Te lumt pushka o Nazmije.
-------
Tiranë, 18-vjeçarja vret rrëmbyesin, Babai: Falenderoj vajzën
TIRANË-Një vrasje është shënuar pak pas mesnatës në periferi të Tiranës, ku një femër vrau një mashkull. Policia theksoi se një 18-vjecare sot vrau ish-bashkëjetuesin e saj, por dëshmitë e marra për News24 bëjnë të ditur se vajza ishte rrëmbyer para disa muajve nga 45-vjecari dhe përdhunuar.
Policia
Policia bën të ditur se "mbrëmë rreth orës 00.50’’, në afërsi të Xhamisë në Qendër Krrabë, në banesën e saj, shtetasia Nazime Beqir Visha, 18 vjeç, ka vrarë me armë zjarri (ish-bashkëjetuesin) shtetasin Fiqiri Zyber Muça, 45 vjeç banues në Shijak Durrës”.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbime të Komisariatit të Policisë Nr.1, Oficerë të Hetimit të Krimeve të Rënda dhe Ekspertë Kriminalistë, të cilët bënë të mundur sigurimin e dëshmive, mbledhjen dhe administrimin e provave.
Për hetimin e kësaj ngjarje, u ngrit menjëherë një grup i posaçëm hetimor. Policia theksoi se grupi hetimor, pas verifikimeve të kryera doli në konkluzionin se, autoria e dyshuar e këtij krimi është 18-vjeçarja Nazime Visha e cila pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri automatike 45-vjeçarin Fiqiri Visha, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ndaj saj, u mor masa e menjëhershme e arrestit në flagrancë për konsumim të veprës penale të Vrasjes. Ndërkohë që materialet proceduriale, i kaluan për referim dhe ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane për veprën penale të Vrasjes.
Babai: Falenderoj vajzën për veprimin
Në një intervistë ekskluzive për NEWS24, babai i 18-vjeçares e cilëson të drejtë veprimin e vajzës së tij. “Falënderoj vajzën për veprimin që ka bërë”- kështu e nis rrëfimin e tij Beqir Visha.
Sipas tij, ngjarja që ndodhi sot zbulon të vërtetën e rrëmbimit të parë të vajzës, e cila nuk ka ikur me dëshirë me Fiqiri Muçën, por është detyruar dhe kërcënuar për të deklaruar në polici se kishte ikur vetë nga shtëpia.
“Nuk e fal familjen Muça, nuk ndahemi me kaq. Më kanë edhe 2 gjaqe të tjera për të larë.”- shprehet Beqir Visha.
Ndërkohë, xhaxhai i vajzës Behar Visha tregon se ishte i pari që mbërriti në vendin e ngjarjes , pak minuta pasi dëgjoi të shtënat. Sipas tij,18-vjeçarja e ka qëlluar Fiqiri Muçën nën kërcenim dhe presion.
“Pak minuta pas ngjarjes e këshillova Nazimen të njoftonte dhe të priste policinë. Ajo e qëlloi Fiqiriun nën kërcenim dhe presion”- shprehet Behar Visha për NEWS24.
Dëshmitë: Viktima tentoi ta rrëmbente
Personi që kishte moshën e babait të saj tentoi të rrëmbente dhe ta mbante si dashnore Nazimen. Këto janë dëshmitë që vijnë për televizionin News24 nga fqinjët e vajzes 18-vjec, Nazime Visha. Sipas fqinjëve, vajza fshihej aty në Qendër Krrabë sepse kishte frikë nga 45-vjeçari. Dikur ai e kishte rrëmbyer në të njëjtën mënyrë dhe e kishe mbajtur fshehur prindërve.
“E ka rrëmbyer me forcë. Na ka treguar vetë vajza. Për çfarë e ka përdorur? Për marrëdhënie seksuale. Dhe ajo nuk donte më të kthehej tek ai”, shprehet një prej fqinjëve me vajzën.
Një tjetër sjell skenën e ngjarjes. “Këtu ka pas grindje rreth 1 orë, në kohën që ka plas grindja janë dëgjuar 4 herë breshëri. Kur erdhi makina e policisë kjo goca ishte me armë në dorë duke i prit ke dera”, tregon gazetarin e News24, Spartak Koka një tjetër fqinj".
Fshatarët nuk reshtin së treguari. Ata e njohin historinë e Nazime Vishës. Tregojnë me gisht Fiqiri Mucën si kriminel dhe theksojne se familja nga frika se ai e rrëmbënte sërish bijën e tyre e hoqën nga fshati Zallbastar ku ajo banonte dhe e fshehën në Qendër Krrabë.
“Ajo ka treguar këtu se ai e ka rrëmbyer. Përderisa kjo vajza është marrë peng nga ky tipi, ka lënë babën e nënën në Zallbastar dhe ka ardhur këtu për tu strehuar, ai ka qenë ka qenë i frikshëm për të. Madje me bindje them se ai ka tentuar ta grabisë atë vajzën. Madje kishte marrë dhe taksi. Pastaj hyri në shtëpinë e Nazimes dhe pati konflikt.Taksia priste poshtë, por Fiqiriu nuk doli më jashtë. Edhe policia erdhi e gjeti taksinë aty, nuk e prekën taksixhiun fare”, tregon një dëshmitar tjetër.
Familjarët
Familjarë të vajzës bënë të ditur se Fiqiriu ishte nga Burreli por banonte në Sukth të Durrësit ku ishte martuar dhe kishte dhe 4 fëmijë. Vajza e madhe ishte 2 vjet me e madhe se Nazimja.
Sipas të dhënave nga familja, Nazime njohu Fiqiriun në një lidhje krushqie, ndërkohë që ajo ishte e fejuar me një djalë në Kombinat. Duket se kjo ka qenë koha kur Fiqiriu ka abuzuar me vajzën dhe e ka kërcënuar se nëse nuk shkon me të do tregonte për turpin e bërë.
“Herën e parë e kur e rrëmbeu e mbajti në një shtëpi të pabanuar në një fshat të thellë të Burrelit. Rrëmbimi është bërë kur Nazmija ishte e fejuar me një person tjetër në Kombinat. Pasi e ka rikthyer në shtëpi, vajza ka qëndruar në gjendje të rëndë psikologjike dhe më pas është dërguar në shtëpinë e gjyshërve në Krrabë në mënyrë që t’i largohej një rrëmbimi tjetër të mundshëm”, -bënë të ditur familjarët.
Sipas familjarëve të Nazmijes, pas marrjes së informacioneve, Fiqiriu e ka gjetur vajzën dhe ka tentuar ta rimarrë sërish. Por tentativa e dytë ka dështuar, ai ka gjetur vdekjen nga plumbat që dyshohet se vajza ia ka shkrehur në trup me breshëri.
Krimi i paralajmeruar
Krimi i ndodhur sot në Qendër Krrabë është paralajmëruar dhe nga nëna e vajzës 18-vjecare. Në fund të Majit, nëna e Nazime Vishës ishte alarmuar sepse Fiqiriu ia kishte rrëmbyer vajzën. Nga tronditja e thellë nëna tentoi vetëvrasjen dhe bëri apel për gjetjen e vajzës. Më poshtë lexoni intervistën e dhënë në 30 maj nga nëna e autores së krimit.
Lajmi në 30 Maj nga Spartak Koka-Tiranë, 44-vjeçarja tenton vetëvrasjen, pas zhdukjes së vajzës
Tenton vetëvrasjen një javë pas zhdukjes në mënyrë misterioze të vajzës së saj 17 vjeç. Ngjarja është shënuar në periferi të kryeqytetit në fshatin Viles komuna Zallbastar ku 44-vjeçarja Mejte Visha ka pirë helm nga dëshpërimi për mos gjetjen e vajzës, e cila që prej datës 23 maj rezulton e zhdukur. Nën kontroll mjekësor në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, Mejte Visha apelon për ndihmë.
“Gocën e lashtë në shtëpi me çunin e vogël. Vetë isha në punë, burri ishte larg. Kur erdhëm në shtëpi gocën nuk e gjetëm më. Bëj apel që të gjendet fëmija sa më parë dhe ndaj atij personi të merren masa se më ka rrëmbyer fëmijën. ”-deklaroi nëna e vajzës, Mejte Visha.
Familja Visha ka dyshimet tek një person nga Burreli i cili, sipas tyre mund ta ketë marrë Nazime Vishën për prostitucion.
“Të gjithë thoshin që makina e kuqe, me të cilën është parë vajza, ka qenë e Fiqiriut. Dihet që ai ka shumë lekë borxh dhe dyshoj se mbase ka dyshuar që t’ia hedhë borxhit duke i rrëmbyer gocën mikut.”- deklaroi xhaxhai i vajzës.
Pas marrjes së kallëzimit nga familjarët, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e 17- vjeçare, ku deri tani nuk ka asnjë gjurmë.
(d.b/er.nu/BalkanWeb)
Lidhje te tjera
VIDEO: Vajza vret 45-vjecarin, Dëshmitë: Viktima tentoi ta rrëmbente
VIDEO: Krim i paralajmëruar, nëna denoncoi në media 45-vjecarin në maj
VIDEO: 18 -vjeçarja vret 45-vjeçarin rrëmbyes
Kthehu Dërgo Printo Home
Komento
Dërguar nga bobi, tirana albania më 13-08-2012 në 20:23
nese eshte e vertete ashtu sic thuhet atehere vajza duhet te shpallet e pafajshme dhe te gjobiten te afermit e monstres ,,ku ka qene shteti e mileti qe puna ka shku deri ketu edhe ne media eshte lajmeru ,, asnje denim per vajzen po shteti i dobet per parandalim krimi dhe dora e drejte kunder mostres kriminale ,,
Dërguar nga dasti, milano më 13-08-2012 në 20:14
per Z . EC po mir mo shoku kur e rrenbyn e doli publikisht ne news24 me denanzu rrembimin e nje minorene ca beri policia e qeveris shqiptare e normal qe kur ske shtet e drejtsi ate do ta besh vet
Dërguar nga Atdhetari, California, USA më 13-08-2012 në 20:07
Nqs eshte e Vertet ashtu sic po tregohet Atehere me PLOT GOJEN i them TE LUMTE DORA Vajze TRIME! Nje KERME me pak ne ate Shqiperi pa shtet e ligj ku sundon SHTAZERIA e BANDES TRADHETARE Sali Nano Fazllic Lambrinidh Bollano!? Poshte kjo Qeveri BASTARDE qe cdo dite i sjell popullit SHITJE, FALJE, TRAFIKIM, KORRUPSION, MJERIM e TRAGJEDI!
Dërguar nga radhimjoti, London/Vlore më 13-08-2012 në 19:53
Hallall ja beft zoti,jo vetem kater te shtena po tja bente trupin shosh(vrima vrima). Lirim te menjehershem pa e mbajt as edhe nje ore brenda
Krijoni Kontakt