VAZHDON BASHKËQEVERISJA NË MAQEDONI !!!
artitë e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI në Maqedoni gjatë fundjavës kanë ulur tendosjet dhe janë pajtuar për vazhdimin e bashkëqeverisjes.
Kjo bëhet e ditur për agjencinë e lajmeve INA nga burime të larta qeveritare brenda Qeverisë në Shkup, të cilët theksojnë se liderët e VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski dhe ai i BDI-së, Ali Ahmeti, janë pajtuar për vazhdimin e politikave parimore brenda koalicionit dhe shmangien e veprimeve provokuese për përfitimin e pikëve politike.
Marrëveshja që akoma nuk është kumtuar zyrtarisht përjashton zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Jo-zyrtarisht mësohet se VMRO-DPMNE ka vendosur që të tërheq projekt-ligjin për përkujdesje institucionale për ish-pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë pjesëmarrëse në konfliktin e 2001, për të përjashtuar zgjedhjet dhe rrezikun e një blloku të përgjithshëm politik kundër saj.
Një zyrtar i lartë i VMRO-DPMNE ka bërë të ditur për mediat maqedonase se projekt – ligji pritet të tërhiqet, me arsyetimin që do të jetë për opinion se do të bëhet plotësimi i tij.
Ndërkohë, zyra e kryeministrit Gruevski kanë thënë se tendosjet midis dy partive më të mëdha nuk janë pasqyruar në funksionimin e kabinetit qeveritar.
Tendosjet midis partive të koalicionit pasuan pas homazheve të ministrit të Mbrojtjes Fatmir Besimi në varrezat e UÇK-së, ndërsa ky veprim pasoi me kundërpërgjigjen e VMRO-DPMNE, e cila vendosi në rend dite projekt ligjin për zgjidhjen e statusit të ish-pjesëtarëve të forcave maqedonase të sigurisë.
http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,18,90031
Krijoni Kontakt