Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,590
    Postimet në Bllog
    1

    Droga, arrestohet në Greqi i biri i ish-kreut të Oborrit Mbretëror

    NGA: THIMI SAMARXHIU


    TIRANE-Djali i njërës prej figurave më të njohura të kohës së Mbretit Zog, është arrestuar ditën e djeshme në Greqi, me një sasi prej 62 kg lëndë narkotike, heroinë. Izet Ohri, djali i Ali Ohrit, Kryetarit të Oborrit Mbretëror, është vënë në pranga nga policia greke, pas kontrollit të ushtruar në makinën e tij, e cila vinte nga Turqia dhe kishte si destinacion portin e Igumenicës e më pas Italinë. Policia greke bën të ditur lajmin, duke pohuar se droga u kap në orët e para të mëngjesit, rreth 2 kilometra në brendësi të territorit grek.
    Arrestimi
    52-vjeçari Izet Ohri, i cili prej vitesh jetonte në Itali, i divorcuar, me fëmijë, është arrestuar dhe dy herë të tjera, po për të njëjtën vepër penale, në Gjermani dhe Itali. Ohri është prangosur në orët e para të ditës së djeshme, përgjatë autostradës që të çon në qytetin e Igumenicës. Sipas njoftimit të shpërndarë nga Policia Greke, mësohet se Ohri ka hyrë në Greqi nga pika kufitare e Kiponit dhe pas informacioneve të mbërritura se ai transportonte sasi droge, oficerët e policisë kanë nisur menjëherë punën. Dy kilometra pasi kishte hyrë në tokën greke, forcat e policisë e kanë ndaluar dhe me ndihmën e një qeni, kanë arritur të zbulojnë se brenda 3 bombulash gazi, ishin fshehur 122 pako, me peshë totale prej 61 kg e 935.4 gram lëndë narkotike të dyshuar heroinë. Përveç sasisë së drogës, policia greke sekuestroi dhe makinën tip "Fiat" me targa italiane, 2200 euro dhe dy telefona celularë.
    Fillimisht, mediat e shtetit fqinj publikuan lajmin se sasia në fjalë e drogës, ishte futur në Greqi nga Shqipëria. Pas verifikimeve të kryera, Policia e Shtetit Shqiptar, me anë të një deklarate për shtyp, e mohoi këtë fakt. "Nga shkëmbimi i informacionit me autoritetet policore greke rezulton se rreth 2 km në brendësi të territorit grek në kufirin me Turqinë, autoritetet policore greke, kanë sekuestruar një sasi prej rreth 61 kg e 935 gram lëndë narkotike e dyshuar, heroinë, në një mjet "Fiat", i cili kishte ardhur nga Turqia.
    Hetimet
    Oficerët e policisë së shtetit fqinj, menjëherë pas arrestimit të 52-vjeçarit Ohri kanë nisur hetimet për të zbuluar prejardhjen dhe destinacionin përfundimtar të sasisë së madhe të heroinës. Nga hetimet e para rezulton se sasia e drogës kishte hyrë në Greqi nga Turqia dhe Izet Ohri, pasi të mbërrinte në Igumenicë, do të nisej në drejtim të Italisë, ku dhe mendohet se ishte destinacioni përfundimtar i 62 kg të "Heroinës". Ndërkaq, hetimet janë duke vijuar dhe në identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë linjë trafiku mes Turqisë, Greqisë e Italisë.

    (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #2
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    peshku qelbet qe nga koka thuaj :P
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    po princin nuk e kishte me vete ky zotnia
    Ndryshuar për herë të fundit nga OPARI : 20-08-2012 më 15:30

  4. #4
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356
    Citim Postuar më parë nga OPARI Lexo Postimin
    po princin nuk e kishte me vete ky zotnia
    bukur... hahahaha
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  5. #5
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    ka nevoje njeriu per ca miliona :P

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    media enveruce e edvin-ruce.. e dha si sihariq kte lajm..
    lajm anti zog.. oo sa qejf..

    dhe enverucet treguan kenaqsi..

    mirpo oborri i zogut ska asnje lidhje me kte lajm..

    as princi o vangjel gor opari.. qe zgerdhihesh..

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •