Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23
  1. #11
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    VAZHDON BASHKËQEVERISJA NË MAQEDONI !!!


    artitë e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI në Maqedoni gjatë fundjavës kanë ulur tendosjet dhe janë pajtuar për vazhdimin e bashkëqeverisjes.

    Kjo bëhet e ditur për agjencinë e lajmeve INA nga burime të larta qeveritare brenda Qeverisë në Shkup, të cilët theksojnë se liderët e VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski dhe ai i BDI-së, Ali Ahmeti, janë pajtuar për vazhdimin e politikave parimore brenda koalicionit dhe shmangien e veprimeve provokuese për përfitimin e pikëve politike.

    Marrëveshja që akoma nuk është kumtuar zyrtarisht përjashton zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

    Jo-zyrtarisht mësohet se VMRO-DPMNE ka vendosur që të tërheq projekt-ligjin për përkujdesje institucionale për ish-pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë pjesëmarrëse në konfliktin e 2001, për të përjashtuar zgjedhjet dhe rrezikun e një blloku të përgjithshëm politik kundër saj.

    Një zyrtar i lartë i VMRO-DPMNE ka bërë të ditur për mediat maqedonase se projekt – ligji pritet të tërhiqet, me arsyetimin që do të jetë për opinion se do të bëhet plotësimi i tij.

    Ndërkohë, zyra e kryeministrit Gruevski kanë thënë se tendosjet midis dy partive më të mëdha nuk janë pasqyruar në funksionimin e kabinetit qeveritar.

    Tendosjet midis partive të koalicionit pasuan pas homazheve të ministrit të Mbrojtjes Fatmir Besimi në varrezat e UÇK-së, ndërsa ky veprim pasoi me kundërpërgjigjen e VMRO-DPMNE, e cila vendosi në rend dite projekt ligjin për zgjidhjen e statusit të ish-pjesëtarëve të forcave maqedonase të sigurisë.

    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,18,90031


    Natyrisht se vazhdon bashkeqeverisja ndermjet VMRO DPMNEse se Nikola Gruevskit dhe BDIse se Ali Ahmetit, sepse fare nuk kishte krize Qeveritare. Kriza e krijuar eshte produkt I marreveshjes se ketyre dy partive, se ketyre dy lidereve, per te vetmen arsye qe BDI-se se Ali Ahmetit ti hyp rejtingu, ti hyp kredibiliteti tek Shqiptaret ne Iliride. BDI-ja dhe Ali Ahmeti dita dites tek Shqiptaret e Ilirides I binte rejtingu, I binte kredibiliteti, dhe me ane te asaj kinse zevendes ministry I mbrojtjes se Maqedonise nga ana (tabori) I BDIse vizitoi varrezat e deshmoreve te Ushtrise Clirimtare Kombetare, si dhe kinse nuk pajtoheshin me vendimin e Nikola Gruevskit me ane te projekt ligjit per perkujdejse institucionale kinse vetem per forcat sllavo maqedonase. Dhe tani kinse ka terhequr ate projekt ligj. Keto jane lojera nga dyja anet, e sidomos eshte loje e flliqte nga vet BDIja e Ali Ahmetit per ti hedhur hy syve Shqiptareve atje, dhe se ne zgjedhjet e ardhshme ta votojne ate. Mendoj dhe shpersoj qe Shqiptaret e Ilirides asesi nuk duhen ti gelltisin keto lojera te Ali Ahmetit, dhe se ne zgjedhjet e rradhes tja dhejne denimin e merrituar dhe qe njehere e pergjithmone ta largojne nga skena politike.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    Për të vazhduar koalicioni VMRO – BDI insistojnë Ali Ahmeti dhe Teuta Arifi



    Brenda Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ekzistojnë ndarje të mëdha lidhur me mbetjen e mëtutjeshme të kësaj partie në koalicionin qeveritar me VMRO-DPMNE-në, njoftojnë për “Lajm” burime partiake. Sipas tyre, pjesa më e madhe e përfaqësuesve dhe strukturave partiake janë kundër vazhdimit të “dashurisë” me VMRO-DPMNE-në, pasi partia e Gruevskit nuk tregon asnjë shenjë respekti ndaj BDI-së, si ndaj një partie prej të cilës varet ekzistimi i Qeverisë.

    Të njëjtat burime partiake thonë se pakënaqësitë më të mëdha brenda BDI-së nga koalicionimi me VMRO-DPMNE-në janë paraqitur që nga fillimi i muajit maj, menjëherë pas aksionit kontrovers policor “Monstra” gjatë të cilit “shqiptarët u nënçmuan në mënyrën më të poshtër”.

    Prej atëherë pakënaqësia vazhdimisht është rritur, për shkak të mospërmbushjes së disa premtimeve kryesore parazgjedhore, siç janë zgjidhja e statusit të ish ushtarëve të UÇK-së dhe përshpejtimi i proceseve për integrim euroatlantik. Këto pakënaqësi kulmin e ka arritur pas dorëzimit të propozim ligjit për “branitellat” në parlament. Tani për tani nuk dihet nëse këto mospajtime lidhur me mbetjen e BDI-së në Qeveri do të manifestohen me ndonjë përçarje partiake.

    Mirëpo në BDI ekziston habi se pse për vazhdim të koalicionit me VMRO-DPMNE-në insiston kryetari i partisë Ali Ahmeti, i cili po vendos në pikëpyetje kredibilitetin para anëtarësisë partiake për të vazhduar me çdo kusht edhe më tutje “kurorën” me Gruevskin.

    Nuk ekziston asnjë sqarim edhe shkakun se pse tani një nga përkrahëset më të mëdha të koalicionit me Gruevskin është zëvendëskryeministrja Teuta Arifi, e cila kur ishte nënkryetare e Parlamentit publikisht apelonte që BDI të përcaktohet nëse është me popullin ose me Gruevskin.

    “Nuk e kemi të qartë se për çfarë arsye Teutës tani më tepër po i pëlqen koalicioni me Gruevskin dhe VMRO-DPMNE-në se sa me popullin. Me të vërtetë nuk ekziston asnjë arsyetim logjik përveç ndonjë interesi eventual personal”, thotë i njëjti burim.

    Edhe kësaj radhe arsyetimi që u është dhënë strukturave të pakënaqura ka qenë se ai i vjetri dhe i shumëpërsërituri se gjoja “bashkësia ndërkombëtare insiston për mbetjen në Qeveri të BDI-së”. Mirëpo arsyetimet e tilla gjithnjë e më pak pinë ujë para strukturave partiake, pasi të përditshme janë kacafytjet e qeverisë së Gruevskit me bashkësinë ndërkombëtare, si dhe vërejtjet që vijnë nga vendet perëndimore për kapacitetet demokratike që posedon kjo qeveri.

    “Më e logjikshme do të më dukej nëse thuhet se ndërkombëtarët inistojnë të dalim nga kjo qeveri antiperëndimore, se sa të mbetemi në të”, thotë një tjetër burim partiak, duke komentuar arsyetimin me të cilin tani gjatë kohë manipulohet me shqiptarët.

    Ky arsyetim nuk është bindës as për analistët shqiptarë në Maqedoni.

    “Jo nuk është e vërtetë se ndërkombëtarët pengojnë daljen e BDI-së nga Qeveria. Sigurisht si e përdorin si gjithherë Ali Ahmeti ku thotë miqtë tanë ndërkombëtarë pa treguar se kush janë ato miq. Atë gabim nuk e bën diplomacia ndërkombëtare, që të ndërhyjë tek ndonjë parti, e aq më tepër te BDI që tani e ka humbur kretibilitetin”, thotë analisti Kim Mehmeti.

    Gruevski i pari foli për ndarjet në BDI

    Sinjalet e para publike për ekzistim të ndarjeve brenda BDI-së i bëri askush tjetër por vetë kryeministri Nikolla Gruevski. Duke komentuar përkuljen e personave të uniformuar te varrezat e dëshmorëve në Sllupçan, Gruevski pat dhënë deklaratë në stilin “në BDI ka djem të këqinj, por ka edhe djem të mirë”. Ai pat thënë se nuk ekzistojnë probleme me BDI-në, por me disa persona të cilët dëshirojnë të përfitojnë pikë politike.

    Qeveria dëshiron zgjedhje të parakohshme parlamentare në nëntor?

    Përfaqësuesit e partive në pushtet (VMRO-DPMNE-BDI) në bisedime me përfaqësuesit e Bashkësisë Ndërkombëtare, kanë insistuar që të ketë zgjedhje parlamentare edhe atë më së voni deri më 25 nëntor, njoftojnë mediat maqedonase. Mirëpo për tu realizuar zgjedhje të parakohsme në nëntor duket se një gjë e tillë është e pamundur, për shkak se paraqiten shumë pengesa teknike, duke filluar prej asaj se ende nuk janë lëshuar mbi 280.000 karta identiteti ose dokumente të udhëtimit që janë të nevojshme në precesin e votimit, transmeton Almakos. Disa ambasada në Maqedoni haptazi kanë rekomanduar që të ketë qeveri teknike, pas shpalljes së raportit të BE-së, nëse VMRO-DPMNE vendos që së bashku me zgjedhjet lokale të ketë edhe zgjedhje parlamentare. Ka patur paralajmërime nga faktori ndërkombëtar se, nëse nuk zgjidhen problemet me kartat e identitetit dhe nëse nuk meren parasysh rekomandimet e OBSE-së, atëherë opozita do ketë të drejtë që ti bojkotojë zgjedhjet./Almakos

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    'Branitellat' bashkojnë shqiptarët, PDSH dhe BDI me një zë



    Projekt ligji i branitellave, ndau në dy blloqe dhe shkaktoi debat të ashpër mes deputetëve shqiptarë dhe atyre maqedonas. Deputetët shqiptarë këtë ligj e cilësojnë si antishqiptar, jo human dhe anti demokratik. Për herë të parë deputetët shqiptarë u bashkuan për t’i thënë ‘JO’ këtij ligji. Por propozuesit e këtij ligji, deputetët e VMRO DPMNE-së thanë se ky ligj nuk është kundër shqiptarëve dhe kundër Marrëveshjes së Ohrit, porse ai paraqet në vete pajtimin nacional.

    “Sot në Kuvend duhet ta përmirësojmë këtë padrejtësi që i është bërë branitellave. Kemi mundësi të mirë që të gjithë në vepër të tregojmë se duam definitivisht të vihet tek pajtimi nacional. Duhet të pranojmë se në luftën e vitit 2001, në radhët e përbërjes rezerve të ARM-së dhe policisë morën pjesë, shqiptarë, romë, boshnjakë e turq. Sot është dita kur ne duhet ta kthejmë borxhin ndaj branitellave”, tha Vele Georgievski, propozues i ligjit

    Arsyetimin e VMRO-së për miratimin e këtij ligji, deputeti i PDSH-së Zijadin Sela e cilësoi si përralla të cilat nuk kalojnë tek shqiptarët, ndërsa shtoi se shqiptarët gjithmonë do të bashkohen kur do të jetë nevoja.

    “E keqja shumë e madhe në Maqedoni sot mos të ketë asnjë dilemë është pikërisht VMRO DPMNE. Deklaratat e pa përgjegjshme të liderit tuaj që në kohën kur nisi të diskutohet për këto probleme, doli në opinion dhe tha se ne jemi të gatshëm për gjithçka. Doni përgjigjen e shqiptarëve? Si t’u pëlqeje”, tha Zijadin Sela, deputet i PDSH-së.

    Arben Llabunishti nga BDI tha se VMRO DPMNE me këtë propozim ligj po shkatërron themelet e shtetit multietnik.

    “Mua më rezulton që lënda e këtij propozim ligji nuk i ulë tensionet ndëretnike, përkundrazi, duke vlerësuar në masën edhe morale edhe financiare sipas kuptimit të këtij ligji, vetëm njërën anë, vetëm njërin krah, ata që thoni ju, kemi denigruar, kemi fyer palën tjetër të cilët kontribuuan në MO-në, ata të cilët me të vërtetë duan të ndërtojnë një shtet me themele të fuqishme multietnike. Fatkeqësisht me propozim ligjin dhe me arsyetimin që i bëni ju, ju po shkatërroni themelet e shtetit multietnik”, tha Arben Llabunishti, deputet i BDI-së.

    “I nderuari deputet, jeni dëshmitar se në 2001 ishte miratuar ligji për amnisti, ajo është dëshmi se blloku maqedonas donte të vinte tek pajtimi nacional, do të vazhdoj më tej, interpretimi autentik, gjithashtu është shenjë për pajtim, dorë e zgjatur mes maqedonasve dhe shqiptarëve” , tha Vele Georgievski, propozues i ligjit

    “Për procesin e pajtimit duhet vizion dhe guxim, BDI e ka dëshmuar kur ministri i mbrojtjes Fatmir Besimi, shkoi u përul para pllakës përkujtimore të të rënëve pjesëtarë të forcave të sigurimit, mendoni se nuk na shanë neve, mendoni se nuk na ngjitën epitete të tilla dhe atilla, ne e gëlltitëm fyerjen, ne ulëm krenarinë. Beteja për të dëshmuar drejtësinë tonë dhe gabimin tuaj sot vetëm fillon. Jua bëj me dije se do të jetë betejë e gjatë dhe ne do të fitojmë. Ligj kështu siç është propozuar nuk do të kaloj dhe BDI falënderon publikisht PDSH-në RDK-në, gjithë spektrin politik shqiptar që kemi atë përgjegjësi kombëtare, politike e qytetare, që bashkërisht ti kundërvihemi të keqes, ndërsa ky propozim ligj është e keqe për Maqedoninë”, tha Xhevat Ademi, deputet i BDI-së.

    “Ne kemi të bëjmë me një ligj ekskluzivisht një-nacional, një-etnik që propozohet një anshëm dhe në anën tjetër kemi një Qeveri e cila gjatë gjithë kësaj kohe me gjitha veprimet na vërteton se përfaqëson vetëm një popull, e ai është populli maqedonas dhe shqiptarët edhe deri tani si pa të zot kanë qenë në aspektin e përfaqësimit, e tash kur filloi kjo krizë kushtimisht thënë qeveritare, përfundimisht ata dita ditës po diskriminohen. Nëse kjo Qeveri deri tani ka qenë anti-shqiptare tashmë ka tejkaluar këto norma dhe kjo qeveri përfundimisht është anti-njerëzore”, tha Imer Aliu, koordinator i grupit parlamentar të PDSH-së.

    Radmilla Shekerinska tha se Gruevski dhe Ahmeti vetë e kanë ndezur zjarrin. Ndërsa tash tha ajo, Gruevski ka ikur në Amerikë dhe në le ne të merremi me këtë.

    “Publikisht them se ky ligj nuk është në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit. Ky ligj në ndërkohë 90 për qind përputhet edhe me kërkesën e mbi 30 mijë nënshkruesve me emër e mbiemër në vitin 2008 të cilin atë kohë VMRO DPMNE nuk e pranoi me arsyetimin se do t’i kushtojë shumë Maqedonisë”, tha Radmilla Shekerinska, deputete e LSDM-së.

    “VMRO DPMNE-së më shumë i pengojnë të vrarit e luftës së 2001, e nuk i pengojnë komandantët e gjallë me të cilët ata bashkëpunojnë në mënyrë permanente dhe kjo është ajo hipokrizia të cilën dëshiroj ta demaskoj. Të nderuar nuk mund ju të propozoni kësi ligji, ky ligj është komplet kundër MO-së posaçërisht neni 10, ku ju nëpërmjet këtij neni ju dëshironi ta atakoni në mënyrë shumë kritike BDI-në”, tha Izet Zeqiri ,deputet i RDK-së.

    Në fillim të mbledhjes së sotme të Komisionit për punë dhe politikë sociale, deputetët e PDSH-së kërkuan që ky propozim ligj të mos hyjë në procedurë, propozim ky që u mbështet nga BDI, por që të dyja partitë u mbivotuan 7 me 3 kundër këtij propozimi. Debati mbi nevojën e miratimit të këtij propozim ligji pritet të zgjasë edhe ditët në vijim. Alsat

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838



    Talati vazhdon maratonën



    Tash kam filluar unë. Kjo ishte përgjigja e deputetit të BDI-së, Talat Xhaferi i pyetur nga gazetarët se deri kur e ka ndërmend të vazhdojë me diskutimin e tij. Ai këtë përgjigje e dha gjatë pushimit 15 minutësh, pas gjithsej 6 orë diskutim, në Komisionin për punë dhe Politikë sociale ku po debatohet për Ligjin e “branitellave”, 3 orë dje dhe 3 të tjera në vazhdimin e sotëm. Siç mëson gazeta KOHA nga burime brenda BDI-së, kjo është një ndër format procedurale dhe ligjore të cilat BDI paralajmëroi se do t’i shfrytëzojë për të penguar ligjin. Pas Xhaferit të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe deputetët e tjerë të BDI-së, ku përmes diskutimeve maratonike do të zhagisin kalimin e Ligjit në fazat e mëtejshme. (A.Z./KOHA)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mexhi : 06-09-2012 më 17:46

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838
    Kordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Talat Xhaferi po synon të thyejë rekord botëror, për sa i përket kohëzgjatjes së fjalimeve. Xhaferi me fjalimin e tij sot prej 8 orësh dhe mbrëmë 3 orësh, është afër të thej rekordin edhe të ish liderit kubanez Fidel Kastro dhe atij të Venezuelës Hugo Çavez. Xhaferi sot tha se BDI nuk përjashton mundësinë të kërkojë që për këtë propozim ligj të thirret edhe mbledhja e komitetit për marrëdhënie mes bashkësive.

    “Formalisht nëse vjen moment të votimit ky propozim ligj kështu si është në këtë formë të propozuar, mundet edhe të ketë shumicën e nevojshme për të kaluar, mirëpo fakti që procedurat parlamentare demokratike mundësojnë që deputetët të cilët nuk e kanë atë shumicë, a kundërshtojnë propozim ligjet, të mundet të shfrytëzojnë normën institucionale që në debat ky propozim ligj të mund të parandalohet derisa atëherë nuk bindet propozuesi se duhet të bën diçka tjetër. Propozim ligji është në kundërshtim me ligjin për komitetin për marrëdhënie ndërmjet bashkësive në Maqedoni”, tha Talat Xhaferi, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së.

    Edhe pas pauzës një orëshe në parlament ka vazhduar fjalimi i koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së Talat Xhaferi , ndërsa për fjalimin pas tij gjithashtu janë paraqitur edhe deputetët tjerë Ermira Mehmeti Devaja nga BDI, dhe Orhan Ibrahimi dhe Merale Izairi Ferati nga PDSH dhe deputetë tjerë të dy partive politike shqiptare


    ALSAT M
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mexhi : 06-09-2012 më 17:46

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    kush ishin ata kengrtar qe moren pjes ne pervjetorin e 21 te shtetsis sllavomaqedonase te cilet marrin pjes ne nje shtet qe i vret dhe i dhunon shqiptaret gjdo dit kam nje pytje per kta te ashtu quajtur kengetar debila aju punon truri apo kan per qellim dhe jan shizofrena dhe ndohen te knaqur kur di kush i sahn ne baza kombtare turp

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    Xhaferri vazhdon debatin me ‘heshtje’!


    Talat Xhaferi, pasi theu rekordin me fjalimin maratonik, sot vendosi të thyej edhe një rekord tjetër atë të fjalimit në 'heshtje'. Xhaferi gjatë punimeve të sotme të Komisionit për punë dhe politikë sociale ku po debatohet rreth propozim ligjit për ‘Branitellat’ të propozuar nga VMRO-DPMNE ka kërkuar që të vazhdoj fjalimin e tij me ‘heshtje’, gjë që ja mundëson edhe Rregullorja e punës së Kuvendit. Se sa do të zgjasë ky lloj fjalimi i Xhaferrit, mbetet të dëshmoj koha. Alsat-M

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    Qeveria Gruevski mbijetoi votëbesimin



    42 deputetë ishin për votëbesim, 68 kundër votëbesimit, në bazë të këtij epilogu të votimit Qeveria e Republikës së Maqedonisë mbijetoi votëbesimin e ngritur nga LSDM ja opozitare. Deputetët e VMRO DPMNE së dhe të BDI se votuan kunder nismes se LSDM se, derisa PDSH ja ishte e permbajtuar nga votimi, RDK ja e Osmanit mbeshteti nismen e LSDM se, por votat e saja bashke me at te LSDM se uk ishin te mjaftueshme per te rezuar qeverine e Gruevskit.

    BDI ja e Ahmetit i dha mbeshtetje Gruevskit, edhe perkunder asaj se ai gjate fjalimit te tij ishte i prere se denon aktin e ministrit Besimi ne Sllupcane, se eshte kunder nderrimit te tabelave te shkollave ne Çair dhe kunder intoniit te himnit kombetare shqiptare ne USHT.

    Gruevski ehe njehere potencoi se partia e tij nuk u frikesohet zgjedhjeve qofte edhe te parakohshme . ALSAT

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    Ali Ahmeti dhe qenet e tij i japin votebesimin qeverise se gruevskit, perkunder gjithe te zezave, vrasjeve, torturimit, burgosjes, etiketimit, fyerjeve qe kjo qeveri i ka bere dhe vazhdon t'i beje shqiptareve ne Ilirid.
    Eh "shqiptar" zeza, per nje karrig e tre tendera renditet pas shkaut qe po vret e burgose thuajse cdo jave nga nje shqiptar per politik ditore.
    Ne anen tjeter nuk ka faj ky qen bire qeni dhe qente e tjere qe i shkojne pas, fajet i kane ata qe e kane votuar kete mbeturine.


  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    Gruevski fyen shqiptarët, BDI vazhdon kurorën me të


    Në fjalimin e sontëm para votimit të votëbesimit kryeministrit Gruevski edhe njëher ua ka bërë të qartë shqiptarëve dhe partnerit të tij të koalicionit BDI se ligji për branitellat do të miratohet dhe se nuk do të ketë status për ish ushtarët e UCK-së. Ai ka kërcnuar se do të heq edhe tabelat me emrat e ri të shkollave në Cair dhe ka potencuar se ka ligj i cili është i qartë sa i përketë ndërrimit të emrave . Nuk ka hezituar edhe njëher haptazi të kundërsjtoi edhe nderimin e ushtarëve të UCK-së në Sllupcanë si dhe sic i quajti ai provokimet me intonimin e himnit shqipëtar në manifestime të ndryshme. Reragimi i BDI-së pritet nesër. ALSAT

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •