
Postuar mė parė nga
Albo
Maria ishte e perzgjedhur nga Perendia, por jo ne kuptimin tend te te perzgjedhurit. Perendia e kish zgjedhur ate per planin e Tij, dhe e ruante ate qe nga lindja e saj e cudishme nga dy prinder te moshuar, e deri ne kohen qe i shkoi kryengjelli. Por mos ngaterro Perkujdesjen Hyjnore te Perendise dhe Planin e Perendise me Vullnetin e Maries. Kjo nuk eshte e njejta gje.
Ti e kupton ate qe shkruan me lart sikur Maria ishte robot, ishte krijuar vetem per ate mision dhe nuk kish vullnet te lire. Kisha Orthodhokse na meson qe Maria gezonte gjithe keto atributet qe te zura me goje me lart, por ungjillizimi i saj u be pa imponim, por me perzgjedhjen e vullnetin e lire te saj si njeri. Prandaj edhe kryengjelli i Perendise u largua prej saj vetem kur ajo pranoi qe te vendosi vullnetin e saj ne duart e Perendise me fjalet qe tha.
Problemi yt eshte jo se nuk kupton, pasi me qarte se kaq une nuk di ta shpjegoj. Problemi yt eshte se si protestant qe je, nuk mund te pranosh kete mesim te Kishes Orthodhokse qe vjen nga Tradita e Shenjte e Kishes. Dhe ne kete pike, ne nuk kemi se cfare diskutojme me bashke.
Perseri riciklon te njejta fjale edhe pse ta bera shume te qarte ne kete diskutim qe nje besimtar dhe nje apostull/peshkop/prift/dhiak nuk jane te barbarte ne misionin e tyre ne syte e Perendise.
- Mohoni ekzistencen e Kishes se Shenjte si Nje dhe e Vertete dhe e Gjalle, pasi doni te jeni vete Kishe.
- Mohoni ekzistencen e Tradites se Shenjte te Kishes ne shekuj, pasi deshironi qe te ktheheni vete ju si persona autoriteti qe gezon te drejten e interpretimit te Shkrimit te Shenjte.
- Mohoni urdhrin apostolik te prifterise, ne menyre qe te beheni vete apostujt, peshkope, prifterinj dhe mbrojtes se besimit.
Ta perseris, gjeja e pare qe Krishti beri me nisjen e misionit te Tij mbi toke, ishte thirrja e peshkatareve te Galilese qe ta ndiqnin si dishepuj te tij. Kjo nuk eshte as rastesi, e as simbolike, kjo eshte teper e rendesishme, pasi keta peshkatare do te ktheheshin ne prifterinjte e tradites se re te krishtere. Dhe ishte detyra e atyre apostujve, jo "besimtareve te thjeshte", qe t'iu jepnin pergjigje pyetjeve e problemeve te besimit.
Kete autoritet ketyre apostujve e peshkopeve, ua ka caktuar Perendia.
Ty si protestant te pelqen qe te mendosh se "je Pjeter e Pavel" sot dhe ngaterron dy gjera te thjeshta: Une e ti mund te ndajme te njejtin besim me Pavlin, por nuk kemi te njejten thirrje nga Perendia. Ai u thirr qe te kthehej ne apostull i Krishtit, ne jemi thirrur qe te jemi besimtare te thjeshte.
Urdhri i Priferise ne Kishen orthodhokse eshte nje nga misteret e medha qe Perendia i ka falur Kishes.
Jisui e respektoi vullnetin e lire te Saulit, persekutorit te paepur te te krishtereve ne Jeruzalem. Kjo duket fare hapur ne rrefimin biblik dhe ne vete faktin qe Krishti nuk zgjodhi qe ta kthente ne hi Saulin per te gjitha ata te krishtere qe ai vrau me gurre ne Jeruzalem. Por i doli perpara ne rrugen per Damask ku do te shkonte per te persekutuar te krishteret, dhe i drejtohet me nje pyetje se perse me persekuton? Nuk i tha te jap urdher qe te mos persekutosh me te krishteret e te kthehesh ne apostullin tim.
Ndryshimi i madh ndodhi ne shpirtin e Pavlit fale vullnetit te tij te lire si njeri. Duhet te kuptosh, qe Pavli nuk ishte nje hebre i zakonshem i kohes se tij. Ai ishte nje nga theologet me te mirenjohur dhe te respektuar te judaizmit ne kohen e tij. Ai ishte edhe nje nga njerezit me me kulture te kohes se tij, njohes i greqishtes dhe shtetas romak. Dhe persekutimin e te krishtereve qe Pavli bente, e bente pasi ne syte e tij ai ishte duke mbrojtur besimin e traditen e tij judaike, nga "mesianiket e rreme" te krishtere.
Prandaj ne momentin qe Pavli u perball me Krishtin dhe e pa, ai e kuptoi qe Krishti nuk ishte "mesiah i rreme" por ai i vertete. Dhe ai besoi dhe ia nenshtroi vullnetin e tij Vullnetit te Krishtit duke nxjerre nga goja fjalet: "Zot, cfare do ti te bej une?" Kjo eshte njesoj si te thuash, qe nga ky moment, une zgjedh ta nenshtroj vullnetin tim njerezor, Vullnetit tend o Zot.
Dhe aspekti tjeter i transformimit te Pavlit eshte ai social: kur hebrejte shikonin qe nje nga ish-theologet me te medhenj te judaizmit predikonte per besimin e te krishtere, ata e ndiqnin per ta vrare. E benin kete gje pasi i druheshin se shume hebrej te kohes se tij do te hiqnin dore nga besimi judaik e do te perqafonin besimin e krishtere. Kjo eshte njesoj sikur figura me e nderuar e protestantizmit sot, te dilte e te thosh qe nga ky moment une hyj ne Kishen Orthodhokse e heq dore nga ato qe besoja si protestant qe bien ndesh me besimin tim orthodhoks.
Shume protestante e interpretojne perzgjedhjen e Pavlit nga Perendia per tu kthyer ne apostull te Tij, si nje apostull per te predikuar Ungjillin ne boten mesdhetare jo-hebraike. Por ne fakt, perzgjedhja e Pavlit nga Perendia u be pikerisht, fale reputacionit qe ai gezonte ne boten judaike jo vetem si "persekutor i te krishtereve" por edhe si theolog i mirenjohur i fese judaike.
Albo
Krijoni Kontakt