Falemnderit për këtë ndihmë.E shkarkova dhe instalova,shumë mirë po punon,kejt është OK.Tung dhe çdo të mira nga Bekimi prej Gjilanit,Kosovë.
Falemnderit për këtë ndihmë.E shkarkova dhe instalova,shumë mirë po punon,kejt është OK.Tung dhe çdo të mira nga Bekimi prej Gjilanit,Kosovë.
faleminderit edhe nga ana ime se edhe unë e kisha ketë problem.
Shkarkojeni pa frikë dhe do të shikoni që funksionon shumë mirë.
Prektora (tastierë për gjuhën shqipe)
faleminderit per informacionin
Drini ka bere bje pune shume te mire. E verteta eshte se si te shtosh dhe gjuhen shqipe dhe te ndryshosh tastiren duhet ta dine te gjithe ata qe kan bere qofte dhe nje kurs kompjuteri per fillestar. Problemet fillojne me perdorimin e tastieres kur e kthen ne shqip sepse duhen mbajtur mend gjithe ato ndryshime.
Përsa i përket postimit të edspace ishte një surprizë e bukur për mua. E provova menjëher dhe rezultati është i shkëlqyer. Nga përvoja ime si instruktor kompjuterash në Athinë, përdorimi i kësaj mënyre është i këshillueshëm për të gjithë dhe shumë praktik.
Faleminderit edspace. Po e instaloj pa humbur kohë në të gjithe kompjuterat e Shkollës Shqiptare te Athinës. Dhe po ja shpjegoj të gjithë nxënësve shqiptar që të shkruajn më mirë duke respektuar germat Ç, ç, Ë,ë.
Kujtesë:
Për të shtypur
ë mjafton të shtypni alt + e
ç mjafton të shtypni alt + c
Ë mjafton të shtypni alt + shift + e
Ç mjafton të shtypni alt + shift + c
Meqë përgjigjet për tastierën e modifikuar kanë qënë pozitive, po hedh më poshtë versione të modifikuara të të gjitha tastierave me gërma latine në Windows XP. I vetmi ndryshim në këto tastiera është funksioni i butonit ALT të djathtë i cili kur kombinohet me shkronjat e, E, c, C, nxjerr ë, Ë, ç, Ç.
Pra, për të shtypur:
ë mjafton të shtypni alt e djathtë + e
ç mjafton të shtypni alt e djathtë + c
Ë mjafton të shtypni alt e djathtë + shift + e
Ç mjafton të shtypni alt e djathtë + shift + c
Të mirat e kësaj metode janë:
- ndryshimi i tastierës bëhet vetëm njëherë
- nuk duhet të këmbeni tastierat sa herë që doni të shkruani shqip
- nuk duhet të mësoni gishtat me një tastierë të dytë
- të gjithë tastet (gërmat) janë njësoj me përjashtim të tastit ALT të djathtë
- është e lehtë të shkruani ë-në dhe ç-në sepse shkruhen me e-në dhe c-në.
Për të instaluar versionin e modifikuar të tastierës, ndiqni këto udhëzime:
1. Shkarkoni një prej pakove në vazhdim që përmban versionin e tastierës që përdorni.
Tastiera_A-B.zip përmban:
AZLA_SH - Azerbanxhanishte latine
BELC_SH - Belgjisht (Presje)
BELF_SH - Frëngjishte belge
BELP_SH - Belgjisht (Pikë)
BOS_SH - Boshnjake
BUL_SH - Bullgarisht (Latine)
Tastiera_C.zip përmban:
CAFL_SH - Frëngjishte kanadeze
CAF_SH - Frëngjishte kanadeze (trashëgimi)
CAMS_SH - Standardi shumëgjuhësh kanadez
CRO_SH - Kroatisht
CZEP_SH - Çekisht (Programuesit)
CZEQ_SH - Çekisht (QUERTY)
CZE_SH - Çekisht
Tastiera_D-F.zip përmban:
DAN_SH - Danisht
DUT_SH - Hollandisht
EST_SH - Estonisht
FAE_SH - Faroeisht
FINS_SH - Finlandisht me Sami
FIN_SH - Finlandisht
FRE_SH - Frëngjishte
Tastiera_G.zip përmban:
GAE_SH - Galisht
GERI_SH - Gjermanisht (IBM)
GER_SH - Gjermanisht
GRE3_SH - Greqisht (319) (Latine)
GREL_SH - Greqisht (Latine)
GRE_SH - Greqisht (220) (Latine)
Tastiera_H-I.zip përmban:
HUN1_SH - Hungareze 101-taste
HUN_SH - Hungareze
ICE_SH - Islandisht
IRI_SH - Irlandisht
ITA1_SH - Italisht (142)
ITA_SH - Italisht
Tastiera_L-M.zip përmban:
LATV_SH - Letonisht
LAT_SH - E Amerikës Latine
LITI_SH - Lituanisht (IBM)
LIT_SH - Lituanisht
MAL8_SH - Malteze 48-taste
MAL_SH - Malteze
MAO_SH - Maori
Tastiera_N-P.zip përmban:
NORS_SH - Norvegjisht me Sami
NOR_SH - Norvegjisht
POLP_SH - Polonisht (Programuesit)
POL_SH - Polonisht
PORB - Portugalisht (Braziliane ABNT)
PORB2_SH - Portugalisht (Braziliane ABNT2)
POR_SH - Portugalisht
Tastiera_R-S.zip përmban:
ROM_SH - Rumanisht
SER_SH - Serbisht
SLO_SH - Sllovakisht
SLOQ_SH - Sllovakisht (Querty)
SLOV_SH - Sllovenisht
SPAV_SH - Varianti Spanjisht
SPA_SH - Spanjisht
Tastiera_S-T.zip përmban:
SWES_SH - Suedisht me Sami
SWE_SH - Suedisht
SWIF_SH - Frëngjishte zviceriane
SWIG_SH - Gjermanishte zviceriane
TURQ_SHQ - Turke Q
TUR_SH - Turke F
Tastiera_U.zip pëmban:
UKE_SH - Anglia e zgjeruar
UK_SH - Anglia
USDL_SH - Shtetet e Bashkuara të Amerikës-Dvorak për dorë të majtë
USDR_SH - Shtetet e Bashkuara të Amerikës-Dvorak për dorë të djathtë
USD_SH - Shtetet e Bashkuara të Amerikës-Dvorak
USI_SH - Shtetet e Bashkuara të Amerikës-Internacionale
US_SH - Shtetet e Bashkuara të Amerikës
2. Shpaketojeni pakon që shkarkuat
3. Hapni dosjen përkatëse për tastierën që zgjodhët më lart
4. Klikoni dy herë mbi skedarin instalo. Pas pak sekondash do dalë në ekran një dritare me mesazhin "Installation Complete". Kjo tregon se instalimi u krye me sukses.
5. Shtypni butonin Close për të mbyllur dritaren e instalimit.
Tashmë që tastiera u instalua me sukses, ju duhet të konfiguroni kompjuterin që të përdorë tastierën e re. Ndiqni hapat në vazhdim për të konfiguruar kompjuterin.
1. Hapni panelin tek menyja Nis > Paneli i Kontrollit > Opsionet Rajonale dhe të Gjuhës.
2. Hapni tabelën Gjuhët.
3. Shtypni butonin Detajet....
4. Shtypni butonin Shto....
5. Zgjidhni gjuhën përkatëse për tastierën që përdorni. Për shembull, për tastierën amerikane, zgjidhni gjuhën English (United States).
6. Zgjidhni versionin e modifikuar të tastierës që instaluat. Tastiera përmban shkronjat ë, ç në kllapa. Për shembull, nëse tastiera origjinale është US, ju duhet të zgjidhni tastierën US (ëç).
7. Shtypni butonin Në rregull për të shtuar tastierën e modifikuar në listën e tastierave për përdorim.
8. Shtypni butonin Apply për të ruajtur ndryshimet.
9. Shtypni butonin OK për të mbyllur dritaren e konfigurimit të tastierave.
Tashmë keni përfunduar konfigurimit për tastierën e modifikuar dhe mund të provoni shkronjat ë, Ë, ç, Ç me kombinimet ALT + e, ALT + c, ALT + SHIFT + e, ALT + SHIFT + c. Nëse kombinimet nuk punojnë, sigurohuni që keni zgjedhur tastierën e modifikuar (ëç), dhe jo atë origjinalen. Përsëritini hapat 1-3 dhe hiqeni tastierën e vjetër nga lista e tastierave për përdorim; lini vetëm tastierën (ëç). Nëse përsëri nuk punon, riniseni kompjuterin dhe provoni përsëri kombinimet për ë, Ë, ç, Ç.
Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 06-06-2007 më 01:30
Edi
Prektora (tastierë në gjuhën shqipe)
..
. .
Pa patur nevojë për shtypjen e tastave alt, ctrl (ose kombinime të tjera të çuditshme të këtij lloji), por ë (Ë) dhe ç (Ç) direkt në tastierë.
Start --> Control Panel --> Regional and Language Options --> Languages --> Details --> Add --> Input Language: Albanian, Keyboard Layout/IME: Prektora --> Apply --> Ok ...
(ë + ç)
Ndryshuar për herë të fundit nga darwin : 17-06-2007 më 21:22
Prektora
Krijoni Kontakt