Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29

Tema: Sonila Meēo

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Sonila Meēo

    kam degjuar qe vleresohet shume ne tirane si prezantuese.
    na sillni ndonje foto.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    “Kush mė vlerėson e kush flet keq”

    Citim Postuar mė parė nga Kuqalashja
    kam degjuar qe vleresohet shume ne tirane si prezantuese.
    na sillni ndonje foto.
    meqe kalonte nga Myslymi gjithmone, po e postojme kete gje per te...

    Njerezit e ekranit

    Intervista/Flet Sonila Meēo, “moderatorja” e njohur e lajmeve


    “Kush mė vlerėson e kush flet keq”

    Dorina TOPOLLAJ

    Parimet e marketingut, i ka pėrjetėsuar edhe nė pjesėn tjetėr tė pandashme tė saj: ekranin. Pėr Sonila Meēon, pėshpėrimat pas largimit nga “Top Channel”, s’janė gjė tjetėr veēse reklamė. Megjithėse largimet pėr tė janė tė trishta, asnjėherė s’e ka kthyer kokėn prapa. Sipas saj, pendesa ėshtė virtyt i mendjeve tė dobėta. “I kam thėnė “po” Andi Bejtes dhe ka qenė “po”-ja mė e shpejtė qė Bejtja duhet tė ketė marrė nga njė femėr”, tregon Sonila duke qeshur, pėr momentin qė ka vendosur tė shkojė nė Vizion +. E pasur nė fjalė dhe me humor, po aq sa ekonomike nė pjesėn private, moderatorja e “Vizion +” nė njė intervistė pėr gazetėn “Tirana Observer”, tregon se ėshtė mjaft e e kėnaqur me imazhin e ri. “Aty gjej njė edicion me emrin tim, njė format rishtar tė palėvruar mė parė, hapėsirė dhe kohė pėr tė nisur edhe emisione tė tjera, tė cilat i zgjedh vetė”, tregon Sonila. Sė shpejti do e shikojmė nė njė talk-show tė madh me tema qė nuk lidhen domosdoshmėrisht me hallet e shqetėsimet e pėrditshme, por qė ravijėzojnė deri diku mentalitetin, botėkuptimin dhe preferencat e publikut. Pedagogia e Ekonomikut, kthehet pas nė kohė duke kujtuar edhe edicionin e saj tė parė nė TV “Klan” me xhaketėn mėngėshkurtėr dhe byzylykėt qė tringėllinin. Gulēimin dhe lotėt e mbytura gjatė tragjedive qė ka raportuar por edhe humorin e reklamės sė autobusit. Nė intervistė, ajo tregon edhe dashurinė pėr mikun e saj qė ėshtė edhe nė elitėn e kritizierėve.

    A i ndiqnit lajmet kur ishit fėmijė?
    Fėmijė i gėzohesha lojėrave tė moshės, pėrpos pjesa mė e madhe e ditės ndahej mes mėsimit dhe sportit. Mbaj mend mamin dhe babin qė i ndiqnin rregullisht edicionet dhe nga vėmendja qė i kushtonin apo ndonjė “shhhhhhht” qė mė urdhėronin, kuptoja nėse bėhej fjalė pėr diēka tė rėndėsishme, nga ato qė tė linin
    edhe pa gjumė.
    Ju kujtohen spikeret e asaj kohe, ēfarė komentesh bėnit pėr to?
    Mbaj mend teta Teftėn dhe xhaxhi Kiēon (qesh), me zėrat e plotė, hera-herės buēitės. Asokohe ngjarjet dhe kumtet qė i paraprinin ishin mė tė rėndėsishme se ēdo koment mbi ata qė i pėrcillnin.
    Cila ishte mė e preferuara?
    Unė vetė nuk i ndiqja, thjesht hidhja njė sy vjedhurazi kur mė lodhnin mėsimet, por mbaj mend disa komente nė shtėpi, tani qė sjell nėpėr mend diēka mbi karizmėn e Dhimitėr Gjokės, saktėsinė e Tefta Radit dhe timbrin e bukur tė Kiēo Fotjadhit.
    A kishit menduar t’i futeshit televizionit, para se t’ju propozonin idenė pėr t’u bėrė prezantuese lajmesh nė “TV Klan”?
    Jooooooo! (qesh) Televizionin e ndiqja, si tė paktat mundėsi argėtimi, informimi dhe njohjeje me botėn pėrtej kufijve, i njihja pėrmendėsh personazhet mediatikė shqiptarė e italianė, por deri kėtu. Assesi njė pėrqasje me idenė e tė qenit edhe unė personazh televiziv.
    A ju ka ndihmuar ligjėrimi nė fakultet pėr “ligjėrimin” nė ekran?
    Mė shumė se ligjėrimi, njė tjetėr kod, ai i komunikimit. Auditori improvizohet nė dhjetėra emisione televizive, shpesh serviret si gjetje pasi ėshtė forma mė produktive e komunikimit masiv. Ke pėrballė tė rinj qė duan tė tė shohin tė mirėinformuar, tė saktė, energjike, tė thjeshtė, t’u emetosh dėshirė pėr dije e ambicie pėr karrierė (nga ato beninjet kuptohet). Ndodh thuajse e njėjta gjė me atė publikun tjetėr, tė madhin, qė ėshtė aq selektiv dhe i panginjur pėr tė pėrsosurėn.
    Ju kujtohet transmetimi juaj i parė, lajmi i parė qė keni lexuar?
    Mė lėr tė mendohem......., s’mė kishin pyetur mė parė, por...., jo, jo, s’mė kujtohet. Si ka mundėsi ta kem harruar, dashuritė e para thonė qė s’harrohen kurrė!!!(qesh) Tani u bėra kureshtare aq shumė sa do t’u kėrkoj miqve tek “Klani” tė kėrkojnė nė arkiv.
    Si e keni pėrjetuar?
    Pa frymė duhet tė kem qenė nga emocioni. E mbaj mend atė edicion, xhaketėn e madhe mėngėshkurtėr qė evidentonte krahėt hollake, grimin e rėndė, flokėt shumė tė gjatė dendur nė llak, kokat e lajmeve me ato germat e mėdha qė mė dukeshin tė ēartura prej drojės, kamera si tuneli i “Sabatos” qė tė joshte dhe frikonte po aq. Dhe menjėherė mė pas kujtoj Armir Shkurtin qė mė hoqi nga duart byzylykė e unaza, qė pėrgjatė lajmeve kishin tringėlluar bezdisshėm.
    Sa prova keni bėrė pėr t’u futur nė transmetim?
    Pak, fare pak, mbaj mend tė kem hyrė nė dy tre edicione tė Mirela Milorit, tė kem lexuar rreth dhjetė koka lajmesh njė natė mė parė .... dhe kaq. Suksesi qė pata me “Eurobar” i kishte kredhur nė siguri absolute drejtuesit e informacionit.
    A e keni shėnuar numrin e edicioneve qė keni prezantuar deri tani?
    Jo, jo, jo, as mė ka shkuar ndėrmend. Mandej do qe ndonjė shifėr me tri zero dhe imagjino njė gazetare qė teksa buzėqesh nė pėrshėndetjen e radhės shton plot krenari, “mirėsevini nė edicionin tim tė 1534!” (qesh)
    Ju kemi parė tė drejtoni emisione sportive, ngjarje tė jashtėzakonshme, por edhe spektakle. Si ju pėlqen t’ju quajnė, moderatore, folėse, apo gazetare?
    Kam qenė skeptike shpesh nė kėtė ambiguitet, kur mė ėshtė dashur t’i vė njė emėr pozicionit tim nė media, qoftė pėr tė shtypur njė kartėvizitė dhe kam bitisur pėrherė nė pėrcaktorin e parė, moderatore. Arsyeja? I pėrmbledh tė tria, pėr tė qenė moderuese duhet tė dish tė tregosh, flasėsh, komentosh e pyesėsh mirė pėr atė ē’ka evidenton prej zejes sė gazetarisė.
    Cili ka qenė momenti mė i vėshtirė gjatė punės suaj nė ekran?
    Mė pyesin kaherė pėr ato momente tė vėshtira dhe e them po aq herė se janė pa fund nė transmetimet direkt, ngjarje tė mėdha e tė vogla, tragjedi e festa nė tė cilat i pėrjeton si tė gjithė, prekesh, gėzohesh, dridhesh, revoltohesh, por i kyē krejt nėn lėkurė pėr tė qenė e drejtė, e saktė, e paanshme pėr miliona sy e veshė qė tė ndjekin. Pėr tė pėrmendur njėrėn, 9 janari ka qenė njė maratonė momentesh tė vėshtira, ku pėr herė tė parė kam mbytur gulēimėn dhe lotėt nė ekran.
    Cili ėshtė komplimenti mė interesant qė keni marrė pėr shkak tė punės suaj? Po vėrejtja mė e rėndė?
    Eh......., kur shfaqesh me kėtė frekuencė, nė ekran “bombardohesh” nė komplimente e vėrejtje. Jam e lumtur qė anon nga e para ky amalgam komentesh nga publiku. Ngazėllej kur mė thonė “e menēur”, plandosem kur ka syresh qė mė cilėsojnė “aktore” tė lajmit. Pra qė e interpretoj mė shumė se ē’duhet.
    A ju ka ndodhur tė lexoni njė lajm qė s’keni pasur dėshirė ta lexoni?
    Patjetėr, por rebelimi ka nisur e ka mbaruar jashtė kamerės dhe unė, ajo “aktorja” e regjur, kam vijuar sikur tė kem qenė “e vaksinuar” nga lloji i lajmit.
    Po kur jeni nė gjendje tė keqe shpirtėrore ēfarė bėni, kėrkoni t’ju zėvendėsojnė apo e vazhdoni punėn? Keni pasur ndonjė rast tė tillė?
    Ata qė punojnė me mua do tė ishin mė tė besueshėm nė pėrgjigje, por Sonila gjithė herėt e ul “qepenin” e komunikimit me jashtė, e kyē portėn e emocioneve dhe pėrjetimeve tė brendshme dhe kridhet nė transmetim si njeriu mė i shėndetshėm e i lumtur mbi tokė. Tingėllon patetike, por ėshtė e vėrtetė. Rrekem shpesh tė kuptoj se ē’ndodh nė atė ēastin mė tė parė kur ndizet drita e kuqe e kamerės dhe sesi magjia shuhet me tretjen e saj.
    E shikoni edicionin tuaj pas transmetimit? Sa herė? Ēfarė vėrejtjesh i bėni vetes?
    Rrallė ka ndodhur, vėrejtjet mė shumė i vjel nga mė tė besueshmit, prindėrit dhe miku im. Janė kritizerė “par excellence”, e si rrjedhim tė pakontestueshėm.
    Ndėrsa shikoni lajmet nė stacionet e tjera televizive shqiptare, a mendoni se ka ndonjė spikere qė mendoni se i jep lajmet mė mirė se ju?
    Nė kėtė profesionin tonė, shkon mjaft mirė ajo shprehja e famshme shkodrane “kur do tė namėsh kėnd, mos tė hyptė vetja nė qejf”. (qesh) Do qe vrastare tė mendosh se je mė e mira, s’do kishe mė motiv pėr t’u pėrmirėsuar, pėr tė zbuluar elemente tė rinj qė luftojnė konsumin dhe pasurojnė shfaqjen nė ekran. Por duhet ta pranoj, se spikeret e mira, ato tė mirat fare numėrohen mė gishtat e njė dore.
    Tashmė kanė kaluar disa muaj qė ju jeni nė “Vizion +”. A jeni penduar qė u larguat nga “Top-Channel”?
    Largimet janė tė trishta dhe thonė se asnjėherė nuk bėhen me kokėn plotėsisht pėrpara. Por e gjitha varet nga ajo ē’tė pret paskėndaj. Ika nga “Top-Channel” sė bashku me drejtorin e informacionit Andi Bejtja, njė ikje tek e cila na bashkonin tė njėjta arsye drejt njė destinacioni qė e shihnim me tė njėjtin sy. Pendesa ėshtė virtyt i mendjeve tė dobėta, pasioni dhe dedikimi qė derdhėm mbi kėtė angazhim tė ri u shpėrblye shpejt. Sondazhet flasin vetė.
    Sa kohė ju ėshtė dashur t’i thoni ‘po’ “Vizion +”?
    Tė jem e sinqertė i kam thėnė “po” Andi Bejtes nė krye tė herės dhe garanci qė jep emri i pronarėve tė “Vision Plus”. Ka qenė “po”-ja mė e shpejtė qė Bejtja duhet tė ketė marrė nga njė femėr. (qesh)
    A mendoni se ka ndikuar largimi nga “Top-Channel” nė famėn tuaj?
    U pėrfol shumė ai largim dhe po tė gjykojmė me parimet e marketingut, “mė e keqja se tė flasin keq pėr ty ėshtė tė mos flasin fare”, janė asembluar nė njė tė vetme tė gjithė komentet, REKLAMĖ. Por nuk jam maniake e tė qenit shėnjestėr e paepur e vėmendjes, me tė njėjtin pėrkushtim nė “Vizion Plus” ia arrita tė tregoj se fama nuk ėshtė bimė qė rritet nė tokė shterpė.
    Pėrse nuk e shohim mė posterin tuaj nė autobusėt e “Unazės”?
    Se u lodha duke dėgjuar ”autobusi shkon kudo, posterin tim mban mbi shpinė, ja Sonila thonė kudo, paska bėrė sot njė gabim”. (qesh) Ajo qe njė nga gjetjet e mendjeve pjellore tė punonjėsve tė marketingut. Pjesa e parė e fushatės sosi kėtu pėr tė rinisur nė mėnyra edhe mė origjinale nė tė ardhmen.
    Ēfarė gjeni plus tek vetja nė “Vizion +”, nė krahasim me televizionet ku keni qenė mė parė?
    Gjej njė edicion tė personalizuar, pra me emrin tim, njė format rishtar tė palėvruar mė parė, hapėsirė dhe kohė pėr tė nisur edhe emisione tė tjera, tė cilat i zgjedh vetė, e theksoj kėtė tė fundit sepse nė tė kaluarėn mė ėshtė dashur tė bėj atė qė tė tjerėt mendonin pėr mua. Dhe duke ditur qė publiku rrallė fal dy herė, do t’ia kursej vetes dėshtimin qoftė edhe jo pėr fajin tim.
    Cilat janė projektet tuaja tė afėrta?
    Njė talk show i madh, me njė akses tė dendur informacioni dhe kontaktesh pėr tė gjithė publikun, ku do tė trajtohen tema jo vetėm tė aktualitetit, por edhe nga ato qė i pėrmendim rėndom nė biseda me miq, tė njohur e tė panjohur, qė nuk lidhen domosdoshmėrisht me hallet e shqetėsimet e pėrditshme, por ravijėzojnė deri diku mentalitetin, botėkuptimin dhe preferencat tona. Formati ėshtė krejt i veēantė, por me kohė do zbulohen tė gjitha.
    A jeni ndodhur nė njė situatė kur keni thėnė ndonjėherė “boll me kaq, do tė heq dorė nga ekrani?”
    E kam thėnė, por nuk e kam pasur pėrnjimend. Do ndihesha si peshku pa ujė, nė njė kohė kur kam ende shumė not pėr tė bėrė e shumė toka pėr tė zbuluar.
    A keni menduar se njė ditė do tė largoheni nga ekrani?
    Mė lėr tė shijoj atė qė ende ka ē’tė mė japė.
    Kush ėshtė Sonila Meēe jashtė punės? (ėshtė e dashuruar, fejuar, e ka ndarė ditėn e dasmės...)
    E dashuruar po, por pa procedurė, d.m.th pa kėto stacionet qė mė rreshtove. Mandej dashuria mbaron sė qeni kėnaqėsi, kur mbaron sė qeni sekret. (qesh)
    Si e kaloni kohėn e lirė?
    Lexoj, pėrsėri lexoj, udhėtoj, larg kryesisht dhe ē’tė mbetet nė kohė, not, shumė not.
    Cili ėshtė njeriu mė i rėndėsishėm nė jetėn tuaj?
    Punėdhėnėsi. (qesh) E konsideroj veten fatlume pėr prindėrit qė kam, tė menēur pėr mikun qė kam zgjedhur, tė lumtur pėr nipēen qė rritet ēdo ditė nė sytė e mi.

    Transmetimi i parė
    Nė ekran ėshtė futur krejt rastėsisht. Pas propozimit tė njė prej regjisorėve tė televizionit, ka ndjekur dy-tre edicione tė Mirela Milorit, ka lexuar njė natė mė parė disa lajme dhe menjėherė nė studio pėr trasnmetim. “E mbaj mend xhaketėn e madhe mėngėshkurtėr qė evidentonte krahėt hollake, grimin e rėndė, flokėt shumė tė gjatė dendur nė llak, kokat e lajmeve me ato germat e mėdha qė mė dukeshin tė ēartura”, kujton Sonila me detaje, edicionin e parė tė lajmeve nė korrik tė vitit 2000,.

    Reklama e autobusėve
    Ėshtė moderatorja mė e reklamuar e televizioneve shqiptare. Posterin e saj e kemi parė edhe nė autobus. ”Autobusi shkon kudo, posterin tim mban mbi shpinė, ja Sonila thonė kudo, paska bėrė sot njė gabim”, reciton me humor moderatorja e Vizion +. Ajo tregon se kjo reklamė qe njė nga gjetjet e mendjeve pjellore tė punonjėsve tė marketingut. “Pjesa e parė e fushatės sosi kėtu pėr tė rinisur nė mėnyra edhe mė origjinale nė tė ardhmen”, shton Sonila.

    Dashuria
    Ėshtė e dashuruar, por vetėm kaq. Bukuroshja e ekranit tregon se nuk u ka hyrė procedurave tė zyrtarizmit tė dashurisė, duke i lėnė nė kuriozitetin e tyre shikuesit qė e simpatizojnė. “Dashuria mbaron sė qeni kėnaqėsi, kur mbaron sė qeni sekret”, thotė Sonila me buzė nė gaz. Ajo ēfarė mund tė marrim vesh ėshtė se fatlumi, ėshtė njė nga kritizierėt e saj mė tė mirė.

    Edukimi
    Sonila Meēo ka lindur mė 3 korrik tė vitit 1977 nė Tiranė. Pas mbarimit tė shkollės sė mesme “Ismail Qemali”, nė vitin 1995 fillon studimet nė Fakultetin Ekonomik. Diplomohet nė degėn e Financės nė vitin 1999. Ka kryer njė sėrė trajnimesh nga rrjete prestigjoze si CNN dhe BBC mbi mėnyrėn e raportimit dhe prezantimit tė lajmit, si dhe pėr politikat ndėrkombėtare.

    Puna
    Punėn e ka filluar pas mbarimit tė shkollės nė profesionin e saj tė ekonomistes. Por shumė shpjet do tė atashohej pranė Fakultetit Ekonomik si pedagoge. Nė vitin 2000, njė regjisor i TV “Klan” i propozon tė bėhet folėse nė kėtė televizion, punė tė cilėn e mbajti deri nė 2001-shin. Njė ofertė nga “Top Channel” dhe moderatorja pranon menjėherė. Pas katėr vitesh punė, nė tetor tė 2005, ajo largohet pėr t’u bėrė imazhi i Vizion +.

    Familja
    E vlerėson shumė familjen e saj nė tė cilėn ėshtė rritur e lumtur. “E konsideroj veten fatlume pėr prindėrit qė kam”, thotė Sonila. Por edhe tė menēur pėr mikun qė ka zgjedhur. Ata janė edhe kritizerėt par excellence tė saj, e si rrjedhim tė pakontestueshėm. Por ėshtė e vėshtirė tė gjeni ndonjė intervistė tė Sonilės, nė tė cilėn ka harruar tė pėrmendė nipēen e tij, tė cilin s’ėshtė e vėshtirė tė kuptohet se e ka pikė tė dobėt.

    Koha e lire
    Nė kohėn e lirė i pėlqen tė lexojė pambarim, tė udhėtojė dhe tė notojė. Moderatorja e Vizion + nė ēdo moment ėshtė nė kontakt me shtypin dhe ēėshtjet ndėrkombėtare dhe kjo nuk ėshtė vetėm punė pėr tė, por edhe njė nga pasionet e saj. Udhėtimet i pėlqen t’i bėjė larg kryesisht, dhe koha tjetėr, prapė not.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Si kukull qenka. Paskan te drejte qe e mbajne per simpatike.

    1.80cm tjetra, good for her.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ChuChu : 08-05-2006 mė 16:24

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga Kuqalashja
    Si kukull qenka. Paskan te drejte qe e mbajne per simpatike.
    Si Jozefina...lol

    ne fakt tek visioni eshte nje spikere tjeter e re me e mire se ajo, ka ca sy te shkruar, me njerezore, Sonila duket si gjermane...lol

    Pastaj nje bukuroshe tjeter ne ate tv, eshte nje kengetare Tarifa, emri s'me kujtohet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhuxhumaku : 08-05-2006 mė 16:26
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Ja dhe nja dy thashetheme : Ne fakultet ka qene e dashura e Erion Bogdanit kurse tani ne Tirane e ka nofken transvesti, se ngjan si mashkull...
    Qe eshte njeshi i lajmeve eshte, por kam degjuar nga studente te saj qe eshte dhe zyshe e shkelqyer. Deri para nja 1 viti e gjysem ka dhene mesim ne fakultetin ekonomik, se di ne vazhdon akoma apo jo...

  6. #6
    larguar Maska e Silk
    Anėtarėsuar
    28-09-2005
    Vendndodhja
    last summer...
    Postime
    307
    keshtu eshte shume simpatike, e gjate, e holle, perpara se te behej prezantuese ka dhene mesim ne fakultetin e ekonomikut ne tir, nga goja brisk, shume e zgjuar.......

    megjithate nuk me pelqen stili i saj, si e tendosur flet, dmth e ngarkon lajmin me me shume emocion se sa duhet... edhe gjestikalacionet per mua i ka antipatike.

    ne fakt subjektivisht shprehem, ne pergjithesi personi i saj eshte per tu vleresuar...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Citim Postuar mė parė nga Antipatrea
    kurse tani ne Tirane e ka nofken transvesti, se ngjan si mashkull...


    c'thua ti...kjo qenka kinge (e femrat rralle e thone kete gje per nje femer tjeter, lol). Nofullen, buzet, mollezat, syte i paska shume te bukura. Floket e hapura i shkojne me teper se te zeza.

    Me falni qe po fokusohem vetem ne looks, por s'e njof si prezantuese.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #8
    larguar Maska e Silk
    Anėtarėsuar
    28-09-2005
    Vendndodhja
    last summer...
    Postime
    307
    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku
    Pastaj nje bukuroshe tjeter ne ate tv, eshte nje kengetare Tarifa, emri s'me kujtohet.
    ....eneida

  9. #9
    larguar Maska e Silk
    Anėtarėsuar
    28-09-2005
    Vendndodhja
    last summer...
    Postime
    307
    Citim Postuar mė parė nga Antipatrea
    nga ana profesionale e thashe qe per mua mbetet njeshi tani per tani ne Shqiperi...
    ka edhe te tjera, dmth me e mira nuk me duket, mendimi im.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Mirela Milori, ka qene nga me te mirat, po duhet te kete ikur jashte...lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sonila Reka
    Nga Mr_Right nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 14-01-2009, 04:06
  2. Sonila Reka "Suksesi im me poezi nė anglisht"
    Nga Shijaksi-London nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-01-2007, 08:53
  3. Mes grave tė burgosura qė kanė harruar erėn e burrit....
    Nga White_Angel nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 04-02-2006, 22:38
  4. Grekėt: Shqiptarja mos prekė flamurin
    Nga zeus nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 26-10-2005, 22:49
  5. Vetėvaret 9-vjeēarja nė Durrės dhe njė 24-vjeēar nė Tiranė
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 25-05-2005, 23:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •