Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Kompanitë e huaja në Shqipëri nuk i punësojnë shqiptarët

    Austria dhe Turqia parakalojnë Italinë dhe Greqinë për investime

    Investimet e huaja në Shqipëri kanë ardhur duke u rritur por pavarësisht kësaj numri i të papunëve nuk ka rënë. Statistikat tregojnë se kompanitë e huaja që investojnë në Shqipëri punësojnë shumë pak shqiptarë, të cilët zënë vetëm 18 % të numrit total të të punësuarve.
    Greqia dhe Italia
    Nga ana tjetër kriza ekonomike po ndryshon edhe ritmin e investimeve në Shqipëri. Nëse më parë Greqia dhe Italia zinin vendet e para për investime në vendin tonë, aktualisht janë Austria dhe Turqia ato që pak nga pak po zënë peshën më të madhe. Një raport i hollësishëm i Bankës së Shqipërisë tregon se krahasuar me vitin 2005, pesha e investimeve greke në ekonominë shqiptare është përgjysmuar nga 55 në 27 për qind të totalit. Por edhe me 27 për qind Greqia mbetet sërish, investitori më i madh në Shqipëri, i ndjekur në vendin e dytë nga Italia, e cila zotëron 15 për qind të investimeve të huaja në Shqipëri po aq sa edhe Kanadaja.
    Austria dhe Turqia
    Sipas Bankës, dy vendet që po rrisin me shpejtësi, prezencën e tyre në ekonominë shqiptare janë Austria dhe Turqia, të cilat kanë kompensuar tkurrjen e Greqisë. Krahasuar me vitin 2005, pesha e investimeve austriake gati është trefishuar duke u rritur nga 5 për qind në 14 për qind të totalit, ndërsa ato turke nga 6 në 11 për qind. Por cilët janë sektorët që thithin më shumë kapitalet e huaja. Po sipas të dhënave të bankës, industria mbetet sektori me fluksin më të madh duke përfituar rreth 47.3 për qind të totalit të investimeve. Në vend të dytë vijnë shërbimet dhe më pas sektori bankar dhe energjia.
    Punësimi
    Në vitin 2011 stoku i investimeve të huaja direkte, i grumbulluar në vite, arriti sipas Bankës së Shqipërisë në 2.6 miliardë euro, ose 37 për qind e Prodhimit Kombëtar. Shifrat tregojnë se ky është niveli më i ulët në rajon, kur në vendet fqinje ky tregues luhatet nga 43 në 138 për qind. Sipas Bankës, shkaku për këtë lidhet me pikënisjen e ulët, pasi në vitin 2004 investimet ndaj Prodhimit Kombëtar ishin vetëm 11 për qind, ndërkohë që në vendet e tjera shifra ishte dy deri në tre herë më e lartë.
    Rritja e investimeve
    Të dhënat tregojnë se investimet e huaja direkte në Shqipëri filluan të rriten me ritme të shpejta pas vitit 2006 duke u rritur me më shumë se dy herë nga 15 për qind në 37 për qind. Aktualisht ndërmarrjet e huaja në Shqipëri qarkullojnë rreth 29 për qind të totalit të xhiros. Por për shkak se pjesa dërrmuese e tyre janë kanalizuar në sektorët me përdorim intensiv kapitali dhe produktivitet të lartë të punës, ndikimi i tyre në punësim është dukshëm më i ulët. Sipas Bankës Qendrore, ndërmarrjet e krijuara nga investimet e huaja edhe pse zotërojnë 29 për qind të totalit të xhiros punësojnë vetëm 18 për qind të numrit të punësuarve në vend.http://www.tiranaobserver.al/

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cfar eshte nje investim i huaj..?

    te hedh 5 leka ne x vend.. e pasandaj te fitonj.. 7 leka apo 17 leka.. korcarshe qo....
    ki eshte investimi..

    po kur ka budallej qe ne vend ta blejn ne gab..nje pal brecka plazhi.. 1 mij lek te vjetra me kuintal shiste jevgu ne plazh nje dizaj.. ven e e blejne sa pensioni mujor i mamase.. nje brecke tek butiqye e jashtme qe ka hapur investitori huaj..

    pra per te na rruajtur kan ardhur..investitoret e huaj..

    sikurse per te na rruajtur jan krijuar dhe biznesmenet vendas..

    kush te na rruaj me mire.. e me ne rrezë..
    qo eshte kapitalizma shkipotare..

    prandaj..duhen hapur syte.. per te bere dicka me te mire..

    m.ut e keshëm socializmen enveriste.. mu.t kte kapitalizmen demo-socialiste..

    po cte bejme..

    ee ketu do vrare mënja.. ose kaplloqja..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    cfar eshte nje investim i huaj..?

    te hedh 5 leka ne x vend.. e pasandaj te fitonj.. 7 leka apo 17 leka.. korcarshe qo....
    ki eshte investimi..

    po kur ka budallej qe ne vend ta blejn ne gab..nje pal brecka plazhi.. 1 mij lek te vjetra me kuintal shiste jevgu ne plazh nje dizaj.. ven e e blejne sa pensioni mujor i mamase.. nje brecke tek butiqye e jashtme qe ka hapur investitori huaj..

    pra per te na rruajtur kan ardhur..investitoret e huaj..

    sikurse per te na rruajtur jan krijuar dhe biznesmenet vendas..

    kush te na rruaj me mire.. e me ne rrezë..
    qo eshte kapitalizma shkipotare..

    prandaj..duhen hapur syte.. per te bere dicka me te mire..

    m.ut e keshëm socializmen enveriste.. mu.t kte kapitalizmen demo-socialiste..

    po cte bejme..

    ee ketu do vrare mënja.. ose kaplloqja..
    ca mendje te vrasesh me ti o brari, ty ta ka vrar perendia mendjen. me kete qe ke shkruajte ketu rrezon te gjitha shkrimet e bera ne forum ne mbrojtje te sales, kush i sjell bizneset ne shqiperi? QEVERIA askush tjeter
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  4. #4
    Vetem Komunizmi e zgjidh kete pune o brar. Jo totalitarizmi por komunizmin. Ne fakt po te zbatohej sic ka programin , komunizmi do ishte nje arsye me shume per te jetuar.

    E ke lexuar ndonjehere programin e saje ?

    Komunizem nuk ka pasur kurre ne bote ,vetem programin kishin te tille sa per te hipur ne pushtet, pastaj ishte diktatura e proletarjatit ishte ai komunizem figurativ ose pseudokomunizem qe i dha shkak kapitalizmit te mbizotroje ne cdo shtet te botes.
    Revolution 1848

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •