Close
Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 107
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    o ALBO sa paguhesh me majt ne forum ky ***** se na dhjeu ne cdo teme .
    si robt sdul kush me marr vesh kush a ky niri
    JO SEKS PARA MARTESE

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Top Channel dhe gjithe piramida mediatike eshte ngritur me parate e krimit te organizuar dhe interesat e shtetit italian matane adriatikut. Kjo eshte arsyeja perse ata jane "shume te ndjeshem ndaj ceshtjes greke". Dhe punesojne njerez te rendomte si ky gazetari me lart qe te bejne emisione mbi historine e dy popujve.

    Albo
    interesante kjo pjesa ketu .....


    dicka per gazetarin .... kush garanton se kjo loja e tij nuk ka qene e kombinuar per te krijuar incidente me Greqine ne kete moment dhe per te terhequr ne valle dhe autoritet shqiptare ...????!!!!

    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 21-08-2012 më 02:52
    "They will not control us, We will be victorious"

  3. #63
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    per ate nazistin qe shkoi ne vlore dhe po bente thirje per ''vorio ipirin'' ke gje per te thene Albo?atij i duhej ndaluar hyrja ne Shqiperi
    U be Vlora naziste apo e pushtuan greket Vloren meqenese ai ekstremisti grek erdhi ne Vlore? Jo nuk u be as naziste e as nuk u pushtua nga greket. Nese shteti shqiptar do ti kish ndaluar hyrjen ne kufi ketij personi ekstremist, shteti do t'i kish bere nje nder atij e jo vetes: ai ekstremisti do t'i rriste vlerat vetes, do ti shtonte edhe rradhet e pasuesve te vete, duke treguar me gisht nga "armiku" qe i pengoi hyrjen, qe ne kete rast do te ishte shteti shqiptar. Dhe plot greke te tjere te painformuar dhe ne injorance te plote, do ta mbeshtesnin kete person me fonde dhe me vota, fale "persekutimit" qe i beri shteti shqiptar. Keshtu sic po ben edhe Top Channel me gazetarin e vete "martir". Para ketij incidenti askush nuk e dinte se kush ishte gazetari ne fjale, tani pas asaj qe ndodhi ai eshte "martir e patriot" i ceshtjes shqiptare ne syte e nacionalisteve te rruges shqiptare.

    Pare me kete sy, shteti shqiptar u tregua me i zgjuar se shteti grek. Shteti shqiptar u injoron ekzistencen ekstremisteve duke u bere te qarte se nuk jane gje tjeter vecse qener qe dijne vetem te lehin e bejne gam gam. Qeni qe di vetem te lehi e beje gam gam e nuk kafshon, askush nuk ia ka friken.

    Lejimi i ekstremisteve qe te vizitojne vendet qe sulmojne ka edhe nje efekt tjeter pozitiv: ai ekstremisti grek opinionin e krijuar te tij per Shqiperine e kish krijuar ne vakum, si nje vend te eger qe persekuton minoritetin grek. Kur erdhi ne Shqiperi, kur u perball me realitetin shqiptar, kur u njoh me kushtet ne te cilat jeton minoriteti grek, ai nuk gjeti nje minoritet te persekutuar, perkundrazi, gjeti nje minoritet te integruar ne jeten e vendit e te mbrojtur nga ligjet shqiptare. Kur te kthehet prape ne Greqi, ai do te ndryshoje tonin e zerit kur vjen fjala tek Shqiperia apo minoriteti grek, pasi realiteti nuk ishte ajo perralla me mbret qe i kishin mesuar ne Greqi.

    Cfare flet more Ilir? Shteti shqiptar ka bere shume mire qe ka lejuar ekstremistin grek ne token shqiptare qe te beje propagande e te nxisi turbullira per nje gje inekzistente, ndersa gazetari shqiptar qe ka bere nje emision per tokat shqiptare ne Greqi dhe dhunen ndaj shqiptareve aty (emision i bere ne Shqiperi ky) qenka fajtor dhe duhet anatemuar nga greku? Mos valle sinqeriteti i neonazistit grek qenka justifikim per ato qe ai pretendon? I sinqerte ishte dhe Hitleri kur krasiste me qindra mijera cifut. Dhe kush eshte mungese sinqeriteti apo mosvertetesie nga ana e gazetarit shqiptar? Tokat shqiptare te Camerise, apo shqiptaret autoktone aty? Apo qindra mijerat e shqiptareve ne Greqi qe kane qe ne 1800 qe ju mohohet gjuha, zakonet e traditat? Apo pretendimet fashiste te Greqise ndaj Shqiperise? Apo nderhyrja e vazhdueshme ne punet tona te brendeshme dhe diktimi i politikave si kusht i nje "fqinjesie" te mire? Shqiptari ka ne dore nje arme historike qe te barazoje njehere e mire balancat midis vetes dhe Greqise. Sot me shume se kurre grekut i duhet treguar vendi qe jo vetem ska pune me Shqiperine dhe te harroje njehere e mire pretendimet territoriale dhe politiken shoviniste por te jape llogari dhe te veje ne vend nje padrejtesi historike te bere ndaj Camerise dhe cameve. Por qe te behet kjo, ne krye te shtetit shqiptar duhet te jene atdhedashes e patriote, jo bashibozuke e te shitur si Berisha me shoke.
    Nacionalizmi i rruges, prej te cilit eshte infektuar edhe gjykimi yt, une e quaj: ngopja e barkut me lugen bosh! Nuk ishte Greqia qe i shpalli lufte Shqiperise ne 1940, ishte Shqiperia fashiste pushtuar nga Italianet qe i shpalli lufte Greqise ne 1940. Ju pelqen te flisni per genocidin grek, por nuk ju pelqen te flisni per divizionet e shqiptareve ne ushtrine fashiste italiane qe bene plot krime e plackitje ne popullsine e pafajshme greke. Kjo sa per te te "rifreskuar" kontekstin historik te ngjarjeve meqenese te pelqen te lexosh histori. Kapitulli i luftes italo-greke eshte nje nga kapitujt me te erret te historise shqiptare pasi dokumenton bashkepunimin e nje pjese te mire te shqiptareve me pushtuesit nazi-fashiste. Dhe sic turperohet nje qytetar normal grek sot kur degjon e shikon njerez karikatura si ky ekstremisti nazist qe mbron qendrimet e pushtuesit te vendit te tij, ashtu duhet te turperohesh edhe ti kur shikon propaganden e viteve 30 te shekullit te kaluar ne Shqiperine fashiste te riciklohet nga po te njejtat qarqe nje shekull me vone ne mediat shqiptare.

    I mban mend "gogolet" voiro-epirote te mediave shqiptare dekaden e kaluar? E mban mend "lobin grek ne Amerike qe punon kunder Shqiperise" sic na e shisnin po te njejtet ustallare ne mediat shqiptare? Sigurisht qe i mban mend. Nje dekade me pare shteti shqiptar i shpallte "persona non-grata" e u ndalonte hyrjen ne Shqiperi, duke i shpallur keta "armiq te betuar". Por ja qe shteti dhe pushtetaret e atehershem e kuptuan qe kjo politike anadollake u kushtoi atyre politikisht dhe vendit shume. Ata armiqte e betuar u lejuan te vizitonin Tiranen, u lejuan te takoheshin me minoritetin grek ne vend, dhe per cudi te te gjitheve, nuk ishin aq "gogole te frikshem", ishte pleq e pensioniste qe edhe pse me origjine greke Shqiperine e shohin si vendlindjen e tyre e te prinderve te tyre. Dhe sot keta "armiq" te perbetuar te Shqiperise kane bere plot vizita ne Shqiperi e nuk punojne qe te nxijne imazhin e Shqiperise ne bote, por punojne qe si e si te sjellin ne Shqiperi projekte dhe investime qe ndihmojne ne jeten e vendit dhe ne jeten e minoritetit grek ne vend.

    Ctensionimi i situates politike dhe ngrohja e klimes se maredhenieve Shqiperi-Greqi ka bere te mundur levizjen e lire te njerezve ne te dy anet e kufirit, ka bere te mundur liberalizimin e vizave, ka bere te mundur anetaresimin e Shqiperise ne NATO, ka bere te mundur rritjen e investimeve e biznesit grek ne ekonomine shqiptare, ka bere te mundur zhvillimin e turizmit shqiptar. Dhe ky eshte dallimi mes politikes se luges bosh, dhe politikes se luges plot. Njera te mbush barkun me fjale, tjetra te mbush barkun me buke.

    Albo

  4. #64
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286
    po mir o Albo thuaj se ke te drejte nga pikmapja se si e shikon ti viziten e nazistit grek ne Vlore,me pak fjale thua se ju dha mundesia atij te vertetoj nga afer se si eshte gjendja ne Shqiperi etj...por ti kujton se me kthimin etij ne greqi ai ndroj mendje nga ata qe shikoi?-
    -po pate mundesi mu pergjigj dhe ketu:
    http://www.forumishqiptar.com/showpo...9&postcount=47
    sepse,sic,mbase e di dhe vet greket kishin ne midisin e tyre plot qe bashkpunuan me nazizmin ne ate kohe,se ku ka lufte ka dhe tradhtare,ka gjithmone pra disa qe kalojne nga ana tjeter,por nuk pash qe ketyre grekerve ti mirren tokat,apo te vriten dhe masakrohen apo te largohen anetearet e familjeve te tyre,por kret e kunderta sepse simpatizan te atyre ne ate kohe jan keta sot te agimit te arte dhe te atij nazistit qe erdhi ne Vlore,pra jan ne paralamentin grek.

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    64
    keto provokime e keto shkrime nuk jane krejt te pa qellimta,marrveshja disa miliardeshe per gazesjellsin transballkanit eshte afer.

    qarqe te caktuara ne media e ne politike,jane hedh ne sulme e po e bejn punen zellshem,vetem te krijojne konflikt,e te vije tek prishja e marrveshjes.

    kujt i leverdise ajo gje ???


    top qeni e mero baze jane hedh ne sulme,ju dogje xhani per shqiperine e camerine...plerat marrin para me thase,vetem te krijojne situate tensioni,per te cuar uje ne mullirin e kapo bandes se kuqe e dylberiane!
    Miku

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979
    Citim Postuar më parë nga Ana_E_Malit Lexo Postimin

    keto provokime e keto shkrime nuk jane krejt te pa qellimta................


    top qeni e mero baze jane hedh ne sulme...........
    Po ke te drejte Mero Baze i kish telefonuar oficerit te Policise ne piken e kalimit qe mos ta lejoje gazetarin te hyje.

  7. #67
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    po mir o Albo thuaj se ke te drejte nga pikmapja se si e shikon ti viziten e nazistit grek ne Vlore,me pak fjale thua se ju dha mundesia atij te vertetoj nga afer se si eshte gjendja ne Shqiperi etj...por ti kujton se me kthimin etij ne greqi ai ndroj mendje nga ata qe shikoi?-
    -po pate mundesi mu pergjigj dhe ketu:
    http://www.forumishqiptar.com/showpo...9&postcount=47
    sepse,sic,mbase e di dhe vet greket kishin ne midisin e tyre plot qe bashkpunuan me nazizmin ne ate kohe,se ku ka lufte ka dhe tradhtare,ka gjithmone pra disa qe kalojne nga ana tjeter,por nuk pash qe ketyre grekerve ti mirren tokat,apo te vriten dhe masakrohen apo te largohen anetearet e familjeve te tyre,por kret e kunderta sepse simpatizan te atyre ne ate kohe jan keta sot te agimit te arte dhe te atij nazistit qe erdhi ne Vlore,pra jan ne paralamentin grek.
    Nuk eshte tema ketu per te diskutuar "ceshtjen came". Ka plot tema ne forum qe hedhin drite mbi ceshtjen came, bile do te gjesh edhe materiale historike qe nuk i ke lexuar apo degjuar ndonjehere me pare, qe hedhin driten e se vertetes historike mbi ate qe ka ndodhur. Kerko ne forum e do te gjesh plot tema te tilla te hapura ne vite, ashtu sic do te gjedh edhe mendimet e mia ne to.

    Ajo qe une do te te them eshte qe ceshtja came eshte e mbarsur me plot mite. Camet nuk u persekutuan e debuan se ishin "muslimane", por se bashkepunuan me pushtuesit nazi-fashiste ne dem te interesave te shtetit te tyre grek. Camet e debuar nuk ishin shtetas shqiptare ishin shtetas greke. Dhe jo te gjithe camet jane persekutuar apo debuar nga Greqia, ata qe u debuan ishin vetem nje pjese e vogel e minoritetit cam ne Greqi qe jeton ne kete vend edhe sot e kesaj dite.

    Ceshtja came eshte ceshtja me e dashur per interesat italiane dhe turke pasi eshte kocka e vetme qe u ka mbetur per t'ua hedhur nacionalisteve te rruges shqiptare me qellim destabilizimin e shtetit shqiptar dhe te maredhenieve mes dy fqinjeve.

    Albo

  8. #68
    Ne kemi nje shprehje te mire: "Nuk mbulohet dielli me shosh". As Greket sado te perpiqen qe te fshehin nje te vertete, nuk do tia arrijne dot pergjithmone. Ky shtet tashme eshte ne grahmat e fundit te renies ne kaos per nje kohe te gjate. Tani eshte momenti qe shqiptaret te behen gati dhe te kerkojne me force ne te ardhmen e afert te gjitha ato te drejta te tyre te mohuara nga padrejtesite historike te bera kundra tyre.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  9. #69
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Pushimet e senatorit italian, grekët e ndalojnë në det për flamurin shqiptar


    ROME- Raportet greke-shqiptare, pasojat e të cilave shumë shqiptarë i kanë vuajtur në kufi, kanë pasur të dielën një “viktimë” italiane. Senatorin Alberto Maritati (PD) që prej 40 vjetësh shkon e vjen në Greqi, në një ishull të të cilës ka edhe shtëpi.

    Lajmin e japin mediat lokale të Puglies nga është senatori, për të cilat thotë: “Për një flamur kortezie të ngritur në barkë (është fjala për flamurin shqiptar) të padëshiruar nga pala tjetër (greke) që tregohet ofenduese, mendjembyllur dhe provokuese. Jam shumë i hidhëruar. E dua Greqinë, vij këtu prej 40 vjetësh por ajo që më ndodhi më ka tronditur pa masë. Dhe qëllimi ynë ishte një shëtitje e thjeshtë në det të hapur në një të diel të nxehtë gushti”.

    Senatori ndodhej në ishullin grek Erikoussa ku ka një shtëpi dhe shkon rregullisht për pushime. Ai vendos të dalë me disa miq me barkën e tij, 12-metërshe që mban flamur italian. Mes njëmbëdhjetë miqve “edhe një familje shqiptarësh që prej 20 vjetësh banon në ishullin grek, dy gra shqiptare njëra me shtetësi italiane, tjetra studente në Universitetin e Salentos”, që të gjithë me dokumente të rregullta. Senatori tregon se në ujërat mes Sarandës dhe Korfuzit është e lehtë të ngatërrohesh e të hysh herë në ato shqiptare e herë të lundrosh në ato ndërkombëtare apo greke.

    Ndodh që papritur anija përfundon në ujëra shqiptare ku një vedetë i kërkon të dijë pse nuk kanë ngritur flamurin shqiptar. Zakoni e do (por nuk është e detyrueshme) që kur hyhet në ujëra kombëtare, veç flamurit të vendit tënd të ngrihet edhe ai i vendit në ujërat e të cilit ndodhesh në shenjë nderimi. “Ne u kërkuam ndjesë, ata na kontrolluan dokumentet, panë që ishte gjithçka në rregull, na i dorëzuan të vulosura bashkë me një flamur kuq e zi dhe u duk se gjithçka mori fund aty. Por nga ai çast nisën problemet tona me palën greke” tregon senatori.

    Me flamurin shqiptar të ngritur krahas atij italian i drejtohemi ishullit Erikoussa, por me të hyrë në ujërat greke i menjëherëshëm kontrolli grek: “Na pyetën pse kishim flamurin shqiptar, u shpjeguam që jemi barkë italiane. Na kërkuan dokumentet e nga ai çast nisën të na trajtonin shumë keq. Na shpjeguan që duhet t’i ndiqnim në Korfuz, ndërsa njëri prej tyre simulonte gjestin e vënies së prangave. Dukej sikur kishim të bënim me një vend armik” kujton senatori. Dyshimi i ngritur nga pala greke – i pajustifikuar – ishte ai i futjes në Greqi i emigrantëve klandestinë. Me të mbërritur në Korfuz, Maritati nuk duron dot më e vë në lëvizje diplomacinë: ndërhyn një konsull dhe ambasadori italian në Greqi dhe incidenti mbyllet. Por senatorit i mbetet shija e hidhur:

    “Nuk arrij të kuptoj këtë kokëtrashësi e gjithë këtë gjendje emergjence të grekëve ndaj shqiptarëve. Është herë e parë që më ndodh një gjë e tillë në 40 vjet që vij në Greqi”.

    (ShqiptariItalise/BalkanWeb)
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  10. #70
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286
    po pikerisht pra dhe senatori vete i vertetoi ata marredheniest e shkelqyera midis dy popujve ............,ashtu sic tha Albo..

Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •