BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Forumi 2015: Veriu tė mos diskutohet me Serbinė
Prishtinė, 1 shtator Forumi 2015 ka pėrpiluar njė raport me rastin e pėrfundimit tė mbikėqyrjes sė pavarėsisė, nėpėrmjet tė cilit rekomandon qė veriu i Kosovės tė mos jetė temė diskutimi me Serbinė dhe qė Pakoja e Ahtisaarit tė jetė formula e vetme pėr zgjidhje nė veri. Nėpėrmjet kėtij raporti kėrkohet qė kjo zgjidhje tė pranohet zyrtarisht dhe publikisht edhe nga Bashkimi Evropian.
Raporti thekson se CSP-ja (Pakoja e Ahtisaarit v.j.) vazhdon tė jetė njė zgjidhje pėr veriun dhe se do tė ishte e pajustifikueshme dhe e gabuar qė kjo ēėshtje tė pėrfshihet nė dialogun me Serbinė. Nė anėn tjetėr, njė dialog duhet tė nis mes Qeverisė sė Kosovės dhe pėrfaqėsuesve serbė nė veri, por ai dialog nuk duhet tė pėrfshijė pėrfaqėsuesit e strukturave paralele, thuhet nė njė komunikatė tė Forumit 2015, ku paralajmėrohet se prezantimi i hollėsishėm i raportit do tė bėhet tė martėn nė Prishtinė.
Raporti e bėn tė qartė se mbetet shumė pėr tu bėrė, por po ashtu argumenton se kjo nuk do tė thotė se tani nuk ėshtė koha pėr ti dhėnė fund mbikėqyrjes sė pavarėsisė.
http://www.koha.net/?page=1,13,113510
Fjalimi i Albin Kurtit nė Mbledhjen e Pikave
by Lėvizja VETĖVENDOSJE! on Sunday, September 2, 2012 at 5:50am ·
Tė dashur aktivistė,
Tė nderuar kryetarė tė Pikave dhe tė Qendrave tė VETĖVENDOSJE!-s,
Kuvendi pėrfaqėson qytetarėt (sidomos qytetarėt pasivė qė nuk votuan ose qė vetėm votuan) kurse Qeveria pėrfaqėson projekte (sidomos aso tė huaja qė na shpronėsojnė pėr nga pasuria e na gjymtojnė pėr nga territori). Kuvendi ėshtė fakt (edhe pse mund tė jetė i shtrembėruar nga vjedhja e votave), ndėrsa Qeveria ėshtė ide (edhe pse ato mund t’i mungojnė nga orientimi qė ka).
Cili ėshtė orientimi i Qeverisė sė Kosovės dhe ēka ėshtė realiteti i Kosovės sot?
Qeveria e Kosovės nuk ia ka idenė zhvillimit tė vendit tonė prandaj e shet pasurinė qė do tė mund tė ishte baza e zhvillimit. Dhe, Qeveria e Kosovės nuk ia ka idenė sovranitetit tė shtetit tonė prandaj i shton fusnota pavarėsisė e cila do tė mund tė ishte baza pėr sovranitetin. Privatizimi i ndėrmarrjeve shoqėrore e publike nė Kosovė nuk ka qenė ide por mungesė e idesė sė zhvillimit. Njėsoj, dialogu e bisedimet me Serbinė nuk kanė qenė ide por mungesė e idesė sė shtetndėrtimit.
Sipėr Qeverisė sė Kosovės ndodhet protektorati ndėrkombėtar i cili as nuk po pėrfundon e as nuk po pėrmbyllet por po hyn pėrbrenda institucioneve tė Kosovės. Ky protektorat e ka sjellur paqen pa demokraci, sigurinė pa zhvillim dhe stabilitetin pa liri.
Stabiliteti nė Kosovė ėshtė rehati pėr burokratėt ndėrkombėtarė dhe zyrtarėt qeveritarė e kurrsesi pėr qytetarėt e Kosovės. Kemi njė Qeveri qė ėshtė shumė e dobėt karshi Serbisė dhe shumė e egėr karshi qytetarėve tė Kosovės. Kemi njė Qeveri qė ėshtė servile karshi burokratėve ndėrkombėtarė dhe mizore ndaj njerėzve vendės kėtu.
Krahasur me periudhėn e okupimit tė viteve tė ’90-ta, politikisht, shqiptarėt e Kosovės kanė bėrė kalimin nga burgu serb nė spitalin ndėrkombėtar. Atėherė ishim tė burgosur ndaj tė cilėve ushtrohej dhunė e pėrditshme. Subjektiviteti ynė politik nuk pranohej dhe i gjithė populli shtypej. Gjithsesi, nuk lejohej e drejta e vetėvendosjes. Pas ēlirimit, dolėm nga burgu por nuk dolėm nė liri sepse na futėn nė spital. Tash, nė spital, doktorėt dhe motrat medicinale nuk na rrahin mė por, sėrish, nuk lejohet e drejta e vetėvendosjes. Krahasuar me periudhėn e okupimit tė viteve tė ‘90-ta, ekonomikisht, shqiptarėt e Kosovės kanė bėrė kalimin sėrish nga burgu serb porse nė xhunglėn ndėrkombėtare. Atėherė ishim tė burgosur qė nuk kishin dhe krejt ēfarė kishin ishte e njėjtė – pra, kishim barazi pa liri, ishim tė barabartė ashtu qysh janė tė barabartė tė burgosurit, nė skamjen e mjerimin e tyre. Pas ēlirimit, dolėm nga burgu, por nuk dolėm nė liri shoqėrore sepse na futėn nė xhungėl. Tash, nė xhungėl, kemi liri pa barazi. Nė xhungėl janė tė lirė edhe lepuri edhe luani, porse rezultati dihet, apo jo?
Shteti i Kosovės, me kėtė pavarėsi pa sovranitet, pėr popullin tonė ėshtė tepėr pak, tepėr vonė. As pranvera, as vera dhe as ngrohja globale nuk po e shkrijnė fusnotėn, por fusnota po na e shkrin pavarėsinė. Shteti i Kosovės ėshtė i rrezikuar si asnjėherė mė parė, sepse ėshtė gjithnjė e mė i rrezikuar.
Armiku ynė, Serbia, ėshtė i pakushtėzuar ndėrsa Qeveria e Kosovės ėshtė e shantazhuar. Serbia po vendos kushte ēdo herė nė secilin dialog. Koha e dialogut, mėnyra dhe temat janė me pajtimin e saj sepse janė interes i saj. Kjo ėshtė arsyeja pse Serbia e do kėtė dialog. Dhe, kjo ėshtė arsyeja pse nuk mund tė ketė rezultat tė favorshėm pėr Kosovėn aty.
Nė anėn tjetėr, Qeveria e Kosovės mbetet e pakushtėzuar karshi qytetarėve. Kryeministri dhe qeveritarėt e tjerė bėjnė koncesione kombėtare e shtetėrore sepse nuk duan tė bėjnė koncesione personale dhe individuale.
Do tė ketė shansa tė tjera pėr ta kushtėzuar Serbinė nė rrugėn e saj tė integrimeve evropiane pėr shkak tė varėsisė sė saj nga Kosova. Mirėpo, edhe ato shansa do tė humben nga Qeveria e Kosovės porsi ajo kur Serbia e mori me lehtėsi statusin e vendit kandidat pėr BE nė mars tė kėtij viti. Qeveria e Kosovės nuk do pengesa pėr t’i vazhduar bisedimet me Serbinė, qofshin ato edhe kushtėzime me njė ēėshtje tė drejtė humanitare sikurse qė ėshtė ēėshtja e tė pagjeturve. Se kush janė kėta njerėz, ata na e e kanė treguar vetė. Ata e urdhėruan kundėr-mocionin kundėr reciprocitetit me Serbinė me 20 janar tė kėtij viti.
Demokraci do tė kemi vetėm atėherė kur qeveritarėt e mandatit aktual janė shėrbėtorėt e pėrkohshėm tė popullit qė ėshtė zotėria i pėrhershėm. Liri do tė kemi vetėm atėherė kur ta kemi tė drejtėn e vetėvendosjes dhe zgjedhje tė ndershme. Shtet do tė jemi vetėm atėherė kur do tė kemi sovranitet, integritet territorial dhe rend. Qytetarė do tė jemi vetėm atėherė kur nuk durojmė padrejtėsitė dhe bashkohemi pėr ndryshimet qė i duam. Nėse pėrpiqemi qė tė bėhet mirė vetėm secili pėr vete atėherė do tė bėhet mirė eventualisht pėr disa pėr njė kohė tė kufizuar. Kur bėhet mirė pėr tė gjithė do tė mund tė bėhet mirė pėr secilin.
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Aktiviteti i Grupit Parlamentar tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE!
by Lėvizja VETĖVENDOSJE! on Sunday, September 2, 2012 at 11:12am
Visar Ymeri
Drejtues i Grupit parlamentar
Janė bėrė tetėmbėdhjetė muaj qė kur kemi hyrė pėr herė tė parė nė Kuvend. Seanca e parė e Legjislaturės sė IV-tė ėshtė mbajtur mė 21 shkurt tė vitit 2011. Qė nga kjo kohė Lėvizjes i janė shtuar pėrgjegjėsitė. Por me to edhe mundėsitė. Pėrgjegjėsitė e shtuara janė tė natyrės kryesisht teknike – ka mė shumė angazhim dhe mė shumė punė nė njė instancė politike nė tė cilėn nuk kemi qenė tė pranishėm, nė atė institucionale. Ndėrkohė qė mundėsit e ndikimit na janė rritur dukshėm.
Pas hyrjes nė Kuvend paraqitjet mediatike tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE! janė rritur dukshėm. Qė prej zgjedhjeve tė dhjetorit 2010 qė vazhduan edhe nė janar 2011, shumė rrallė ka kaluar java pa qenė tė pranishėm nė ndonjė emision, televiziv, dhe pa i pasur disa paraqitje nė lajmet ditore televizive e nė gazetat ditore tė Kosovės. Natyrisht qė shumė shpesh kėto paraqitje i kemi nxitur ne duke e prodhuar lajmin, por dyertė e mediave janė detyruar tė hapen. Tė mos kekqkuptohemi, shumė prej tyre vazhdojnė tė mos na shohin me sy tė mirė, e disa madje tė na urrejnė. Por ama pėr tė na injoruar nuk munden dot.
Hyrja nė Kuvend na e ka mundėsuar qasjen mė tė lehtė nė informata. Sot jemi shumė mė tė informuar pėr atė se ēfarė ndodh brenda institucioneve, si kanalizohet trysnia, cilat janė lidhjet informale dhe formale tė partive tė ndryshme mes vete. Po ashtu e kemi mė tė mundur t’i zbulojmė prapa skenat e politikės nė Kosovė dhe se si ato pėrkthehen mėpastaj nė vendime formale politike institucionale. Por edhe tė kemi qasje mė tė afėrt nė ligjet dhe dokumentet tjera tė cilat kanė rėndėsi pėr jetėn publike, por edhe atė private, tė Kosovės dhe popullit e tė cilat zakonisht mbahen larg syve tė qytetarėve dhe pak problematizohen.
Pjesėmarrja jonė nė Kuvend na e ka mundėsuar qė deri diku tė kemi ndikim nė orientimin e disa ligjeve dhe vendimeve politike nė tė mirė dhe nė interest ė vendit. Kjo megjithatė ka qenė e kufizuar pėr shkak tė numrit tė vogėl tė deputetėve, por edhe pėr shkak tė mėnyrės sė votimit nga deputetėt tjerė, mėnyrė kjo e cila nuk ndikohet aspak nga argumentet, por tėrėsisht na interesat partiake e personale tė tyre.
Mbi tė gjitha mendoj se prania jonė nė Kuvend e ka ndryshuar rrėnjėsisht debatin politik nė tė dhe nė Kosovė. Nė kėtė legjislaturė ka pasur shumė mė shumė diskutime substanciale politike por edhe teorike se sa qė ka pasur nė legjislaaturat e kaluara. Kritikės ndaj politikės sė qeverisė dhe pėrgjithėsisht institucioneve, i ėshtė shtuar dimensioni teorik i artikulimit, dhe ai praktik i kundėrshtimit, mė sė shumti pėr shkak nesh. Ndėrkohė qė politikės nė pėrgjithėsi i ėshtė shtuar polarizimi. Sot ėshtė praktikisht e pamundur tė kundėrshtohet qeveria sipėrfaqėsisht, duke u pajtuar me tė thelbėsisht. Me kėt nuk dua tė them qė partitė tjera tė opozitės nuk e synojnė kėtė pozicion dhe se nuk janė nė kėtė pozicion. Por qė nė sytė e qytetarėve kjo mundėsi tash po zhduket. Kundėrshtimet nuancore ndaj politikave tė qeverisė sot nuk vėrehen – edhe LDK dhe AAK deklarohen kundėr negociatave me Serbinė. Ato e arsyetojnė kėtė kundėrshtim me nuanca teknike si negociata tė papregatitura mirė dhe nė kohė jo tė mirė pėr Kosovėn. Pra kundėrshtime teknike e jo parimore. Ndėrkohė qė nė publik sot flitet vetėm pėr atė nėse je pėr tė negociuar me Serbinė apo je kundėr kėtyre negociatave. Pozicionimi ėshtė parimor. Pėr kėtė qartėsim tė skenės natyrisht se nuk ėshtė meritor vetėm grupi parlamentar i Lėvizjes. Por ėshtė angazhimi i pėrgjithshėm i Lėvizjes VETĖVENDOSJE! Mirėpo njė gjė qė sot nuk mund ta bėjnė kėto parti, qė e kanė bėrė deri dje, ėshtė tė thonė se “ata e kanė tė lehtė tė kundėrshtojnė sepse nuk janė kėtu brenda”. Se tash jemi aty brenda dhe prapė po kundėrshtojmė. Dhe nuk po e kanė mundėsinė qė tė mjaftohen me kundėrshtime deklarative duke thėnė se kėtė punė e ka opozita. Sepse ua kemi dėshmuar qytetarėve se opozita vepron atėherė kur kundėrshton, dhe kundėrshton vetėm duke vepruar.
Interpelancat
Pėr dhjetė vjet pune tė Kuvendit, nė fillim si Institucion i Pėrkohshėm i Vetėqeverisjes nėn UNMIK dhe pastaj si Kuvend i Republikės sė Kosovės, janė mbajtur gjithsejt 9 interpelanca. 4 prej tyre janė mbajtur gjatė vitit 2011, dhe qė tė katėrtat ishin thirrur nga Lėvizja VETĖVENDOSJE! Dy tė tjera janė mbajtur gjatė vitit 2012 njėrėn prej tė cilave e kishte thirrur Lėvizja VETĖVENDOSJE!, ndėrsa tjetra e thirrur nga Emin Gėrbeshi bashkė me deputetėt e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! por edhe nga grupet tjera.
Nė interpelancėn e parė, tė mbajtur mė 5 maj 2011, e kemi thirrur Hashim Thaēin pėr tė raportuar pėr negociatat me Serbinė, mėnyra se si ėshtė pėrcaktuar agjenda e tyre, ēfarė platforme negociuese ka qeveria e Kosovės, etj. Nė kėtė interpelancė kemi kėrkuar qė tė ndėrpriten negociatat me Serbinė, qė qeveria tė ndėrmarrė hapa konkret pėr shtrirjen e sovranitetit nė veri tė Kosovės, si dhe t’i raportojė Kuvendit pėr kėto masa njė herė nė tre muaj. Dy prej kėtyre 3 pikave tė mocionit janė votuar nga shumica e deputetėve, pėrveē ndėrprerjes sė negociatave me Serbinė. Por asnjėra kurrė nuk ėshtė zbatuar.
Nė interpelancėn e dytė tė mbajtur mė 30 qershor prapė e kemi thirrur Hashim Thaēin qė tė raportojė dhe tė debatojmė pėr kontratėn e nėnshkruar mes Qeverisė sė Kosovės me Konzorciumin Bechtel-Enka pėr ndėrtimin e Autostradės. Kėtu kemi kėrkuar qė tė votohet mocioni qė do ta obligonte Qeverinė t’i publikojė tė gjithė dokumentacionin qė lidhet me kėtė Kontratė, pėrfshirė kontratėn, qė tė krijohen nga Kuvendi grupe ekspertėsh qė do ta vlerėsonin dhe rishikonin kontratė, qė qeveria e Kosovės tė kėrkojė ta rishikojė dhe ndryshojė kontratėn me Konzorciumin nė bazė tė rekomandimeve tė ekspertėve dhe komisioneve tė Kuvendit, veēanėrisht nė ēmimet pėr njėsi, marrėdhėnien e konzorciumit me kompanitė vendore dhe punėtorėt, si dhe qeveria t’i raportojė Kuvendit ēdo tre muaj pėr shpenzimet dhe pagesat nė lidhje mė kontratėn. Shumica e deputetėve kanė votuar kundėr kėtij mocioni. Kjo interpelanca ėshtė zvarritur jashtė mase nga Hashim Thaēi. Dhe vlen tė theksohet se nė datėn kur ėshtė caktuar tė mbahet ajo njė pjesė e konsiderueshme e deputetėve kanė qenė nė udhėtim jashtė vendit.
Interpelanca e tretė ėshtė mbajtur mė 27 tetor, dhe nė tė ka qenė i thirrur Hashim Thaēi, pėr tė raportuar dhe debatuar pėr situatėn nė veri tė Kosovės. Nė kėtė interpelancė kemi paraqitur mocionin si vijon:
1. Tė ndėrpriten bisedimet me Serbinė, dhe tė shpallen tė pavlefshme dhe tė pazbatueshme secila marrėveshje me Serbinė pėrderisa ajo nuk na njeh, dhe qė ka tė bėjė me rregullimin e brendshėm tė Kosovės.
2. Qeveria t’i dėrgojė forcat policore nė veri pėr ta garantuar integritetin territorial dhe mbrojtjen e qytetarėve tė Kosovės.
3. Institucionet e rendit tė Republikės sė Kosovės tė angazhohen nė heqjen e barrikadave dhe pengesave tjera pėr qytetarėt atje.
4. Qeveria t’ua presė burimet financiare strukturave ilegale tė Serbisė, t’i arrestojė krerėt e tyre dhe t’i shpėrbėjė ato.
Dhe nė interpelancėn e katėrt e cila ėshtė mbajtur mė 7 dhjetor, ka qenė e thirrur Mimoza Kusari Lila pėr ta diskutuar reciprocitetin tregtar me Serbinė. Nė kėtė interpelancė mocioni fillestar ka kėrkuar qė tė kthehen menjėherė masat e reciprocitetit tregtar me Serbinė deri sa ajo ta njoh formalisht Kosovėn dhe ka obliguar qeverinė qė t’i ndėrmarrė masat pėr zbatimin e kėtij reciprociteti. Pas konsultimit me dy grupet tjera parlamentare nga opozita, pika e parė e mocionit ka pėsuar njė modifikim nė dukje tė vogėl por qė realisht ėshtė modifikim kogja i thellė, i cili e obigon qeverinė qė tė ndėrmarrė masa reciprociteti tė plotė karshi Serbisė nė rrafshin politik, ekonomik e tregtar. Ky mocion ėshtė votuar mė shumicė votash nė Kuvend. Ka pasur shumė trysni nga anė tė ndryshme pėr ta kthyer mocionin nė rivotim, dhe trysni tė theksuar ndaj deputetėve pėr ta tėrhequr votėn e tyre pėr. Kjo nuk pati sukses dhe tash mocioni ėshtė shndėrruar nė vendim tė Kuvendit.
Interpelanca e pestė e thirrur nga ne objekt diskutimi e kishte privatizimin e Kompanisė pėr Distribucion dhe Furnizim me Energji Elektrike, ku ishte i ftuar Ministri i Ministrisė sė Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj. Teksti i mocionit tė propozuar ishte ky:
1. Tė anulohet procesi i privatizimit tė Shpėrndarjes dhe Furnizimit tė energjisė elektrike (KEDS).
2. Tė analizohen tė gjitha opsionet e mundshme pėr sanimin e gjendjes teknike dhe financiare tė kompanisė.
3. Qeveria tė merr hapa pėr investime strategjike nė rrjetin e shpėrndarjes qė tė reduktohen humbjet teknike.
4. Qeveria pėrmes Ministrisė sė Punėve tė Brendshme dhe asaj tė Drejtėsisė tė merr masa pėr ndaljen e kyējeve ilegale dhe pėr ndihmė nė inkasimin e borxheve qė tė reduktohen humbjet komerciale.
Ky tekst i mocionit u modifikua pastaj nė pajtim me dy grupet tjera parlamentare tė opozitės me qėllim tė marrjes edhe tė votės sė tyre nė:
Tė suspendohet procesi i privatizimit deri sa tė informohet plotėsisht Kuvendi pėr zhvillimet e deri tashme.
Vendimin pėr privatizim e merr Kuvendi.
Debatet
Grupi Parlamentar i Lėvizjes VETĖVENDOSJE!, mė 5 mars, ka parashtruar kėrkesėn pėr seancė tė jashtėzakonshme pėr t’i debatuar negociatat me Serbinė tė cilat pėrgatiteshin tė fillojnė mė 8 mars tė kėtij viti. Pra menjėherė pas formimit tė Qeverisė sė re. Tė njėjtėn gjė menjėherė pas nesh u detyrua ta kėrkojė edhe Qeveria e Kosovės dhe ky debat u zhvillua mė 7 mars. Nė tė ne paraqitėm njė Rezolutė tė cilėn kėrkuam nga deputetėt ta pėrkrahin. Kjo Rezolutė i vendoste 10 kushte Serbisė tė cilat ne kėrkonim qė tė plotėsohen para se tė mendohet pėr ēfarėdo normalizimi raportesh me tė. Rezolutė paraqiti edhe Grupi Parlamentar i PDK-sė. Kjo e PDK-sė mė vonė u votua nga Kuvendi, nė njė seancė tė radhės.
Ne po ashtu kemi iniciuar edhe debatin parlamentar pas arritjes sė 3 marrėveshjeve tė para nė negociatat me Serbinė. Ky debat ėshtė mbajtur mė 14 korrik, dhe pas inicimit tonė nė bashkėpunim me dy grupet tjera parlamentare tė opozitės ėshtė shndėrruar nė kėrkesė e tė trija grupeve bashkė. Aty ėshtė kėrkuar tė votohet njė pikė e mocionit e cila do ta obligonte qeverinė qė tė ndėrpriste negociatat me Serbinė dhe t’i shpallte tė anuluara tė 3 marrėveshjet e arritura nė formė konkluzash.
Gjatė muajit shtator do t’i kemi dy debate tjera tė inicuara nga Lėvizja VETĖVENDOSJE! Njėri ka tė bėjė me procesin e deritashėm tė prvatizimit tė pronės shoqėrore dhe asaj publike, ndėrsa tjetri pėr shpenzimet e parave tė buxhetit nė kompanitė tė cilat e kanė financuar PDK-nė.
Puna nė komisione
Deputetėt e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! janė pjesėmarrės nė tė 13 komisionet e Kuvendit.
Komisioni pėr Buxhet dhe Financa – Albana Fetoshi
Komisioni pėr Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe pėr Kthim – Glauk Konjufca
Komisioni pėr Legjislacion – Albulena Haxhiu
Komisioni pėr Integrime Evropiane – Alma Lama
Komisioni pėr Punė tė Jashtme – Albin Kurti, kryetar
Komisioni pėr Arsim, Kulturė, Rini, Sport, Administratė Publike, Qeverisje Lokale dhe Media – Afrim Kasolli
Komisioni pėr Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturė,Tregti dhe Industri – Visar Ymeri
Komisioni pėr Shėndetėsi, Punė dhe Mirėqenie Sociale – Liburn Aliu
Komisioni pėr Bujqėsi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapėsinor – Liburn Aliu, nėnkyretar
Komisioni pėr Punė tė Brendshme, Siguri dhe Mbikėqyrjen e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės – Rexhep Selimi, nėnkryetar
Komisioni pėr Mbikėqyrjen e Agjencisė sė Kosovės pėr Intelgjencė – Florin Krasniqi, kryetar
Komisioni pėr Mbikėqyrjen e Financave Publike – Afrim Hoti
Komisioni pėr tė Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, pėr Persona tė Pagjetur dhe Peticione – Albana Gashi
Kuvendi po ashtu i ka themeluar edhe dy komisione tjera ad hoc:
Komisioni pėr amandamentimin e Kushtetutės – Afrim Kasolli
Komisioni pėr reformėn zgjedhore – Albulena Haxhiu
Ndarja e kryetarėve dhe nėnkryetarėve, numrit tė tyre pėr GP si dhe cilat komisione do tė kryesohen nga cili GP ėshtė bėrė nė mbledhje tė kryesisė sė Kuvendit. Ky numėr, por edhe numri i anėtarėve nėpėr komisione pėrcaktohet nga madhėsia e GP-sė, ndėrkohė qė ajo se cilat komisione kryesohen nga cili GP ėshtė bėrė me zgjedhje, e renditur kjo sipas madhėsisė sė GP-sė. Ne nė kėtė mbledhje kemi shkuar me njė skemė tė komisioneve pėr tė cilat kemi qenė tė interesuar t’i kryesojmė, e tė cilat kanė qenė tė lidhur mė ngushtė me prioritetet tona programore. Rrjedhimisht kemi arritur t’i zgjedhim kėto komisione tė cilat i kemi nėn kryesim tash.
Bojkotimi i seancave
Gjatė kėsaj periudhe nė Kuvend ne e kemi bojkotuar punėn e Kuvendit nė 5 raste:
Votimi i Pacollit pėr President dhe votimi i Qeverisė – meqenėse nuk jemi pajtuar as me personat qė propozoheshin pėr president e kryeministėr, Pacolli e Thaēi, por as me marrėveshjen si tė tillė, e cila mė shumė ishte marrėveshje biznesi se sa marrėveshje pėr bashkėpunim politik me plan e program tė qartė, nė e kemi bojkotuar kėtė seancė. Kėtė e kemi bėrė qė tė mos e legjitimojmė njė marrėveshje tė tillė, pra ta mbrojmė politikėn nga biznesi dhe keqpėrdorimi.
Votimi i dytė Buxhetit tė vitit 2011 – nė kėtė buxhet nė mėnyrė kundėrligjore parashihej qė tė privatizohej PTK-ja dhe miratimi i Buxhetit merrej nga Qeveria edhe si miratim i vendimit tė qeverisė pėr privatizimin e PTK-sė. Ne e kemi bojkotuar seancėn pasi qė ėshtė votuar Neni 4 i buxhetit, i cili e vendoste privatizimin e PTK-sė dhe u jemi bashkėngjitur punėtorėve tė PTK-sė tė cilėt protestonin jashtė ndėrtesės sė Kuvendit. Kėtė seancė e kemi bojkotuar pėr tė mos e legjitimuar nėpėrkėmbjen e qeverisė tė pasurisė publike dhe interesit tė pėrgjithshėm publik. Pra e kemi bojkotuar qė ta mbrojmė publiken nga interesat private.
Votimi i Atifete Jashjagės pėr Presidente – Atifete Jahjaga erdhi si Presidente pas njė takimi jo formal mes liderėve tė 3 partive politike nė vend me ambasadorin amerikan nė Kosovė Christopher Dell. Kjo mėnyrė e tė bėrit politikė prapa dyerve dhe prapa skenave ėshtė e papranueshme pėr ne. Pėr mė tepėr mėnyrėn se si u vendos qė tė votohet Atifete Jahjaga pėr Presidente e kemi konsideruar si ofendim pėr demokracinė, ofendim pėr gruan, dhe pėrqeshje e posteve publike tė Kosovės. Kėtė seancė e kemi bojkotuar pėr tė mos qenė pjesė e kėtyre ofendimeve e pėrqeshjeve, por edhe pėr ta kundėrshtuar ndėrhyrjen dhe imponimin informal nė politikėn publike. Pra, e kemi bojkotuar qė ta mbrojmė politikėn dhe institucionin nga trysnia.
Mė 29 gusht kur janė votuar nė shqyrtim tė dytė ligjet pėr AKP, dhomėn e veēantė, arsimin, etj. – i tėrė rendi i ditės i dakorduar ditė mė herėt ishte ndryshuar nė fillim tė kėsaj seance, pėr t’u zėvendėsuar me njė tjetėr rend tė ditės plotėsisht tė ndryshėm. Nė kėtė rend dite tė ndryshuar ishin vendosur disa ligje shumė tė rėndėishme pėr Kosovėn tė cilat i pėrmenda mė lartė. Natyrisht se deputetėt nuk ishin tė pregatitur pėr njė tė tillė, dhe kjo u dėshmua edhe gjatė debatit nė seancė kur nga diskutimet e shumta u kutpua se askush nuk kishte interpretim tė njėjtė pėr amandamentimet e propozuara. Ne e lėshuam seancėn pėr shkak se e kundėrshtonim kėtė ndėrhyrje qeveritare nė Rendin e Ditės tė Kuvendit. Pra e kemi bojkotuar qė ta mbrojmė deputetin nga cenimi i sė drejtės dhe mundėsisė pėr tė qenė i informuar para se tė votojė, si dhe ta mbrojmė Kuvendin nga shndėrrimi i tij nė makinė votimi pėr t’iu pėrshtatur qeverisė.
Votimi pėr Ligjin tė ashtuquajtur pėr veteranėt. Qysh nė lexim tė parė ne e kemi kundėrshtuar tekstin e kėtij ligji pėr shkak se kemi thėnė qė ky ligj mbetet shumė prapa tė drejtave dhe nevojave tė veteranėve, dhe ligj pėr veteranėt ėshtė vetėm nė titull. Amandamentimi i tij pastaj e ka bėrė ligjin edhe mė tė keq pėr veteranėt. Ne e kemi lėshuar sallėn nė momentin e votimit tė ligjit nė tėrėsi, pasi qė kemi abstenuar nė secilin amandament. E kemi bojkotuar votimin pėr shkak se nuk kemi dashur qė tė jemi pjesė e mashtrimit qė qeveria ua bėnte veteranėve me kėtė ligj.
Kontrabandimi i neneve diskriminuese nė Ligjin pėr RTK-nė, si dhe kontrabandimi i ligjit pėr bankat dhe institucionet mikrofinanciare, dhe atij pėr ndėrtimet. Nė kėtė rast jemi marrė vesh me grupet tjera parlamentare tė opozitės pėr ta bojkotuar seancėn pėr shkak tė kėtyre ligjeve. Mirėpo pas trysnisė nga ambasada amerikane dy grupet tjera kanė vendosur tė kthehen nė Kuvend ndėrkohė qė vetėm ne e kemi vazhduar bojkotin pėr t’i parandaluar kėto ligje.
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Fjalimi i Glauk Konjufcės nė Mbledhjen e Pikave
Ne jemi Lėvizje. Ne jemi njerėz nė lėvizje. Lėvizim vazhdimisht dhe duke lėvizur i lėvizim gjėrat. Lėvizja jonė ėshtė e qartė dhe nė drejtimin e duhur: ne lėvizim pėrpara. Populli ynė qyshkur e ka kuptuar lėvizjen. Uji qė nuk lėviz kundėrmon. Ndryshimi kėtu nuk ėshtė kategori etike (i miri qė bėhet i keq, i drejti qė bėhet i padrejtė dhe anasjelltas). Ndryshimi ėshtė kategori ontologjike.
Pyetja kryesore e ontologjisė politike ėshtė se cila ėshtė ajo substancė e cila ndryshon vazhdimisht duke mbetur e njėjtė. Cili ėshtė agjensi i cili ngėrthen identitetin dhe ndryshimin njėkohėsisht. Kjo kategori quhet subjekti. Kurse thelbi i subjektit ėshtė zhvillimi.
Pra, ne jemi zhvilluar.
Faza e parė e Lėvizjes ka qenė themelimi i subjektit, krijimi i fushės, lindja e organizatės. Kjo ėshtė faza e tė qenit dhe e tė konceptuarit. Thirrja e Lėvizjes nė atė kohė ka qenė: ne jemi kėtu dhe duam kėtė. Ne jemi Lėvizje dhe duam vetėvendosje. Ne jemi Lėvizja VETĖVENDOSJE!.
Faza e dytė e Lėvizjes ka qenė veprimi, tubimi, mobilizimi dhe ballafaqimi. Kjo ėshtė faza nė tė cilėn ne kemi qenė nė marrėdhėnie tė pandėrmjetėsuar me popullin. Kemi qenė ne dhe populli. Jemi takuar me popullin. Kemi biseduar me tė. I kemi trajtuar problemet dhe e kemi ftuar popullin nė demonstrata e aktiviteti. Pas demonstratave populli i ėshtė kthyer vetes kurse ne kemi vazhduar me punėn tonė. Mė lejoni ta quaj nė mėnyrė filozofike kėtė raport marrėdhėnie protestante me popullin. Ky ėshtė njė raport mekanik me popullin.
Faza e tretė e zhvillimit ėshtė kjo nė tė cilėn ndodhemi tash. Unė do ta quaja strukturimi, zgjerimi dhe forcimi. Kjo fazė nuk ėshtė ne dhe populli. Kjo fazė ėshtė ne, pra populli. Nė Fenomenologjinė e Hegelit ėshtė njė fazė e zhvillimit tė Frymės tė cilėn ai e quan Uni qė bėhet Ne dhe Ne-ja qė bėhet Unė. Marrėdhėnia bėhet organike. Pjesa qė e bėn organik kėtė raport ėshtė struktura. Kėtė gjė e vėrej nė evoluimin e pyetjes qė na bėhet nga qytetarėt. Nė vitin 2007 ata pyesnin: ēka do tė bėni? Ai a priori krijonte njė skemė tė marrėdhėnies e cila e vetėpėrjashtonte qytetarin nga zgjidhja. Kjo ėshtė pyetje spektatorėsh. Kurse sot mė pyesin: ēka do tė bėjmė?. Kjo mė tregon se ai tashmė po e sheh veten si pjesė tė pazėvendėsueshme tė zgjidhjes sė problemit dhe situatės nė tė cilėn ndodhemi tė gjithė. Ēka do tė bėjmė? do tė thotė kėshtu: ēka do tė bėjmė sė bashku. Dhe pyetja tashmė e ngėrthen vetvetiu atė qė nė fakt ėshtė kredoja jonė: bashkė ėshtė e mundshme. Fotoja mė emblematike qė e kam parė kėtė vit ka qenė njė pamje nė tė cilėn shihet mijėra zogj tė bashkuar si njė trup i vetėm tek po e ndiqnin njė zog tjetėr mė tė madh grabitqar i cili i kishte ushqim zogjtė qė i ishin vėnė pas. Kjo nuk ishte foto natyrore. Kjo ishte foto antinatyrore. Rolet ishin pėrmbysur sepse zogjtė ishin bėrė subjekt dhe e kishin tejkaluar natyrėn. E kishin tejkaluar tė natyrshmen e cila na e dikton mendjen e shėndoshė tė mundėsisė e pamundėsisė dhe krijonte fushėn e vet tė potencialitetit dhe aktualitetit. Kjo foto thoshte: bashkimi bėn mrekullira. Ndryshimi i vėrtetė ėshtė ai qė fillimisht duket i pamundshėm. Sepse ndryshimi pėrfshin edhe njė tė tillė shndėrrimi radikal tė vetėdijes qė e ngėrthen po ashtu edhe vetė rikonceptimin e mundėsisė. Ndryshimi i cili prej fillimit ka qenė i mundshėm tashmė nuk ėshtė ndryshim rrėnjėsor, por eventualisht parashikim meteorologjik.
Viti 2011 pėr Lėvizjen karakterizohet si vit i zgjerimit. Pėr herė tė parė ne jemi brenda institucioneve, duke rritur kėshtu fuqinė tonė politike. Por pėr ne hyrja nė institucione nuk ėshtė qėllim nė vete. Ne jemi punėtorė tė Idesė. Ideja ėshtė programi politik i Lėvizjes ajo qė synojmė dhe ajo ku duhet tė mbėrrijmė. Instrumenti nėpėrmjet tė cilit arrihet qėllimi ėshtė organizata. Por ky instrument nuk ėshtė nė duart tona. Mjeti organizatė ėshtė nė duart e popullit. E jona ėshtė qė ta strukturojmė dhe ta ndėrtojmė sa mė mirė qė ėshtė e mundshme kėtė mjet. Por kjo ėshtė vetėm pėr aq sa pėr tiu ofruar atij si instrument nėpėrmjet tė cilit populli e ndėrron gjendjen e padrejtė nė tė cilin ndodhet. Ēdo organizim popullor qė synon ti jep fund padrejtėsive kolektive, por qė del jashtė kėtyre koordinatave politike, katandiset nė klan reaksionar, shkėputet nga populli dhe pėrfundon nė konformizėm. Qėllimi po ashtu nuk ėshtė stacion. Nuk ėshtė pikė statike ku duhet tė mbėrrijmė. Rruga nuk ėshtė thjesht segment. Pėrpjekja jonė ėshtė vorbull. Ne nuk jemi bile as pikėnisje. Ne jemi pika e drejtėzės sė pakufizuar. Ne jemi vazhdė.
Por ēka ėshtė mė e rėndėsishmja viti 2011 shėnoi strukturimin tonė si organizim. Nuk mund tė ketė asnjė organizim politik tė shėndoshė aty ku organizatė nuk ėshtė e strukturuar nė nivele vertikale dhe horizontale tė organizimit. Por ky nuk ėshtė parakushti i mirėfunksionimit tė njė organizate. Funksionim i mirė pėr ne duhet tė jetė vetėm funksionimi demokratik, me ērast jeta politike dhe organizative e Lėvizjes ndėrtohet nėpėrmjet rregullave pėr tė cilat shprehemi dhe vendosim tė gjithė nė mėnyrė tė barabartė. Fundi i njė organizimi popullor dhe shoqėror ėshtė arbitrariteti. Arbitrar mund tė jetė eventualisht vetėm koncepti si i tillė, pra vetėvendosja, por tė cilėn nuk e kemi zbuluar ne. Gjatė kėtij viti Lėvizja ka realizuar zgjedhjet e para tė brendshme nga tė cilat kanė dalė dhe janė formalizuar tė gjitha nivelet e vendimmarrjes dhe organet tjera tė organizatės.
Unė nuk do tė zgjatesha aspak nė atė qė kemi arritur sepse gjithēka do tė mė duket e pakėt pėr sa kohė nuk e realizojmė qėllimin tonė kryesor. Tė flasėsh pėr arritjet mė duket gjė e kotė. Deri sa nuk e arrijmė atė qė duhet, duhet tė merret vetėm me dukuritė negative nė tė cilat nuk duhet tė rrėshqasim deri sat ė mbėrrijmė tė qėllimi. Prandaj ndoshta mė mirė po i jap vetes tė drejtė tė flas pėr ato gjėra tė cilat po nuk i morėm parasysh do tė dėshtojmė.
Sė pari ėshtė rėndėsia primare e organizimit dhe e forcimit tė strukturave tė Lėvizjes. Historia politike shqiptare shpesh ėshtė pėrshkuar nga dy skaje: organizime qė kanė mbetur tė pazhvilluara pėr shkak tė vetėmagjepsjes me konceptin e pėrkryer pa strukturė, dhe strukturė hegjemonike pa koncept kombėtar dhe popullor. Lėvizja nuk duhet tė bjerė nė vetėkėnaqėsinė e intelektualizmit etik, dhe duhet ti shmanget vazhdimisht praktikės sė pateorizuar. Ēdonjėra prej kėtyre dyjave e zhvilluar nė dėm tė tjetrės, ėshtė shkatėrrimtare pėr njė organizatė popullore me synimin e ndryshimeve kolektive. Struktura ėshtė mė e rėndėsishme se Revolucioni. Sepse Revolucioni ėshtė Ngjarja, kurse struktura ėshtė materializimi i ndryshimit. Nė Revolucionin e qershorit, erdhi nė krye tė shtetit shqiptar njė elitė politike e cila u pėrmbys shpejt pa arritur ta shtrinte praninė e saj strukturore nė popull. Neve nuk na duhet fashinimi revolucionar shpėrthyes por sistematiciteti revolucionar.
E dyta ėshtė dashuria. Nuk mund ta duam Lėvizjen nėse nuk e duam njėri-tjetrin. Rruga e luftimit tė padrejtėsive ėshtė pėrplot sakrifica, dėshtime, gabime, nerva, sfida, pėrplasje, hezitime, inate e gjaknxehtėsi, por besoni qė ēdo impuls negativ nė marrėdhėniet tona na rrėmben nė masėn qė e kemi braktisur Idenė tonė themelore. Kėto janė shenja tė njė individualizmi triumfalist. Ne duhet tė jemi shumė tė durueshėm me njėri-tjetrin, por tė pakompromis me pushtetin e padrejtė. Ēdo gjė qė nuk na pėlqen nė Lėvizje duhet ta themi pėr ta pėrmirėsuar, jo pėr ta bėrė mė keq. Kurrė mos i mbani brenda gjėrat qė ju mundojnė dhe tė cilat mendoni se do tė duhej tė ishin ndryshe. Por arsyeja pse i thoni dhe mėnyra se si i shprehni ato ju bėn tė jeni dashamirės apo qėllimkėqinj. Ushtroni vazhdimisht me shpirtin tuaj pėr tu mos u bėrė nervoz dhe cinikė.
E treta ėshtė dallimi i gjėrave thelbėsore nga ato dytėsore dhe tretėsore. Kur njė organizatė e humb mprehtėsinė e dallimit tė gjėrave thelbėsore nga ato margjinale ajo pėrhumbet nė ngurtėsi formaliste. Dhe fillon qė njerėzit pėrbrenda tė vlerėsohen si thelbėsisht tė devotshėm apo tė lėkundshėm duke u vlerėsuar varėsisht sjelljes sė tyre formale. Dhe kjo deri sa forma tė bėhet entitet autonom. Atėherė ndodh talibanizimi i njė organizate dhe sektarizimi i saj. Ky ėshtė armiku mė i madh i shtrirjes sė njė organizate nė popull.
E katėrta ėshtė shmangia e ambicies personale. Vendin tonė nė organizatė, pozitėn dhe kontributin e pėrcakton nevoja e organizatės, jo ambiciet personale. Nė momentin qė e shihni pozitėn si zgjidhje tė problemeve personale, ky ėshtė fundi i njė organizate qė synon ndryshime rrėnjėsore me ideale kombėtare. Vendosja e ambicies pėrpara organizatės e shkatėrron organizimin. Nė ēastin qė komandon ambicia, vetja do tiu duket mė i menēuri nė botė, mė punėtori dhe mė i devotshmi, kurse tė tjerėt qė duan tė kontribuojnė do tiu duken se e kanė vetėm pėr tua zėnė vendin dhe pėr inat, prandaj do ti eliminoni, duke e dėmtuar kėshtu Lėvizjen. Ambicia personale iu bėn tė ndjeheni tė pazėvendėsueshėm, prandaj kjo e bllokon Lėvizjen pėr te ecur para.
Po qe se eliminohen me sukses kėto dukuri dhe nuk i lejojmė tė zėnė vend nė Lėvizje, qėllimet tona do tė jenė mė afėr pėrmbushjes.
Viti 2012 do tė jetė vendimtar. Aktualisht populli ndryshimin e koncepton nė dy mėnyra. Me votė dhe me mobilizim masiv protestues. Por nė vitin 2012 do tė sqarohet pėrfundimisht kjo dilemė. Ne duhet ti bėjmė tė dyja sepse sido qė ta bėjmė ndryshimin, ai do ti pėrfshijė tė dyja. Ose do tė votojmė dhe do ta rrėzojmė pushtetin e padrejtė pėr shkak tė vjedhjes e manipulimit. Ose do ta rrėzojmė pushtetin dhe do ta formalizojmė kėtė rezultat me njė palė zgjedhje tė lira e tė ndershme. Me veprimet e fundit, prej negociatave me Serbinė e deri te anashkalimi i Kuvendit, Qeveria po na tregon se mė 2012 do tia shpall vdekjen zyrtare Kuvendit tė Republikės sė Kosovės. Kėshtu Qeveria po ia mbyll popullit tė gjitha rrugėt pėrveē rrugės. Dhe njė ditė me siguri qė do tė na i mbyll edhe rrugėt. Dhe unė e di qė kur njė populli i mbyllen tė gjitha rrugėt pėr ndryshimin e njė pushteti tė korruptuar e antidemokratik, atij i lejohet plotėsisht kryengritja qytetare.
Dhe ne duhet tė jemi gati pėr tė gjitha.
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Krijoni Kontakt