Pele provokon: Nejmar mė i mirė se Mesi e Maradona!
Legjenda e futbollit botėror, braziliani Pele, mendon se talenti 20-vjeēar i Santosit, Nejmar, mund tė bėhet mė i mirė se Lionel Mesi, madje mund tė kalojė edhe Diego Armando Maradonėn. Pele e lėshoi kėtė deklaratė I ftuar nė njė event nė Sao Paolo. Sipas tij, Mesi ėshtė njė kopje e Maradonės pėr nga tiparet, por kampioni i botės nė vitin 1986 me Argjentinėn nuk ka patur aftėsitė e duhura nė goditjet e topit me kokė. Maradona ka qenė njė futbollist i madh, por ai luante vetėm me kėmbėn e majtė dhe nuk njihet si njė goditės i mirė i topit me kokė. Mund tė them se Lionel Mesi ėshtė njė kopje e tij. Pėr kėtė arsye mendoj se Nejmar mund tė bėhet mė i mirė se ata. Pele konsiderohet si futbollisti mė i mirė nė historinė e futbollit, pasi ka shėnuar 1284 gola gjatė karrierės sė tij nga viti 1956 deri mė 1977. Ndėrsa ylli i Santosit, Nejmar, nė moshėn 20-vjeēare ka arritur shifrėn e 133 golave gjatė 3 viteve si profesionist me Santosin. I pyetur nėse Nejmar mund tė bėhet edhe mė i mirė se ai, Pele u pėrgjigj: Nuk ėshtė e lehtė ta thuash kėtė, sepse do tė jetė shumė e vėshtirė pėr Nejmar qė tė arrijė kėto shifra. Ai ėshtė njė futbollist i jashtėzakonshėm, por ndonjėherė ka treguar se nuk ėshtė mjaftueshėm i pjekur pėr tė marrė pėrsipėr disa pėrgjegjėsi. 71-vjeēari Pele ka luajtur 92 ndeshje me Brazilin, duke shėnuar 77 gola, ndėrsa tri herė radhazi nė vitet 1958, 1962 dhe 1966 ka fituar Kupėn e Botės me Seleēaon.
http://en.wikipedia.org/wiki/Neymar
Krijoni Kontakt