organic por te pakontrolluara apo not organic te kontrolluara .....
organic por te pakontrolluara apo not organic te kontrolluara .....
Edhe pse ka disa muaj qė qeveria i ka shpallur luftė tregtimit tė mishit jashtė standardeve, sot ditėn e Kurban Bajramit kur pjesa mė e madhe e qytetarėve janė drejtuar nė tregje pėr tė blerė kėtė produkt, shumica e blerėsve kanė gjetur njė pamje tė tillė: Tregtaret te ndėrgjegjshėm pėr kushtet e kėtij tregu te improvizuar tentuan te ndalojnė kamerat te filmonin tėrėsisht tė vetėdijshėm se po shkelnin ligjin. Nė fakt nga kontrollet e bėra disa muaj mė parė, autoriteti kombėtar i ushqimit konkludoi njė situatė teje tė rėndė pėr kushtet nė tė cilat tregtohej mishi, ku jo vetėm therej nė ambiente jo tė pėrshtatshme, por gjithashtu nė shumė raste kafshės i mungonte vula e cilėsisė. Ne lidhje me kontrollet ne kėtė dite specifike kushtuar kurbanit, ministria e bujqėsisė nuk ka dhėne ende asnjė pėrgjigje se pėrse nuk ka patur kontrolle nė kėto zona, te cilat pushuan pėr disa javė sė qeni tregje tė gjėsė sė gjallė, dhe qė prej disa ditėsh kanė nisur tė shfaqen sėrish.
http://www.youtube.com/watch?feature...&v=5-tfsTbMvwc
Revolution 1848
Mire e ke ti user po qumeshti ne kutia eshte shume i shtrejte dhe jo cilsore. Prandaj njerzit drejtohen te fshataret per te blere qumesht edhe pse me yndyre dhe me bakterje.
Kam degjuar se fshataret kur ju shesin qumshtin ketyre fabrikave te medha qe shkojne per ta blere me cisterno, i hedhin brenda uje per te shtuar sasin e qumshtit. Keta te fabrikave ju kan ren hilese dhe kan nje mates yndyre qe i tregon nese qumeshti ka uje. Fshataret per ti rritur yndyren i hedhin brenda urine lopedhe ky qumesht i perzier me urine dhe uje shkon ne fabrike nga ku del qumeshti me kuti, djathi, gjalpi e shume produkte te tjera
Nė shitje makarona tė skaduara qė para 2 vitesh, ankohen konsumatorėt
TIRANE - Produktet e skaduara janė njė problem madhor pėr konsumatorėt shqiptarė. Nė njė prej supermarketeve nė bulevardin "Zogu I" janė gjetur makarona tė skaduara qė nė vitin 2011. Ajo qė ngrenė problem konsumatorėt veē ushqimeve tė skaduara ėshtė se ato nuk asgjėsohen, edhe pasi vėnė nė dijeni pronarėt apo punonjėsit e subjekteve tregtare. Njė rast i tillė ėshtė edhe ky i makaronave tė skaduara qė para dy vitesh, nė njė prej supermarketeve nė afėrsi tė "Stacionit tė Trenit". Situata ėshtė alarmante, sidomos nėse shikon numrin e ankesave qė janė regjistruar edhe pranė Shoqatės sė Konsumatorit Shqiptar vetėm pėr produktet e skaduara, ku janė rreth 4 mijė ankesa nė vit.
Rasti
Njė blerės nė supermarketin pranė bulevardit "Zogu I" i ėshtė drejtuar "Gazeta Shqiptare" pėr tė ngritur ankesėn e tij nė lidhje me fenomenin e produkteve ushqimore tė skaduara. "E bėj zakonisht pazarin nė kėtė supermarket dhe jam shumė i rregullt nė verifikimin e afateve tė skadencės. Mora tre pako makarona; e pashė pakon e parė dhe skadonte nė 2014-ėn, tjetra nė 2013-ėn, njėrėn nuk e pashė, se nuk besova se do kishte probleme. Vetėm kur shkova nė shtėpi bashkėshortja mė tha qė pakoja tjetėr ka skaduar qė nė 2011-ėn. U detyrova tė shkoja sėrish nė supermarket dhe lajmėrova punonjėsit pėr problemin. Mė thanė "tė na falėsh, nuk e kemi parė".
Por ju thashė se "kėtė produkt e kam parė dhe njė muaj mė parė qė ishte i skaduar dhe ju kam vėnė nė dijeni". Mė pas, pashė qė drejtuesja i tha t'i largonin nga rafti ku ishin ekspozuar pėr shitje dhe u bėnė njė grumbull makaronash tė skaduara qė po i largonin", - tregon konsumatori. Por pikėpyetja qė ngre ai, si dhe tė gjithė ne konsumatorėt, ėshtė se, ku shkojnė kėto produkte? A asgjėsohen, apo sa pėr sy e faqe i hoqėn dhe do t'i nxjerrin sėrish nė shitje? "Nuk e di ēfarė u bė me to. Kam frikė se mos u bėjnė ndonjė gjė datave tė skadencės, se kam parė nė dyqanin e lagjes qė kishte produkte tė skaduara qė nė 2008-ėn dhe pronari ua gėrvishte datat qė tė mos dukeshin dhe i shiste", - tregon konsumatori. Ndėrkohė qė, Autoriteti Kombėtar i Ushqimit, ka sqaruar se ata bėjnė kontrolle nė ēdo subjekt tregtar, por pėr datat e skadencės duhet tė ketė vetė konsumatori kujdes dhe t'i verifikojė nė ēdo rast.
Gazeta Shqiptare
Revolution 1848
Kujdes nga Ushqimet e skaduara
Nė supermarkete tregtohen produkte ushqimore tė skaduara. Shpesh na ndodh qė edhe nė supermarkete tė njohura tė gjejmė produkte me datė skadence tė kaluar, por ky fenomen ėshtė edhe me i theksuar nė periferi dhe nė minimarketet e rretheve.
Autoriteti Kombėtar i Ushqimit njofton, se vetėm nė njė ditė kontrolli nė 113 operatorė biznesi, u kapėn rreth 4 kuintalė produkte ushqimore tė skaduara.
"Gjatė kontrolleve janė bllokuar rreth 400 kilogramė produkte ushqimore me afat pėrdorimi tė kaluar. Janė marrė masa administrative me gjobė ndaj dy operatorėve tė biznesit ushqimorė, tė cilėt nuk kanė respektuar afatet pėr zbatimin e detyrave tė lėna, si rezultat i inspektimeve tė mėparshme. I bėjmė thirrje konsumatorit shqiptar, siguria e tė cilit I bejme thirrje konsumatorit shqiptar, siguria e te cilit eshte objekt i punes tone, te vazhdoje te na ndihmoje ne kete mision, duke shprehur ankesat dhe shqetesimet e tij ne faqen zyrtare te Autoritetit Kombetar te Ushqimit
Zyrtare te AKU-se
Eshtė objekt i punės tonė, tė vazhdojė tė na ndihmojė nė kėtė mision, duke shprehur ankesat dhe shqetėsimet e tij nė faqen zyrtare tė Autoritetit Kombėtar tė Ushqimit", tha Ariela Struga, drejtore e Menaxhimit tė Riskut dhe Koordinimit tė Inspektimeve.
Produktet e skaduara ishin kryesisht nenprodukte te mishit si sallamra, embelsira etj. Probleme shqetesues vazhdon te mbetet mungesa etiketave ne gjuhen shqipe e produkteve, qe importohen nga jashte duke mos informuar konsumatorin ne lidhje me ate qe konsumojne. Nga ana tjeter ne magazinat ku mbahen keto produkte nuk behet ndarja e produkteve ushqimore nga ato industriale, si dhe nuk ka plan masash per mbrojtjen nga brejtesit dhe insektetet, duke u bere keshtu burim semundjesh te ndryshme. Kontrolli i ushtruar nga Autoriteti Kombetar i Ushqimit u perqendrua ne 12 qarqet e vendit.
Revolution 1848
Mėrkuri nė merluc e barbun, 2.8 herė mė i lartė se norma
TIRANE-Niveli mesatar i Mėrkurit tek peshqit barbun e merluc nė Gjirin e Vlorės ėshtė 2.8 herė mė i lartė se vlera referenciale prej 0.22 ppm e Agjencisė pėr Mbrojtjen e Mjedisit tė Shteteve tė Bashkuara.
Nė kėtė pėrfundim ka arritur njė studim i realizuar nga IPEN dhe Instituti i Kėrkimeve tė Biodiversitetit pėr vitin 2012. Ka qenė qendra EDEN qė ka kryer marrjen e mostrave tė peshqve tė llojit merluc (11 lloje) dhe barbun (3 lloje) nė bashkėpunim me peshkatarėt e zonės, duke respektuar protokollet e Institutit pėr Kėrkime mbi Biodiversitetin, ndėrkohė qė matjet e nivelit tė Mėrkurit u kryen nė laboratorin e tyre nė Gorham, Maine tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Sipas rezultateve, vlerat maksimale tė Mėrkurit vėrehen tek barbuni. Ato janė katėr herė mė tė larta sesa vlera referenciale. Dy nga kampionet e peshqve barbun gjithashtu e kalojnė edhe limitin e BE-sė, ndėrsa katėr nga kampionėt e peshqve merluc tejkalojnė vlerėn referenciale maksimale tė Mėrkurit.
Shėndeti
Sipas specialistėve, kur Mėrkuri bie nė oqean, mikroorganizmat e transformojnė atė nė njė formė toksike, e cila mė pas bėhet pjesė e zinxhirit ushqimor. Kjo formė toksike pėrthithet tėrėsisht nga trupi dhe njerėzit janė tė ekspozuar, kryesisht nėpėrmjet konsumimit tė peshkut. Sipas raportit, Mėrkuri ėshtė prezent nė forma tė ndryshme, por forma organike e tij, Metil Mėrkuri, ėshtė veēanėrisht helmuese pėr njerėzit dhe faunėn. Kjo, pasi nė kėtė formė Mėrkuri pėrthithet lehtėsisht nga trupi dhe mund tė grumbullohet nė organe si p.sh. nė tru.
Njerėzit i ekspozohen Metil Mėrkurit nė radhė tė parė nėpėrmjet konsumimit tė peshkut, ndėrsa ekspozimi nė nivele tė larta mund tė dėmtojė nė mėnyrė tė pėrhershme trurin dhe veshkat. Gjithashtu, ndikimi i dėmshėm kalohet edhe nga nėna tek fetusi dhe mund tė ēojė nė dėmtim tė trurit, vonesa mendore, verbėri dhe pamundėsi pėr tė folur. Shumė organizata kombėtare dhe ndėrkombėtare tė shėndetėsisė vlerėsojnė Mėrkurin nė peshk si njė kėrcėnim pėr shėndetin e njeriut, jetesėn dhe mjedisin.
Fabrika e sodės
Fabrika e njohur me emrin Fabrika e PVC-sė, ėshtė burimi mė i madh i ndotjes nga Mėrkuri nė Gjirin e Vlorės. Fabrika u vu nė punė nė 1967-ėn dhe pėrdorte proces me qeliza Mėrkuri pėr tė prodhuar sodė kaustike dhe PVC. Nė kapacitetin e plotė tė punės sė saj fabrika prodhonte 24.000 ton sodė tė kalcifikuar, 15.000 sodė kaustike dhe 10.000 ton PVC. Impianti i fabrikės sė sodės i depozitonte mbetjet e tij tė patrajtuara nė Gjirin e Vlorės dhe gjithashtu depozitonte mbetje nė trajtė llumi nė njė zonė pranė bregut tė detit. Impianti u mbyll nė vitin 1992 dhe qė prej asaj kohe godinat e fabrikės u shkatėrruan plotėsisht. Sipas raportit, llumi i depozituar vazhdon tė mbetet pranė bregut tė detit dhe asnjė masė nuk ėshtė marrė pėr tė parandaluar ndotjen e mėtejshme tė Gjirit tė Vlorės dhe banorėve qė ndodhen nė afėrsi tė tij.
Nė vitin 2002, nė njė mision identifikimi tė UNEP/MAP zona u identifikua si njė hot spot, pasi njė kampion toke nė zonėn e ish-fabrikės u gjet me nivele Mėrkuri mė tė larta se 10.000 ppm. Ky nivel ishte 1000 herė mė i lartė se nivelet e lejuara nė vendet e Bashkimit Europian.
GazetaShqiptare
Revolution 1848
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
Kompanitė ushqimore tė Durrėsit mashtrojnė qytetarėt me etiketa false.
Marketet ushqimore dhe dyqanet qė tregtojnė produkte ushqimore tė ambalazhuara nė qytetin e Durrėsit, janė kthyer nė depozita tė produkteve tė skaduara. Nuk ėshtė aspak ēudi qė me mungesėn e kontrolleve nga ana e Inspektoratit Ushqimor, qytetarėt durrsakė tė jenė tė rrezikuar nė masė.
Situata
Ushqimet e femijeve, majonezė, biskota, salcė domatesh, lengje frutash etj ., po shiten nė marketet e Durrėsit jashtė datės sė skadencės, duke pėrbėrė edhe njė rrezik potencial pėr shėndetin e popullatės nė masė. Tė gjithė jemi konsumatorė tė produkteve qė tregtohen nė tregjet tona, atyre tė importit dhe vendase, por absurditeti mė i madh qėndron nė faktin qė nė vitrinat e marketeve po tregtohen produkte ushqimore qė konsumohen nga njė masė e madhe popullsie tė skaduar. Nė njė vėzhgim tė 48 orėve tė fundit, eshte evidentuar nė disa supermarkete produkte tė dala nga skadenca qė prej muajit tetor tė vitit tė shkuar. E kėtij rasti ishte biskota “Crackers Pan Kolusi” e importuar nga Italia. Majoneza e pėrdorur gjerėsisht pėr sallatė, por edhe produkte tė tjera, tė cilave afati i skadencės ishte nė 21 Mars tė kėtij muaji. Pjesa mė e madhe e konsumatorit shqiptar nuk kontrollon etiketat e skadencės dhe jo nė pak raste ėshtė “viktimė” e kėtyre produkteve, tė cilat pastrohen nė Shqipėri prej depove tė vendeve fqinjė, tė cilėt duhet t’i groposin.
Mungesa e kontrolleve
Ėshtė njė fakt shumė i rėndė pėr tė gjitha strukturat e shtetit, por nė veēanti pėr Inspektoratin e Konsumit dhe Ushqimit i specializuar pėr tė kontrolluar standardet e ushqimeve pėr tė gjithė popullsinė. Kėto struktura tė ngritura dhe me njė peshė e detyrė specifike, nuk kryejnė detyrat e tyre, ose heshtin nė rastet mė tė kėqija teksa konsumatori ėshtė i rrezikuar. Nė njė prej supermarketeve, ku evidentuam nė shumicė mallra tė skaduar, shitėsja tha se furnizimi ishte bėrė vetėm pak ditė mė parė dhe ajo do t’i kthente mbrapsht tė gjitha klitė me produktet, tė cilat nė etiketė kishin tė shfaqur dukshėm datėn e skadencės, e cila i pėrkiste disa muajve mė parė.
Etiketat false
E siē ndodh rėndom nė vendin tonė kompanitė qė furnizojnė supermarketet me produktet e tyre tė gatshme, tė importuara apo tė vendit, mallin e shpėrndajnė nė shumė pika qė nga qendrat e qyteteve deri nė periferitė e tyre, ku banorėt janė modestė, pėr tė mos thėnė se nuk i kontrollojnė etiketat e ushqimeve. Nė kėtė kaos tė madh, ku mungojnė kontrollet, nuk ėshtė ēudi qė gjalpi tė jetė nė pėrbėrje tė madhe me miell e niseshte, ashtu sikurse edhe djathi, sallami pavarėsisht se shkruhet nė etiketė mish vici, nuk ka nė pėrbėrje tė tij as 30 % tė ingredientėve qė thotė etiketa, ėshtė shumė lehtė e verifikueshme, sepse njė kg sallam, i cili nė etiketė ka “Mish viēi” tregtohet me 550 lekė pėr kilogram, ndėrsa njė kilogram mish viēi nė dyqan me shumicė dhe pakicė varijon nga 750 deri nė 850 lekė pėr kilogram. Nė kėtė mėnyrė kompanitė po mashtrojnė qytetarėt me etiketa false, madje tė paktė pėr tė mos u pėrmendur janė masat shtrėnguese apo kontrollet qė u bėhen produkteve.
Pse hesht Inspektorati i Ushqimit?
Pse nuk kontrollohen dhe nuk verifikohen produktet qė konsumon popullsia nė masė? Pse nė raftet e marketeve gjenden mallrat tė skaduar? Kush fshihet pas kėsaj “maskarade” qė kompanitė dhe tregtarėt bėjnė nė kurriz tė konsumatorit, i cili paguan pėr produktin dhe cilėsia e tij ėshtė shumė mė e ulėt se ēfarė deklarohet? Kėto dhe pyetjeve tė tjera duhet t’u pėrgjigjet Inspektorati i Ushqimit dhe Konsumatorit, i cili nė kėtė mėnyrė tė lė tė dyshosh se ėshtė i implikuar me kompanitė importuese dhe prodhuese vendase tė produkteve ushqimore. Majonezė, biskota, salcė domatesh etj., po shiten nė marketet e Durrėsit jashtė datės sė skadencės, duke pėrbėrė edhe njė rrezik potencial pėr shėndetin e popullatės. Nė kėtė mėnyrė kompanitė po mashtrojnė qytetarėt me etiketa false, madje tė paktė pėr tė mos u pėrmendur janė masat shtrėnguese apo kontrollet qė u bėhen produkteve
/vizion+
Revolution 1848
Krijoni Kontakt