Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Makinat luksoze të kosovarëve shiten 30 mijë lekë për skrap

    panorama


    Makinat luksoze të kosovarëve shiten 30 mijë lekë për skrap




    Kronikee Shtunë, Gusht 25th, 2012

    DURRES – Mjetet luksoze, me të cilat shqiptarët e Kosovës vijnë në Durrës, përfundojnë në pikat e skrapit për 30 mijë lekë. Plot 10 mjete të modeleve të ndryshme, të cilat u janë vjedhur shtetasve kosovarë gjatë ditëve të fundit në qytetin bregdetar, janë gjetur në pika të ndryshme skrapi të çmontuara. Policia e Durrësit ka arritur të zbulojë pikën ku dërgoheshin makinat si dhe ka vënë në pranga dy autorët. Sipas bluve, operacioni i koduar “Fundi i Verës” çoi në ndalimin e dy personave me precedentë në vjedhjen e makinave, të cilët kanë vjedhur dhe shitur për skrap 10 makina, kryesisht “Benz”. Të gjitha grabitjet janë shënuar nga data 28 qershor deri më 17 gusht. Të arrestuarit janë: Alfred Prenga, 29 vjeç, banues në Laç dhe Valter Ahmetaj, 28 vjeç, banues në Tiranë. Policia thotë se nga veprimet e para hetimore rezultoi se këta shtetas automjetet e vjedhura i çonin drejt qytetit të Laçit, ku i çmontonin dhe më pas i shisnin për hekur në pikat e skrapit të këtij qyteti, kundrejt vlerës prej rreth 30 mijë lekësh secili. Dy të rinjtë vjedhjet e tyre i kryenin kryesisht në të njëjtën zonë, në zonën e plazhit, konkretisht në rrugën dytësore midis “Hekurudhës” dhe “Ilirisë”. Zona në fjalë, gjatë orëve të natës nuk është shumë e populluar, pasi pushuesit dalin për t’u argëtuar në klube. Në këto kushte, autorët nuk e kanë pasur të vështirë për të kryer vjedhjet. Për këtë ata përdornin 2 çelësa hekzagonalë 12 mm, me të cilët hapnin dyert e mjeteve. Policia e Durrësit u është përgjigjur me një hetim intensiv denoncimeve të personave të dëmtuar, duke arrestuar dy autorët. l.m

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2008
    Postime
    35
    e ce shko me pushime ne shqiperi pastaj, ...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Paska mbet me shkuar me traktor pra

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    ka te ngjare qe edhe ato benza qe hyjne ne Shqiperi nga Gjermania,Zvicra Austria
    pothuajse te gjitha jane te vjedhura nga kosovaret.Ka grupe kosovaresh qe vjedhin ne gjermani Zvicer,vjedhin benza dhe i kalojne ne Shqiperi,Kosove,Itali dhe
    Turqi.Nje rrjet i tille kosovaresh qe eshte marre me kete trafik ka qene shume aktiv
    ne vitet 94-96 e di kete nga nje histori qe kam pare kam qene prezent kur eshte
    shitur nje benz i vjedhur ne Durres te plazhi.
    Perderisa jane te vjedhura si plas fort te "zotit" te makines hajdutit qe i vodhen mallin e vjedhur.E ka me djerse ai makinen ?JO e ka me djersen e vapes ne hije lol.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Koha qe flisni ju per vjedhje makinash nga shqipetaret e Kosoves ka qene shume me heret sic e thua edhe vete 94-96, por qe tani nuk ke shance teorike dhe praktike te sjellesh nje makine te vjedhur nga Gjermania apo Zvicera se eshte shume e veshtire. Ne se nje vetur vidhet atje, atehere ne te gjithe europen fillojne kerkimet nga organet kompetente per ate veture dhe shume shpejt zihet autori ne fjale (vjedhesi). Pra, atyre qe u jane vjedhur veturat ne plazhin e Durresit kane qene njerez normal qe kane shkuar per pushime dhe ndoshta kane qene edhe familjare. Nje gje e dijne te gjithe dhe tek ne perdoret kjo thenie "Hajni Hajnin sun e vjedh"!.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 08-09-2012 më 17:08

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Ne vitet 90 jane shitur benxa ne Tirane te ardhura nga zvicra dhe gjermania
    dhe ishin te gjitha te vjedhura.Sot se cfare behet ne Tirane dhe Zvicer nuk e di.
    Makinat e vjedhura gjithmone i fshihen kontrollit ne doganat e porteve.
    Nuk behet fjale te kontrollohen keto benza dhe paguhet takse.
    Keto makina futen ne porte te fshehura ne kargo te medha qe kane mallra te tjera.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #7
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    panorama


    Makinat luksoze të kosovarëve shiten 30 mijë lekë për skrap




    Kronikee Shtunë, Gusht 25th, 2012

    DURRES – Mjetet luksoze, me të cilat shqiptarët e Kosovës vijnë në Durrës, përfundojnë në pikat e skrapit për 30 mijë lekë. Plot 10 mjete të modeleve të ndryshme, të cilat u janë vjedhur shtetasve kosovarë gjatë ditëve të fundit në qytetin bregdetar, janë gjetur në pika të ndryshme skrapi të çmontuara. Policia e Durrësit ka arritur të zbulojë pikën ku dërgoheshin makinat si dhe ka vënë në pranga dy autorët. Sipas bluve, operacioni i koduar “Fundi i Verës” çoi në ndalimin e dy personave me precedentë në vjedhjen e makinave, të cilët kanë vjedhur dhe shitur për skrap 10 makina, kryesisht “Benz”. Të gjitha grabitjet janë shënuar nga data 28 qershor deri më 17 gusht. Të arrestuarit janë: Alfred Prenga, 29 vjeç, banues në Laç dhe Valter Ahmetaj, 28 vjeç, banues në Tiranë. Policia thotë se nga veprimet e para hetimore rezultoi se këta shtetas automjetet e vjedhura i çonin drejt qytetit të Laçit, ku i çmontonin dhe më pas i shisnin për hekur në pikat e skrapit të këtij qyteti, kundrejt vlerës prej rreth 30 mijë lekësh secili. Dy të rinjtë vjedhjet e tyre i kryenin kryesisht në të njëjtën zonë, në zonën e plazhit, konkretisht në rrugën dytësore midis “Hekurudhës” dhe “Ilirisë”. Zona në fjalë, gjatë orëve të natës nuk është shumë e populluar, pasi pushuesit dalin për t’u argëtuar në klube. Në këto kushte, autorët nuk e kanë pasur të vështirë për të kryer vjedhjet. Për këtë ata përdornin 2 çelësa hekzagonalë 12 mm, me të cilët hapnin dyert e mjeteve. Policia e Durrësit u është përgjigjur me një hetim intensiv denoncimeve të personave të dëmtuar, duke arrestuar dy autorët. l.m
    ani bre, vllau i ka vjedh. Ma mir vllau se shkjau.

  8. #8
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933
    E boj mire une 22 vjet vecse me avjo shkoj.rehat ke zoti nje ore egjys e je atje pa asnje perepeci

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga murik Lexo Postimin
    ani bre, vllau i ka vjedh. Ma mir vllau se shkjau.
    Ja fusin pordhes kot me keto shkrime. Keto jae shashkat qe hedhin brarovicet per te penguar afrimin tone, per te penguar turizmin dhe zhvillimin e dy vendeve tona, per te ndare shqiptaret.

    Ky lajm nuk eshte kush e di se cfar ne krahasim me ato kospiraci qe bejne PD-PS per percarjen e shqiptareve.

    Ka intelektuale dhe patriote qe i demaskojne dhe ju cjerrin maskat ketyre pushtave qe publikojne lajme te tilla

    p.s

    brar , nuk e kam me ty, se ti i ke syt e mbyllur dhe c'te fusin ne goje ti e han, por kur te ndjesh shijen do jete vone
    Revolution 1848

  10. #10
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Citim Postuar më parë nga Gon! Lexo Postimin
    Koha qe flisni ju per vjedhje makinash nga shqipetaret e Kosoves ka qene shume me heret sic e thua edhe vete 94-96, por qe tani nuk ke shance teorike dhe praktike te sjellesh nje makine te vjedhur nga Gjermania apo Zvicera se eshte shume e veshtire. Ne se nje vetur vidhet atje, atehere ne te gjithe europen fillojne kerkimet nga organet kompetente per ate veture dhe shume shpejt zihet autori ne fjale (vjedhesi). Pra, atyre qe u jane vjedhur veturat ne plazhin e Durresit kane qene njerez normal qe kane shkuar per pushime dhe ndoshta kane qene edhe familjare. Nje gje e dijne te gjithe dhe tek ne perdoret kjo thenie "Hajni Hajnin sun e vjedh"!..


    Jam dakort vjedhja e makinave eshte bere e veshtire per shkak te sistemeve te sigurise dhe alarmeve
    ne makina.Sistemet e alarmit ne shume raste jane te lidhura direkt dhe lajmerojne policine ne largesi.
    Kontrolli ne porte dhe pika doganore eshte shume i forte.
    Megjithate vjedhjet vazhdojne te kryhen nga kosovare ne gjermani dhe zvicer ashtu sic kryhen sot ne amerike nga grupe rusesh dhe kinezesh qe vjedhin benxa,lexus etj dhe i kane derguar makinat ne Afrike te jugut,Amerike latine dhe deri ne Kine dhe japoni dhe i kane shitur andej dhe nxjerre fitime kolosale.
    Si eshte arritur kjo?
    Organizim i nje grupi ekspertesh hajdute qe dine se si te caktivizojne sistemet e sigurise dhe alarmit neper makina,Dine si te vjedhin pa u kap dhe eksperta te tjere te eksportit qe dine si ti kalojne makinat pa u diktuar dhe cojne per shitje deri ne Rusi dhe Japoni..
    Nje kinez kryetar i nje grupi vidhte makina te reja ne Nju York dhe conte makina te vjedhura dhe i shiste ne Kine dhe Japoni dhe beri fitime te medha.Me vone u kap.Gjithashtu edhe ruset.
    Vjedhjet vazhdojne edhe sot qe po flasim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 08-09-2012 më 17:11
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •