Dhe une nuk besoj se do arrije ta mbaje ritmin deri ne fund, pavaresisht se jam tifoz i Atleticos nga klubet spanjolle. Atletico ka 12 lojtare te rendesishem, ndersa te tjeret nuk eshte se kane ndonje potencekushedi. Per sulmin pastaj perveç Falcaos asnje tjeter nuk ka te hajrit. Ai Diego Costa eshte lojtar hajt me, sa me mbush numrin. Ndersa Adrian Lopez nuk eshte qender sulmues.
Nejse, une me shume kam besim tek grinta e Simeones. Ai ngriti nje ekip si Katania nga hici ne pretendet per kupat e Europes ne Seria A. Erdhi vitin e kaluar dhe gjeti nje Atletico qe nuk dinte si orientohej neper fushe dhe arriti ta nxjerre kampion e UEFA Europa League. Shpresoj vetem mos te kete ndonje demtim te Falcaos, pasi ai eshte vertete i pazevendesueshem.
Krijoni Kontakt