Close
Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 94
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk besoj se ka dale.. o zito..

    ps-ja sot ska nevoj per xan caush se ka me mijra te tille..
    ka kurt kola e kreshnik leshkuqa..
    ka oketa e bibera.. topa m.uta e perleka..
    sterk paulina e tom dosh tahir ngjelo paskal preca..

    ..

    duj .. mir je mo..
    cthuhet andej nga shtabi yt..
    mir e kam shokun dokle ruc?
    benju te fala..

  2. #42
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ashtu bre, jepi o brahr(do)biç, qysh po kendon keshtu pa ndonje çarçaf denglash nga e kalluara ... me ndonje sajese "marramendese" imjunitjetesh, fitorje pas fitorjesh, e lagu - s'e lagu ... na sill edhe ca blloqe, se je nje blloqist i rafinuar punisto-sigurims, shpifarak i talentuar aparato-shik-novelist ...

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin

    TIRANE- Kryesocialisti Edi Rama reagoi nga Twitteri pas deklaratave të Partisë Demokratike, sipas të cilës PS do bëjë gjithcka për të mos votuar heqjen e imunitetit, pasi do të fshehë pasuritë e paligshme.

    Ai thotë se, “Vazhdon tallja me shqiptarët! Një propozim publik për KM: Ja ku jam unë pa imunitet, vërteto një akuzë të vetme në mijëra që ke bërë ndaj meje”.
    Rama shton se kryeministri nuk mund të vërtetojë akuzat ndaj deputetëve të PS.

    (ma.ar/BalkanWeb)

    ne radhe te pare duhet verifikuar fakti qe eshte vete qy edveri qe shkruan ne ciu-ciu apo ndonje tjeter ....

    dhe e dyta edveri te beje garipin kur te iki qo prokurore dhe te behet pastim neper zyrat e prokurive ... dosjet aty flene .... jane mbuluar nga pluhuri .... atehere flasim se cfare ka bere dhe cfare nuk ka bere qy edveruci i cili ka cuar dem nje kryeqytet ku mungon frymemarja nga shkaterrimet e lulishteve dhe parqeve qe Tirana i kishte te panumerta ..... pale ato palacot na ngrene zerin se zgjerohet rruga dhe na u prekan 5 peme ....

    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 20-08-2012 më 17:08
    "They will not control us, We will be victorious"

  4. #44
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Edi Rama, sa here qe hap gojen, e ben te qarte qe nuk ka as njohjen elementare te funksionimit te shtetit demokratik. I kerkon kryeministrit te vendit, qe te vertetoje akuzat ndaj tij, duke ngaterruar kryeministrin e vendit me kryeprokurorin e vendit. Eshte detyra e prokurorise qe te hetoje e vertetoje apo hedhi poshte akuzat ndaj cdo qytetari, nuk eshte detyra e kreut te ekzekutivit shqiptar.

    Pak dite me pare, kur PD kerkoi referendum per imunitetin, PS kerkoi qe ne referendum te perfshihej edhe "mareveshja per ujrat me Greqine". Pasi forumistet dhe mediat i sollen nenet e Kushtetutes Rames qe flasin per referendumin, na doli qe Kushtetuta paska edhe nje nen te vecante qe traktatet qe shteti lidh me vende te tjera ne lidhje me terresine e vete territoriale nuk jane te hapura per referendum.

    Dikush duhet ti beje dhurate Rames librushken e Kushtetutes se Shqiperise. Dhe nje nga juristet e PS le t'ia lexoje me ze dhe t'ia shpjegoje si funksionon nen per nen. Qe heren tjeter qe Rama te hapi gojen, te mos lendoje inteligjencen e shqiptareve.

    Albo

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Edi Rama, sa here qe hap gojen, e ben te qarte qe nuk ka as njohjen elementare te funksionimit te shtetit demokratik. I kerkon kryeministrit te vendit, qe te vertetoje akuzat ndaj tij, duke ngaterruar kryeministrin e vendit me kryeprokurorin e vendit. Eshte detyra e prokurorise qe te hetoje e vertetoje apo hedhi poshte akuzat ndaj cdo qytetari, nuk eshte detyra e kreut te ekzekutivit shqiptar.
    Prokuroria nuk eshte pushtet ne vete!
    Eshte pjese e pushtetit.

    Nese nje prokuror/prokurore ose kryeprokurore nuk kryen detyren sipas rregullave dhe ligjit, atehere Ministri i Drejtesise, Kryeministri dhe Qeveria duhet ta shkarkojne nga detyra. Procedurat dhe kushtet per shkarkim per keqperdorim te postit zyrtar jane te rregulluara gjithashtu me ligj.

    Prandaj, faji per mosfunksionimin e prokurorise, policise dhe organeve tjera hetuese ne fund bie mbi Qeverine dhe partine ose partite ne pushtet...

    Dikush duhet ti beje dhurate Rames librushken e Kushtetutes se Shqiperise. Dhe nje nga juristet e PS le t'ia lexoje me ze dhe t'ia shpjegoje si funksionon nen per nen. Qe heren tjeter qe Rama te hapi gojen, te mos lendoje inteligjencen e shqiptareve.

    Albo
    Ne cdo shoqeri demokratike dhe shtet ligjor akuzat (me mire: shpifjet) e ndersjellta cfare behen ne politiken shqipetare, duke fillua nga Kryeministri e deri te kuvendare komunal, do te ishin dhe jane te denueshme.

    Ai qe akuzon dhe shpife, pavaresisht te vertetes qe qendron prapa akuzave dhe shpifjeve, eshte i obliguar te vertetoje akuzat dhe shpifjet ose te perballet me ligjin. Rrugedalje tjeter nuk ka.
    Per dallim nga kjo, kualifikimet dhe interpretimet e veprimeve dhe vendimeve politike nuk jane te denueshme. Kjo vlene edhe per ndonje leshim te paqellimshem gjate debateve parlamentare dhe jashtparlamentare...

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    [QUOTE=Antiproanti;3472566]
    Prokuroria nuk eshte pushtet ne vete!
    Eshte pjese e pushtetit.

    Nese nje prokuror/prokurore ose kryeprokurore nuk kryen detyren sipas rregullave dhe ligjit, atehere Ministri i Drejtesise, Kryeministri dhe Qeveria duhet ta shkarkojne nga detyra. Procedurat dhe kushtet per shkarkim per keqperdorim te postit zyrtar jane te rregulluara gjithashtu me ligj.

    Prandaj, faji per mosfunksionimin e prokurorise, policise dhe organeve tjera hetuese ne fund bie mbi Qeverine dhe partine ose partite ne pushtet...
    Mos deshiron te thuash se Sali Berisha e ka ndaluar Ina Ramen qe te hapi dosjen mijera faktesh te Edi Rames prej kaq vitesh?
    Mos ishte Sali Berisha qe e pengonte paraardhesin e saj Dhori Sollaku qe te hapte te njejtat dosje?
    Mos e coi Sali Berisha me detyrim Dhori Sollakun ne kryesine e PS , pas ikjes nga kryeprokuroria?
    Kujt ja shet keto dokra ti more spurdhjak?
    Kujton se njerezit jane me te trashe se ti?
    Shkoni more mbysni veten se me kete llogjike edhe femijet e fillores qeshin me ju?
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  7. #47
    "ENIGMA" Maska e c0d3r
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Memedhe
    Postime
    88
    Antiproanti, mos e vrit mendjen vlla, edhe po nuk funksionoi Bashkia keto vite Edi Rama do e ket fajin prap. Edhe po nuk funksionoj ministria X apo Y, do e ket fajin Opozita gjithsesi. Hajde mendje, hajdeeeeeeee.

    O 2043 per ke Dosje e ke fjalen, ate ne mendjen tende apo ate qe nuk ekziston . Ja tani qe do e heqe dhe Krieprokuroren, do te shohem nese do ja hape dosjen mijra fakteshe qe po thua ti Apo edhe ai/ajo qe do vije Krieprokuror do jete pjese e Grupit Pucist te 21 Janarit ? Se mos nuk e hap dhe ky/kjo qe vjen ore, pastaj c'do na thuash, mir vllacko. Nuk ka dosje mos trilloni enigma.
    Best File compression around "DEL *.*" = 100% compression

  8. #48
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Prokuroria nuk eshte pushtet ne vete!
    Eshte pjese e pushtetit.

    Nese nje prokuror/prokurore ose kryeprokurore nuk kryen detyren sipas rregullave dhe ligjit, atehere Ministri i Drejtesise, Kryeministri dhe Qeveria duhet ta shkarkojne nga detyra. Procedurat dhe kushtet per shkarkim per keqperdorim te postit zyrtar jane te rregulluara gjithashtu me ligj.

    Prandaj, faji per mosfunksionimin e prokurorise, policise dhe organeve tjera hetuese ne fund bie mbi Qeverine dhe partine ose partite ne pushtet...
    Antiproanti, emri qe ke zgjedhur e pershkruan me se miri karakterin tend. Deshiron te jesh kunder cdo mendimi, per hir te te qenit kunder. Te duhet te shfletosh e lexosh edhe ti Kushtetuten e Shqiperise, qe te mesosh se institucioni i akuzes eshte i pavarur dhe pjese e Sistemit te Drejtesise se vendit. Sistemi i drejtesise ne vend nuk drejtohet nga ministria e drejtesise, drejtohet nga Keshilli i Larte i Drejtesise dhe nuk ka asnje lidhje me qeverine dhe pushtetin ekzekutiv. Kreu i sistemit te drejtesise nuk eshte kryeministri i vendit, eshte presidenti i vendit. Presidenti i vendit eshte ai qe perzgjedh te gjithe gjyqtaret e te gjitha niveleve ne vend, dhe Kuvendi vetem sa i aprovon keta kandidate te presidentit me vote. Po ashtu, eshte presidenti ai qe emeron Kryeprokurorin e vendit dhe e shpie ne Kuvend per aprovim.

    Nuk eshte aspak faji i qeverise qe sistemi i drejtesise nuk funksion. Faji per kete bie plotesisht mbi institucionin e presidences dhe njerezve qe e kane drejtuar kete institucion. Behu edhe ti shok klase me Edi Ramen, dhe lexojeni Kushtetuten e Shqiperise se bashku, e pastaj hajdeni diskutoni ne forum.

    Ne cdo shoqeri demokratike dhe shtet ligjor akuzat (me mire: shpifjet) e ndersjellta cfare behen ne politiken shqipetare, duke fillua nga Kryeministri e deri te kuvendare komunal, do te ishin dhe jane te denueshme.
    Akuzat per Edi Ramen apo "Zotin 10%" te Bashkise Tirane, nuk kane dale vetem nga goja e kundershtarit te tij politik, Sali Berishes, kane dale edhe nga dosjet e sherbimeve sekrete te vendeve partnere. Para disa vitesh, sherbimi sekret francez nxorri ne drite nje raport mbi "Zotin 10%" qe dokumentonte ne detaje te frikshme gjithe skemen e krimit e korrupsionit ne Bashkine Tirane, qe Rama ndertoi per nje dekade. E lexon ne forum ne temen me poshte:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=81014

    Pra akuzat ndaj Rames nuk cudisin njeri ne Shqiperi pasi shqiptaret i perjetuan nga afer aferat korruptive te bashkise me lejet e ndertimit, por jane akuza te vertetuara edhe boterisht. Cudia e botes dhe shqiptareve eshte vetem nje dhe e vetme: si drejtesia e ligji ne kete vend nuk ka nderhyre per te ndeshkuar krimin dhe korrupsionin ne majat me te larta te shtetit e politikes, por i le keta njerez te lire edhe sot e kesaj dite. Kjo eshte cudia e shqiptareve dhe botes, cudi qe nuk do te vazhdoje per gjate, pasi Shqiperia ka sot nje president te ri qe se shpejti do te emeroje nje person te ri ne krye te institucionit te akuzes. Mbase presidenti i ri ben ate qe nuk bene paraardhesit e tij.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 21-08-2012 më 12:13

  9. #49

    Albo, e para Francezet kane informacion te gabuar dhe jashtzakonisht shume te gabuar sepse, zotnia ka qene Zoti 20% dhe jo 10%.
    10% nuk jane pak i dashur mos ja falni kot thuaj lumadhit. Njekohesisht Sherbimet Sekrete te tyre jane te luhatur dhe i kane fjalet te degjuara dhe jo te vertetuara. Kane dhe disa interesa te tjera...

    E leme Zotin 20% se me 10% mos e ka per ndonje Kryetar Bashkie te vetin Franca, me 10% nuk te hapte as telefonin ai o djal i mbare dhe nuk duhet te kishe numer karrocierri njekohesisht.

    Ktu ka dhe nje problem te vockel, se kujt i ka ngel hatri nga kta ndertuesit une nuk e di po, c'ju desh ore aman, mos ta ndertonte pallatin nese nuk i leverdiste 20% ta lente me peme e me lulishte vendin sic ishte se ndonje dite kur te fillojne pallatet dhe brenda ne det. Korrupsion quhet po jo Krim i Organizuar.

    Tashi nese na lejohet te pyesim; A i ke lexuar ndonjehere kabllogramet e Wikileaks ti djalosh? Te ta postoj nje artikull ne darke lidhur me kabllogramet e tyre, te shohesh se ke perfshine ne Krimin e Organizuar, dhe kto kabllograme te bazuara nga Ambasada e SHBA-ve, ku ish ambasadori Withers, nuk e mohoi kurre ekzistencen reale te tyre ??

    Domethene Wikileaks nuk genjen.

    Pastaj mos i beso dhe kaq shume mediave se ne jetojme perdite ketu. E dime ku jane te fokusuara dhe pozicionuara edhe Mediat. Cfare artikulli do te te botoje pasneser per shtyp per forumin shqiptar, qofte ai dhe jo i vertete? Ma thuaj dhe po sta bera me thuaj cfare te duash. Te shohesh se sa te sakta jane mediat ketu te ne.
    Ndryshuar për herë të fundit nga c0d3r : 21-08-2012 më 13:54
    Best File compression around "DEL *.*" = 100% compression

  10. #50
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin

    Mos deshiron te thuash se Sali Berisha e ka ndaluar Ina Ramen qe te hapi dosjen mijera faktesh te Edi Rames prej kaq vitesh?
    Mos ishte Sali Berisha qe e pengonte paraardhesin e saj Dhori Sollaku qe te hapte te njejtat dosje?
    Mos e coi Sali Berisha me detyrim Dhori Sollakun ne kryesine e PS , pas ikjes nga kryeprokuroria?
    Vërtetë i beson gjith këto dokra që këput Saliu ??

Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •