
Postuar më parë nga
c0d3r
Doganieri që denoncoi me emra rrjetin korruptiv në doganat shqiptare, duket se është arratisur nga vendi. Një burim afër tij, i tha gazetës TemA, se Urim Gjata, të cilin ne tentuam ta kontaktojmë sot, është arratisur drejt Brukselit, pas kërcënimeve që ka marrë lidhur me denoncimet e tij.
Një intervistë e gjatë me emra konkret zyrtarësh të korruptuar dhe raste konkrete, u botua fillimisht në gazetën Telegraf dhe më pas në gazetën TemA.
Oficeri i doganave shqiptare të Kapshticës, Urim Gjata, zbardh me imtësi, me fakte, me emra, gjithë skemën e zhvillimit të kontrabandës së mallrave, duke pohuar se çdo doganier është i detyruar nga shefi i tij, që çdo mëngjes, të paguajë taksën e ryshfeteve, 50 euro, si edhe atë çdo muaj, që është 300 euro dhe zbardh edhe sesi ndahet fitimi i përfituar nga ndihmesa e çdo doganieri në lejimin e kontrabandës.
Nga dogana e Kapshticës, sipas tij, u lejua të kalojë një autobot me naftë të pastër, por në doganë, u deklarua që ka kerazinë, dhe shteti humbi 15.000 euro, nga mospagimi i taksës.
Kuptohet. Ajo shumë prej 15.000 euro, që shteti humbi nga mospagimi i doganës, u nda në shuma të caktuara, te drejtuesit e policisë, doganës, antikontrabandës dhe ndoshta edhe më lart.
Prej atij moment doganieri nuk mund të kontaktohet më. /gazetatema/
Krijoni Kontakt