Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 45
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Përurohet rruga e re Levan-Damëz

    Berisha përuron rrugën: PS e bllokoi

    Kryeministri Sali Berisha përuroi dje përfundimin e punimeve për 38 kilometra të segmentit “Levan- Damëz”, pjesë e aksit rrugor “Levan-Tepelenë”. Duke folur para të pranishmëve, Kryeministri tha se opozita tentoi ta bllokojë përfundimin e kësaj rruge kur nuk votoi për shtimin e fondeve që do të shërbenin për mbylljen e punimeve. “Ne ndërtojmë rrugët, ata përpiqen të bllokojnë rrugët. Nuk votuan në Parlament shtesën që u kërkua për ndërtimin e kësaj rruge. Shtesa u kërkua, të dashur qytetarë, sepse preventivi ishte i periudhës 2001-2002. Cilat janë çmimet sot pas 10 vitesh? Nuk janë më ato çmime. Kjo rrugë ndërtohet me një financim të bankave europiane, natyrisht, larg asaj që ato do të mund të pranonin një abuzim nga kushdo qoftë”, tha Berisha. Sipas tij, “nuk votuan sepse donin me çdo kusht të bllokonin përfundimin e tyre para zgjedhjeve. Donte me çdo kusht z. Rama që të shkonte në Vlorë nga rruga e vjetër. Le të shkojë. Ja tek e ka dhe s’e ndalon kush. Nuk e mora vesh pse nuk e votuan, por, me sa duket, kishin problemin që të mos i përuronim para zgjedhjeve, por ne do ta përurojmë. Ne para zgjedhjeve do të shkojmë në Memaliaj, ne do të shkojmë në Elbasan para zgjedhjeve, ne do të fillojmë tunelin e Qafë-Murrizit para zgjedhjeve, ne do të përurojmë rrugë në të katër anët e vendit dhe do ta vazhdojmë në mënyrë të pandalshme zhvillimin e këtij vendi”. Segmenti rrugor “Levan-Damës” është realizuar me një investim prej 42 milionë eurosh. Ai ka një gjatësi prej 38 kilometrash, gjerësi 10.5 metra, superstradë me 2×1 kalime. Ky segment shkurton me rreth 30 minuta rrugën nga Fieri në Fratar dhe me rreth një orë rrugën Fier–Memaliaj. Në këtë segment rrugor janë ndërtuar 15 ura, me gjatësi totale prej gati 500 metra dhe 35 vepra të tjera.

    Rama: Asnjë rrugë me standarde
    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar dje në faqen e tij në rrjetin social “Twitter” lidhur me ceremoninë e zhvilluar në Levan me rastin e përfundimit të një segmenti prej 38 km të rrugës deri në Tepelenë. “Rrugët i bëjnë lekët e popullit, standardet e rrugëve i imponon qeveria. Sot kemi shumë lekë të hedhura në rrugë, po asnjë rrugë me standarde”, shkruan kreu i PS-së në faqen e tij.

    Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bej o sali rruge bej..se per xhipat e ledio rucve i ben a derzi.
    lol

    nashti u ben rucua nje xerr atyre levanakve e morracakve te mallakaster tepelenes e dalin ata naten e shkaterrojn ndonje ure a parmak rruge..

    kete din ta bejne mire..

    edvinit nuku i pelqen asnje rrug e saliut.. sepse me rrug me standat ai kupton.. lum parash ne xhepat e tij privat..
    e kur nuku i hyn atij gje..as rruget sjan gjë..

    po se sa standartaxhi eshte edvinua e tregon kulla 100 metrshe e fidelit mu ne mes te qendres historike te tiranes..
    e tregon baterdia e pa riparushme qe beri ai ne tiran kur ishte sulltan e mbi sulltanet per 14 vjet rresht..

    e tregon masakrat e mafies se betonit qe jan bere ne qytetet ku sundojn prej dekadash kulishet e sejmenet e tij .. baftjaret e gjik e dako e kompani..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Shkeputur nga Face Book:

    Per ata qe nuk e dine,rruga Gjirokaster Fier 1 ore e gjysem.s ka me kthesa te ballshit .shpetuam!

    Qe ne dt 1 gusht.une u ktheva per tirane dhe erdha nga gjirok fix per 3 oreTuesday at 2:53am · LikeUnlike ·

    aaaaaa, pa kthesat e ballshit dhe pa eren e sulfurit qe eshte aty se konceptoj dot rrugen une.. dhe kur isha studente dhe me vinte era e dija qe pas pak do isha ne shpi... ca thua mi goce!!! per keta te rinjte dhe turistat po qe ka kuptim per neve pleqte: pa u ulur tek uji i ftohte te hame kos deleje dhe pa kthesat e ballshit ska kuptim, plus qe mua me mungon dhe treni qe hypnim ne ballsh...

    R. L. Po c'e do mi binadale ne s'e shijojme dot lum si ju qe jeni prane, po mire thote Nerajda ku ka kuptim pa kthesat e ballshit dhe eren e sulfurit, genjeja dhe nanane kur venim ne ballsh i thoshja ....u mi nana qosura na i leshove nje na qelbe.....jo xhiko thoshte s'e bera une...hahahahaaa.......Erdha dhe une pas Bones dil na prit

    1.I. Q/ Komentet mund te jene te shumta dhe te ndryeshme e drejte e gjith sejcilit ,por dhe vleresimet pozitive qe shqiperia po kompletohet me rruge duhet thene ,se e verteta eshte e hidhur qe vetem ai ( zagari ) hariti ti bej, mendimi im ...Yesterday at 2:24am · Like · 43.

    ..............................

    Foto e rruges se re Levan Tepelene "jashte stanadartit" te hormorrit Rama:
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576



    “Autostrada e Jugut”

    Nga Gëzim Llojdia -

    Autostrada e Jugut është një udhë e gjerë, që përshkon krejt luginën e Vjosës. Autostradën e Jugut e mora rreth orës 5:30. Nisemi nga qyteti i flamurit rreth orës 5:00. Përpara kemi udhën e gjerë me disa korsi ndarëse dhe krahun tjetër të autostradës Levan–Vlorë, me gjatësi 24 km, gjerësi 35m, me 4 korsi.

    Një mëngjes i përpuqtë. Dielli zbardhëllon dhe të prek me shikime vajzërisht. Te rrethrrotullimi i Levanit kthehemi dhe rrugëtojmë drejt Jugut. Austrada Levan–Damës është “fringo e re”, siç thuhet në gjuhën e popullit. Është një udhë ku rrotat e automobilit shkasin në ziftin e zi. Kilometrat e parë na tregojnë rrugë përshkrimin drejt një zone bujqësore, ku hapen fusha pambarim të mbjella të sistemuara dhe të selitura nga dora meraklie.

    Syri të rok një Myzeqe të fshehur, që do të mund t zbulosh vetëm nëse udhëton nëpër udhë të re në këtë autostradë, ku fluksi më i madh i automjeteve do të jetë në dy pika kyçe. Në stinën e dimrit që përkon me ardhjen e emigrantëve në atdhe dhe në zheg të verës, kur emigrantët i kalojnë pushimet në vendlindjet e tyre.

    Shënojmë disa të dhëna të rëndësishme: fillimi i punimeve në një nga segmentet më të rëndësishme, atë Levan–Tepelenë të korridorit Veri–Jug, që ka marrë udhë në fund të vitit 2008 dhe financohet nga BEI-ja dhe BERZH-i, me vlerë rreth 70 milionë euro. Rruga Levan–Tepelene ka gjatësi 70 km dhe është e projektuar me dy kalime, sipas standardeve evropiane të rrugëve nacionale. Gjerësia e asfaltuar e rrugës është 10. 5 m (2 korsi me 3. 75 m dhe 2 bankina me 1. 5 m). Projekti me vlerë 2 milionë euro është hartuar në vitin 2004 nga kompania franceze “Scetauroute”.

    Segmenti rrugor Levan–Tepelenë është i ndarë në dy lote: loti i parë Levan–Damës, me gjatësi 37.5 km, me vlerë 39. 1 milionë euro; loti i II, Damës–Tepelenë me gjatësi 32.5 km dhe vlerë 28.6 milionë euro. Shpejtësia e parashikuar varion nga 80 deri në 100 km. Në seksionin e parë, Levan–Damës, punimet kryhen nga firma italiane “Todini Construzioni Generali”, ndërsa për seksionin e dytë nga Damës në Tepelenë punimet kryhen nga firma austriake “Alpine Bau Gmbh”. Trafiku ekzistues në këtë aks është 3500 mjete në ditë, ndërsa në vitin 2015 trafiku në aksin Fier–Tepelenë parashikohet të arrijë në 6000 mjete në ditë.

    Cila është shpejtësia që shënoj? Rreth 90 km, ndonëse pranë më shkojnë automobila luksi me shpejtësi ere. Dua të pyes: pse nxitojnë këta udhëtarë, çfarë i nxit që makinës t’i nxjerrin fundin, kur mund të rrezikosh edhe jetën? Nuk është vetëm rruga, por dhe automjeti faktor.

    Nga sytë tanë janë fshehur këto fshatra. Nëse kjo autostradë nuk do të ndërtohej, atëherë s’do t’i kishim fare në kujtesë. Është një zonë bujqësor tepër e zhvilluar, që rritet shëndetshëm edhe për shkakun domethënës se lumi Vjosa, ky lumë i bekuar, siç janë të gjithë lumenjtë, u shton prodhimet me ujërat e tij. Ndalemi në anën të tij. Një stacion pompimi në horizont. Mërmërima e Vjosës është ledhatuese. Vjosa është lumi i këngës për këngëtarët dhe lumi i jetës për banorët e këtyre viseve jugore. Vjosa buron në veriperëndim të Greqisë, më saktësisht në Epir, derdhet në Shqipëri. Lumi ka një gjatësi rreth 272 km, prej të cilave 80 km në territorin e Greqisë, kurse rreth 192 km brenda territorit të Shqipërisë. Vjosa prek zona me një sipërfaqe prej 6706 km², 4552 km² brenda kufijve të Shqipërisë. Prurja mesatare e ujërave në grykëderdhje është rreth 204 m³/s. Syri na kap vështrimin e qytetit ilir Amantia. Mali më i lartë është Tartari, ku gjendet Kurora e shenjtë e Kudhës – Gërhotit. Ndërkaq kur perifrazon fjalën “kurorë”, shqiptimi bëhet qartësisht, se jo i gjithë mali i Tartarit është i shenjtëruar, por vetëm kurora e tij, pra pjesa që përmbledh rrezja kur u bëka nga një dervish safi që i përkiste tarikatit bektashi. Ka male që krijohen si të tillë dhe të tjerë që bëhen nga shenjtorët.


    Komuna Sevaster.

    Ndarja administrative e komunës Sevaster përfshinë fshatrat Sevaster, Glombas, Dushkarak, Shkozë, Mazhar, Plocë, Lezhan, Amonicë. Komuna Sevaster disponon këto të dhëna gjeografike e demografike. Sipërfaqja 90. 7 km. Përqindja që zë në rrethin e Vlorës 0.06%. Popullsia 3414. Përqindja e popullsisë në rreth 2.32. Dendësia 37.2 banor/km. Ndër resurset që ka kjo komunë janë pyje 1772 ha. Burimet ujore sipas një studimi si komunë janë me prurje 15l. Lumenj dhe përrenj që përfshinë kjo komunë është lumi Vjosë me 2100/s. Sipërfaqja e tokës sipas përbërjes kadastrale. Gjithsej 9140 ha. Sipërfaqja e punueshme 2006 ha, arë 1670 ha, pemëtore 229, ullishte 61, vreshta 46, pyje 1772, livadhe 1294ha. Ujësjellës-Ploçë pozicioni i burimit quhet “Gura”, lloji i burimit malor, prurja në l/s 1 me rrjedhje të lirë në 24 orë. Me gjatësi 3000 por që është jashtë përdorimit. Shëndetësia 1 qendër shëndetësore, 3 ambulanca, 4 konsultore. Dikur zona quhej “Kudhës–Gërhoti”. Qyteti nga kohët e antikitetit është Amantia. Epiqendra e qytetërimit në një zonë të tillë kodrinore gjendet në lartësinë 613 m mbi det. Në këtë pikë pozicionohet kodra më e lartësuar ku fillojnë rrënojat e qytetit antik, duke pësuar shtrirje në kohë nëpër sheshet e tarracave. Kodra ku ka jetuar për 1 mijë vjeçar qyteti ilir i Amantias ka formë koni. Ajo është pjesë e veçuar nga vargmali, që përthyhet me një përrua. Vendit ku vendasit e kanë quajtur “Kurorë”, pra është kurora e malit ka një rrugë qorre, ndërsa udhëtimi kryhet me kafshë nga përroi deri në kurorë në këmbë mbanë 3 orë nëpër një udhe ku rrihet shpesh nga besimtarët, nga fakirët dhe të tjerë njerëz të devotshëm, që shkojnë tek Tyrbja e baba Hamza Kurorës.

    Fusha e Shkozës gjendet në këtë drejtim. 103 km nga kryeqyteti. Në këtë pikë po ndërtohet dhe një hidrocentral. Ai quhet hidrocentrali i Kalivaçit dhe një ndër më të mëdhenjtë, që do të shfrytëzoj ujërat e lumit Vjosë.
    Autostrada e Jugut është një ndër udhët e rralla ku udhëtari mund ta përshkoj si turist për të vizituar vende turistike si Poçemi. Shqipëria ka vende të bukura, por që këto bukuri na kanë munguar kaq gjatë, këto visare kanë qenë të fshehura gjegjësisht nën “stomakun e varfërisë”.

    http://www.gazetametropol.com/autostrada-e-jugut/

    __._,_.___
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx per keto qe na tregon o gjiro..

    nashti dua te di.. psh kalon udha mes ca fshatrash..
    a u eshte bere ndonje nen-udhe a mbi-udhe e vecante fshatareve vendas qe te mos bejn xhiro ne autostrad e te coptohen aty .. nga xhipat e rrufeshem qe nuku pjerdhin per polic e tabela e sali e nishan?
    se nje pune ka shum pune..thot poplli..

    pra ku do kalojne katundaria qe ka gomarin mjet pune apo bicikleten a kalin.. a piaxhon e vespat.. a dumdumat e qerro karrocat?
    po lopet e delet e dhitë?

    dukej qe e kan menduar.. apo ec para pre shirit..?

    i gezofshi o ruceria.. rruget e saliut..e mo i lini kusur pa e share ore..

    partia mbi te gjitha.. mfal..celulari rucit mbi cdo gje..

    ..

  6. #6
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Shtohet edhe nje tjeter rruge me cilesi te dobet te asfaltit.......

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550
    Ja gershera e arte, e beri edhe inagurimin e rradhes!

    Me vjen keq qe disave ketu u zihen syte kaq kollaj, lere kete por doni te zini edhe syte e te tjereve!
    E vertete eshte, rruge po behen ne Shqiperi, por rruge nuk ka, ato mund te konsierohen vetem si kurthe vdekje per popullin!

    E vetmja rruge qe me ka pelqyer pjeserisht (jo teresisht) deri me sot eshte rruga Durres-Morine.
    Jane bere edhe rruget neper Dumre, edhe ato mire jane, por s'u hecen puna mbare qeveri-k*rve tane po te mos lene dicka mangut, sepse u bien xhepat!


    Dy dekada i kaluam cope-cope, mirpo me keta politikan dhe popull qe kemi do na duhen edhe 2 shekuj qe te behemi si shtet!

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22
    Shtohet edhe nje tjeter rruge me cilesi te dobet te asfaltit.......
    Ne nje vend malor si Shqiperia, gati 80% e kostos se nje projekti shkon per hapjen e stabilizimin e terrenit, dhe vetem 20% shkon per asfaltin qe hidhet mbi rruge. Nese cilesia e asfaltit nuk eshte e mire, ajo nuk do te rroje gjate, por kostoja e riasfaltimit te rruges do te jete shume here me e ulet se sa kostoja e hapjes se rruges.

    E vertete eshte, rruge po behen ne Shqiperi, por rruge nuk ka, ato mund te konsierohen vetem si kurthe vdekje per popullin!
    Hajde kthehemi ne epoken e mushkes e gomarit dhe jemi rehat, nuk kemi kurthe vdekje per popullin. Nga problemi i mos pasjes se rrugeve, tani na doli problemi tjeter qe shoferet nxitojne me shpejtesi e marrin veten ne qaf e te tjere. Kete problem e ka gjithe bota e qyteteruar, nuk e ka vetem Shqiperia. Me kohen edhe shqiptaret do te mesojne te respektojne rregullat e te ruajne jeten e tyre.

    Artikulli me lart ben fjale qe rruga po ndertohet nga nje firme italiane dhe austriake. Kredine e ofrojne institucionet e huaja, Kuvendi vetem aprovon fondet. Cfare lidhje ka qeveria e qeveritaret ne kete mes?

    Albo

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ne nje vend malor si Shqiperia, gati 80% e kostos se nje projekti shkon per hapjen e stabilizimin e terrenit, dhe vetem 20% shkon per asfaltin qe hidhet mbi rruge. Nese cilesia e asfaltit nuk eshte e mire, ajo nuk do te rroje gjate, por kostoja e riasfaltimit te rruges do te jete shume here me e ulet se sa kostoja e hapjes se rruges.



    Hajde kthehemi ne epoken e mushkes e gomarit dhe jemi rehat, nuk kemi kurthe vdekje per popullin. Nga problemi i mos pasjes se rrugeve, tani na doli problemi tjeter qe shoferet nxitojne me shpejtesi e marrin veten ne qaf e te tjere. Kete problem e ka gjithe bota e qyteteruar, nuk e ka vetem Shqiperia. Me kohen edhe shqiptaret do te mesojne te respektojne rregullat e te ruajne jeten e tyre.

    Artikulli me lart ben fjale qe rruga po ndertohet nga nje firme italiane dhe austriake. Kredine e ofrojne institucionet e huaja, Kuvendi vetem aprovon fondet. Cfare lidhje ka qeveria e qeveritaret ne kete mes?
    Albo
    Pse ne cilen epoke e konsideron Shqiperine ti?
    Kur permend 'kurthet per jeten' nuk ta kam tek hecja me shpejtesia, sepse po te ndertohen rruget me standartet e duhura dhe te perdorin sinjalistiken e duhur dhe shteti vazhdimisht dhe drejtesisht perforteson rregullat e qarkullimit atehere shteti i ka mbaruar detyrat e veta.

    Kur permend 'kurthet per jeten' ta kam fjalen per mbi/nen-kalimet per kembesoret qe jane te pakta ne mos jo-ekzistuese. Mirembajtja e dobet e rrugeve luan rolin e vet. Rruga eshte kollaj te behet por duhet edhe mirembajtur!

    Po s'pati lidhje qeveria me manaxhimin e investimeve te fondeve te popullit te saj, kush do kete!? Po se kontrolloj qeveria cilesine e punes, kush do e kontrolloj, apo hidh para kot!? Se gersheret i mbjane gati keta, apo varja cilesise thuaj, populli do kaloj ne ate rruge sikur kush e di se c'do kaloj!?Keto para me ter mend po merren hua por kush do ta shlyeh kete borxh, a se ka populli ne kurriz kete borxh?
    Ndryshuar për herë të fundit nga white_snake : 10-08-2012 më 09:41

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga white_snake Lexo Postimin
    Pse ne cilen epoke e konsideron Shqiperine ti?
    Kur permend 'kurthet per jeten' nuk ta kam tek hecja me shpejtesia, sepse po te ndertohen rruget me standartet e duhura dhe te perdorin sinjalistiken e duhur dhe shteti vazhdimisht dhe drejtesisht perforteson rregullat e qarkullimit atehere shteti i ka mbaruar detyrat e veta.

    Kur permend 'kurthet per jeten' ta kam fjalen per mbi/nen-kalimet per kembesoret qe jane te pakta ne mos jo-ekzistuese. Mirembajtja e dobet e rrugeve luan rolin e vet. Rruga eshte kollaj te behet por duhet edhe mirembajtur!

    Po s'pati lidhje qeveria me manaxhimin e investimeve te fondeve te popullit te saj, kush do kete!? Po se kontrolloj qeveria cilesine e punes, kush do e kontrolloj, apo hidh para kot!? Se gersheret i mbjane gati keta, apo varja cilesise thuaj, populli do kaloj ne ate rruge sikur kush e di se c'do kaloj!?Keto para me ter mend po merren hua por kush do ta shlyeh kete borxh, a se ka populli ne kurriz kete borxh?
    or po thuaj kete albushkes ,nji krahasim te vogel.po i leme menjean vendet europjane dhe grekun qe eshte ne derexhet te fundit.

    rrugen qe ka bere shteti i Kosoves,qe lidh shqiperin e shkrete,apo rruga e kombit sic e quan
    SALI leshi,ate rruge qe ja la detyr lules tij.100 here me mire se ne e kane bere vllezrit tane.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •