....
"
Babai im ishte më i miri për të gjitha. Këtë e kam parë fare qartë. Por, fatkeqësisht këtë e shihnin dhe të tjerët. Them "fatkeqësisht" sepse dhuntitë e tij superiore gjeneronin diçka si zili tek të tjerët, madje edhe urrejtje. Një gjë e tillë në histori ka ndodhur gjithnjë", shprehet Marija.
Më tej, ajo vlerëson se
vendet e Ballkanit duhet të shqetësohen pasi "Shqipëria e Madhe" po bëhet realitet, ndërsa insiston se Millosheviç u vra nga ajo çka e cilëson "Rendi i ri botëror".
Sipas Marijës,
ekziston "Deklarata Islamike" e Izetbegoviqit dhe këtë dokument duhet ta lexojë kushdo që i intereson paqja në botë. "Në të kundërt, do të bëhet vizionare nëse nuk ndalohet. Dhe kur flasim për vizione, karta e Shqipërisë së Madhe duhet të shqetësojë të gjithë popujt e Ballkanit të jugut, pasi të gjithë duhet të dinë se në realitet nuk ekziston Serbi e Madhe, ama po bëhet realitet Shqipëria e Madhe", këmbëngul Marija.
Krijoni Kontakt