Close

Rezultati i Sondazhit: Bisedimet politike, Kosovė-Serbi?

Votues
15. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Tė nevojshme / tė dobishme pėr Kosovėn!

    4 26.67%
  • Tė panevojshme / tė dėmshme pėr Kosovėn!

    11 73.33%
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 34
  1. #11
    Per te pasur bisedime apo negociata te mirefillta dhe te drejta ndermjet dy vendeve - dy shteteve ateherash ato dy shtete - ato dy vende duhet njohur pavaresine dhe sovranitetin e plote te njera tjeters.

    Ne rastin tone, pervec saj qe shteti Serb nuk e nje pavaresine dhe sovranitetin e plote te Kosove, nuk e njeh egzistimin e Kosoves si Shtet. Shteti Serb permes strukturave te saja ilegale, okupuese e kriminele mban 17 % te territorit te Kosoves (Veriun dhe pjesen Veriore te Mitrovices) dhe gjithashtu ne kushtetuten e saj Serbia, Kosoven e ka pjese perberese dhe te pandashme te territorit te saj. Gjithashtu Serbia me ane te ketyre strukturave te saja, perpos Veriut, ajo nen kontroll i ka edhe pjeset tjera te Kosoves ku shumice jane serbet, pra i ka edhe enklavat kendej ibrit, ne jug.

    Edhe pse ne shikim te pare bindja eshte se keto bisedime apo negociata po zhvillohen ndermjet Kosoves dhe Serbise si dy shtete te pavarura dhe sovrane, e me ndermjetesimin e BE-se dhe SHBA-ve. Ne fakt realiteti eshte krejtesisht tjeter. E verteta eshte qe keto bisedime apo negociata jane ndermjet Serbise dhe Bashkesise Nderkombetare (BE-se dhe SHBA-ve), ndersa Kosova, ne fakt Qeverite e pasluftes, e sidomos keto dy Qeverite e fundit - Thaci 1dhe 2 jane vetem postier qe zbatojne urdherat nga Beogradi respektivisht Brukseli, e ndonese edhe Washingtoni.

    Qellimi kryesor i Bashkeise Nderkombetare ( BE-se dhe SHBA-ve) eshte qe Serbine ta largojne nga ndikimi i Russise, dhe per ta bere nje gje te tille, ateherash duhet qe Serbise tja plotesojne ca deshira te saja. Kjo Bashkesi Nderkombetare eshte e gatshme qe ne kurriz te Shqiptareve tja ploetson kushtet Serbise. E fajtor per kete jemi vet ne Shqiptaret (Klasa Intelektuale, Gazetaret, TV e gjithe Populli) te cilet ende vahzdojme te qendrojme ne gjume, edhe vazhdojme te qendrojme neglezhet ndaj ketyre padrejtesve qe po na servohen si nga jasht, po ashtu nga brenda.


    Serbia eshte faktor kryesor ne keto bisedime - negociata, sepse bisedimet - negociatat fillojne, ndalen e vazhdojne vetem ateher kur vet Serbia eshte e gatshme.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #12
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #13
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #14
    Heqja e mbikėqyrjes dhe shtimi i presionit


    Albin Kurti

    Varėsia e agjendės sė Kosovės nga Serbia ėshtė evidente. Pra, jo vetėm qė agjendėn e dialogut e pėrcakton Serbia dhe rrugėtimi i saj drejt BE-sė, por edhe agjendėn e hapave politikė nė Kosovė po e pėrcakton Serbia. Dialogu me Serbinė, i quajtur teknik, e qė nisi mė 8 mars 2011, ishte shkaku kryesor i trazirave qeveritare tė vjeshtės sė vitit 2010 e qė ēuan nė zgjedhjet e 12 dhjetorit tė atij viti.

    Dialogu me Serbinė, tash i quajtur politik dhe i paralajmėruar pėr tė ardhmen e afėrt, ėshtė shkaku kryesor i trazirave qeveritare qė veē sa kanė nisur. Dialogu me Serbinė pėr veriun dhe dialogu me PDK-nė pėr Qeverinė po bėhen i njėjti dialog. Njė hap nė drejtim tė koalicionit qeverisės me PDK-nė ėshtė po ashtu njė hap nė drejtim tė dialogut politik me Serbinė. Pra, s’bėhet fjalė kėtu pėr dy hapa tė ndryshėm por pėr njė hap tė vetėm, pėr tė njėjtin hap.

    Edhe heqja e mbikėqyrjes sė pavarėsisė ėshtė nė funksion tė dialogut politik me Serbinė. Sikur tė fillonte dialogu politik para datės 10 shtator, atje do tė duhej tė shkonte Pieter Feithi. Si Pėrfaqėsues Civil Ndėrkombėtar, nė bazė tė Planit tė Ahtisaarit dhe, pėr pasojė, sipas Kushtetutės sė Kosovės, pikėrisht Pieter Feithi ėshtė kreu i shtetit tė Kosovės.

    Edhe nė takim me kryetarin e Serbisė, Nikoliq, dhe nė takim me kryeministrin e Serbisė, Daēiq, pėr tė negociuar pėr Kosovėn do tė duhej tė shkonte Piter Feith. Plani i Ahtisaarit qė paraqet dyshemenė politike dhe tavanin juridik tė Kushtetutės sė Kosovės, ia garanton Piter Feithit kėtė gjė por edhe e imponon Piter Feithin pėr kėtė gjė. Dialogu i mėhershėm me Serbinė u quajt teknik dhe e evitoi Pieter Feithin duke ecur nėn radarin e tij. Dialogu gjithsesi politik pėr veriun ėshtė tepėr i madh pėr t’u neglizhuar.

    Nė anėn tjetėr, Pieter Feith ėshtė garancioni i Planit tė Ahtisaarit ashtu siē e kodifikon Aneksi IX i kėtij plani. Ai pėrkujdeset qė Plani i Ahtisaarit do tė zbatohet dhe do tė respektohet. Ai siguron qė asgjė nuk mund ta anashkalojė Planin e Ahtisaarit apo t’i sipėrvendoset atij. Ai ėshtė instaluar pėrmes Planit tė Ahtisaarit por edhe paraqet instancėn qė ėshtė kompetente pėr interpretimin e tij. Pieter Feithi ėshtė gardiani i Planit tė Ahtisaarit si germė dhe si frymė.

    Dihet qė dalogu politik me Serbinė nėnkupton kompromisin pėr rezultat tė tij. Dialogu pėr veriun me Serbinė ėshtė dialog pėr autonominė e veriut nga Kosova. Duke e trajtuar veriun veēmas, veriu fiton status tė veēantė. Duke e bėrė kėtė trajtim me Serbinė, ky status ėshtė status i Serbisė brenda Kosovės. Pra, do tė shkohet pėrtej Planit tė Ahtisaarit dhe kėtu Pieter Feith na shfaqet si pengesė legale dhe juridike.

    Ose, sė paku, do tė ketė interpretim tė ri tė Planit tė Ahtisaarit, interpretim liberal nė favor tė Serbisė, interpretim ky qė duhet tė varet nga dialogu politik dhe jo nga Piter Feithi. Ēfarėdo marrėveshje e Qeverisė sė Kosovės me Serbinė nė dialogun politik pėr veriun do tė mund tė rrezikohej nga Pieter Feithi.

    Mbyllja e Zyrės Civile Ndėrkombėtare, e parė nė vetvete, duket pozitive. Po hiqet mbikėqyrja e pavarėsisė dhe do tė kemi pavarėsi pa mbikėqyrje, pra pavarėsi tė plotė. Mirėpo, kur e vendos kėtė gjė nė kontekstin aktual politik tė dominuar nga pėrgatitjet pėr dialogun politik me Serbinė, sakaq nxjerrin kokė motivet e mbrapshta dhe pasojat e dėmshme.

    Kosovės po i hiqet mbikėqyrja e pavarėsisė qė t’i hiqet veriu i vendit. Nuk po hiqet mbikėqyrja e pavarėsisė pėr mė shumė shtet por pėr mė shumė pushtet. Dhe, ky pushtet po rritet qė tė zvogėlohet shteti. Qeverisė po i shtohen kompetencat pėr t’iu zbritur prerogativat shtetėrore Kosovės. Nuk ėshtė ky dialog politik pėr problemet nė veri dhe pėr zgjidhjet e tyre sepse asisoj do tė dilte qė Serbia ėshtė problemi. Ky dialog e presupozon Serbinė si faktor tė zgjidhjes sė problemit ndėrkohė qė Serbia e konsideron pavarėsinė e Kosovės pėr problem.

    Andaj do tė synohet njė zgjidhje e mesme, e ndėrmjetme, ku veriu nuk ndahet e nuk pavarėsohet plotėsisht nga Kosova por as shteti i Kosovės nuk e kontrollon pėrnjėmend atė pjesė. Shumėēka po merr ngjyrėn dhe shijen e Marrėveshjes sė Daytonit qė e sakatoi Bosnjen: autonomia e veriut do tė jetė mė shtet sesa shteti i Kosovės, ngjashėm sikurse nė Bosnje ku Republika Srpska ėshtė mė shumė shtet sesa vetė shteti i Bosnjes.

    Ndėrkohė qytetarėt e Kosovės bombardohen me opinionin e njėjtė tė regjimit dhe shoqėruesve tė tij qė aspiron tė shndėrrohet nė fakt tė ri e lajm tė vjetėr: dialogu politik ėshtė i pashmangshėm. Duke e ditur mirė qė ky dialog nuk ėshtė as i drejtė dhe as i dobishėm kanė zėnė e thonė se ai ėshtė i pashmangshėm. Pra, ai na prezantohet si fat yni kolektiv e shtetėror qė s’e evitojmė dot.

    Konstatimi i kėtillė mbi domosdoshmėrinė e dialogut politik me Serbinė, po u pranua, sigurisht qė shndėrrohet mė pastaj nė motorin e organizimit tė gjithė skenės politike nė Kosovė. Mirėpo, pse na qenka i pashmangshėm ky dialog? Pse ai parqet bazamentin e ēfarėdo rruge tė mėtututjeshme? Pse nuk na e sqarojnė kėtė gjė? Nė fakt, ka njė sqarim i cili ėshtė shndėrruar madje nė sqarim kujdestar: presioni ndėrkombėtar!

    Mirėpo, tash ky presion nuk sqarohet mė tutje. Pse ky presion ndėrkombėtar mbi qeveritarėt kosovarė dhe kryeministrin? Dhe, pse kaq i madh saqė i papėrballueshėm? Pse ėshtė i mundur ky presion? Cila ėshtė natyra dhe pėrmbajtja e kėtij presioni? Me fjalė tjera, ēka po i thonė ndėrkomėbėtarėt kryeministrit dhe qeveritarėve tė tjerė kur po bėjnė presion mbi ta? Si duket njė fjali e presionit? Pse tek Lėvizja VETĖVENDOSJE! nuk po vijnė tė bėjnė presion?

    Konkretisht nuk e dimė, por pėrgjithėsisht secili qytetar i Kosovės e di pėrgjigjen nė kėto pyetje. Presioni ndėrkombėtar mundėsohet nga dosjet e politikanėve. Kėto janė dosje tė shkeljeve tė mėdha ligjore, dosje tė korrupsionit e tė krimit. Kėta qeveritarė nuk mund tė mbesin nė liri pa mbetur edhe nė pushtet. Kėtė dialog me Serbinė e bėn tė mundshėm jo thjesht dėshira, por nevoja e paepur pėr pushtet e kėsaj Qeverie.

    Ata duan tė mbesin me ēdo kusht nė pushtet si parakusht qė tė mbesin nė liri. Edhe nėse pėr kėtė gjė zvogėlohet shteti ku ata e ushtrojnė pushtetin. Prandaj po na kėrcėnon ky proces ku qeveritarėt kosovarė janė fort tė kushtėzuar ndėrkaq Serbia edhe me njė qeveri nazifashiste nė pushtet ėshtė krejtėsisht e pakushtėzuar.

    Tė gjithė ata qė shprehin mirėkuptim pėr politikanėt qė ndodhen nėn trysninė ndėrkombėtare, nė fakt, shprehin mirėkuptim pėr korrupsionin e atyre politikanėve. Ku s’ka korrupsion vendor, s’ka presion ndėrkombėtar. Me kėtė kryeministėr, mė kėta qeveritarė e politikanė tė tjerė, qė faktorėve ndėrkombėtarė nuk dinė t’u thonė asnjėherė pėr asgjė JO, dhe qė madje nuk u thonė as PO, por ANI, bėn gabim tė madh kushdo qė sadopak u beson a shpreson nė ta.




    http://www.zeri.info/artikulli/3/20/...i-i-presionit/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #15
    Kam percjelle me vemendje te plote keto miratime te amandamenteve per perfundimin e pavaresise se mbikqyrur nga nderkombetaret. Me keqardhje mund te them, edhe pse ne Kosove jetojne mbi 90 perqind te Shqiptareve, ne ket kuvend me keto ligje te cilat u aprovuan sot nga deputet e partive, u pa qartazi se kjo Kosove e tanishme eshte e Serbise (jo minoritetit serb ne Kosove), eshte e bashkesie nderkombetare, eshte e pushtetareve (militanteve dhe argateve te ketyre pushtetareve) dhe aspak fare nuk eshte e Shqiptareve.


    1) Kosova eshte e Serbise (Jo e minoritetit serb ne Kosove sic pretendojne pushtetaret), sepse Serbia ishte, eshte dhe do jet ajo qe do e ket fjalen kryesore dhe kyce per ecurine dhe ngjarjeve te metutjeshme qe po ndodhin dhe do ndodhin ne te ardhmen ne Kosove. Serbia eshte ajo qe pyetet per Kosoven nga Bashkesia Nderkombetare, e kjo me se miri shifet nga keto bisedime apo negociata te cilat zhvillohen nga Vjena e ketej. Sepse Serbia eshte ajo qe percakton agjenden dhe temat, e gjithashtu Serbia eshte ajo qe kerkon, fillimin, nderprerjen apo vazhdimin e ketyre bisedimeve. Serbise gjithashtu po I mundesohet qe perpos Veiut te Kosoves ta kete ne kontroll (ne fakt edhe e ka nen kontroll me ane te strukturave te saja ilegale , okupuese e kriminele), asaj, serbise, I mundesohet qe edhe objektet fetare ortodokse ne jug, si dhe enklavat tjera me shumicen serbe, ti ket ne nje kontroll te saje. Pra me te gjitha keto ligje e amadamente ia mundesojne nje gje te tille Serbise.


    2) Kosova eshte e Bashkesise Nderkombetare, sepse perseri me ane te ketyre ligjeve e amandamenteve te miratuara ne Kuvend te Kosoves, ia mundesojne qe kesaj Bashkesie Nderkombetare te jet mbi Kuvendin, mbi Qeverine, e mbi Kushtetuten e Kosoves. Pra keto ligje e amandamente ia mundesojne Bashkesie Nderkombetare qe kjo te ket fjalen kyce dhe vendimtare per ngjarjet dhe rrjedhjet e metutjeshme ne Kosove.


    3) Kosova eshte e pushtetareve (militanteve dhe argateve te ketyre pushtetareve), sepse me keto ligje dhe amandamente, ketyre pushtetareve te tanishem, iu mundesohet rruajtja e pushtetit, edhe pse ky pushtet do jet ne Kosoven me territor te cunguar, edhe pse shteti I Kosoves nuk do jet plotesisht e krejtesisht I pavarur, sic pretendojne keta pushtetar dhe Qeveria e Kosoves.


    4) Kosova me ane te ketyre projektligjeve e amandameneteve aspak fare nuk eshte e Shqiptareve, sepse perseri iu mohohet e drejta per VETEVENDOSJE, iu mohohet e drejta per REFERENDUM. Pra sikurse Pakoja e Ahtisarit, dhe sikurse keto ligje e amandamente qe jane vazhdimesi e Pakos se Ahtisarit, me shume ka te beje me te drejten, jo te serbeve lokal ne Kosove, se sa qe ka te beje me te drejten e shtetit serb ne Kosove. Ndersa Shqiptareve nga kjo iu mbeten vetem dy alternative, dy mundesi te vetme. E para mundesi apo alternative eshte qe ta vazhdojne me kete avari te vjeter, duke ndejtur neglezhent ndaj ketyre padrejtesive, duke pritur qe ndokush nga jashta, e ne kete rast SHBAte te na rregullojne punet tona qe neve na takon ti rregullojme. Ose alternative apo mundesia e dyte eshte qe ky popull, qe shqiptaret te ngrisin zerin e tyre, te reagojne me ane te protestave e demonstratave kunder ketyre padrejetsive te cilat po nga servohen nga jashte (nga kuzhinat e beogradit, dhe nga kuzhinat e bashkesise nderkombetare) e te cilat padrejetsi po zbatohen nga kjo qeveri e Kosoves, e mendihmen edhe te partive opozitare . Pra ne, shoqeria civile, organizatat jo qeveritare, klasa intelektuale, gazetaret, TV, populli, jemi ata te cilet duhet te vendosim per fatin tone, dhe asesi nuk duhet qe te tjerit te vendosin per fatin tone, per ffatin e femijet tane, e per fatin e gjeneratat te metutjeshme.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #16
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ne duhet te bejme ashtu sic ben dhe SHBA: "No negotiations with terrorists"--S'ka bisedime me terroristet!
    Kur serbet, keta terroriste qe ende po bejne terror, te kerkojne falje te sinqerte e te fillojne te paguajne demshperblimet e luftes, atehere mund te hyjme ne bisedime per te hapur bisedime.

  7. #17
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #18
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #19
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #20
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    Ne duhet te bejme ashtu sic ben dhe SHBA: "No negotiations with terrorists"--S'ka bisedime me terroristet!
    Nikoliqi e Daciqi(kryetari e kryeministri) kane qene oficer te larte ne linjen komanduese genocidiale e pastrim etnike te Sheshelit e Millosheviqit. Njejte sikur psh ebrejte te benin negociata me shtetin gjerman te udhehequr nga Gobels e Himmler, pa pendimin me te vogel te ketyre dyve ndaj te kaluares se tyre naciste. Kjo na shtyen te konkludojme me fakte qe s'kontestohen se mund ta refuzojme me "Jo bisedime me kryres gjenocidi e pastrimi etnik"... qe eshte shume me e forte se ajo e amerikaneve. Por, per kete pune duhet te kemi shqiptare ne krye te shteteve tona.. jo gabel e shkije.
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •