Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 35 prej 35
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mes tjerash lexojm..

    --

    Tetova, qyteti ku u lind, sipas dëshirës së tij, duhej të bëhej qendër e arsimimit dhe e europianizimit të shqiptarëve të Maqedonisë. Deri në shpërbërjen e Jugosllavisë këtë rol e kishte luajtur Prishtina. Me heqjen e autonomisë së Kosovës nga Beogradi, me përzënien e shqiptarëve nga shkollat fillore, gjimnazet dhe Universiteti i Prishtinës kryeqyteti i Kosovës e humbi edhe funksionin e qendrës së shqiptarëve jashtë Shqipërisë.

    ---




    tash mburren disa se kush ja kajti nanen prishtines..
    pra..qe nga qender kulturor arsimore per shqiptaret me u ba..m.ut..

    mburren kush hodhi i pari tenxheret ne menx..kush shkrujti i pari EHO ne wc te fakulltetit..e tjera pallavra..

    sikurse kupi me shok mburren se kush i qendisi komunikatat..
    ani se mbas qatyne komunikatave erdh armata tenkiste e i genocidoj qindra mij shqiptar gra femij pleq e vajza..

    jena liri-beresa thojn..
    ose faksa-dergusa.. si milaimi zek..

    liri bers eshte vec njani.. billi i klintonit..me shok..

    tjeret jan pallavra beres..e pasuni-kosove-plackitsa..

    ..

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    http://ina-online.net/maqedoni/20515.html

    Shuarja e jetes se A.Xhaferrit do te sjelle nje boshllek te madh ne rradhet e intekeltualeve me vizion te shqiptareve te Mqedonise,por dhe ne rang kombetare.
    Une e kam ndjekur ate ne intervista te ndryshme dhe ishte nga te vetmit politikane dhe historiane, me nje vizion te qarte per gjendjen dhe te ardhmen e popullit te tij.
    Ndoshta kur perballesh i vetem te konsiderojne Don Kishot,por kjo nuk mund te ndodhe me A.Xhaferrin,qe dhe me shuarjen e tij TRONDIT. Atij do ti kendohet nje mevlud i cili ne permbajtje permbledh jeten e Muhametit. Por duke lexuar kete shkrim mjafton te kuptosh, se kleriket musliman kane zgjedhe me mire tja kendojne sesa tja kendoi ai dhe me shuarjen e tij.Ato kane qene ne dileme sepse shkrimi i tij u hoq nga arshivat e medjave dhe te gazetes Shekulli qe e kishte botuar ate. Ne kete shkrim Xhaferri,shpjegon ne menyre shkencore se perse kulturimi i sunduesit mbijetoi deri ne ditet tona.Ai shprehet se mungoi institucioni i c'kulturimit,qe ndoshta nuk pati jete prej reaksionit qe jepte pagezimi i emrimit te tij Pjeter Bogdani.Pra me kete studim ,ai prononcohet kunder kultures islamike te sunduesit osman.

    Nje shkrim qe gezon dhe trondit nga Arber Xhaferri

    Ndreq e prish...Arbën Xhaferri
    "Detyrën e drejtorit e kam pranuar për ta çuar Institutin përpara, duke marrë parasysh rrethanat në të cilat gjendej ai, gati i shuar nga mungesa e kushteve reale për funksionimin e një institucioni shkencor...", - thotë në letrën e vet të dorëheqjes drejtori i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë, doktori i shkencave historike, z. Ramiz Avdyli. Kjo dorëheqje nuk mund të mbetet si lajm i thjesht, por duhet të analizohet si paradigmë që shpjegon shumë procese që zhvillohen në shoqërinë e shqiptarëve të Maqedonisë.
    Ky institut te populli i këtyre anëve njihet edhe me emrin e rilindësit Pjetër Bogdani, figurës më tragjike të historisë dhe të kulturës shqiptare. Kjo dorëheqje ka një parahistori që shpjegon shumë drejtë pozitën e shqiptarëve të Maqedonisë.
    Është krijuar një bindje se shqiptarët e Maqedonisë paskan një identitet pak më të veçantë se shqiptarët e tjerë. Ky pohim, kjo veçori nuk është shpjeguar sa duhet, por, mbase po teproj, është përdorur si një pohim i mirëqenë. Këtë veçori "identitare" të shqiptarëve të Maqedonisë do ta ndërlidhja me fenomenin e kulturimit dhe të inkulturimit që shfaqet te çdo popull i sunduar.
    Ata që kritikojnë ose konstatojnë se shqiptarët e Maqedonisë kanë një identitet që dallon nga standardi kombëtar, këtë konstatim e ndërlidhin me rolin e religjionit në jetën e tyre të përditshme.
    Sipas mendimit tim, shqiptarët e Maqedonisë, nga aspekti i ndjenjave kombëtare janë më radikalë se të tjerët. Ata asnjëherë nuk kanë munguar në betejat kombëtare gjatë shekujve, si pjesëmarrës në beteja apo në detyra logjistike.
    Ministri parë i luftës në qeverinë e parë të pavarësisë, ishte tetovari, Mehmet Pashë Deralla, njëri nga figurat më të shquara shqiptare të asaj kohë. Po ashtu nuk duhet harruar faktin se standardi i sotëm i gjuhës shqipe për herë të parë filloi të zbatohet në gazetën në gjuhën shqipe, "Flaka e Vëllazërimit" që botohej në Shkup.
    Në eksodin e fundit të shqiptarëve të Kosovës, ata luajtën një rol kyç historik dhe kombëtar, jo vetëm me solidaritetin politik lidhur me luftën për pavarësinë e Kosovës, me pjesëmarrjen në luftë, por edhe me strehimin e tyre duke penguar përpjekjet e strukturave shtetërore maqedonase për të krijuar një korridor të shpërnguljes pa kthim.
    Por, si të shpjegohen pohimet lidhur me zakonet orientale që janë më të theksuara të shqiptarët e Maqedonisë, ose si të shpjegohet ndërlidhja e tyre me trendet në mënyrën e veshjes të një pjese të grave myslimane shqiptare?
    Kjo dukuri më shumë është demonizuar sesa analizuar në mënyrë objektive. Ndikimi në mënyrën e veshjes nuk ka të bëjë me bindjet fetare, por qytetëruese. Në librat fetare nuk ka asnjë informatë lidhur me modelin fetar të veshjes së femrave.
    Shpjegimet janë të tërthorta, prandaj të vërtetën duhet kërkuar te mënyra se si vishen gratë e një populli tjetër, që falë kapaciteteve më të mëdha ekonomike, politike, ushtarake, sunduese arrin që t'i imponojë vlerat e tij popujve të tjerë, siç ka ndodhur në Perandorinë Osmane.
    Ky sundim ka ndikuar te çdo popull i nënshtruar, duke filluar nga grekët (shumë mbiemra ruajnë ndikimin e gjuhës turke, kostumet, zanatet, fjalët etj.), pastaj serbët bullgarët, maqedonasit, malaziasit dhe deri te shqiptarët.
    Kjo dukuri e imponimit të kulturës së popullit sundues ndaj atij të sunduar quhet kulturim (zhveshje e identitetit dhe të vlerave të popullit të sunduar dhe imponimi i zakoneve dhe vlerave të sunduesit). Popujt që çlirohen nga sundimi i huaj, menjëherë fillojnë të inkulturohen, duke e ringjallur traditën e tyre. Bartës të kësaj reformë kulturore, përkatësisht identitare bëhen institucionet.
    Dallimet e brendshme shqiptare në segmentin e identitetit kulturor kanë të bëjnë me ekzistimin, funksionimin të instituteve të ndryshme ku bëhet seleksionimi i dijes, i vlerave, i projekteve. Inkulturimi, rikthimi në kodin paraprak kulturor arrihet përmes funksionimit të instituteve. Aty ku janë themeluar institutet për inkulturim, identiteti kombëtar fillon të mbisundojë dhe t'i sprapsë ndikimet nga jashtë.
    Bie fjala në Shqipëri kanë ekzistuar institutet kulturore kombëtare, prandaj atje inkulturimi arrihet shumë lehtë, aty ku këto institucione janë të reja ky proces është më i ngadalësuar, si në Kosovë, ndërkaq në mjedise ku mungojnë këto institucione, si në Maqedoni, aty inkulturimi pret ditë më të mira.
    Pa institute profesionale kulturore procesi inkulturues ngec dhe krijon hapësirë për restaurim të vlerave që vazhdojnë misionin akulturues. Të vetëdijshëm për këtë rol të instituteve në prodhim dhe ruajtje të vlerave kombëtare, në Shkup u themelua Instituti për Trashëgiminë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptareve të Maqedonisë, diçka e ngjashme me institutet albanologjike dhe etnografike. Ideja ishte mahnitëse për të gjithë njohësit dhe adhuruesit e kulturës shqiptare.
    Programin e hartoi njohësi i mirë i kulturës dhe i veprimtarisë së instituteve, z Xhabir Ahmeti, ndërkaq në postin e drejtorit u emërua zonja Mirushe Hoxha, doktoreshë në fushën e shkencave humaniste. Objekti ku do të vendosej instituti u zgjodh Kurshumli Hani, një objekt shumë i përshtatshëm i periudhës osmane. Në përurim të këtij instituti morën pjesë kryeministri Gruevski, ministra, ambasadorë, dinjitarë të besimeve fetare etj. Atmosfera ishte inkurajuese.
    Më në fund do të fillojë grumbullimi dhe klasifikimi i vlerave të traditës, të gjurmëve të vazhdimësisë sonë kulturore.
    Çdo popull që dëshiron të ruajë vlerat e traditës që e përkufizojnë identitetin e tij kombëtar, themelojnë institute të këtilla, sidomos në fazën e organizmit të luftës për çlirim kombëtar.
    Sllavët e jugut këto institute i quajtën "matica" (amza). Kështu serbët e themeluan Matica Serpskën (1826), kroatët Matica Hrvatskën (1831), sllovenët Matica Sllovenskën (1864), malaziasit Matica Crnogorskën (1993), çekët Matica Çeshkën (1831), sllovakët Matica Sllovackën (1864) etj. Në këto amza ndërtohej identiteti kombëtar mbi veçoritë e traditave kulturore. Shumë shpejt këto qendra shndërroheshin në vatra të zgjimit të vetëdijes kombëtare.
    Këtë qëllim patën edhe themeluesit e Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë. Mirëpo situata që në fillim zuri të ngatërrohet ngaqë iniciatorët, gjithnjë në vijë të krijimit të vazhdimësisë kulturore të shqiptarëve, në vijë frymës politike të rilindësve e emërtuan institutin me emrin e figurës më tragjike të historisë sonë të periudhës së ringjalljes së vetëdijes kombëtare, Pjetër Bogdanit. Filluan presionet nga më të ndryshmet.
    Disa thoshin se qeveria turke është e shqetësuar me vendosjen e këtij instituti në një monument të trashëgimisë kulturore turke. Ky reagim në fakt hap dilema shumë të rënda. Bie fjala kujt i takon trashëgimia kulturore historike osmane? Këto tema shfaqen edhe në situata të tjera të ngjashme me problemet që ndërlidhen me shpërbërjen e perandorive (Austro-Hungareze, Osmane, Sovjetike etj).
    Te popujt tjerë që u çliruan nga sundimi osman këto probleme u zgjodhën pa kurrfarë dilemash. Serbët i morën në kontroll të gjitha këto objekte dhe me to bënin ç'të donin, por kryesisht i rrënonin, kështjellat, xhamitë, teqetë, hamamet etj. Po kështu vepronin dhe grekët, bullgarët madje edhe maqedonasit.
    Problemet e kësaj natyre u shfaqën vetëm kur shqiptarët tentonin që t'i shfrytëzojnë këto objekte në kushte të reja. Reagimi ndaj kësaj ideje kishte të bënte me veprimtarinë kombëtare të Pjetër Bogdanit (1630-1689), i cili organizoi një kryengritje për çlirim kombëtar ku merrnin pjesë edhe shqiptarët myslimanë. Turqit e sotëm ia zënë për të madhe pse ai deshi ta shfrytëzojë luftën austro-turke për të arritur qëllimin e tij.
    Sidoqoftë, kjo luftë u ndërpre për shkak të epidemisë së murtajës (1689). Tërheqja e ushtrisë austriake krijoi situatë të re, ku kundërshtarët e sundimit osman dënoheshim me vdekje.
    Edhe Pjetër Bogdani, shkrimtar më i shquar i letërsisë së vjetër shqiptare, kryepeshkop i Shkupit, doktor i filozofisë, autor i shumë veprave në mesin e të cilave shquhet "Çeta e Profetëve", bartës i shumë titujve të tjerë të rëndësishëm për atë kohë, njëri nga pesë shqiptarët më të mëdhenj të shekullit të XVI dhe XVII (Gjon Buzuku, Lekë Matrënga, Pjetër Budi, Frank Bardhi etj.), të cilët hodhën bazën e identitetit kombëtar të shqiptarëve, euriditi më i madh shqiptar i asaj kohe, nuk lihej i qetë. Autoritetet osmane e ndiqnin hap pas hapi.
    Ai vdes nga murtaja më 1689. Autoritetet osmane, më 1698 dhjetë vjet pas vdekjes së tij arrijnë ta zbulojnë varin e tij dhe në shenjë të hakmarrjes mbetjet e tija mortore i hedhin nëpër rrugët e Prishtinës për t'i ushqyer qentë.
    Për t'i ikur obligimeve të tjera themeluesit e këtij instituti bënë kompromise duke emëruar institutin me terma shpjegues: Institut për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve. Por, as ky kompromis fyes për traditë kulturore shqiptare nuk mjaftoi derisa u mor vendimi që të dalë nga ky objekt.
    Nuk dëshiroj të hyj në detaje të tjera, kush është fajtor e kush kontribuues, por është fakt se ky institut nuk u prit mirë nga një pjesë e vogël e popullit shqiptar të cilët kanë senzibilitet tjetër identitar, si dhe nga qarqet nacionaliste maqedonase të cilët kanë një përvojë të madhe se si t'i përthajnë iniciativat e kësaj natyre. Në këtë rast ata, si edhe me raste të tjera shkurtuan mjetet financiare dhe drejtori, Ramiz Abdyli, duke parë se nuk ka mbështetje dha dorëheqje.
    Arsyet e dorëheqjes ai nuk i shpjegon, por e mjegullon duke përmendur shkaqet shëndetësore. Në raste të këtilla detyra e intelektualëve të mirëfilltë është dëshmia. Ai, ka për detyrë që t'i shpjegojë pse dështon një iniciativë, një institucion shumë i nevojshëm për shqiptarët e Maqedonisë dhe për kulturën shqiptare në përgjithësi.
    Pjetër Bogdani ishte ndër të parët që shkruante me një gjuhë të kuptueshme shqipe:
    Skupja gjytet perëndeshë,
    ndë ranxë të Lubotenit,
    qi regjina Rodopeshë (7)
    trajtoj motër Priserenit.
    Tashmë është bërë zakon që të thuhet se në Kosovë mbrohet interesi serb, kinez, koreanë, sllovak etj. Askujt s'i bie ndërmend se aty mbrohet vetëm interesi shqiptar. Po kështu edhe me Pjetër Bogdanin... Vepra e tij është bazament i kulturës shqiptare.
    Ka ardhur koha që të gjithë shqiptarët duhet ta trajtojnë dhe mbrojnë kulturën si një vlerë mbi çdo partishmëri. Me institute të kësaj natyre mbrohet bërthama e veçorisë kulturore të shqiptarëve si dhe ruhet një material nga e kaluara jonë që do t'u shërbejë gjeneratave të ardhshme ta kuptojnë vetveten më mirë...
    ILIRIA NEWS AGENCY - Ceremoni fetare për
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    hall min flmn per ato pikat qe ke sjell per arberin..

    ne njeren nga ato..thuhet..se i ka ndihmuar te vijn ne pushtet te kosoves keta QE JAN..
    dm,th celulat polpotiste..

    thx hallmun..

    ---

    ja cthot ki ilber lila..

    --

    Arbën Xhaferi mbetet pasuri kombëtare










    panorama

    Opinione Hënë, Gusht 27th, 2012

    YLBER LILI

    Nuk kam ndër mend të shkruaj artikuj vajtues dhe as të thur elozhe për Arbën Xhaferrin, ngaqë ai nuk e dëshironte as njërën dhe as tjetrën. Gjithsesi, marr të drejtën të hedh përciptas në letër disa karakteristika të këtij burri të madh, meqë e kam njohur dhe kam bashkëpunuar më të afro dy dekada. Qysh në krye të herës duhet theksuar se ai mbetet personalitet unikal, i papërsëritshëm, politikan me përmasat e një burrështetasi, intelektual “par excellence”, njeri i mendimit, guximit dhe i veprimit. Ndoshta mbetet figura më e kompletuar e kohërave moderne e botës shqiptare, shkurt dhe shqip pasuri kombëtare. Si i tillë është tepër e vështirë që më një të rënë të lapsit të kopsitësh jetën dhe veprën e tij. Të paktën personalisht e kam pothuajse të pamundur këto ditë, ngaqë shpirtërisht ende jetoj me ëndrrën se ai nuk është ndarë fizikisht nga jeta. Gjithsesi, është thjesht ëndërr – produkt dhimbjeje, trishtimi, malli e kështu me radhë. E megjithatë vazhdoj të mbetem peng i kësaj ëndrre, sidomos kur hyj gjatë këtyre ditëve në zyrën e tij. Bash aty, 16 vite me radhë kam pasur fatin të rri, të mësoj, dëgjoj, bisedoj, bashkëpunoj dhe të jem dëshmitar i të thënave dhe të pathënave për publikun. Ata pak metra katrorë e tejkalojnë dimensionin e një zyre politikani, intelektuali, filozofi dhe mendimtari.
    2-Pa klithje e potere, por me maturi, pjekuri, mençuri me racionalitet dhe, mbi të gjitha me forcën e argumenteve, aty janë zhvilluar beteja të ashpra politike dhe intelektuale. Madhështia e Arbën Xhaferit qëndron edhe në faktin se ai u vendos në peshoren e aktorëve të politikës planetarë dhe doli që aty me sharmin e një njeriu të madh enciklopedik. Idetë e tij në vijë të analizave të thella politike, etnike, historike, filozofike dhe shkencore krijuan një qasje më racionale të faktorit ndërkombëtar për çështjen shqiptare në veçanti dhe për Ballkanin në përgjithësi. Megjithëse, ai veproi në një kohë prerjesh dhe dilemash të mëdha historike, ku çdo veprim politik dhe intelektual matej disa herë, për sa kohë që kishte një Kosovë të pushtuar dhe një Shqipëri me sistem të brishtë shtetëror, zyra e tij shërbeu si pikëtakim i forcave politike mbarëshqiptare. Pa dashur të hyj në detaje, ai mbetet personalitet me tharmin prej gjeniu, i cili arriti të ndërtojë shkollën dhe doktrinën e politikës kombëtare. Jo vetëm kaq! Arbën Xhaferi ishte institucion më vete. Aty (në atë zyrë) u krijuan laboratorët e thellësisë se mendimit politik kombëtar, këndshikimet e gjeopolitikës aktuale, platforma e vetëvendosjes së popujve, projekte për çështjen çame, për integrimet brendashqiptare, programe ekonomike dhe politike, kulturore dhe mediatike për botën shqiptare, janë përpunuar tezat rreth identitetit, religjionit, nacionalizmit shqiptar, janë gatuar projekte bazuar në argumente të fuqishme për t’u paraprirë tendencave hegjemoniste sllave, janë shkruar me qindra faqe rreth gjuhës standarde shqipe si kod i identitetit kombëtar (ngulmimi i z. Xhaferi për respektimin e gjuhës standarde duhet parë në optikën thjesht dhe vetëm të forcimit të identitetit kombëtar, integrimit dhe komunikimit). Sikundër janë dhënë ide për daljen nga qerfulli i tranzicionit demokratik, për forcimin e orientimit europian të kombit shqiptar. Janë shkruar dhe përpunuar strategji veprimi për luftën e Kosovës, për risocializimin dhe demokratizimin e shoqërisë së pasluftës në Kosovë. Në këtë aspekt ka shumë detaje, sepse është bërë një punë e paimagjinueshme, ndoshta më mirë se Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, pakkush e din. Edhe pas kësaj periudhe, ai nuk gjeti qetësi.
    3-Konflikti i vitit 2001 e vendosi sërish në sprovë Arbën Xhaferin si politikan, intelektual dhe strateg. Kur e gjithë bota shqiptare përfshirë edhe institucionet e shtetit shqiptar dhe të Kosovës u zunë në befasi, Xhaferit dhe partisë e tij u ra barra më e madhe për riparimin e pasojave. Ai jo vetëm që e mbështeti kryengritjen , por u doli për zot edhe drejtuesve të saj. Është folur shumë për Marrëveshjen e Ohrit, janë të shumtë ata që duan të rrokin pas betejës flamurin e saj, por e vërteta është krejt ndryshe. M.O është katërçipërisht produkt i mendjes së ndritur të Arbën Xhaferit dhe bashkëpunëtorëve të tij politikë. Ky njeri i madh në atë kohë arriti të mposhtë propagandën maqedonase, e cila përpiqej ta identifikonte konfliktin me krimin e organizuar, ose me paraqitjen e Kosovës si vrimë e zezë, ku tentohej të zhyteshin të gjitha vlerat qytetëruese të shqiptarëve. Përmes asaj Marrëveshjeje, motivet e konfliktit u mbartën në Kushtetutën e Maqedonisë. Është tjetër gjë se në çfarë mase është realizuar kjo Marrëveshje, e cila humbi misionin e vet shoqëror dhe mbeti vetëm si faktor për ndërprerjen e konfliktit, por, për këtë duhet pyetur Ali Ahmeti, të cilit i buzëqeshi fati të jetë qytetar i lirë dhe të identifikohet si politikan kryesisht falë Xhaferit. Në këtë kuptim, mosmirënjohja nuk paska kufij. Ahmeti u rishfaq si një mosmirënjohës i madh, këtë e dëftoi me mospjesëmarrjen në varrimin e njeriut që e mbrojti dhe e mbështeti pa asnjë rezervë.
    4-E pra, nuk është thjesht zyrë, por institucion që vendosi standarde në politikë, që kulmoi me thellësinë e mendimit kombëtar shqiptar, që u parapriu fenomeneve devijante në shoqëri, që u shpalli “luftë frontale” të gjithë atyre që mëtonin “kafshimin” identitar të shqiptarëve, që zhvilloi beteja të pandërprera ndaj qarqeve, të cilat në emër të religjionit kërkonin të zvetënonin aspektin nacional të shqiptarëve. Ai na tregoi se nuk duhet të fshihemi pas gishtit të kozmopolitizmit dhe të relativizojmë nacionalizmin shqiptar. Arbën Xhaferi ishte më modest sesa duhej. Ai doli me ide dhe modele që kishin peshë strategjike, siç ishte krijimi i shteteve etnike dhe dështimi i shteteve multietnike. Modestia e tij qëndron në faktin se ai për asnjë moment nuk e konsideronte veten shpikës, përkundrazi edhe në këtë rast, megjithëse u ballafaqua me probleme, pengesa dhe trysni të madhe, e konsideronte veten si njeri me fat që nuk është peng as i politikës dhe i askujt tjetër. Për rrjedhojë, ai pati kurajën dhe guximin politik dhe intelektual të riaktualizojë dhe t’i pasurojë me mendime të thella shkencore këto tema të fjetura, natyrisht edhe të “rrezikshme”. Argumenti i tij kryesor ishte: Nuk mundet që në rrënojat e shteteve të dikurshme shumëetnike të ngrihen shtete të reja me sëmundjen e vjetër. Ndonëse u akuzua si nacionalist, ai nuk shqetësohej dhe brengosej, sepse ishte i parapërgatitur. Ai ishte patriot dhe nacionalist që, sipas tij, në kuptimin shqiptar janë sinonime të njëri-tjetrit. Kur fliste për nacionalizmin, ai kishte parasysh mendësinë e popullit shqiptar e cila nuk është ksenofobike, por e hapur ndaj tjetrit. Trajtimi i kësaj teme ishte brilant, sipas tij shqiptarët nuk kanë traditë të demonizimit të popujve fqinjë. Në tokat shqiptare nuk ka varre masive, në traditën e politikës shqiptare nuk gjenden elaborate armiqësore ndaj kombeve të tjera, në historinë shqiptare nuk ka raste të vrasjeve masive të popujve të tjerë, dihet qëndrimi i shqiptarëve ndaj hebrenjve, po ashtu edhe i italianëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, e kështu me radhë. E thënë më një fjalë, Xhaferi e konsideronte nacionalizmin shqiptar si digë për të mbrojtur identitetin kombëtar nga vërshimet që vijnë nga të tjerët. Në fakt, ai ishte nacionalist i thekur modern. Ai shpesh thoshte: për të krijuar stabilitet të brendshëm dhe të jashtëm, duhen plotësuar të paktën tri kushte elementare. Kohezion i brendshëm, mirëqenie ekonomike dhe demokraci liberale. Nëse i referohemi kësaj skeme, sidomos parimi i kohezionit të brendshëm të sistemit, duhet të rivlerësohet roli i nacionalizmit dhe i religjionit. “Duke marrë parasysh realitetin shqiptar, sidomos ekzistencën e tri feve, mund të arrihet në përfundimin se nacionalizmi shqiptar vetvetiu e ngjesh kohezionin e shoqërisë shqiptare, ndërkaq religjioni, po ashtu vetvetiu e shkërmoq këtë unitet shembullor”, shprehej Xhaferi. Ai tërë kohës kishte bindjen e thellë se modeli i ndërtimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve është ai etno-kulturor, siç është për gjermanët, italianët dhe shtete të tjera europiane. Sipas tij, identiteti etnik krijon kohezionin e brendshëm të shteteve shqiptare të Shqipërisë dhe të Kosovës.
    5- Në atë zyrë janë kyçur shumë kujtime, por edhe të pathëna. A ishte me të vërtetë sëmundja që e detyroi të largohet nga politika aktive apo ishin idetë dhe mendimet e tij. Cilat ishin marrëdhëniet me aktorët dhe faktorët ndërkombëtarë. Cili ishte këndvështrimi i tij për politikanët shqiptarë dhe qëndrimet ndaj Tiranës zyrtare. Cila ishte jeta e tij përtej zyrës. A është kërcënuar, shantazhuar, anatemuar. A ka qenë vetmitar Arbën Xhaferi dhe në çfarë periudhe. Cilat ishin vlerësimet e tij për figurat kryesore përfshirë edhe Ismail Kadarenë, apo për shoqërinë, kulturën dhe median shqiptare. Cilat kanë qenë në esencë marrëdhëniet me krahun e tij të djathtë, Menduh Thaçin. Si arriti të ringjallë shpresën e shqiptarëve të Maqedonisë për barazi dhe dinjitet. Të gjithë me pak përjashtime (përjashtuar miqtë e tij në Kosovë). Kur flasim për Arbën Xhaferin, kryefjala është viti 1993, ku themeloi Partinë Demokratike të Shqiptarëve. Pyetja shtrohet nga rrjedh, si hodhi shtat dhe arriti pjekurinë politike dhe intelektuale, kush ishte burim frymëzimi etj.
    Duke i trajtuar në vijim të thënat dhe të pathënat e tij, konstatohet se askush nuk mund të pretendojë se në jetën publike, politike dhe intelektuale të jetë i përkryer, por Arbën Xhaferi pa shumë bujë ecte në shkallaret e perfeksionit. Arbën duke e mbyllur këtë artikull, po respektoj ritualin e afro dy dekadave. Drita e zyrës është e ndezur, ora shënon 1:30 minuta, koha kur largoheshe drejt banesës për një sy gjumë dhe vije të nesërmen fiks në 10:30 të paradites. Desh harrova, po të rikujtoj se në tavolinë ende janë shënimet për kumtesën e 100-vjetorit të shtetit shqiptar.

    --

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    panorama

    -


    Refuzimi i shërbimit të fundit të Arbën Xhaferit










    4

    Opinione Mërkurë, Gusht 29th, 2012

    MENTOR NAZARKO

    Ende vazhdon seria e elegjive të miqve të Arbënit, individë që më së shumti apo më së drejti janë vetëm bashkëkohës të tij, si për të na mbushur mendjen se dhe ky vetëcilësim i tyre tregon se që tani ai e ka zënë vendin në përjetësi. Mes këtyre elegjive janë disa ku artikulohet shqetësimi për cilësinë e varrimit të tij. Dhe realisht ka diçka që ia vlen të diskutohet në atë varrim, – element i përjetësimit të Arbënit, apo i kontributit të tij publik e kombëtar edhe si i vdekur.
    Në fakt, nuk është ky motivi i vetëm që më shtyn në konsiderimin e një problemi me varrimin. Përjetimi personal prej këtij varrimi ishte tronditës. Të shihje një figurë aq të jashtëzakonshme të dërgohej me një makinë të zakonshme me ngjyrë bari, nën një diell përvëlues, në një tokë të thatë, në një varrezë të mbushur dingas me varre pa rrugina mes tyre, të shihje pluhurin dhe gurët të rrokulliseshin mbi arkëmortin e tij, ishte diçka vërtet trishtuese, ndërsa varrmihësit bënin punën e tyre. Me këtë eksperiencë të trishtë në varrimin e tij, do kesh gjithmonë arsye të reflektosh vetëm, me adhurues të Arbënit, me miq të vërtetë apo bashkëkohës: a e meritonte ai këtë ceremoni? Qe do të thotë, a ishte ceremonia në lartësinë e figurës së tij? Veçmas ceremonisë së Tetovës që i parapriu varrimit, a mungonte diçka tjetër?
    Konsideratat reflektive mbi këtë varrim do t’i gruponim në dy kategori, nisur nga këndi i shikimit. Së pari ato që përpiqen ta shohin cilësinë e varrimit të një figure kaq të madhe si ajo e Xhaferit nga këndvështrimi kombëtar dhe, së dyti, ato që e shohin nga këndvështrimi partiak. Edhe këndvështrimi i dytë është shumë i rëndësishëm, sa kohë që duhet supozuar se familja e Arbënit ia kishte besuar tërësisht organizimin partisë krijuar nga ai, Partisë Demokratike të Shqiptarëve. Varrimi në Tetovë ku ai kishte varret e të parëve, ku zhvilloi aktivitetin e tij, ku vepron Partia që ai themeloi, ngjau veç përmbushjes me gjasë të ndonjë amaneti, – nëse Arbëni merrej me amanete, – një veprim bujar i familjarëve, megjithëse familja e tij më e afërt është në Prishtinë.
    Po e nisim këtë reflektim me konsideratat e frymëzuara nga këndvështrimi kombëtar. Këto konsiderata, siç thashë, ushqehen jo thjesht nga artikuj të tjerë kritikë për cilësinë e ceremonisë mortore të Arbënit. Ata artikuj dhe eksperienca traumatike në varrim thjesht më dhanë shtysën fillestare që të bashkohesha dhe unë në këto reflektime. Më shtyu në të vërtetë dhe fjalia e dikujt gjatë ndenjes në partinë e Arbënit, se maqedonasit kishin afruar organizimin e një ceremonie zyrtare edhe në Parlamentin e Maqedonisë, porse PDSH nuk e kishte pranuar. Pra, përkundër atij varrimi, paska ekzistuar mundësia që një figurë aq e rëndësishme si Arbëni në rrafsh maqedonas,- në vendin me emrin Maqedoni, – duhet të kishte një varrim më gjithëpërfshirës: jo vetëm të shqiptarëve, jo vetëm të PDSH-së, por dhe të BDI-së dhe të maqedonasve.
    Po mundohem të imagjinoj homazhet mbi trupin e tij në një mjedis të Parlamentit maqedonas. Nëse do ndodhte kështu, në atë mjedis do detyrohej të vinte Presidenti i Maqedonisë, pse jo dhe Kryeministri. Do të vinin krerët e partive të tjera, të gjithë ambasadorët, dhe shumë personalitete të popullsisë sllave. A do ishte ky një gabim? A duhet të na shtynte hipokrizia që shoqëron shpesh pjesëmarrje të tilla, ta shmangnim një ceremoni zyrtare? Nëse autoritetet maqedonase konsideruan ta nderonin Arbënin në vdekje të tij, atëherë do duhet të thoshim se ata më në fund i thirrën mendjes. Arbëni kishte mes meritave të veta, meritën se ishte njeriu që e shpëtoi Maqedoninë. E bëri këtë jo për një vend ku duhet të sundonin maqedonasit, por si vend ku maqedonas dhe shqiptarë duhet të jetonin bashkë në paqe në një kornizë juridike bashkëjetese, siç ishte Marrëveshja e Ohrit. Alternativa për sllavo-maqedonasit ngjante e frikshme, sepse do ishte ajo e një konflikti që s’do të ndalej për një kohë të gjatë. Arbën Xhaferi ishte ai që e shndërroi skenarin e luftës në skenar paqeje dhe luftëtarët në politikanë me platforma të menduara shtetformuese. Të bëje luftë në mes të Europës, në shekullin e XXI, nuk do ishte zbavitëse për një popullsi të vogël në armiqësi me fqinjët nga të gjithë anët.
    E pra, të shihje të gjithë personalitetet politike dhe shtetërore të Maqedonisë të përkuleshin para trupit të Arbën Xhaferit, do të ishte shërbimi i fundit fizik i tij dhe në vdekje për paqen dhe pajtimin. Gjatë varrimit në Tetovë pata rastin të shihja vërtet pikëllim në sjelljen e dy drejtuesve të një partie maqedonase, ndërsa merrnin pak dhé nga varri i Arbënit dhe e preknin me buzë, sipas ritit të fesë së tyre. Imagjinojeni se ç’efekt do të kishte te popullsia shqiptare dhe te ajo maqedonase shprehja e pikëllimit, e nderimit të pjesës sllave për një figurë si e Arbënit! Përfytyroni diskutimet e ndryshme popullore me zë, në forume të ndryshme publike, në media, në media sociale, për një pjesëmarrje të përbashkët në nderim të atij që mund të quhet dhe shpëtimtari kryesor i Maqedonisë, qoftë me manipulimin komprometues që i ka bërë një Kryeministër si Gjeorgjevski me hipotezën e ndarjes, qoftë dhe me kontributin themelor në hartimin dhe firmosjen e Marrëveshjes së Ohrit. Apo me shndërrimin e luftëtarëve në alternativë politike!
    Një ceremoni e tillë, që pastaj mund të vazhdonte normalisht në Tetovë, do të ishte afërmendsh ceremoni pajtimi qoftë dhe e përkohshme për krerët e partive politike shqiptare, Ali Ahmeti dhe Rufi Osmani, me pasuesin e Arbënit, Menduh Thaçin. Edhe kjo do të reflektonte në gjirin e popullsisë shqiptare, që e rreshtuar në dy apo tri partitë kryesore, reflekton ndarje të madhe mes veti nëse nisesh nga egërsia e shkëmbyer në media dhe forume sociale, në debate apo fushata politike. Do ishte rast kontakti edhe midis përfaqësuesve politikë të Shqipërisë që kishin ardhur për ta nderuar Arbënin dhe atyre të Maqedonisë!
    Nga këndvështrimi partiak, një ceremoni e tillë do të shkonte tërësisht në favor të PDSH-së. Do të ishte Menduh Thaçi ai që do të kishte dritën kryesore të projektorëve. Do të kishte vëmendjen më të madhe mediatike për mesazhet e tij me gojë apo me sjellje. Do të ishte ai mikpritësi i ceremonive. Për një ditë ai, falë Arbënit, do të ishte në qendër të vëmendjes së tërë shtetit, të tërë popullsisë së një vendi si Maqedonia. Menduh Thaçi do të merrte kurorën e pajtuesit, në një vend që edhe pas daljes nga konflikti i armatosur ruan ende gjendjen e një konfliktualiteti të heshtur. Mos vallë kjo ceremoni e organizuar e nxori Arbënin vetëm si njeri partie, duke e kufizuar pak? Mos vallë duke e nxjerrë Arbënin ashtu si ishte në të vërtetë, si dikë që i përkiste jo thjesht një partie, por një populli, një shteti, disa shtetesh, një kombi, edhe vetë PDSH-ja do kishte efekte pozitive në imazhin e vet? Eventualisht dhe maqedonasit mund të përfitonin politikisht nga kjo ceremoni, por ku do ishte problemi nëse të gjithë do përfitonin diçka? Dhe mbi të gjitha do të fitonte klima e marrëdhënieve ndëretnike, prej efekteve psikologjike që do të krijoheshin në popullsinë e përzier nga varrimi zyrtar i Arbënit.
    S’di sa i vërtetë është zëri se maqedonasit donin një ceremoni të tillë dhe se PDSH-ja e refuzoi. S’di sa e vërtetë është se Ali Ahmeti donte të vinte në varrim, por PDSH e ndaloi. S’di se cilat kanë qenë arsyet e një refuzimi eventual nga krerët e PDSH-së. Epo nëse janë të vërteta këto refuzime, pavarësisht arsyeve që nuk dihen, do të ishim përpara një rasti të humbur pajtimi apo afrimi të dy popujve kryesorë të Maqedonisë falë një njeriu që i përkiste njërit prej popujve! Dhe nëse këto refuzime janë të vërteta, s’do të ishte kjo mënyra më e mirë për të nderuar Arbënin dhe as për ta protagonizuar partinë që ai themeloi, si parti të pajtimit dhe të paqes mes maqedonasve dhe shqiptarëve! Do të ishte mbyllje sysh, para një shërbimi që Arbëni me siguri do donte ta bënte dhe i vdekur për popullin e tij!

    Me shume nga kjo kategori:
    ■Private apo publike?
    ■Drejtësi e përnjëmendtë në kohë krimi
    ■Vjeshta e nxehtë e politikës
    ■Hidrocentralizimi i Shqipërisë
    ■Arbën Xhaferi mbetet pasuri kombëtare
    ■Nastradinët midis nesh
    ■Arsimi i lartë dhe politika fiskale
    ■Duhet një rritje ekonomike mbi 5-6%
    ■Qeverisja e munguar e opozitës
    ■Policë dhe lypsarë






    4



    Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

    7 Komente per “Refuzimi i shërbimit të fundit të Arbën Xhaferit”


    adrian hysi
    29 Gusht, 2012 - 13:46



    Me varrimin qe i bene Xhaferrit te Pavdekshem ,partia qe ai krijoi nuk tregoi gje tjeter vecese eshte parti mesjetare.
    Mentor ,me shkrimin tend ke shprehur dhe ndjenjat tona per Figuren me te madhe moderne te historise se kombit tone.Faleminderit!

    Përgjigjjuni



    alban
    29 Gusht, 2012 - 15:37



    Te lumte, Mentor Nazarko!

    Përgjigjjuni



    Arber
    29 Gusht, 2012 - 15:42



    Nuk para lexoj shume artikuj, por ky me terohqi vemendjen.
    Shkrim shume i goditur, per te kuptuar se ku jemi vertet : prapa bote…

    Përgjigjjuni



    marinc
    29 Gusht, 2012 - 17:25



    Me vjen keq qe nje intelektual si MENTOR NAZARKO , pas paraqitjes se disa kuazi intelektualeve me shkrime vajtuese per te ber mizen buall duke e ritur XHaferin sipas vogelsise se mendjes se tyre ,prisja qe NAZARKO ta thot te verteten mbi figuren kontraverse te XHaferit me disa fjale ,pa tendenca per ta ule me teper se qe ai e uli vehten sa ishte gjalle ,dhe pa e glorifikuar sic do te donin ta benin ata qe besonin ne madheshtine e tij intelektuale dhe kombetare.Me duhet ti them ca fjale per te kuptuar shqiptaret se kush ishte XHaferi i gjalle dhe i vdekur .Sakrifikoi grua, fëmijë, miqsi te vjetra dhe te reja derisa e rrëmbeu timonin e levizjes kombetare ne Maqedoni. XHaferi qe nga dita e pare qe doli ne skenen politike shqiptare ,nepermjet agjensise se lajmeve te SHqiprise qe ishte nje puc i vertet ndaj kryesise se partise me te madhe shqiptare ne Maqedoni PPD, filloi te gënjente dhe te fantazonte një të ardhme per gjith shqiptaret jashtë çdo realiteti rural, global dhe premtonte se gardhi i fshatit do të shpartallohej e do të ishin të lirë dhe te bashkuar gjith shqiptaret ne nje shtet.. Ky projekt politike qe e promovonte dhe e mbronte me fanatizem XHaferi deri ne vdekje para simpatizanteve te tij injorant ne Maqedoni dhe me gjer mes shqiptareve, ishte vetem kopje e zbehte e projektit famekeq serb ,te gjith serbet ne nje shtet.Promovimi i nje ideje te tille ne platforme politike i shkonte per shtati vetem Serbise per te arsyetua lufterat qe kishte hapur ,per teritore ne Kroaci,Bosnje ,Mal te zi ,Kosove dhe Maqedoni dhe per te arsyetua se nuk jane te vetmit ne ballkan qe duan gjith serbet te jetone ne nje shtet ,por ja edhe shqiptaret kane ambicje te tilla te prishin kufite dhe te nxisin luftera per teritore.Edhe pse e dinte XHaferi se nderkombetaret ne menyre unanime kishin denuar projektin famekeq te akademise se shkencave serbe ,ai me kembengulje vazhdonte mes shqiptareve te plasonte nje ide te tille duke manipulua me deshirat gjith shqiptare pa mos ju then te verteten mbi mundesite per te realizuar nje projekte te tille.Plasimi i nje ideje te tille me doemos do sjellte konflikte te medha mes shqiptareve ,dhe patriotet e vertete shqiptar realiste qe luftonin bashke me aleatet Amerikan dhe Europjan do shpalleshin tradhetar ,kurse fantazeret dhe manipulantet me ndjenjat kombetare qe as vete nuk besonin ne nje mundesi reale per prishje kufish dhe bashkim kombetar do shpallen patriote te medhej shqiptar ne mesin e shqiptareve injorante .Ne fund z.Nazarko XHaferin e pjellen sherbimet anti shqiptare per te manipulua shqiptaret injorante ,jetoi me injorantet ,dhe vdiq e u varos nga injorantet ,me perjashtim te disave qe moren pjese per te mos thellua hendekun mes shqiptareve .

    Përgjigjjuni



    kotfare
    29 Gusht, 2012 - 17:50



    A donin apo jo maqedonasit, kjo gje eshte krejtesisht hipotetike.
    por fakt eshte qe e gjithe ceremonia e varrimit ishte nje organizim mos me keq.
    e kjo fale PDSH-se. por ky lloj oganizimi eshte ne linje me kete parti, pasi dihet qe ajo ka humbur te gjitha zgjedhjet, pikerisht per shkak te nje organizimi skandaloz te fushatave dhe te vet procesit zgjedhor.
    A e permend kush faktin, qe arkivoli i te ndjerit u mbulua me flamurin e PDSH-se e jo me ate kombetar? po faktin qe varrimi u be me rit musliman?
    me pak fjale, z. Arber Xhaferi u trajtua si ekskluzivisht si aset vetem i PDSH-se ose me shkurt i z. Menduh Thaci.

    Përgjigjjuni



    Avni Kabashi
    29 Gusht, 2012 - 19:38



    Per “marinc” -in,zoteri nuk dua te flas per figuren e te ndjerit,vetem desha te te korigjoj ne nje krasim qe e je bere lidhur me projektet serbomedha per territore dhe endrres dhe projektit te te ndjerit Xhaferi.Nuk munde te barazoshe projektete shoviniste te serbis me aspiratat Shqiptare,nuk di a e din qe Serbia eshte ne territore te huaja dhe i ka kolonizuar me gjenocid dhe ne funde nuk vendos Europa apo Amerika per bashkimin natyral te hapsires gjith shqiptare por vetedija jone

    Përgjigjjuni



    Avni Kabashi
    29 Gusht, 2012 - 19:39



    shteteformuese,faleminderit pershendetje .

    Përgjigjjuni

    ..............

  5. #35
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga zANë Lexo Postimin
    Pajtohem me parafolesin....Vertet nje humbje e madhe per gjithe shqiptaret.

    Ngushllime Familjes!

    Cfare humbje madhe per shqipetaret !! Politikanet shqipefolesa nuk meritojne te vdesin ne shtrate ,pore ata duhet te ngrehen zhagas si Gadafi.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •