Kush janė Jexhuxh dhe Mexhuxhėt?!
Shkruar nga Shejkh Uthejmin
E Merkure 08 Shkurt 2012 19:29
Pyetje: Kush janė Jexhuxh dhe Mexhuxhėt ?
Shejkh Uthejmin: Jexhuxhėt dhe Mexhuxhėt janė dy popuj prej bijve tė Adamit (alejhi ue selem) , dhe tė ekzistojnė edhe tani. Allahu i Madhėruar, kur Allahu tregon historinė e Dhul- Karnejnit thotė:
"Derisa, kur arriti nė mes dy kodrash, gjeti rrėzė tyre njė popull, i cili pothuaj nuk kuptonte asnjė gjuhė tjetėr. Ata thanė: O Dhulkarnejn, vėrtet, Jexhuxhėt dhe Mexhuxhėt janė duke bėrė shkatėrrime nė Tokė. A tė tė japim njė pagesė qė tė ndėrtosh njė pendė midis nesh dhe atyre? Ai tha: Ajo tė cilėn ma ka mundėsuar Zoti im, ėshtė mė e mirė (sesa pagesa juaj), por mė ndihmoni qė tė ndėrtoj njė pendė midis jush e atyre. Mė sillni blloqe hekuri! Dhe, kur ai i rrafshoi dy anėt e thepisura tė maleve, tha: Fryjini zjarrit, derisa hekuri tė skuqet si zjarri. Pastaj tha: Mė sillni bakėr tė shkrirė qė ta hedh nė tė. Kėshtu, ata (Jexhuxhėt dhe Mexhuxhėt) nuk mundėn qė ta kapėrcenin pendėn dhe as nuk mundėn qė tė hapnin vrimė nė tė. Ai tha: Kjo ėshtė mėshirė nga Zoti im! Kur tė vijė premtimi i Zotit tim, Ai do ta rrafshojė atė (pendėn). Premtimi i Zotit tim ėshtė (gjithnjė) i vėrtetė." 18:93-98
Ndėrsa, Profeti (sal Allahu e paqes ue selam) ka thėnė:
Nė ditėn e kijametit Allahu i Madhėruar do ti thotė Ademit: "Nxirri pasardhėsit e tu nga Zjarri ...>> hadithi vazhdon deri ku i Dėrguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ka thėnė: Merrni lajmin e mirė se njė do tė jetė nga ju dhe njė mijė do tė jenė nga Xhuxhė dhe Mexhuxhėt(nė zjarr). (El-Buhariu dhe Muslimi)
Dalja e tyre ėshtė njė prej shenjave se, Kiameti po afrohet. Ata kanė ekzistuar edhe gjatė kohės sė Profetit (sal Allahu alejhi ue selem). Nė njė hadith tė Umm Habibes ėshtė transmetohet se ajo ka thėnė:
Njė ditė prej ditėsh, i Dėrguari i Allahut erdhi i frikėsuar e me fytyrė tė skuqur dhe tha: Askush nuk meriton tė adhurohet pėrveē Allahut! Mjerė pėr arabėt nga e keqja qė u ėshtė afruar. Sot, ėshtė hapur njė vrimė nė murin e Jexhuxh dhe Mexhuxhėve, si kjo. Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) bėri njė rreth duke e bashkuar gishtin e madh me gishtin tregues. Zejnebja i tha: O i Dėrguar i Allahut a do tė shkatėrrohemi e nė mesin tonė ka tė mirė? Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) tha: Po! Dhe kjo tė rritet e keqja. (El-Buhariu dhe Muslimi)
Kontrolloi: Usame Morina
Burimi:
http://www.ibnothaimeen.com/all/book...le_17973.shtml, pyetja nr 49.
Burimi: Kush janė Jexhuxh dhe Mexhuxhėt?!
Krijoni Kontakt