Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    "ENIGMA" Maska e c0d3r
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Memedhe
    Postime
    88

    Terror me armë në mes të kryeqytetit

    Edhe pse e gjithë policia e kryeqytetit ishte nëpër rrugë, e përforcuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, një përplasje e ashpër me armë ka ndodhur, nga e cila kanë mbetur të plagosur dy persona.

    Shkak për këtë ngjarje të rëndë mendohet se është bërë një femër e martuar, nënë e dy fëmijëve, të cilën e ngacmonte njëra palë dhe e mbronte pala tjetër. Nga të shtënat me automatikë dhe pistoleta kanë mbetur të plagosur dy persona, ndërkohë që janë terrorizuar të gjithë banorët e zonës. Policia tha se për krimin ka arrestuar nga një person të secilës palë, dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

    Policia për ngjarjen

    Ngjarja e rëndë, duke terrorizuar banorët e një lagjeje në kryeqytet ka ndodhur në kohën kur e gjithë policia ndodhej në rrugë, pasi kishin përgatitur një plan masash, me qëllim parandalimin e krimit të rrugës, shoqërimin e personave të dyshuar dhe kapjen e të shpallurve në kërkim. Por, policia, e cila e kishte kthyer Tiranën në një “shtetrrethim”, nuk ka mundur të parandalojë konfliktin e armatosur, që sipas të dhënave zyrtare, ka qenë i çastit. Në lidhje me këtë ngjarje, policia e kryeqytetit deklaroi zyrtarisht se, Seksioni Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit ka filluar procedimin penal ndaj katër personave, dy prej të cilëve janë arrestuar, por dy të tjerë, me gjithë rrethimin e policisë, kanë mundur t’i shpëtojnë prangosjes. Sipas të dhënave, në pranga kanë përfunduar Aldi Haki Horanlli, 29 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë dhe Eduard Osman Omeri, 40 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë”, i cili ndodhet në spital, pasi rezulton i plagosur me armë zjarri. Ndërkaq, po sipas policisë u shpallën në kërkim vëllai i 29-vjeçarit, Kristo Horanlli, 25 vjeç dhe shoku i 40-vjeçarit, Fatmir Fejzo Garuja, 43 vjeç, banues në fshatin Sauk. Nga informacioni i grupit hetimor mësohet se këta persona, rreth orës 23:45 të së enjtes, në vendin e quajtur Lagjja e Re, pranë Kopshtit Botanik, pas një konflikti të çastit të dy vëllezërve me Eduard Omerin dhe Fatmir Garujën, ata janë qëlluar mes njëri-tjetrit. Për pasojë është plagosur Eduard Omeri, i cili gjendet i shtruar në Spitalin Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, plagë mendohet se ka marrë edhe Garuja, shok i të plagosurit tjetër, por që kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht, ndërkohë që dy vëllezërit kanë shpëtuar paq.

    Familja dhe banorët

    Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, të shtënat me armë kanë zgjatur disa minuta. Veç plagosjes së të lartpërmendurve, plumbat kanë shkatërruar dy automjete të parkuara dhe xhamat e disa bizneseve. Madje, gjatë shkëmbimit të zjarrit plumbat kanë depërtuar dhe në katet e dyta të banimit. Banorët tregojnë se janë detyruar të shtrihen në dysheme nga frika e plumbave, duke dalë vetëm në momentin që kanë dëgjuar sirenat e policisë. Një banor tregon se kishte fëmijën pranë dritares, kur plasën krismat dhe ka përjetuar tmerr. Ndërsa të tjerët shpjegojnë sesi u janë dëmtuar bizneset nga plumbat, duke hedhur fajin tek siguria në rrugë. Nëna e dy të arrestuarve për plagosjen shpjegon motivin e sherrit dhe sipas saj, Aldo qëlloi për vetëmbrojtje. “Djali iku me makinë të merrte ilaçet dhe ata e qëlluan në makinë. Ai mori armën për vetëmbrojte dhe qëlloi karshi tyre. Janë kamerat e sigurisë që e tregojnë. Një djalë me autorët ngacmonte një mbesën tonë dhe si përfundim, djemtë tanë nuk deshën se ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë. Pastaj ky u inatos. Pinë e pinë në klub, e pastaj erdhën bënë hatanë këtu. Vajza është 28 vjeçe, ky është 25”, rrëfen për mediat Xhemile Horanlli. Nga ana tjetër, familjarët e dy vëllezërve kanë pretenduar se në konflikt ka qenë edhe një djalë i ri, veç dy të identifikuarve, i cili nuk është deklaruar nga policia si i shoqëruar, i arrestuar, apo i shpallur në kërkim. Sipas familjes së dy vëllezërve, në vendngjarje ka qenë i pranishëm një person i identifikuar si Adrian Myrtaj, i cili është i riu që ka ngacmuar 28-vjeçaren. I dyshuari mendohet se është personi që ka qëlluar mbi Kriston, vëllai i shpallur në kërkim nga policia për plagosjen e të arrestuarit, Eduard Omeri.

    Kam nje parandjenje qe Ministri i Brendshem dhe Kryeministri kesaj rradhe do reagoje me levizjen e drejtuesve te strukturave Blu.
    Ndryshuar për herë të fundit nga c0d3r : 19-08-2012 më 10:16
    Best File compression around "DEL *.*" = 100% compression

  2. #2
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Me armet qe shperndau Sali Gerdeci ne 97, vriten shqiptaret ne 2012.

    Keto kane te gjithe kallash ne shpi mer daje. Ca lesh qeverie eshte kjo.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  3. #3
    "ENIGMA" Maska e c0d3r
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Memedhe
    Postime
    88
    Mbaj mend fjaline e fundit qe kam thene une mos e harro per nja ca dite.
    Kjo eshte mire, bej nje perllogaritje te thjeshte te ngjarjeve te renda kriminale ne muajin Gusht. Se cu vrane nja dy mjerane tek Instituti Bujqesor para 1 jave me duket. U harruan ata... Autoret jan verdall mes nesh, ndoshta na lexojne dhe ketu.
    Cudija me e madhe... asgje vetem 3 dit. Vjen dhe Brari tashi e do thot i vrau ndonje fallange me ngjyre te ndezur... ose do anashkaloje temen do hedhe ndonje postim pyjor qe s'ka lidhje. E njeh ligjin dhe teorine e shperqendrimit te vemendjes ti apo ajo!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga c0d3r : 19-08-2012 më 10:47
    Best File compression around "DEL *.*" = 100% compression

  4. #4
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Mund ti harrojme une e ti per tre dite por familjet e tyre i kane peng ne zemer per tere jeten..

    Pas 92 shqiptareve u eshte injektuar fryma barbare e vandaleve sllave te dragobise, qe shkaterron e vret pa marre parasysh asnje rregull e norme.

    A e dini maksimen e tyre ne ate kohe?!

    Prishni gjithcka se do i bejme te gjitha te reja.

    Cfare bene ?

    Asgje..pervecse shkaterruan.

    Keshtu ndodh kur nji komb e qeverisin druvar e njerez te paafte shpirtzinj.

    Duhet rikthim i menjehershem tek vlerat tona kombetare.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  5. #5
    "ENIGMA" Maska e c0d3r
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Memedhe
    Postime
    88
    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin

    Keshtu ndodh kur nji komb e qeverisin druvar e njerez te paafte shpirtzinj.

    Duhet rikthim i menjehershem tek vlerat tona kombetare.
    Te themi te drejten dhe cfare eshte e verteta ke dhe nga ata te aftet por nuk jane ne vendet qe i takon te jene. Shko elektricisti behet dentist dhe mjeko dhemballen, cte bej doktorri shkret qe e kan cuar ne vend te elektricistit, nje poc do e nderroj dhe ai po kurrsesi nuk mund te lidhe automatin dhe 3 fazorin. Jam dakort me ty, per sot mos fol me.
    Ndryshuar për herë të fundit nga c0d3r : 19-08-2012 më 10:58
    Best File compression around "DEL *.*" = 100% compression

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    merimun..
    kush eshte druvar qe po qeveris mo..
    na thuaj njerin vetem..


    tjater..
    bravo shteti e policia qe paskan bere kontrolle sot..
    ashtu te vazhdojn perdit..

  7. #7
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Nje tufe idiotesh hapin luften e III-te per nje femer.
    Kush eshte ajo femer, Helena e Trojes apo Kim Kardashiani?
    Ngacmime te femrave ne rruge nga idiotet ndodhin gjithmone
    cfare do besh do rrembesh kallashin????Idiote.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #8
    "ENIGMA" Maska e c0d3r
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Memedhe
    Postime
    88

    Tiranë, arrestohet Gjergj Cukali

    Po zien nga brenda po zien... ah mer bir shteti kur do, te kap me qerre. Vazhdno te me rritet parandjenja qe kam cituar me siper se Ministri i Brendshem dhe Kryeministri kesaj rradhe do reagoje me levizjen e drejtuesve te strukturave Blu.


    Arrestohet Gjergj Cukali, njëri prej personazheve të njohura të botës kriminale të kryeqytetit. Burime të policisë së Tiranës bëjnë me dije se kanë mundur të arrestojnë 43-vjeçarin gjatë një operacioni të ushtruar mesditën e sotme në kryeqytet ku u sekuestrua edhe një pistoletë tip ‘Glok’ me 17 fishekë.
    Arrestimi i Cukalit u bë i mundur nga forcat e komisariatit numër 2 Tiranë, ndërkohë që mësohet se 43-vjeçari kërkohej për një vrasje të kryer në 5 maj 2012.

    Burime nga blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se kishin shpallur në kërkim këtë të fundit së bashku me Kataldo Lezhjan, pasi dyshohet se këta të dy kanë kërcënuar me armë dhe kanë goditur punonjësin e një firme private sigurimi, për një vend parkimi. Ngjarja mësohet se më datë 5 maj, rreth orës 16:00, 43-vjeçari Sh. Kadiu, punonjës i një kompanie private sigurimi, ka bërë kallëzim se në rrugën "Mihal Grameno", pranë Shkollës së Baletit, është kanosur me armë dhe goditur nga dy persona të paidentifikuar pas një debati mes tyre për një vend parkimi.

    Gjergj Cukali është njëri prej personazheve të njohura të botës kriminale të kryeqytetit, pasi ai së bashku me miqtë e tij Florian Metalla, Ledio Lito, Ilir Kodumi, Eduart Skuka dhe Durim Gurzi, morën peng Fatjon Demirlikën dhe kërkuan 100 mijë euro për lirimin e tij. Por plani i tyre dështoi, pasi u arrestuan në kohë nga Policia e Tiranës.

    Në korrik të vitit 2004, në rrugën "Myslym Shyri" në Tiranë, pranë një karburanti, merret peng Fatjon Demirlika. Rrëmbyesit i kërkuan familjes së Demirlikës një shumë prej 100 mijë eurosh në këmbim të lirimit të të afërmit të tyre. Vendi i dorëzimit të parave ishte lënë në varrezat e Tufinës.

    Familjarët e Demirlikës njoftuan policinë, e cila vendosi të dërgojë një agjent të sajin për të dorëzuar gjobën e vendosur nga pengmarrësit. Në momentin e dorëzimit të shumës prej 100 mijë eurosh, policia arrestoi Ledio Litën, i cili më pas tregoi vendin ku mbahej pengu Demirlika. Pak orë më vonë, falë një tjetër operacioni policor, u bë i mundur lirimi i pengut si dhe u arrestuan Gjergj Cukali, Florian Metalla, Ilir Kodumi e Eduard Skuka.

    Në përpjekje për të shpëtuar nga duart e policisë, banda e pengmarrësve vrau Endri Shimën, mik i ngushtë me pengun Fatjon Demirlika. Nga hetimet rezultoi se autori i vrasjes së Shimës ishte Durim Gurzi. Ky i fundit mundi t'u shpëtojë prangave, për t'u kapur tre vjet më vonë, transmeton BalkanWeb.
    Best File compression around "DEL *.*" = 100% compression

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Kur do mesojne shqiptaret te shikojne punet e tyre, mos i futin hundet vend e pavend, e mos merren me kalimtaret rruges?! E tmerrshme!
    Feelings change - memories don't.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    ku gjergj cukalli prap do dalin se kete e mbron mafia e tregtareve te rruges myslim shyri.
    ai vinte gjoba per interes te tyre.
    ndaj ne tirane shitet nje pale brek grash 50 dollare. sepse konkurencen e zhdukin keta cukallat.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •