Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    3 shtator - Hieromartiri i shenjtë Anthimi, episkop i Nikomidisë

    Hieromartiri i shenjtë Anthimi, episkop i Nikomidisë - 3 shtator

    Ishte episkop i Nikomidisë (Bitini, Azi e Vogël), kur me urdhër të perandorit Maksimian (288), iu vu flaka kishës që të vdisnin atje brenda 20 mijë të krishterë1. Ai ishte në krye të këtyre besimtarëve. Me mbrojtjen e Perëndisë ai shpëtoi nga vdekja dhe u strehua në malet përreth. U kap rob pak kohë më vonë dhe e nxorën para Maksimianit. Anthimi rrëfeu besimin në Krishtin. Atëherë e dhanë në tortura mizore: e goditën me shkopinj, i veshën sandale bronzi të zjarrta dhe e bënë të ecte. Në fund e lidhën me një rrotë që i priste gjymtyrët, ndërsa xhelatët ia dogjën trupin me pishtarë. I fuqizuar nga hiri hyjnor, qëndroi i pathyeshëm. I profetizoi perandorit Maksimian fundin e afërt të perandorisë pagane dhe triumfin e krishterimit. I tërbuar nga durimi që tregoi shenjti shqeu pallton e tij të purpurt dhe dha urdhër t’ia prisnin kokën. Pas vdekjes së Anthimit, mbinë flokë në mënyrë të mrekullueshme në kokën e tij.

    KOASH

  2. #2
    Nje ngjarje e percjelle bukur ne kete video.(Rus & Gr)

    Paqe!

  3. #3
    Ja dhe shqippershtatja e videos se mesiperme.
    Ikona e virtytit
    Shenjti ieromartis(deshmitari i shenjte)
    Anthimos
    Epishkop i Nikomidhias
    Gjate kohes se Dhioklitianit nje zjarr dogji pallatin e perandorise(romake) . Atehere akuzuan kristianet per zjarrvenie. Pas shume lutjesh prej vendasve epishkopi i kishes vendase fshihet diku jashte Nikomidhias. porse romaket e zbuluan vendfshehjen e tij.Perandori urdheroi ushtaret qe ta arrestojne qe ta denoje si kriminel. Ushtaret takuan ne rruge vete epishkopin Anthimo nuk e njohen dhe e pyeten ku mund ta gjenin mesimdhenesin e kristianizmit.
    -Do t'jua dorezoj ne duart tuaja por me pare ejani nga shtepia ime te shlodheni nga te ecurit me kembe, u tha ai ushtareve dhe i shpuri tek shtepia e tij. I vuri per te ngrene e per te pire. Sapo mbaruan se ngrei, epishkopi u ngrit nga tavolina dhe tha: Tani beni ate qe erdhet te beni, une jam ai qe kerkoni. Me coni tek ai qe ju dergoi .
    Ushtaret u zhduken, u merziten dhe nuk deshen ta arrestonin por u kthyen dhe e keshilluan plakun e urte te fshihet dhe premtuan se do te thone se nuk e gjetem kriminelin.
    -Jo u pergjigj plaku i drejte, nuk eshte mire te themi genjeshtra. Duke zbatuar urdherat e mbretit(perandorit) juve nuk jeni fajtore..dhe i ndoqi pas . Gjate rruges, plaku i urte e i drejte i fliste per Krishtin dhe fara e mesimeve(tregimeve) te tij ra ne toke pjellore. Kur arriten tek lumi epishkopi u lut dhe i pagezoi ushtaret romake ne kristiane. vete epishkopi ngeli i pamposhtur ndaj torturave deri ne fund te jetes se tij deri ne frymen e fundit i lutej Zotit dhe e lavderonte.
    Shenjti ieromartir Anthimos epishkop i Nikomidhias eshte nje shembull i virtytit te burrerise qe ka per baze me te madhin e gjithe virtyteve , dashurine.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kryqi i Paqes : 03-09-2012 më 14:18
    Paqe!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •