NGA 1 TETORI HAPET PER HERE TE PARE SHKOLLA E MUZIKES BIZANTINE

Në kuadër të përpjekjes krijuese 20-vjeçare të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, për ringritjen e strukturave të Kishës dhe sidomos atë të arsimit kishtar, do hapet për herë të parë Shkolla e Muzikës Bizantine të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Qëllimi shkollës është të nxjerrë psaltë të përgatitur profesionalisht, për të ndihmuar kryerjen e shërbesave të adhurimit hyjnor . Ajo do të kryejë kualifikimin muzikor sistematik të nxënësve, duke u mbështetur fort në traditën tonë, përvojën, studimet shkencore, si dhe në metodat bashkëkohore të mësimdhënies.

BURSA SHKOLLORE

Kjo shkollë do të mundësojë falas, për fituesit e bursës së plotë të studimit të dhënë nga Kryepiskopi Anastas, mësimdhënien, akomodimin e ushqimin në kompleksin modern “Thavor”, në Tiranë. Në përfundim të studimeve, do të marrin diplomë, që do t’u mundësojë shërbimin në kishat e enorive. (famullive).

KRITERET E PRANIMIT
Mosha e kandidatëve: 18-45 vjeç.
Kushtet e kandidatëve:
1. Letër rekomandimi nga Mitropoliti i dioqezës.
2. Të jenë të pagëzuar në Kishën Orthodhokse.
3. Diplomë të shkollës së mesme.
4. Të kenë aftësi vokale dhe interes për muzikën. T

ë gjithë kandidatët do t’i nënshtrohen konkursit të pranimit. Për më tepër informacion kontaktoni: Email: shkollamuzikesbizantine@yahoo.com Cel: +355692636132

KOASH