Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466

    Fajet i ka komunizmi

    Shkruan: Mendim Sfida



    “ F A J E T I K A, K O M U N I Z M I ” !


    Ka kohė, vite e mė se dy dekada qė nė Shqiperi po ndodhin aso lloj krimesh qė as mendja mė e ēartur, para vitit 1990, nė Shqiperi, nuk do tė kishte ditur qė t’i hamendėsonte e, as t’i artikulonte, se per t’i kryer ato, nuk kishte asnje shans.

    Pėrse po ndodh kėshtu? Ēfar ka ngjarė nė kėto mė se dy dekadat e fundit nė vendin tonė? Pėrgjigjja pėr kėto e shumė pyetje te tjera si kėto, nė lidhje me problemet, dukuritė e ēudirat e ndodhura gjat ketyre mė se dy dekadave tė fundit nė shoqėrinė shqiptare janė fare tė thjeshta pėr t’u dhėnė. Sipas “teoricientėve”, “opinionistėvė”, “studiuesve”, “analistėve”, “psikologėve” e “sociologėve”, por mbi tė gjithė, sipas “politikologėve” e “politikanėve” tė kėtij vendi, tė gjitha ēudirat, anomalitė, pakėnaqėsitė, konfliktet, vrasjet, ndasitė, pėrēarjet, varfėria, injoranca, papunėsia, e tė tjera e tė tjera si kėto, burimin e paskan tek komunizmi.(!!) Kėsaj i thonė qė tė thėrrasėsh me sa fuqi qė ke: “EUREKA”!

    Pėr njė njeri qė mendjen e ka ende tė fresket, ende tė painfektuar nga helmi antikomunist, tė patrullosur nga bajatomania e propogandes bajate tė ditės, nuk ėshtė e vėshtirė qė tė dalė nė pėrfundime tė qarta, tė drejta e tė pakundershtueshme nga asnjė nga “ēetnikėt” e politikės sė ditėve, viteve e dekadės sė fundit tė shekullit tė shkuar e, tė dekadės sė fillimit tė kėtij shekulli tė ri nė formė, por mė tė vjetėr se ēdo vjetersirė, nė pėrmbajtje, jo pėr faj tė vetė shekullit, por tė atyre qė i japin emer e pėrmbajtje atij, politikanėve e politikave qė hartojnė e zbatojnė ata. Natyra njerėzore, apo antinjerėzore e njė sistemi pėrcaktohet nė njė masė shumė tė madhe edhe nga klasa apo klasat politike qė e pėrfaqėsojnė atė sistem politik, ekonomik e shoqėror.

    Si ngacmim pėr tė shkruar kėto radhė, mė sherbyen disa nga vrasjet e shumta, disa nga ndodhitė e ēuditshme e, disa nga “arėsyetimet” e dhėna rreth tyre nga njerėz tė thjeshtė, nga njerėz tė selektuar tė politikės, nga “ēetnikė” nė sherbim tė taborreve politike, dukshėm antikombėtare, qė kanė sunduar jetėn politike nė dy dekadat e fundit nė vendin tonė.

    Dukuria mė interesante, nė lidhje me arėsyetimin e tė paarėsyetueshmeve veprime e dukuri sociale, ndodhur nė kėto dekada “demonkratikase” borgjeze, nė Shqiperi, ėshtė se tė gjitha “fajet” pėr tė gjitha kėto ndodhira e ēudira, na i paska, sipas logjikės sė palogjikė tė kėtyre “analistėve” qė nuk dinė tė analizojnė emrin e tyre, sipas kėtyre sherbėtorėve qorrė tė pseudopolitikės sė ditės, pra, sistemi i kaluar socialist i para nėntėdhjetės, qė sipas kėtyre “filozofėve”, quhet “KOMUNIZEM” .

    Kėta soj – sorollop “politikanėsh” e tė gjithė “kalemxhinjtė” qė i mbrojnė ata dhė bėmat e tyre, ende nuk dinė tė dallojnė socializmin, si njė hallkė kalimtare, nga kapitalizmi pėr nė komunizėm. S’kanė faj sepse niveli i tyre intelektual i “jashtzakonshėm” i kapercen me “analiza”, harqe kohore si periudha e socializmit dhe, ata arrijnė tė parashikojnė e tė bėjnė “vlerėsime” e “analiza” pėr njė sistem ekonomiko – shoqėror qė ende nuk ėshtė zbatuar nė kėtė planetin tonė qė quhet “Tokė”. Nė asnjė material tė shkruar apo tė regjistruar, tė kohes se shtetit shqiptar tė periudhės 1944 – 1990, nuk gjėn njė formulim mendimi, njė fjali tė vetme ku tė jetė thėnė se, nė Shqiperi po ndertojmė komunizmin; se Shqiperia, tė jetė quajtur nga pėrfaqėsuesit e atij shteti me emertimin, “Shqiperia komuniste”, por, Shqiperia socialiste. Aq e vertetė ėshtė kjo, sa edhe forma e shtetit qė nė kushtetutėn e vitit 1976, u quajt, “Republika Popullore Socialiste e Shqiperise”.

    Edhe mė i pashkolluari i kėtij vendi, qė i ka jetuar e i njeh kėto dy sisteme politike, ekonomiko-shoqėrore, pra socializmin, si periudhė kalimtare pėr nė sistemin komunist dhe sistemin kapitalist tė ketyre dy dekadave tė fundit, nuk ia lejon vetes, qoftė edhe thjeshtė pėr arėsye morali, qė tė bjerė nė batakun e “arėsyes” sė pa arėsye, tė bjerė nė prehėrin e genjeshtrės qė ēorodit mendjet njerėzore, nė kthetrat e kurtheve qė pjellin tė gjitha sė bashku, skenare pėr tė vrarė vlerat, pėr tė shlyer kujtesėn shoqėrore, pėr tė zhdukur tė vertėtėn e pazhdukshme, pėr tė shndėrruar historinė sipas oreksit tė tyre e, pėr tė “tredhur” mendimin njerėzor.(!) Njė veprim e qendrim tė tillė, historia e njerėzimit, na e mėson, se e ka nxitur e pėrdorur vetem nazi-fashizmi, i ndaluar me ligj nderkombėtar qė pas Luftės sė Dytė Botėrorė.

    Nė qoftė se bėhen analiza tė verteta, me njė logjikė tė vertetė e tė kthjelluar nga mjegullnaja e hedhur gjatė kėtyre mė se dy dekadave, pėr historinė, pėr sistemin komunist (nė teori), pėr socializmin qė po ndertonim e, aq sa ndertuam para vitit 1990, e verteta ėshtė krejt tjeter nga kjo qė kemi degjuar e po degjojmė nė kėto njėzet vite “demonkraci” borgjeze.

    Shqiperia socialiste e nisi rrugėtimin e vet pėr tė ecur perpara, qė me sherimin e plagėve qė la lufta pushtuese, nė periudhėn 07 prill 1939 e, deri me 29 nėntor 1944, por edhe plaga e prapambetjes e errėsirės shumėshekullore nė tė cilėn kishte jetuar para ēlirimit. Ato plagė ishin edhe ekonomike, por edhe shpirtrore, sepse ishin flijuar 28 mijė bijė e bija, nga mė tė mirėt e kėtij populli, pėr ēėshtjen e lirisė sė atdheut e tė rivendosjes sė pavarėsisė sė vertetė. Ja, ky pra, sherimi i ketyre plagėve, ishte njė “gabim” i socializmit. (!)


    Shqiperia “demokratike” e pas nėntėdhjetės e nisi rrugėn e vet mė shkatėrrimin, djegjet, grabitjet e vjedhjet e tė gjithė pasurisė kombėtare, pasuri jo e vogel ajo, e krijuar me mundin, djersėn e gjakun e njė populli tė tėrė pėr mė se njė gjysėm shekulli, nėn udhėheqjen e PPSH e tė Pushtetit tė popullit.

    Shqiperia socialiste, qė mua mė pėlqen ta quaj edhe “SHQIPERIA ENVERJANE”, e nisi marshimin e vet fitimtar dhe me luftėn kundėr errėsirės mendore, pra kundėr analfabetizmit, luftė kjo e zhvilluar krah pėr krah me luftėn kundėr pushtuesve e tradhtarėve tė atdheut, sepse padija e njė populli, nuk ishte mė pak armike se sa pushtuesi e pushtetet e tradhtarėve tė atdheut. Ja edhe njė “gabim” tjeter i socializmit, nė Shqiperi. (!)

    Shqiperia e “demokracisė” borgjeze i nisi bėmat e saj edhe me djegjet, vjedhjet e shkatėrrimin e tempujve tė dijes, pra shkollave. Nė se nė hapat e parė tė Shqiperisė socialiste Enverjane, populli hezitonte t’i dergonte fėmijėt nė shkollė, fill, pas pak kohėsh, ai e vuri re se shkollimi i fėmijėve ishte dhurata mė e ēmuar qė po u bėntė ai pushtet atyre, kombit e atdheut, shumė shpejt, populli, prinderit e fėmijėve dyndeshin nėpėr shkolla tė tė gjitha niveleve e, tė tė gjitha specialiteteve, pėr tė regjistruar fėmijėt e tyre atje. Edhe ky ishte njė “gabim” tjeter i Shqiperisė Enverjane, sepse ua ndriēoi mendjet njerėzve. (!) E, menjėherė, pas vitit 1990, nisi braktisja e shkollave nga nxėnėsit e nga prindėrit e tyre, veēanėrisht e nxėnėsve vajza, nisi mbyllja e shumė shkollave, largimi nga puna i mijėra mėsuesve tė vertetė e, mbushja e atyre shkollave qė mbeten me “mėsues” militantė partiakė, por kurrsesi militant tė shkollės e tė shkollimit tė brezit tė ri.

    Shqiperia socialiste Enverjane e filloi rrugėtimin e saj drejt krijimit e lartėsimit tė vlerave njerėzore edhe me nderimin e pėrjetėsimin e jetės, veprės e tė gjakut tė tė gjithė tė rėnėve, bijė e bija tė kombit tonė, gjatė tėrė historisė, nė luftrat pėr liri e perparim kombėtar. Ja, ky ėshtė njė “gabim” i pafalshėm i komunizmit, nė fakt, socializmit!

    Ndryshe nga ai sistem, kapitalizmi i kėtyre dy dekadave nė Shqiperi, shkeli mbi gjakun e atyre tė rėnėve, krenari e vertetė e kombit dhe, ngriti nė piedestale kriminelėt, vrasėsit e deshmorėve e tė heronjve tė vertetė tė kombit, tradhtarėt qė bashkuan pushkėt me pushtuesit dhe me antishqiptarėt, shitėsit e interesave kombėtare pėr pėrfitimet e tyre personale, diversantėt e stervitur nėpėr kampet e specializuara pėr luftė diversioniste kunder shteteve e sistemeve qė i vendosnin vetė popujt e atyre shteteve, diversantė qė i kishin lyer duartė e tyre me gjak shqiptari e, qė kishin ikur nėpėr botė pėr tė shpetuar lėkurėn e tyre tė zgjebosur.

    Shqiperia socialiste e Pushtetit tė popullit e nisi rrugėtimin e vet edhe me luftėn pėr emancipimin e ēlirimin nga kthetrat e zakoneve prapanike, skllavėruese, tė gjysmės sė popullsisė, pra tė vajzave, grave e nėnave. Edhe ky ishte njė “gabim” tjeter i socializmit, “komunizmit” siē nuk dinė ta dallojnė kėta “intelektualėt” e sotėm.

    Shqiperia “demokratike” e pas nėntėdhjetės, riktheu nė jetėn e kėsaj gjysme tė popullsisė pėrseri zakonet kanunore, prapambetėse e skllavėruese, duke e futur femren nė errėsirėn vrasėse, duke e kthyer atė nė njė robinė shtepiake e, thjeshtė nė njė ripėrtėritėse tė jetės. Kjo pjesė e popullsisė, sot fare lehtė, vritet nga burrat, shitet si mall pa zot, trafikohet pėr qellime fitimi, edhe po “mbėshtillet”, mbulohet, nė mendje me injorancėn qė shkakton padija, por edhe nė tėrė trupin e saj me perēen mesjetare, dhuratė e fesė. (!)

    Nė kohėn e Shqiperisė sė Enver Hoxhės u hapen vende pune pėr tė gjithė njerėzit qė kishin plotėsuar moshėn pėr punė, vende tė cilat u sillnin familjeve shqiptare mirėqėnie ekonomike e shpirtrore, u sillnin dinjitet e krenari, nga tė jetuarit me djersėn e vet e, nga puna qė bėnin pėr veten e vet e fėmijėt e tyre. Ah, “ē’gabim” i madh edhe ky, i atij sistemi ! E, si pėr ta ndrequr kėtė “gabim” tė Shqiperisė sė Partisė sė Punės, kjo koha e Shqiperisė sė “demonkracisė” borgjeze, i hoqi tė gjithė njerėzit nga puna, i hodhi nė rrugė, ua shkatėrroi tė gjitha vendet e punės e, i la me gisht nė gojė, tė gjithė njerėzit e thjeshtė e tė ndershėm.

    Shqiperia e komunistėve tė Enver Hoxhės dhe e njė populli tė bashkuar rreth atyre komunistėve, e pati bėrė atdheun njė vend tė lulėzuar e tė begatė, njė vend tė sigurisė mė tė lartė pėr jetėn njerėzore e, njė vend tė pathyeshėm, ku populli ishte zot shtepie nė shtepinė e vet. Ja, kėtij i thonė “gabim” qė sot nuk falet! Qė nga nėntėdhjeta e deri nė momentin qė po shkruaj kėto radhė, Shqiperisė “demokratikase” nuk i ėshtė ndalur zjarri, ajo po digjete po piqet sikur tė binte mbi tė shfryrja e tė gjithė zemratės sė kėsaj bote. (!) Shqiperia e sotme, qė nė tė kaluarėn socialiste e kishte patur mall, qoftė vetem njė pėrmbytje, pėrmbytet pėr kokėrr tė “qejfit” edhe nga reshja mė e pakėt e shiut. Fushat e sistemuara dikur, sot janė rikthyer nė kėneta e moēale, janė “mbjellur” me shkurre e ferra. Ato nuk dallgėzojnė mė si deti, nga grunjėrat bereqetplota, por shkrumbojnė nga thatėsira . Ato nuk i trazon mė, si nė kohėn e Enverit, “muzika e kėnga” e traktorėve, ekskavatorėve e autokombanjave. Heu, ē’“gabim” i madh ai!! Nė vend tė asaj “kėnge” sot dėgjohet kėnga e bretkosave e, zukatjet “orkestrale” tė mushkonjave malarike . Sot jeta e njeriut ėshtė gjėja mė e pavlerė, aqsa ajo nuk vlen as sa njė varėsė qafe, vajze a gruaje. (!!) Sot Shqiperia e “demokraturės” borgjeze e ka kthyer vendin nė njė han pa porta e pa dyer, ku futen nė teritorin e saj edhe djalli edhe i biri, pa patur mė tė voglėn pengesė. Sot pushtetarėt borgjezė mburren nga se ua kanė dorėzuar llokum nė dorė, sovranitetin, lirinė e pavarėsinė e vertetė tė atdheut e tė njė populli tė tėrė, “aleatėve” e “miqve”, qė deri dje nuk lanė gur pa pėrmbysur qė ta rrėzonin sistemin kushtetues tė Shqiperise, vetem e vetem se ajo nuk u nėnshtrohej dhe ua pėrplaste nė fytyrė tė gjitha hilet e poshtersitė qė endnin e gatuanin kundėr asaj Shqiperie krenare, tė pamposhtur e fitimtare.

    Shqiperia Enverjane e komunistėve dhe e popullit liridashės e krenar, krijoi, qysh nė kohėn e luftės pėr ēlirim, farkėtoi mė vonė dhe, e bėri tė pathyeshėm, BASHKIMIN e njė populli tė tėrė, sė pari rreth vetvetes e, sė dyti edhe rreth udhėheqėses qė po i printe nga fitorja nė fitore, Partisė sė Punės sė Shqiperisė; ajo, zhduki pėrfundimisht plagėn e rėndė tė gjakmarrjes, atė tė vėllavrasjes, ato tė grindjeve e hasmėrive nderkrahinore; ato tė nėpėrkėmbjes sė pakicave etnike apo rracore. Ja, kėtij i thuhet “gabim” !

    Qė nga viti 1990 e, deri mė sot, kjo Shqiperia “demokratikase” ka shpartalluar pėrfundimisht bashkimin e popullit, harmoninė e mirėkuptimin shoqėror. Nė tėrė kėto vite ėshtė vrarė qetėsia shpirtėrore e njerėzve. Plaga e eger e gjakmarrjes po kėput jetė njerėzore pa kurrėfar pengese, a thua se ėshtė nėpėr varre. Vėllavrasjet e pakuptimta justifikohen nga shteti e propoganda borgjeze, nė tė shumtėn e rasteve, me shprehje banale e nė thelb antikombėtare, si : “vrasėsi ishte me tė meta mendore” (!!!) Sot pakicat etnike sundojnė mbi shumicėn e popullsisė e, shfaqin hapur edhe shovinizmin e tyre ndaj trojeve tona, boll tė cunguara. Sot pakicat rracore, sidomos ato me ngjyre, nuk trajtohen si njerėz e, lihen nė mėshirė tė fatit.

    Shqiperia socialiste Enverjane nuk i kishte askujt asnjė borxh dhe nuk e futi kurrė popullin e vet nė borxhe. Ja, edhe ky ėshtė njė “faj” i madh i socializmit!

    Klasa “politike” e Shqiperisė sė sotme kapitaliste e ka zhytur vendin nė borxhe, aq sa vetė Banka Kombėtare pranon se borxhi i Shqiperisė nė fund tė gjashtėmujorit tė parė tė kėtij viti ishte 801.2 miliardė lekė.

    Nė kohėn Enverjane, edhe pse numri i automjeteve nuk ishte ky i sotmi, por rrugėt ishin shumė mė tė kėqia, nuk ndodhnin aksidente automobilistike, si sot jo se jo, por kur ndodhte ndonjė i rrallė, ai bėhej problem qė nga lagja e deri nė qeveri, sepse jeta e njeriut vlente mė shumė se ēdo gjė tjeter. Ah ē’ “gabim” edhe ky, i atij sistemi !

    Sot nė Shqiperinė “demokratikase” njerėzit po vdesin rrugėve aq shumė, nga aksidentet automobilistike, sa edhe shteti nuk ka deshirė mė t’i publikojė shifrat e atyre aksidenteve, sepse ato vdekje ua kalojnė edhe vdekjeve nė situata luftarake nė vendet ku zhvillohet luftė e vertetė me armė.

    Nuk po radhiti mė situate qė nuk mund tė krahasohen me njėra-tjetrėn, sepse jam i bindur se edhe ai qė ėshtė mė i marrosuri pas kėtij sistemi ēnjerėzor kapitalist, diku nė nėnndėrgjegjen e vet ka njė zė qė i flet fshehurazi mė zėrin e arėsyes sė vertetė.

    A thua se fajin e paska patur socializmi qė Shqiperia po lėngon nė prag tė varrit nė kėto dy dekada? A thua se faji qėnka i socializmit, qė shoqėria shqiptare ėshtė ndarė e pėrēarė nė njėmijė ēeta e parcela politike?! A thua ėshtė faji i kohės Enverjane, qė sot vritet pėr gjak vajza 16-vjeēare, vritet fėmia 9-vjeēar?!

    Po djegia e shkrumbimi i pyjeve, pemėtoreve, vreshtave e, shkatėrrimi i shtretėrve tė lumenjve sot, ardhka si njė “faj” i komunizmit?!

    Po, more lexuesit e ketij shkrimi, korrupsioni gjigand, vjedhjet e pervetėsimi i pasurisė kombėtare e, i trojeve mė tė mira e turistike tė atdheut nga njė grusht kriminelėsh tė veshur me pushtet, “Faj” i komunizmit na qėnka?! Ē’e bukur logjikė, kjo e kėtyre “kalemxhinjve” tė kurvo-politikės sė sotme!

    PO! PO! Njė faj tė madh e ka ai “komunizmi” i Shqiperisė socialiste, sepse, kėta tė pangopurit e babėzitur e tė pashokė, pushtetarė tė kėtyre viteve “demokratike” borgjeze, kanė mė se njėzet vite qė hanė bukė nga ai sistem, duke e share atė e, duke vjedhur e shitur ende pasurinė e asaj kohe. Kjo “klasė” politike duke e ndjerė epersinė e socializmit mbi kėtė sistem antivlerash tė gjithanshme, duke e parė me sytė e tyre, deshtimin e madh e fundin e tyre tė pashmangshėm e fatal, nuk lanė gafė, gabim, krim, qendrim e veprim antinjerėzor e antikombėtar, tė mbajtur e tė kryer prej tyre, pa ia deleguar me logjikėn e palogjikė, sistemit tė vlerave tė gjithanshme, ekonomike, politike, morale, kulturore e njerėzore, socializmit, duke menduar se po ia hedhin popullit.

    Po pėr zhytjen nė mjerim e nė varfėri tė tejskajshme tė njė populli tė tėrė sot, edhe pėr kėtė ka faj komunizmi? Po kur hajdutėt “adoleshentė”, krijesa tė kėtij sistemi, ngjallin tmerr e frikė, kudo si nė kryeqytet, nė qytete e fshatra tė kėsaj Shqiperie tė sterlodhur, duke vjedhur, grabitur, plagosur e vrarė njerėzit, nė mesin e ditės, nėn hundėt e “shtetit”, pėr njė varėse qafe, pėr njė palė vėthė, pėr njė orė dore, pėr njė telefon, pėr njė ēantė dore, etj. , edhe pėr kėtė i paska fajet komunizmi?!

    Po kur mbillet e tregėtohet bima e lėnda narkotike, qė nė kohėn e socializmit as qė i njihej as emri, kur sot droga e SIDA vrasin jetė njerėzore, edhe pėr kėtė na paska “faj” komunizmi? Ah tė gjorėt ju, more pseudopolitikanė e ju sherbėtorė tė tyre, qė u mashtron mendja se mund t’ia hidhni popullit! Populli ėshtė si njė det i thellė, qė kur t’i ngrejė dallgėt, do t’u fundosi nė fundin e tij pėr tė mos e parė kurrė mė dritėn e diellit.

    Po kur pushtetarėt kriminelė tė kėtyre dekadave, me paratė e gjakun e njė populli tė shfrytėzuar egersisht prej tyre, ngrejnė ishujt e parajsės pėr vete e pėr brezat e fėmijėve tė tyre, nė mes tė detit tė mjerimit ku e kanė zhytur popullin ata, edhe kjo dukuri na qėnka njė e keqe qė pėr tė paska “faj” komunizmi?!

    Po pėr atė qė kėta pushtetarėt e kėtyre dy dekadave, nuk kanė se ēfarė t’i tregojnė popullit se ē’kanė bėrė pėr tė mirėn e tij, e pėr t’u matur me atė sistem, pėrveē se mbjelljes se hasmėrive e tė ndasive politike, edhe pėr kėtė e paska “fajin” komunizmi?!

    Po pėr nėnshkrimin nė fshehtėsi nga sytė e popullit, tė marrėveshjeve antikombėtare mė antishqiptarėt historikė, pėr t’u falur atyre, pjesė tė teritorit kombėtar, pėr hir tė ruajtjes sė karrigės sė qelbur tė njė pushteti edhe mė tė qelbur e antikombėtar, edhe pėr kėtė e paska “fajin” komunizmi?! Po pėr mospranimin, nga pushtetarėt e sotėm “shqiptarė”, tė deshirės sė mbarė njė kombi pėr t’u ribashkuar si komb e si troje, edhe pėr kėtė ka “faj” komunizmi?! E si pėr tė shplarė fytyrėn e tyre tė nxirė nga qendrimet e veprimet antikombėtare nė kėto mė se njėzet vjetė, kėta pushtetarėt pushta, janė gati tė thėrrasin nė kor, njėzėri: – E GJETEM! FAJIN E KA KOMUNIZMIT, pėr tė gjitha deshtimet tona! E, vertet ashtu ėshtė, sepse ai , SOCIALIZMI, bėri, nė njė kohė shumė tė shkurtėr, aq shumė tė mira pėr kėtė vend e komb, sa s’kishin bėrė tė gjithė shekujt e mėparshėm, tė gjithė sė bashku e, as kėta kriminelėt e veshur me pushtet borgjez, nuk mund tė bėjmė, sikur teorikisht, tė qendronin nė pushtet pėr shekuj tė tėrė!

    Tiranė, me 09.08.2012.
    (prishtinapress.info)
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mendim sfida qenka humorist..

    2 metro pallavra ka shkruar..

  3. #3
    "ENIGMA" Maska e c0d3r
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Memedhe
    Postime
    88
    Edhe Mendim edhe Sfide S'kishte aksidente ne komunizem thot ky. Pive Viagra ti mo qerrata!? Or ti i Kshillit, po kush kishte makine pervec Xhaxhit dhe ca kapurralve te tjere mo? Ik e vlla rrasi nai got Boze me Akullore... pash nejen...
    Best File compression around "DEL *.*" = 100% compression

  4. #4
    Si ky shkrim kemi pas lexuar dikur me shumice, mirepo siē duket jane ende te shumte nostalgjiket e asaj kohe.

    Para 7 viteve isha duke kryer nje konkurs per te hyre ne pune, ne vendin ku jetoj dhe nder te tjera u pyeta per problemet e Shqiperise dhe per problemet e emigracionit shqiptar ne perendim.
    Nisa te flas ashtu siē e ndjej dhe siē e mendoj dhe me pas komisioni (qe perbehej nga nje sociolog dhe psikolog sepse ne edhe per intervista pune duhet te hulumtohemi gjere e gjate e ne te gjitha aspektet) me nderpreu dhe me tha: "Per ne nuk eshte asgje e ēuditshme, por mese normale se pse ju keni kaq shume probleme te tilla sociale, mirepo qytetari i thjeshte nuk arrin t'i kuptoje".

    Mirepo per fatin tone te keq ka ende shume shqiptare andej dhe kendej kufirit, qe nuk kane arritur ende te kuptojne se ē'do te thote te jetosh nen nje shtet qe vetveten e quante te lire, sepse shumica e qytetareve te tij nuk perjetonin asnje minute liri dhe te drejta.

    Mirepo nga ana tjeter ka dhe domethenjen e vet, qe me troē duhet te thuhet se gjate ketyre viteve ne liri thuajse asgje nuk eshte bere per t'u ndare nga e kaluara, per ta denuar ate, per ti perkujtuar me seriozitet te gjitha aktet kriminale te atij sistemi dhe per te mos lene ne harrese ata mijera shqiptare qe luftuan me ēdo mjet kunder instalimit te sistemit komunist.

  5. #5
    Sic thoshte Enveri qe e gjeta Shqiperine ne pike te hallit, ashtu thone edhe sot. Pra thjesht eshte nje mundesi per tu shfajesuar per faktin qe akoma kem qindra probleme.

    Ne vend qe te denoheshin krimet dhe kriminelet e kohes se komunizmit, pas 90es thjesht u shkaterrua cdo gje qe ishte ndertuar nga populli. Kurse ata qe ishin pergjgjes per 45 vjet prapambetje e kaluan lumin pa u lag fare.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anėtarėsuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    Per shqiperin po dihet qe i ka fajet komunizmi, po per greqin nuk po dihet?

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Pooo Komunizmi e ka fajin ! Problemi i vetem eshte se ne Shqiperi nuk ka pasur Komunizem ! Edhe vete komunistet thonin qe ishin duke ndertuar socializmin !

    Keshtu qe eshte e qarte qe fajin e ka pase Komunizmi !

    Madje une mendoj edhe se Komunizmi ka pase faj edhe me shume se kaq ! Ato qytetet e lashta shqiptare , nuk iu ka mbetur asnje gjurme sepse edhe per ato e ka fajin Komunizmi !

    Po do te thote dikush qe "Komunizmi nuk ekzistonte atehere ....!" Por po i pergjigjem vete - I ka bo shkaterrimet paradhenie duke fut ne loje Hunet , Vandalet , gotet etj . ! Pse eshte e rastit qe Marksi dhe Engelsi ishin gjermane , pasardhes te huneve , goteve visigoteve , vandaleve etj ?

    A jini te kenaqur nashi apo nuk e thashe tamam ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga violativo : 11-09-2012 mė 17:33

  8. #8
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Akoma ka njerez si ky ne xhiro?

  9. #9
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Nuk meriton Hall-Mutja nje superban per apologji ndaj Enverizmit ???
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga BlueBaron Lexo Postimin
    Nuk meriton Hall-Mutja nje superban per apologji ndaj Enverizmit ???
    O Bluje , gjoja qe kam urry me shume ne jete ka qene servilizmi apo pergatitja e homosapiens sapiensit si nje makineri qe duhet me mendu keshtu sic thote "Prifti" ! Te drejten e se vertetes e ka "Prifti" dhe keshtu kape , rrembeje Giordano Brunon , vere ne turren e druve dhe digje !

    Kur shoqeria leviz perpara , "Prifti" simboli i "diturise" dhe i se "vertetes" kthehet ne kriminel , ideologjia e tij ne obskurantizem , ndersa "tymi" i Giordanos (se Giordanoja vet iku per lesh) kthehet ne shkallen me te larte te diturise !

    Perse i ktheni keto diskutime ne tabu ? Cfare ju tremb ? Nje qenie homosapiens sapiens , mendje hapur , nuk ka frike nga asnje gje ne kete bote ! Mbi gjithshka qendron e e verteta dhe arsyeja e saj !

    Me neverit fanatizmi anadollak dhe jashte arsyes ! Kam shume gallata ne jete me kete kategori njerezish (majmunesh do te thoshja ) ! Ha....ha.....ha....

    Nje ceshtje po e mbajti logjika , qendron ! Po nuk e mbajti , aha miku im , nuk ke asnje shanc ! Koha vete do ta rrezoje , pa pasur nevoje ta shtysh ti apo une !

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •