Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ka djegur mijra hektar me pyje e ferra..por gjemb ne kemb..

    nuk i ka ryre.. ketij kriminelit..


    Berat, arrestohet 54-vjecari, vinte zjarr pėr “hobi"




    BERAT- Policia e Beratit ka mundur tė arrestojė autorin e disa zjarrėvėnieve tė qėllimshme nė pyje e kullota nė tė gjithė qarkun. Blutė kanė vėnė nė pranga 54-vjeēarin Xhezmi Aliu, banues nė fshatin Malinat tė rrethit tė Beratit. Sipas provave tė grumbulluara nga policia nė vendngjarjet e disa zjarreve, Xhezmi Aliu rezulton tė jetė autori i zjarrit tė rėnė nė faqen kodrinore tė Kalasė sė Beratit, ku u dogj njė sipėrfaqe prej 3 ha me shkurre e barishte dhe ku u rrezikuan seriozisht shtėpitė muzelae tė kėsaj lagjeje dhe shekullore qė ndodheshin nė kėtė territor.

    Sipas policisė, kemi tė bėjmė me njė piroman, qė e ka “hobi” shkatėrrimin me zjarr tė mjediseve pyjore dhe pronave tė mbjella, pasi ai ėshtė autor i disa zjarrvėnieve tė tjera tė qėllimshme.

    Ndėrkaq gjatė paradites sė sotme, policia ka arrestuar edhe njė tjetėr zjarrvėnės nė Tepelenė. Ai ėshtė Xhevair Muēaj, 49-vjec. Mucaj i kishte vėnė zjarrin bimėsisė prapa banesės sė tij dhe si pasojė e erės sė fortė zjarri i ka dalė nga kontrolli duke u pėrhapur nė njė sipėrfaqje tė madhe dhe duke djegur rreth 20 hektarė pyll e kullotė.

    (e.m/News24/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Flakėt "pushtojnė" vendin nga jugu nė veri, riaktivizohet vatra nė Priskė




    Flakėt pushtojnė territorin e vendit, nga jugu nė veri vatra tė shumta zjarri. Temperaturat e larta tė cilat po shoqėrojnė kėtė fund gusht duket se kanė qėnė shkaktarėt kryesor tė zjarrit, ndėrkohė qė janė vėnė re edhe zjarrvėnėie tė qėllimshme. Raportohet se janė vėnė vatra zjarri nė fshatrat e Lezhės, nė Kukės, Rrėshen dhe Tepelenė. Nga drejtues lokalė tė pushtetit vendor i ėshtė bėrė thirrje komunitetit pėr rritjen e kujdesit gjatė lėvizjes nėpėr zonat pyjore. Kjo pėr shkak se shumica e zjarreve tė deritanishme mendohet se janė tė qėllimshme, e ndonjė edhe nga pakujdesia gjatė lėvizjes sė banorėve nė zonat pyjore

    Tiranė
    Situata e zjarrit nė fshatin Priskė e Madhe, nė Komunėn e Dajtit, ėshtė riaktivizuar paraditen e sotme, duke u pėrhapur nė njė sipėrfaqe edhe mė tė madhe. Banorėt e Priskės apelojnė pėr ndihmė, pasi sipas tyre zjarri kėrcėnon banesat, ndėrkohė qė era e fortė po favorizon pėrhapjen e flakėve

    Sipas informacioneve tė marra nga vendi i ngjarjes, mėsohet se situata paraqitet tejet e vėshtirė pėr shkak tė terrenit tė vėshtirė, ndėrkohė qė njė zjarfikėse ėshtė nisur drejt vendngjarjes nė pėrpjekje qė flakėt e zjarrit tė vihen nėn kontroll.

    Lezhe
    Njė vatėr e qufqishme zjarri ka pėrfshirė njė pyll me pisha nė fshatin Zejmen tė Lezhės. Ndėrkohė, forca tė shumta policie dhe tė shėrbimit zjarrfikės tė cilat kanė mbėrritur nė vendngjarje bėjėn me dije se janė djegur rreth 10-15 ha me pyje. Zjarri momentalisht nuk rrezikon banesat pėrreth, ndėrkohė qė era po ndihmon nė pėrhapjen e flakėve.

    Rrėshen
    Dy vatra zjarri nė Rrėshen janė bėrė problematike, pasi rrezikojne banesat. Njėri nga zjarret ka rėnė nė fshatin Ndershen nė komunėn Orosh. Drejtuesit e prefeturės sė Mirditės bėjnė tė ditur se aktualisht 16 banesa janė tė rrethuara nga flaket. Tre prej tyre te banuara, ndėrsa tė tjera janė bosh pasi banoret janė tė shpėrngulur nė qytete tė tjera. Vatra e zjarrit ėshtė aktive dhe rrezikohet pėrkeqėsimi i situatės gjatė orėve nė vijim. Nė vendngjarje ndodhet njė fadromė, njeh zjarrėfiksė dhe rreth 20 punonjės tė Komunes, te cilet po punojne per shuarjen e flakeve. Ndėrkohė mėsohet se vatra e dytė e zjarrit ėshtė nė fshatin Malaj. Ne oret e para te mengjesit u arrit te shppėohej njė banesė, qė rrezikohej seriozisht nga flakėt.

    Tepelenė
    Mbi 20 hektarė kullotė u dogjėn plotėsisht mbrėmjen e djeshme nė periferi tė qytetit tė Tepelenės, ndėrsa zjarrėvėnėsi u arrestua mėngjesin e sotėm, njoftoi Policia lokale nė jug tė vendit. "Xhevair Muēaj, 49 vjeē, lindur dhe banues nė lagjen "Sodorol" tė qytetit tė Tepelenės, u arrestua si zjarrėvėnės”, thuhet nė komunikatėn e Policisė. Tė njėjtat burime thanė se si pasojė e zjarrit tė djeshėm, u dogjėn edhe 80 rrėnjė ullinj, si dhe shumė pemė frutore. Policia sqaroi se zjarri rrezikoi seriozisht edhe disa banesa, por fatmirėsisht nuk janė shėnuar dėme materiale. Ky ėshtė i pesti rast gjatė dy muajve tė fundit qė policia e Tepelenės arreston nė flagrancė zjarrėvėnės.

    Kukės
    "Aktualisht janė nė veprim disa vatra zjarri si nė Qafėn e Kombit, nė afėrsi tė fshatit Zapod, nė Qafėn e Zbinecit, ndėrsa nė orėt e mbrėmjes ėshtė evidentuar edhe njė vatėr e re zjarri nė fshatin Pla tė Krumės", thotė pėrgjegjėsi i zyrės sė emergjencės civile nė prefekturėn e Kukėsit Azem Tema. Sipas tij, e rėnduar ėshtė situata veēanėrisht nė zonėn e Zapodit, ku flakėt e zjarrin vazhdojnė tė jenė tėrėsisht jashtė kontrollit.
    Ndėrkohė, pėr shuarjen e kėtyre vatrave tė reja tė zjarrit janė angazhuar punonjės tė ndėrmarrjes sė shfrytėzimit pyjor dhe banorė tė fshatrave pėrreth. Por largėsia e madhe dhe terreni mjaft i thyer i zonave ku zjarret janė tė pranishme e vėshtirėsojnė ndjeshėm shuarjen e shpejtė tė tyre.

    Gramsh
    Njė zjarr me pėrmasa tė mėdha ka rėnė mėngjesin e tė martės nė fshatin Mashan, nė komunėn Kodovjat, nė rrethin e Gramshit, ku flakėt e tij dogjėn njė sipėrfaqe tė konsiderueshme me drunj ulliri.
    Burime nga Reparti i Zjarrėfikėses bėnė tė ditur se, "flakėt e zjarrit kanė djegur njė sipėrfaqe tė konsiderueshme me drunj ulliri nė zonė, ndėrsa punonjėsve tė zjarrėfikėses i ėshtė dashur mė shumė se pesė orė tė lokalizojnė flakėt tė cilat janė pėrhapur me shpejtėsi”.
    Referuar burimeve mėsohet se flakėt e zjarrit kanė djegur edhe njė masiv prej pesė hektarė me pisha, si dhe 60 rrėnjė ullinj.


    (e.m/BalkanWeb)

    Lidhje te tjera
    Berat, arrestohet 54-vjecari, vinte zjarr pėr “hobi"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Po pse nuk e fusin tek e semes kete katundarin ?
    ēa pret shteti rrumpalle shqiptar qe ligjin te vij ta vere i huaji ...
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •