Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Jemen, gjykohen 3 shqiptarë, akuzohen për 179 ton trafik municionesh

    Jemen, gjykohen 3 shqiptarë, akuzohen për trafik municionesh



    TIRANE - Ka nisur këtë të hënë në Jemen procesi gjyqësor kundër tre shqiptarëve të akuzuar për transport municionesh. Siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve Saba, bëhet fjalë për 3 shqiptarë të cilët akuzohen se kanë transportuar 179 ton eksploziv dhe municione në portin Mukalla, në dhjetor të vitit të kaluar.

    Gjatë seancës së parë, prokurorët deklaruan se tre shqiptarët, kapiteni, oficeri i marinës dhe një kryeinxhinier, akuzohen se kanë lundruar në det për 5 muaj, duke kaluar nëpër ujërat territoriale të Jemenit, në bordin e një anijeje me flamur të Maldiveve, e cila transportonte eksploziv dhe municione.

    Sipas agjencisë Saba, anija në fjalë ndaloi në portin Mukalla në Jemen, në 18 dhjetor për tu furnizuar me karburant dhe u ndalua pasi 3 shqiptarët u dhanë autoriteteve informacione jo të vërteta lidhur me ngarkesën.

    Autoritetet e Jemenit thonë se anija është futur në territorin e vendit nga grupe ilegale, për të kërcënuar sigurinë publike, duke vënë kështu në rrezik një prej porteve të vendit.

    Në muajt e fundit Jemeni ka konfiskuar dhjetëra ngarkesa me armë dhe municione, të prodhuara nga Turqia apo Kina. Sipas raportimeve në media, ngarkesat janë dërguar për grupet e dhunshme në vend që luftojnë Al Kaedan që prej vitit 2009.

    (er.nu/news24/BalkanWeb)
    Revolution 1848

  2. #2

    Për: Jemen, gjykohen 3 shqiptarë, akuzohen për 179 ton trafik municionesh

    Hajde lemdh hajde. Arme turke e kineze, ne anije te Maldiveve te drejtuar nga shqiptare, kapet ne Jemen.

  3. #3

    Për: Jemen, gjykohen 3 shqiptarë, akuzohen për 179 ton trafik municionesh

    Wikileaks: Shqipëria e përfshirë në trafikun e armëve nga Serbia drejt Jemenit



    Në një shkrim të së përditshmes britanike "The Guardian" janë publikuar dokumente të Wikileaks, të cilat e kanë cilësuar Shqipërinë si një vend që është përfshirë në një trafik armësh nga Serbia drejt Jemenit.

    Sipas Wikileaks, bazuar në informacionet e shërbimeve sekrete bullgare, diplomatët amerikanë zbuluan se në datat 14 dhjetor 2009 dhe 15 janar 2010, një ngarkesë kontrabandë me armë, që kapte vlerën e 95 milionë dollarëve, erdhi në Shqipëri nga Serbia dhe përmes portit të Durrësit u nis drejt Jemenit.

    Marrëveshja është firmosur nga qeveria shqiptare në tetor të vitit 2009 dhe municionet u eksportuan nga Serbia në janar të 2010-ës. Sipas këtyre të dhënave, Shqipëria ka shërbyer si tranzit në trafikun e armëve, nga Serbia në drejtim të Lindjes së Mesme.

    Gazeta Shqiptare/
    Revolution 1848

  4. #4
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Jemen, gjykohen 3 shqiptarë, akuzohen për 179 ton trafik municionesh

    nuk e kishte atehere Ipad-in Saloja se do i bente hacken Wiki-likes dhe nje delete lajmit shwuuuuups edhe whatsapp, whatsapp.. Tani qe e ka leshuar rrugen e kombit ne levizje, do ti duhen ti hap edhe nja dy porte detare edhe rrit eksportin deri sa nuk shkon me. I duhet zbritur ato taksat e 10 % ne njeren apo menyren tjeter, vetem duhet gjetur shponzoret e aktiviteteve fitim-prurese e arke-mbushese te bexhetit te shtetit.
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •