
Postuar mė parė nga
Albo
Deshmues, kur the se Jisu iu drejtua nenes me fjalen "grua", une nuk kisha parasysh dasmen e Kanes por momentin e Krishtit ne kryq:
Ungjilli sipas Joanit 19:25-30
Edhe pranė kryqit tė Jisuit ishin duke ndenjur e ėma dhe e motra e sė ėmės sė tij, Maria, gruaja e Klopait, dhe Maria Magdalena.
Jisui pra kur pa tė ėmėn dhe nxėnėsin qė donte duke ndenjur pranė, i thotė sė ėmės: Grua, ja yt bir.
Pastaj i thotė nxėnėsit: Ja jot ėmė. Edhe nxėnėsi qė atėherė e mori nė shtėpinė e tij.
Pas kėsaj Jisui, duke ditur se tani mbaruan tė gjitha, qė tė pėrmbushet shkrimi, thotė: Kam etje.
Edhe ishte atje njė enė plot me uthull; dhe ata mbushėn njė sfungjer me uthull, dhe e vunė mbi njė hisop, e ia prunė nė gojė.
Jisui pra kur mori uthullėn, tha: Mbaroi, dhe uli kryet e dha shpirtin.
Pra Krishti u kujdes per Nenen e Tij edhe sa ishte ne kryq, e jo me kur u ngjit ne lavdine qe i takon ne qiell pas ngjalljes nga varri. Dishepulli i dashur per te cilin flet ungjilli eshte vete Shen Joani, ai njihet si "dishepulli i dashur" i Krishtit. Dhe sic te thashe me lart, ishte i vetmi apostull nga te 12 qe nuk njohu vdekje prej martiri, por nje vdekje ne paqe e natyrale. Ungjilli i tij ne Dhiaten e Re eshte ungjilli me i pasur me theologji te krishtere.
Cfare kujton se je duke bere ti sot, kur lexon kater ungjijte apo letrat e Pavlit ne Dhiaten e Re? A nuk je duke ndermjetesuar me Krishtin nepermjet deshmise se apostujve te Tij? Dhe kush me mire se vete Nena e Tij, Virgjeresha e Kulluar Mari, e njihte Krishtin ne kete bote?
Kush me mire te njeh ty se sa nena qe te beri koken dhe te rriti qe femije?
Por problemi yt nuk ka te beje me "ndermjetimin". Problemi yt eshte se ju protestanteve ju pelqen qe ti beni gjerat vete, ashtu sic iu thote radakja juaj. Kujt i duhet Kisha kur ne jemi vete Kisha? Kujt i duhen apostujt e shenjtoret qe na korrigjojne e mesojne per besimin ne shekuj, kur une mund ta lexoj Biblen vete e dal me perfundimet e radakes time? Kujt i hyn ne pune Nena e Krishtit per te ndermjetuar per ne, kur ne protestantet e njohim Krishtin me mire se vete Nena e Tij e Tereshenjte?
Shenjteria eshte dhurate e Shpirtit te Shenjte, dhe nje kishe pa shenjtore eshte nje kishe e vdekur, nje kishe ne te cilen Shpirti i Shenjte nuk gjen strehe pasi nuk eshte kisha e Vertete e Krishtit. Dhe qe ta kuptosh arsyen e vertete pasi nuk nderoni asnje shenjtor, nuk ka te beje me "idhujtarine", ka te beje me faktin se qoftelargu ju ka fryre te njejten fryme qe gjarpri i fryu Eves e Adamit, frymen e krenarise: po hengre nga Pema e Diturise, do te beheni zot! Kurse ju protestanteve u thote: po nuk nderuat shenjtoret ju mund te shpallni vetveten shenjtor! Kjo eshte arsyeja qe protestantet "veteshenjterohen" dhe "veteshpetojne" pa ndihmen e askujt, vetem "me lutjet e tyre" dhe me "Krishtin ne zemer".
Ku e ke lexuar apo kuptuar ne kete menyre kete varg te Pavlit? Per cilin varg e ke fjalen?
Pra ne mendjen tende, mesazhi qe ti merr nga deshmia e Pavlit eshte se "ai ishte parazgjedhur nga Perendia para gjithe koherave", qe ne mendjen tende interpretohet qe Pavli nuk kish mundesi qe te dilte kunder Vullnetit te Perendise, pasi Perendia e kish kthyer Pavlin ne nje robot ku ai bente ate qe donte Perendia. Apo jo? Kete deshe te thuash me lart, dhe te njejten llogjike perdor edhe per Nenen e Tereshenjte apo jo?
Pavli vertet i ka rrefyer keto gjera per jeten e tij, dhe une nuk u heq atyre asnje presje. Por mesazhi qe ti ke marre nga mendja tende pasi i ke lexuar eshte krejt tjeter nga ai i verteti, e nga ai qe vete Pavli desh te percillte. Pavli u ndricua e tjetersua vetem pasi iu shfaq Krishti rruges per ne Damask. Ai humbi driten e syve nga drita e pakrijuar e lavdise qe rrezatonte Krishti. Krishti nuk i dha urdhra Pavlit, Krishti i dha mundesi Pavlit qe te besonte ne Te pasi ta shihte Ate. Dhe cfare i tha Krishti ne fund? Nese shkon ne Damask, shko tek Anania dhe ai do te pagezoje, vetem atehere do te fitosh perseri driten e syve. Ishte Pavli ai qe me vullnetin e tij te lire, zgjodhi qe te ndjeke keshillen e Krishtit e te besoje ne Te. Ashtu si ne rastin e Kryengjellit Gabriel me Shen Marine dhe ne rastin e Pavlit, Perendia respektoi vullnetin e lire te krijesave te tij.
Po ta perseris per here te fundit dhe me qarte se kaq nuk di: Vullnet i Lire do te thote qe te besh nje pyetje nje njeriu dhe te pranosh cdo pergjigje qe ai jep, qofte kjo pergjigje pozitive apo negative nga kendveshtrimi i atij qe e shtron pyetjen. Perendia pyeti Marien nese pranonte te bente pjese e planit te Perendise, ashtu sic pyeti Pavlin qe te zgjidhte te behej apostulli i Krishtit. Si Maria dhe Pavlin, gezonin plotesisht lirine qe te refuzonin kerkesen e Perendise pasi te dy ishin njerez me Vullnet te Lire.
Si Shen Maria, si Pavli, u ndricuan me dijen hyjnore te Perendise vetem pasi me vullnetin e tyre te lire, ata zgjodhen te beheshin pjese e planit te Perendise per ta. Kjo eshte menyra se si ata hoqen dore nga vullneti i tyre njerezor, dhe perqafuan Vullnetin e Perendise. Jetonin per te bere realitet ate qe Perendia kish pergatitur per ta. Dhe ky eshte thelbi i asaj qe Pavli te deshmon me lart.
Per cilen "kishe" e ke fjalen me lart? Dallimi mes meje e teje eshte se Kisha per mua eshte e gjalle e reale, e ka emrin Kisha e Shenjte Katolike dhe Apostolike, qe njerezit e njohin si "Kishe Orthodhokse". Kurse per ty e te gjithe ata protestantet e botes: "besimtaret jane kisha", qe do te thote me fjale te tjera, qe kisha eshte dicka imagjinare, per te cilen lexojme ne libra shkruajtur shekuj me pare, por kjo kishe nuk ekziston me.
Lexo ato artikujt qe te dhashe me lart qe te fillosh te njohesh besimin e vertete dhe te plote te krishtere, qe eshte besimi orthodhoks.
Albo
Krijoni Kontakt