė dytė.
Ėshtė detyra e gjyqtarit Tom Head qė tė bėjė gjėnė e duhur dhe tė japė dorėheqjen, nė mėnyrė qė tė mos turpėrojė dhe zhgėnjejė njerėzit qė e zgjodhėn gjyqtarė tė kontesė Lubok, deklaroi Kenny Ketner, kryetari rajonal i demokratėve.
Do tė doja qė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės tė fitonin vėmendje botėrore pėr diēka tjetėr, nė vend tė njė gjykatėsi tė ēmendur, shtoi Ketner pėr CNN.
Nga ana e tyre, kryetari i republikanėve nė Teksas, Carl Tepper, akuzoi demokratėt pėr oportunizėm dhe krjimin e njė skandali atje ku nuk ka njė tė tillė. Ai shtoi se kishte telefonuar gjykatėsin pėr ti ofruar mbėshtetjen e tij morale personalisht.
Unė nuk ndaj tė njėjtėn pikėpamje me gjyqtarin Head, por e kuptoj qė kushdo ka opinionin e tij dhe e respektoj kėtė. Mendoj se secili prej nesh mund tė mos jetė dakord nė mėnyrė tė respektueshme me nėj zyrtar tė zgjedhur, qė mund tė vazhdojė tė bėjė detyrėn e tij nė postin nė tė cilin shėrben, vlerėsoi kryerepublikani teksan.
Nė komentin e tij, Head sugjeroi gjithashtu se do tė lindė nevoja pėr njė rezistencė popullore, pasi Obama do tė sjellė trupat e NATO-s dhe OKB-sė pėr tė pushtuar vendin e tij.
- Top-Channel -
Krijoni Kontakt