Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Përse `At` Marku dhe Prof. Eshref Ymeri sulmojnë në mënyrë të përsëritur Institucion

    Nuk është hera e parë që ky pseudo-prift vjell vrer kundër Institucionit shumë të respektuar të KOASH duke sulmuar në mënyrë fare të pahijshme Kryepeshkopin shumë të nderuar dhe të respektuar jo vetëm brënda Shqipërisë dhe nga Komuniteti Ortodoks shqiptar të cilët shoin tek ai ringjallësin dhe mbrojtësin e vërtetë të Krishterimit ortodoks në SHQIPËRI , por gjithashtu më shumë të repsketuar e nderuar me urdhra dhe medalje nga më të ndryshmet nga institucione dhe shoqata serioze jashte shtetit sin ë BE, SHBA ashtu dhe në vëndet ku dominon Ortodoksia.
    Po përse vazhdon në mënyrë të përsëritur dhe fare papritur që ky pseudo-prift ka `shitur` veladonin dhe merret me politikë, me sharje nga më të papërdorshmet në drejtim të institucionit të KOASH dhe në vecanti kundër Kryepshkopit Janullatos?
    Përse pseudo –prifti i ashtu quajturi `At` Marku ka marrë barrën e fajtorit që nuk gjen derman nga fajet e turpet që ka bërë të cilat nuk do të nderonin aspak një prift dhe aq më pak ata ortodoksë:
    Arsyet mund të jenë të shumta por do të rreeshtoj tre më të rëndësishmet:
    - Së pari sepse I ashtu quajturi `At` dhe pseudo-prift Marku, e kupton se është juridikisht dhe praktikisht jashtë Institucionit të KOASH-it, dhe si I tillë nuk ka të bëjë më ortodoksinë e vërtetë përvecse hiqet si I tillë përpara individëve të ngjashëm me të por që ushtrojnë rolin e përcarësit në fusha të tjera si ato të politkës si Avdi Baleta, si historian të dështuar si Sh.Delvina dhe z. Butka, të cilët justifikojnë dhe shtrembërojnë historinë e l-n-cl, dhe të shqiptarëve ortodoksë në jug, dhe individëve të tjerë që bëjnë pjesë në politikë por që u pëlqen të hedhin gurin dhe të fshehin dorën duke përdorur në këtë rast kundër KOASH dhe Kryepeshkopit Janullatus- personin që quhet prift `At` Markun e gjorë. Pseudo prifti `At`Marku dhe disa individë ngatërrojnë me qëllim politikën me fenë duke I a atribuar problemet dhe vendimet politike të qeversisë – KOASH-it DHE Kyrepeshkopit tonë, me qëllim që opinion shqiptar të ngatërrohet dhe të ngarkojë me faj kishën ortodokse autoefale të Shqipërisë, por këta njerëz gabohen rëndë. Populli shqiptar I njeh fare mirë përcarësit dhe të shiturit si At Marku me shokë.
    - Së dyti , mesa duket pseudo-prifti herë pas here ngel pa të ardhura, dhe për këtë arësye e le vehten e tij ne dorë të shejtanit I cili menjëherë e përdor sigurisht kundër kishës sepse, si thonë për priftërinj të padenjë për shërbimin ndaj Zotit: prapa kryqit të tyre qëndron shejtani; mesa duket prapa kryqit që ngre dora e pseudo-priftit `At` Marku, qëndron I paudhi I cili sigurisht kërkon të dëmtojë më cdo kusht autoritetin ligjor të Kryepeshkopit të nderuar dhe të respektuar kudo në Shqipëri dhe jashtë si dhe të KOASH të cilën Kryepeshkopi e drejton me siguri, me mbarësi dhe me prosperitet të tillë sa që Marku I shkretë dhe nxitësit e tij nxihen e bëhen vrer kur shohin një komunitet ortodoks të Shqipërisë që lulëzon, ecën përpara, është ringjallur nga dora e Kryepeshkopit Janullatos aq mirë saqë të tëra si-motrat ortodokse në Ballkan Europë dhe kudo në botë na urojnë për lulëzimin dhe përhapjen e besimit të krishterë në Shqipëri.
    - Së treti, pseudo prifti `At` Marku nëpërmjet deklaratave të tij anti-institucionale vazhdon t`u kujtojë shoqërisë shqiptare dhe në vecanti, komunitetit ortodoks të Shqipërisë se sa e lehtë qënkërka për disa njerëz që të veshin një veladon dhe nëse institucioni nuk I pranon sepse nuk plotëson kushtet përkatëse – atëhere këta persona nuk e kanë për gjë që të mos shohin fare së cfarë është bërë vecanërisht nga Kyrepeshkopi I nderuar dhe shumë I repsktuar brënda dhe jashtë vendit Janullatyos, për rindërtimin dhe prosperitetin e Komunitetit ortodoks I cili në fillimet e viteve 90 praktikisht nuk egzistonte , - por vazhdojnë të vjellin vrer dhe të mos respektojnë as elementet humane dhe as ato fetarë (ashtu si pretendon të jetë `At` Marku). Veprimet e tij paranojake përputhen një me një edhe me linjën anti-ortodoskisë shqiptare që kanë disa politikanë dhe të ashtuquajtur VIP-a shqiptarë që I puthin dorën Kryepeshkopit ditën dhe natën bëjnë të kundërtën. Mesa duket këta njerëz kanë frikë fuqizimin e komunitetit ortodoks të Shqipërisë, dhe po bëjnë cmos ta dobësojnë duke përdorur lloj lloj kartash, qofshin ato pseudo-patriotike duke u përpjekur të thonë që gjoja `KOASH I sotëm nuk respekton të kaluarën`, etj, etj.
    Përkundrazi , zotëri `At` Marku. Ju, dhe ata që rrijnë pas jush nuk doni të shikoni sukseset dhe përpjeket e parreshtura për forcimin e Kishës Autoqefale dhe të komunitetit ortodoks. Ju nuk doni të shihni kishat e ndërtuara, ju nuk doni të shihni shkollat dhe universitetin e ndërtuar në të cilat shkollohen dhjetra dhe qindra student shqiptarë, ju nuk doni të shihni investimet në shëndetësi, ndihmën e pacmuar që I u dha kosovarëve në `99, ndihmat që u jepen të varfërve, ngritjen e institucioneve në ndihme të moshës së tretë dhe fëmijve, meshat e përjavëshme, etj, etj.
    Ju nuk mund t`i shihni këto, sepse ashtu sikundër veprat e mëdha që bëri Krishti- ai u tradhëtua nga Juda, vdiq dhe u ringjall, ashtu dhe KOASH u ringjall nën drejtimin e Kryepeshkopit të nderuar e të respektuar kudo Janullatos, ashtu dhe ju bëheni keq kur shikoni se komuniteti ortodoks po lulëzon dhe bashkëjeton në një harmoni të përsosur me komunitetet e tjera religjioze në Shqipëri.
    Nuk mund të shpreh vetëm keq ardhjen për veprën tendë të urryer , vepër e cila nuk do ti bëjë asgjë komunitetit ortodoks të Shqipërisë, as do ti bëjë asnjë të keqe as Kryepeshkopit Janullatos, por vetëm se do të tregojë para shoqërisë shqiptare, se sa lehtësisht njerëz si ju , për një `lugë corbë të gëlltitur` mund të bëjnë lloj lloj gjërash të ulta që nuk I kanë hije as fëmijëve pale ju që jeni në një mosh në të cilën përkundrazi duhet të vinit dhe të kërkonit falje gjitë këto 20 vite sharjesh dhe shpifjesh. Pse, kë do të lëmë për të bekuar 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë- juve more `At` Marku? Jo kurrsesi.
    Bekimi për këtë 100 vjetor të bekuar do ta bëjë vetë Kryepeshkopi ynë I nderuar dhe I respektuar, drejtuesi i institucionit legjitim KOASH.
    Pak fjalë dhe për Prof. Eshref Ymeri I cili dhe në shkrimin të dt. 8 gusht 2012 e tij dërguar nga SHBA tek gazeta Tribuna Shqiptare me titull `Historiani grek Nikolas Stavros: “Futja në dorë e kishës shqiptare është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shek. XX”, - shkruan fraza pa lidhje me titullin që ka vendosur dhe mesa duket nuk e njeh fare realitetin shqiptar. Në këtë shkrim të cuditshëm ai diku thotë: `Politikanët shqiptarë nuk e pyetën popullin e vet dhe le më pastaj të vilnin edhe mendimin e tij për shumë probleme me rëndësi kombëtare. Nuk u pyet populli shqiptar për ardhjen e Janullatosit në krye të kishës ortodokse, e cila, siç ka deklaruar historiani shovinist grek, që prej ditës që Janullatosi shkeli në Shqipëri, nuk është më shqiptare, ajo funksionon si një filial i kishës shoviniste greke`. Duke qënë në sinkron me përcarësin ` At` Marku Profesori Eshref vazhdon të mos e kuptojë të vërtetën por ngatërron politikën shqiptare me komunitetin ortodoks duke mos qënë fare I këtij komuniteti por duke hedhur `lotë krokodili` për KOASH-in tonë. Sigurisht një ateisti ish-komunist si Prof. Eshrefi I ka hije të flaës kodra pas bregut e të lajthisë më dokrra atdhedashurie të shpifura. Kush do të lexojë këtë shkrim mund të shohë se si këta Profesorë ateistë të tipi Eshref Ymeri, nuk e kanë për gjë që ashtu si u lëpinë në kohën e PPSH për të marrë titullin professor dhe për të gjetur një vënd të ngrohtë në Tiranë apo në ndonjë zyrë të preferuar, të kërkojnë dhe të japin mendime për problem që nuk I kuptojnë dhe aq më pak të fesë, e cila për shumë vite ka qënë e shkelmuar nga njerëz të tillë që sot e heqin vehten si `atdhetarë 20 karatësh`.
    Së fundmi po ju kujtoj këtyre do individëve sa të largët përna arsimimi dhe profesioni, aq edhe të afërt për nga urrejtja që kanë për cdo gjë të mirë që bëhet në Shqipëri dhe për më tepër në komunitetin ortodoks të Shqipërisë, se asgjë nuk mun ta pengojë prosperitetin e këtij komuniteti të vuajtur dhe të respektuar, askush nuk mund të hedhë baltë mbi Kryepeshkopin e komunitetit fort të nderuarit dhe të rspektuarit Janullatos, askush nuk mund të ketë sukses në përpjekjet përcarëse kundër komunitetit ortodoks por dhe ndaj komuniteteve të tjera nga njerëz të tillë. Zoti qoftë me Shqipërinë, me shqiptarët thjeshtë dhe puntorë, si dhe komunitetin e respektuar ortodoks të Shqipërisë dhe institucionin e tij legjitim KOASH .

  2. #2
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Perse ?!

    Mos harroni qe kombi vjen i pari, pastaj feja.
    Z. Janullatos nese eshte i sinqerte ne dedikimin e tij ndaj besimit, duhet te largohet e t’ja lere vendin shqiptareve.

    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Pershendetje vellezer

    Nuk po e sulmon askush ortodoksine apo ortodokset ketu. Ketu po behet fjale per nje prift shqiptar ortodoks qe e ngrit zerin kunder disa veprave te Janullatus qe po i lufton patriotet shqiptare brenda ortodoksizmit, vetem se e duan shtetin e vet, popullin e vet, dhe duan qe per krishterimin mund ta perhapin vete shqiptaret dhe nuk ka nevoje per prifterinje te jashtem. Nese vijne, jane te mireseardhur siq vjen nje mik apo nje mysafir, nese e deshmon veten ne kete ndihmese atehere ai do te quhet vella nga shqiptaret krishtere e te sinqerte, nese ben politike atehere do te behet i pa deshiruar pasi Jezusi ka bere thirrje te krishtereve te jene te menqur dhe mos te behen nje me te keqen.
    Patriotet e vertete nuk e tradhetojne vellane e tyre e nuk shiten lehte, megjithese greket kane me shume para nuk d.m.th. se kane monopol mbi krishterimin dhe nuk mund t'i komandojne shqiptaret, pasi shqiptaret kane qene te zote ne tokat e veta, megjithese nuk kane patur pasuri kane patur respektin e dashurine ndaj atdheut.
    Eshte Janullatus qe eshte pseudo peshkop pasi ka ardhe me urdhera nga jashte, krishteret shqiptare duhet te bazohen ne Bibel per udheheqje e jo t'i udheheqe nje institucion nga jashte.
    Ortodoksia e Patriarkana e Stambollit kurre nuk ia ka dashur te miren shqiptareve, gjithmone eshte munduar t'i shfrytezoje per qellime e interesa te ngushta, e kane quajtur gjuhen shqipe 'gjuhe te mallkuar' ndjekin interesa me shtete qe nuk ia duan te miren shqiptareve, edhe Janullatus nese ka ardhe te ndihmoje, mire se vjen, nese vjen me i perca shqiptaret e krishtere e t'i quaje hajdute e hajna atehere me mire eshte qe te shkoje nga ka ardhur e te mos tentoje te bej dem e t'i lendoje njerezit pasi Zoti nuk i ka dhene mision askujt per te etiketuar njerezit hajna.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    E qe kur Janullatosi na qenka bere KOASH ? Ky derdimen nuk eshte as shqiptar , nga na doli Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare , ky ? I ngaterroni keta te dy , KOASH-in me Janullatosin , se nuk dini apo po na merrni per budallenje neve !

    Mos ta zeme diellin me shoshe se nuk ka shpresa qe te mbulohet e verteta !

    Nuk ngaterrohet nje institucion fetar shqiptar me nje prift grek , qofte ky edhe vete Kryepeshkopi ! Kjo thjesht quhet pushtim i vendit te Kryepeshkopit nga nje grek dhe asgje me shume ! Ose si i thone ne shqip ? Uzurpim !

    Prandaj e sulmon At Marku , sepse Janullatosi nuk eshte ne vendin e vet dhe nuk i takon atij te jete ! Duhet nje shqiptar ! Shkurt dhe paster , pa sterhollime ! Te gjithe e kemi te qarte pse grekun Janullatos e sollen ne krye te KOASH-it ! Hajt tani , mos na fyeni inteligjencen !

    Ben dhe kakerdhia Janullatosi bashke me sahanlepiresit e tij !

    Ik or vella andej nga ke ardhur dhe mos na u duk me , me kete mendje qe ke ardhur ! KOASH eshte shqiptare dhe po keshtu edhe vete gjuha e Zotit eshte shqip ! Hajt , hajt Janullatosi andej nga ka ardhe !
    Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 08-09-2012 më 17:41

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    o viol..

    mos hin ne shtigje qe nuk i din..
    le te krishteret ortodokse ne liri te vet..
    e din ata ke zgedhin ne krye te kishes vet..

    ju ateistet edhe nuk besoni dhe shkoni po.rdhoni nder kisha e xhamija te tjerve..
    mos nderhyni..

    a guxoni me i than edvin paskalit..pse shkoni ne qishë mo shokë..
    joo..

    rrini urte pra..

    ..

  6. #6
    Brari ke shume te drejte or mik.
    Pra une jam dakort me ty...
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •