“Është shokuese që shqiptarët mendojnë se energjia është malli i fundit për t’u paguar”

23 Gusht, 2012 | Postuar në: Aktualitet,Sociale | Shkruar nga: TemA Online


Dusan Ryban është një drejtues i lartë i kompanisë çeke CEZ. Në një intervistë për gazetën TemA, ai bën një konstatim të çuditshëm për një të huaj, por që për ne ka qenë normal për vite me radhe. Ryban shprehet i shokuar me faktin se shqiptarët mendojnë që energjia elektrike është malli i fundit që duhet paguar.

“Për mua, si një qytetar i Republikës Çeke, kjo që ndodh në Shqipëri është shokuese. Shumë njerëz thonë se energjia është malli i fundit që duhet të paguajmë, por ata duhet të kuptojnë se energjia është një mall po aq i rëndësishëm sa uji apo kafeja. Është e domosdoshme që njerëzit të mësohen të paguajnë për mallin që konsumojnë. Imagjinoni sikur të shkojmë për të pirë kafe dhe ta kërkojmë atë falas apo të mos duam ta paguajmë fare, pra imagjinoni sikur CEZ të japë gjysmën e produktit të tij falas, kjo është, si të thuash ‘rruga drejt ferrit’”, shprehet ai.

Dhe, ka të drejtë. Problemi është se ky fenomen është toleruar aq shumë, sa tashmë është kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm, duke qenë se ka zona të tëra, që ende mendojnë se nuk duhet ta paguajnë energjinë elektrike.

tema