Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Seminari për gjuhën....

    Seminari 31 për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

    Ministri i Arsimit të Kosovës, Ramë Buja, uron mirëseardhje pjesëmarrësve të Seminarit në Prishtinë, Kosovë...

    Para një jave, në Prishtinë, pikërisht, me 13 gusht 2012, ka nisur punimet Seminari 31 për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare i cili ka sjellë në kryeqytetin e Kosovës referues nga vende të ndryshme të botës.
    Për dy javë rresht, në Prishtinë studiues dhe albanologë nga vendet e ndryshme të botës do të diskutojnë për kulturën, gjuhën shqipe, dialektet e saj dhe zhvillimin e saj, krahas procesit të globalizmit.
    Hapjen e seminarit e bëri, Drejtori i Seminarit, Bardh Rugova, i cili tha se më këtë seminar synohet studimi i problemeve të albanologjisë, por edhe krijim i kontakteve të reja më botën.
    Drejtori i Seminarit, Bardh Rugova, ndër të tjera tha edhe këto:
    “Seminari mundëson me vende dhe kultura të tjera, mundëson përfaqësimet kulturore të albanologjisë në botë dhe përkthime të veprave të gjuhës shqipe në gjuhë të ndryshme të botës, ndikimi i dytë është ai arsimor dhe shkencor”.
    Ndërsa, Ministri i Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja dhe se pjesëmarrësit e këtij seminari ishin ambasadorë të Kosovës në skenën ndërkombëtare. Sipas ministrit Buja, me këtë seminar tregohet më shumë për kulturën dhe gjuhën shqipe.
    “Ky seminar që është i 31 pësoi disa rënie gjatë vitit 90-ta dhe e dimë pse. Ishte institucioni që e mbajti gjallë kulturën dhe traditën kombëtare, dhe përmes njerëzve, miqve, dashamirësve të albanologjisë që erdhën këtu ishin ambasadorët më kuptim plot për të bartur atë që duhet bartur dhe pasqyruar”, ka thënë Buja.
    Kurse, në emër të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik Pajazit Nushi tha se seminari përkundër stuhive dhe propagandave armiqësore, u bë institucion i përmasave ndërkombëtare.
    Mirëseardhje rreth 200 pjesëmarrësve të këtij seminari u kanë uruar edhe ministri i Arsimit, Ramë Buja dhe kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa.
    "Miti serb i Kosovës" i Enver Mehmetit ishte titulli i kumtesës së parë që u lexua në hapje të Seminarit, ku pjesëmarrës janë rreth 200 studiues të cilët do të jenë prezent gjatë 13 ditëve që do të zgjasë ky seminar.
    Një nga organizatorët e Seminarit, profesori Bardh Rugova tha se edhe sivjet Seminari do të ketë sesionin e gjuhësisë, për të cilin është caktuar tema "Gjuhësia shqiptare (1912-2012)", si dhe atë të letërsisë që këtë vit do të ketë për temë "Studimet letrare shqiptare (1912-2012)".
    Punimet e seminarit i përshëndeti edhe zëvëndësministri i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve, poeti, z.Hajdin Abazi...
    Gjatë seminarit, vëmendja më e madhe, do t'i kushtohet përvjetorit të 100 të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Për këtë do të mbahet një tryezë e veçantë e Seminarit, por edhe sesionet shkencore do të jenë të lidhura me këtë ngjarje.

    Mexhid YVEJSI, Gjakovë

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Citim Postuar më parë nga Mexhid Yvejsi Lexo Postimin

    Do ishte e rëndësishme dhe më urgjente të

    që ne vetë ta zgjedhim qështjen tonë e pastaj ti ftojmi edhe dijetarët e huaj....si duket e kemi humbur kontrollin, jemi ne huti...
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Seminari për gjuhën....

    Nesër fillon Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

    22 Gusht 2021

    Nesër nis organizimi i një prej ngjarjeve më të rëndësishme vjetore në fushën e albanologjisë, pikërisht Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i njohur në fillim si Seminari i Kulturës Shqiptare për të Huaj.

    Seminari është një takim i përvitshëm dhe i rëndësishëm shkencor e profesional nga fusha e shkencave albanologjike, i cili që nga viti 1974 tradicionalisht organizohet në Prishtinë.

    Qëllimi primar i organizimit të tij fillimisht ishte ofrimi i ndihmës për studentët dhe studiuesit e huaj që interesohen për gjuhën, letërsinë e kulturën shqiptare si dhe për shkencat albanologjike. Seminari ka një karakter shumë – dimensional dhe multi-disiplinar.

    Me kalimin e kohës, kjo ngjarje është shndërruar në një shkollë të llojit të vet nga fushat e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare si dhe të albanologjisë në përgjithësi.

    Këtë vit seminari do të mbahet nga data 23 gusht deri me 3 shtator 2021 dhe pjesë e tij do të jenë studiues të ndryshëm shqiptarë, ku do të trajtojnë një sërë tematikash.

    Me datën 1 shtator është parashikuar edhe mbajtja e Mbrëmjes Arbëreshe, në të cilën do të promovohet vepra e studiueses Maksimiljana Barančić, në Zarë të Kroacisë, “Fjalori Kroatisht-Arbënisht të shoqëruar me gramatikë”.

    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/lajme/neser...ren-shqiptare/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 22-08-2021 më 16:57

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Seminari për gjuhën....

    Albanologët mblidhen në Prishtinë, tregojnë se përse i tërhoqi studimi i Gjuhës Shqipe

    3 Shtator 2021

    Dhjetëra studiues të huaj të Gjuhës Shqipe janë mbledhur në Prishtinë për Seminarin e përvitshëm.

    Për studenten e Angela Popovska është shumë e rëndësishme që të jetë në Prishtinë për këtë ngjarje.

    “Ne nuk e kemi mundësinë që të zgjedhim gjuhët që do të mësojmë. Do të thotë i mësojmë paralelisht greqishten, rumanishten dhe shqipen dhe unë nuk kisha ndonjë dëshirë të mësoja shqipen por kur u takova për herë të parë me të, u dashurova me gjuhën sepse është shumë, shumë interesante dhe nëse merresh me Gadishullin e Ballkanit, mund të mësosh shumë për të nga gjuhët”.

    Ndërsa studiuesja Maria Ruseva nga Bullgaria thotë se nga të gjitha gjuhët e reja që është duke mësuar, i pëlqen shqipja.

    “Unë mësoj rumanisht, shqip dhe greqisht dhe nuk e di pse shqipja më pëlqen… Seminari ishte ndryshe, ishte shumë mirë, shumë bukur.”

    Për Vladimir Georgiev nga Bullgaria është hera e dytë që merr pjesë.

    “Me ndihmoi veçanërisht sivjet sepse ishim në grupin e avancuar dhe kishim shumë aktivitete të ndryshme që na kanë bërë më shumë me fol gjuhën shqipe. Kemi lexuar, kemi bërë redaktimin e teksteve në shqip, kemi përkthyer artikuj nga gjuha amtare në gjuhën shqipe dhe mbrëmjeve kemi kërcyer valle shqiptare, valle kosovare me disa nga studentët lokalë, që kanë treguar interes me qenë me ne dhe me tregu më shumë për kulturën shqiptare dhe të na ndihmojnë me shqipen.”

    Dëshira për të mësuar gjuhën shqipe e ka shtyrë edhe Jay Coppo nga Austria që të vijë për herë të dytë në seminarin për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

    “Jam nga Austria. Unë studioj histori dhe matematikë. Jam student i profesorit Schmid. Mësoj shqip pak, pak flas… Unë jam këtu për herë të dytë në Prishtinë… Është shumë e bukur, por… shumë është keq që parku nuk është më”.

    Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare mbledh studiues dhe albanologë nga e gjithë bota ku mund të bëhen edhe shkëmbime të ndryshme shkencore.

    Këtë vit seminari u mbajt në rrethana pandemie, ndërkohë që vitin e kaluar nuk u mbajt fare pikërisht për shkak të pandemisë së shkaktuar nga sëmundja COVID-19.

    Top Channel

    https://top-channel.tv/2021/09/03/al...gjuhes-shqipe/

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Seminari për gjuhën....

    Interesim i madh për Seminarin e Gjuhës Shqipe - 31.08.2021 - Klan Kosova
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 14-09-2021 më 19:24

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Seminari për gjuhën....

    Me shqipen kunder paragjykimeve

    Borivojen, Angjellën nga Serbia dhe Bennedictën nga Franca i bashkoi gjuha shqipe.

    Borivoje Laziç (23) studion Gjuhën Shqipe në Fakultetin e Filologjisë në Beograd dhe për herë të parë po e viziton Kosovën për të marrë pjesë në Seminarin e 39-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

    “Mendoj se Prishtina është shumë e bukur dhe ka shumë gjëra që janë interesante për t’i parë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë teksa tregon për përshtypjen e parë për kryeqytetin e Kosovës. Laziç thotë se shpreson që ky seminar t’i ndihmojë që ta përmirësojë gjuhën, por edhe të takojë njerëz që flasin dhe studiojnë gjuhën shqipe.

    Për Angjella Markoviçin (23) kjo nuk është hera e parë që merr pjesë në seminar. Ajo tash ka diplomuar dhe beson se nuk do të ketë problem të gjejë një vend pune, qoftë në Serbi apo edhe në Kosovë.

    “Dua të bëhem profesoreshë apo edhe përkthyese dhe mendoj se kemi shumë mundësi me gjuhën shqipe edhe në Serbi, e ndoshta edhe këtu në Kosovë”, thotë Markoviç.

    Të hënën, më 23 gusht, në Prishtinë nisi Seminari i 39-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, ku po marrin pjesë mbi 50 studiues dhe studentë nga e mbarë bota. Seminari do të zgjasë deri më 3 shtator.

    Ky seminar organizohet nga Universiteti i Prishtinës dhe ai i Tiranës.

    Drejtuesit e seminarit thanë se interesimi i studiuesve të Gjuhës Shqipe vazhdon të jetë i konsiderueshëm, madje edhe në rrethanat e pandemisë COVID-19. Që nga viti 1974, ky seminar ka sjell në Prishtinë studiuesit eminentë të albanologjisë, por jo vetëm. (Video)

    Ndër pjesëmarrësit është edhe logopedja nga Franca, Bennedicte Braconnay e cila ka shprehur dëshirën që ta mësojë gjuhën shqipe për shkak punës në spital, ku i trajton fëmijët nga Kosova dhe Shqipëria.

    “Dua të di shqip e të flas edhe me ta”, thotë Braconnay.

    “Më pëlqen, nuk mund të them se a është e vështirë, por janë disa gjëra që janë të vështira që ‘t’i kapësh’ kur nuk e dini mirë gjuhën shqipe”, shton ajo.

    Aleksandar Novik, profesor i Gjuhës Shqipe në Universitetin e Shën Petërsburgut të Rusisë, është pjesëmarrës i rregullt i punimeve të seminarit. Për herë të parë në Prishtinë ai erdhi rreth 30 vjet më parë.

    “Seminari jep mundësi që të vijnë albanologët nga mbarë bota. Ky tubim patjetër përkrah njohuri në mbarë botën, për botën shqiptare, për gjuhën shqipe e kulturën shqiptare e kjo ka shumë rëndësi”, thotë Novik.

    Por, për Borivoje Laziçin dhe Angjella Markoviçin, ky seminar është edhe mundësi e mirë për largimin e paragjykimeve mes popullit shqiptar dhe serb. Dhe këtë pikërisht, sipas tyre, duhet ta bëjnë të rinjtë apo studentët.

    “Jemi nga Serbia dhe atje ende ka shumë paragjykime, por mendoj se ne të gjithë duhet të bëjmë diçka për këtë gjë, duke nisur nga ne studentët e Gjuhës Shqipe në Serbi apo diku tjetër, që mund të shkatërrojmë edhe paragjykimet edhe këtë situatë që është pak e keqe”, thotë Markoviç.

    https://thealbanianprofile.com/me-sh...paragjykimeve/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 14-09-2021 më 20:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •