-
Rrënimi i `Shtëpisë së Pavarësisë`-një goditje e pabesë ndaj Rilindasve
Rrënimi i `Shtëpisë së Pavarësisë` para disa ditësh në Korcë nëpërmjet futjes së një buldozeri natën, është një paralajmërim I trishtë që I vjen historisë së Shqipërisë nga dy qarqe me të vërtetë antishqiptare të sotme:
- mafia e biznesit të ndërtimit e cila nuk pyet për ligje, tradita, dhe të drejta juridike,
-së dyti nga grupi i politikanëve anti-rilindas të cilët nën maskën e luftës kundër trashëgimisë ish-komuniste po përpiqen të shkulin dhe në se e kanë të pamundur-të lënë në harresë e të injorojnë Rilindjen e vërtetë shqiptare e cila kontribuoi në mënyrë thelbësore në pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912, si dhe në formimin e shtetit të ri shqiptar.
Por nuk është rrënuar vetëm shtëpia ku ngriti flamurin e pavarësisë më 1916 Themistokli Gërmenji, po kështu është dëmtuar dhe shtëpia e Luigj Gurakuqit ((http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/0...e-e-gurakuqit/). Dhe nëse shtëpia e tij po rikonstruktohet , kjo e Korcës ka problem më të thella.
Është e vërtetë që ideologjia komuniste injoroi disa figura të rëndësishme të kohës së formimit të shtetit shqiptar si Gjergj Fishta, parlamentarë shqiptarë, dhe pjesmarrës në ngritjen e flamurit në Vlorë, disa parlamentarë të nderuar të cilët u vranë dhe u dënuan gjatë dhe pas luftës nacional clirimtare, disa poetë dhe shkrimtarë, e plot intelektualë të ndershëm- dhe u bë mirë që u rehabilituan.
Problemi që po ngre sot është se ashtu si ka ndodhur në Shqipëri disa herë gjatë historisë së sajqë kastat politike ndërhyjnë me qëllim dhe pa të drejtë në vendosjen e disa individëve si heronj të vëndit dhe injorimin e disa të tjerëve të cilët faktikisht kanë dhënë kontribut thelbësor në pavarësinë e vëndit. Unë këtu po ngre këtu zërin për injorimin e disa rilindasve të cilët kanë bustet e tyre, shtëpitë e tyre i kanë muze dhe jo vetëm që nga koha e PPSH, por edhe që nga koha e Ahmet Zogut si Themistokli Germënji, Mihal Grameno, Thimi Mitko, Grupi i rilindasve që vinin nga Bukureshti, dhe nga Sofia e Bullgarisë, figurën e Fan Nolit dhe të ` Vatrës` dhe të disa dhjetra rilindasve që sot nuk përmënden më as në historinë e Shqipërisë të teksteve të sotme dhe as në Almanaket duke harruar ashtu si pa qëllim datat e lindjeve, të vdekjeve, bëmat e tyre dhe përpjekjet e tyre për të bërë Shqipërinë që po shfrytëzojnë sot individët e sipër-përmëndur.
Cështja ngrihet në parim sepse tashmë po duket qëllimi i të grupeve të sipërpërmëndura të cilët me interesa krejt të kundërta po luftojnë kundër Rilindasve dhe Rilindjes kombëtare: njëra palë për të përfituar financiarisht, nga pala tjetër e cila ka gëlltitur `lugën e corbës` së tradhëtisë për të plotësuar angazhimet e marra në kulisat shteteve të tjera.
Një fakt interesant është mohimi i Rilindasve të krishterë, i cili duhet analizuar se përse po ndodh që pas 1997 intensivisht por ka filluar që pas `90. Mendoj se shkak nuk është shkulja e trashëgimisë komuniste ( që cuditërisht po bëhet nga ish- nomeklatura e kuqe në drejtim që pas `90). Këtë ju mund ta shihni në pasazhet kundër Fan Nolit, dhe rilindasve të tjerë ortodoksë si Mihal Grameno i cili ishte nja nga të parët që e bëri të njohur Cerciz Topullin, ishte një nga të parët që ka marrë pension të përjetshëm nga Ahmet Zogu, etj, etj.
Është e qartë se këtu nuk janë përfshirë komunitetet fetare të cilat duhen përgëzuar të paktën jo vetëm për tolerancën e tyre por dhe për indiferencën ndaj politikës; megjithatë raste të kërkesave të nderimit për heronj të disa individëve të cilat për ndonjë komunitet tjetër fetar ata janë tradhëtare- ka si p.sh., problem I Ballaban Pashë Baderës, Ali Pashë Tepelenës, disa Pashallarëve e bejlerëve që morën pjesë në Lidhjen e Prizrenit të cilët nënëshkrimuan famëkeqen Kahrarname e cila shkatërroi shpresat për krijimin e një shteti të madhe shqiptar në rastin e AKongresit të Berlinit më 10 qershor 1878, etj. Këto kërkojnë studime nga historianët dhe jo nga politikanët, dhe këta personazhe janë historikë - por jo heronj.
Më bëri përshtypje një koment interesant për problemin e shëmbjes së shtëpisë së Pavarësisë në Korcë, koment I cili thoshte: ``Problemin le ta shohim me thjesht: Ne Korce Themistokliu apo Mistoja si ortodoks ngriti flamurin per pa varesi te Korces prej grekeve dhe myslimaneve, per pasoje myslimanet e Shqiperise nuk e desheronin Themistokliun dhe vepren e tij,po keshtu edhe greku``.
Ismalil Qemali mysliman shqiptar i konvertuar ngriti flamurin ne Vlore,per pavaresi nga turqia,por myslimanet e Shqiperise nuk e fundosen Ismailin sikunder lihej ne hije derisa ja rezuan edhe shtepine Themistokliut``.(http://shekulli.com.al/ëeb/p.php?id=3231&kat=94)
Pak Histori. Shtëpia ku patrioti Themistokli Gërmenji më 10 dhjetor 1916 ngriti flamurin e shpalljes së Korçës krahinë autonome, e cila u shemb një javë më parë, do të jetë gati ( e ringritur plotësisht), ditën e 100-vjetorit të shpallej së Pavarësisë, pra më 28 nëntor. Kjo shtëpi gjatë viteve 1916-1917 shërbeu si seli e qeverisë së krahinës autonome të Korçës. Në qendër të Korçës, në një nga bulevardet kryesore të qytetit, i cili mban emrin e ish-kishës së madhe të Shën Gjergjit, përballë bibliotekës “Thimi Mitko”, gjendet një godinë rishtas e rrënuar. Ndërtesa është ngritur rreth viteve 1880-1885 në bulevardin kryesor të Korçës së asaj kohe. Si fillim, ishte pronë e familjes Sugari, prej së cilës ka dalë i shquari profesor i fizkulturës në Liceun francez Sotir Sugari. Ai ishte njëkohësisht nga të parët që organizoi në qytet aktivitetet e ndryshme artistike e fizkulturore, duke dhënë një kontribut tepër të madh në ngritjen kulturale të qytetit. Me nisjen e Luftës së Parë Botërore dhe me hyrjen e trupave e ushtrive të huaja në Korçë, kjo godinë u okupua nga ushtria franceze për t’u bërë qendra e veprimtarisë së tyre politiko-ushtarake. U zgjodh kjo shtëpi, ngaqë në të gjithë atë bulevard ishte e vetmja me ballkonin që shihte nga rruga. Dhe kjo përzgjedhje u bë me qëllim: që në atë ballkon të dukej mirë flamuri francez kur të valëvitej.Duke shfrytëzuar mosmarrëveshjet e ushtrisë greke me atë franceze, patriotët korçarë fillimisht me anë të një kërkese iu drejtuan kolonelit francez De Burnazel, të cilit i kërkuan që Korça dhe rrethinat e saj të administroheshin nga shqiptarët nën juridiksionin ushtarak francez. Kërkesa e patriotëve shqiptarë u prit menjëherë prej francezit, i cili pasi kontaktoi me komandën ushtarake, me bashkëpunimin e kolonel Dekoenit, vendosën që këtë kërkesë të patriotëve korçarë ta pranojnë. Nga ana tjetër, vetë Themistokli Gërmenji, i kthyer nga Bullgaria, u ndal në zonën e Pogradecit, ku kërkoi kontakte dhe bisedime me autoritetet franceze, me të cilët ra dakord për pikat e programit. Fillimi i muajit dhjetor në vitin 1916 e gjeti Gërmenjin në Korçë. Në shtëpinë e tij u mbajtën mbledhjet për përcaktimin e këshillit dhe administratës shqiptare e u vendos që Korça, për arsye të ruajtjes së tolerancës fetare, të përfaqësohej me 14 delegatë, 7 myslimanë e 7 të krishterë. “Në mëngjesin e datës 10 dhjetor, një turmë njerëzish pritën para shtëpisë së tij Themistokliun, i cili doli në bulevard aty nga ora nëntë e ca e mëngjesit dhe i vënë në krye të turmës, me lumturinë e shpirtit të tij, që i pasqyrohej në sytë, zbriti dhe hyri në godinën e prefekturës franceze”, shkruan dr. Haki Mborja, si dëshmitar i ditës së 10 dhjetorit 1916. Në këtë godinë, në maj të vitit 1920 u ngrit flamuri shqiptar për të dytën herë nga dora e patriotit të madh Vasil Tromara, veprim ky që zyrtarizoi Korçën si shqiptare dhe u dha fund provokimeve territoriale të fqinjëve. “Shtëpia e Sugarëve” vazhdoi të ishte akoma në shërbim të administratës shqiptare. Aty u vendosën zyrat e gjendjes civile të Korçës dhe aktet e tjera deri në akomodimin e ndërtesës së Bashkisë së qytetit, e cila ndodhej disa metra më poshtë. (http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/0...fare-humbjeje/)
Interesant është fakti që `Shtëpia e Pavarësisë` në kohën e demokracisë ndërroi destinacion pikërisht për faj të pushtetarëve lokalë duke u bërë salon krehjeje, bilardo etj. Cfarë turpi! Një mungesë respekti totale. Sensibilizimi për këtë problem shqetësues e kam ngritur disa herë, dhe nëse qetësoj shpritin tim me botimin e këtij shkrimi, problem mbetet dhe I takon publikut dhe mediave që ta kuptojnë se sa e vështirë është kur politika dikton interest e saj në historinë e vëndit, në një kohë që duhet të ndodhte e kundërta.Është e vërtetë që “Bashkë me shtëpinë e Pavarësisë në Vlorë dhe me atë të Kongresit të Lushnjës, kjo ishte godina më me shumë rëndësi historike në Shqipëri``. Lajmi I mirë janë fjalët e Niko Peleshit dhe të Abaz Hafos të cilët pohuan shëmbejn e qëllimtë por dhe dëshirën e mirë për ta rindërtuar. Problemi qëndron kush do ti përkujtojë?
Shtëpia e Pavarësisë Korcë.
-
-
o pirro po sikur eshte peleshi i ps-se krietar i buldozerave te mafie betonit.. ne korce..
-
-
nuk e mbroj, ka mundesi te jete. megjithate nese e ka me te vertete qe te ri-ndertoje godinen atehere perkashtohet nga rasti.
-
-
Ka instanca per kete pune.
Nuk guxon njeri, kush do qofte ai , te preke objektet historike
Denim per ata qe ven duart e tyre te ndyra mbi keto objekte, duhet te jete i njejte me nje kriminel qe mer jete njerzish.....
Po nga ata kriminele qe nuk kane para dhe denimi ju jepet thuajse jemi ne vendin me te displinuar te botes ku zbatohet ligji
Jo kriminele si Meta, Ruci & co qe as nuk e dine se ceshte gjykata e jo me burgu
d.m.th denim kapital per ata qe prekin historin shqiptare. Nese nuk e ben shteti, le ta bejne ata qe kan dinjitet ....populli
Apo s'jemi popull ne qe vem ne vend drejtesine
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt