Fleminderit per udhezimin tend.
A mund te me tregojsh se si mund ta vendos nje fotogrfi timen ne profilin tim. ju lutem me tregoni kur te keni kohe te lir. thanks.
Fleminderit per udhezimin tend.
A mund te me tregojsh se si mund ta vendos nje fotogrfi timen ne profilin tim. ju lutem me tregoni kur te keni kohe te lir. thanks.
Rreth flamurit te perbashkuar me nje deshir dhe nje qellim.
Jam krenar se jam Shqiptar se shqiperia eshte Shqiptaria.
Aty ke nenshkrimi im, kliko "Si ta vendos nje avatar" dhe do te shkosh direkt e tek tema me shpjegime per kete fenomen.Postuar më parë nga Mirush
Fleminderit per udhezimin tend.
A mund te me tregojsh se si mund ta vendos nje fotogrfi timen ne profilin tim. ju lutem me tregoni kur te keni kohe te lir. thanks.
Pershendetje.
ASD
alt + 137 --> ë
alt + 135 --> ç
alt + 0203 --> Ë
alt + 128 --> Ç
Per nje filxhan kafeje shtypni ctrl + alt + del
Edi
Drin më lejo të përdor këtë tutorial të mrekullueshëm në faqën time ku "patjetër" do të duhej të përdoreshin këto...
Fjala më shumë është për screenshots...ato foto do të më shpëtonin një kohë të madhe (për mua), andaj shpresoj se më autorizon për përdorim.
Të përshëndet Rrapi.
Ndryshuar për herë të fundit nga Rrap Cungu : 19-04-2003 më 05:12
Të lumtë edspace...në të njëjtën kohë isha duke shtypur ato që ti shkrove...andaj e ndryshova se ti ishe pak më i "shpejt"...hahaha
të përshëndes
Ja dhe harta e tastierës në shqip.
Butonat që ndryshojnë nga tastiera e anglishtes jane theksuar me ngjyrën e verdhë.
Vini re që mungojnë butonat
[ < ] [ > ] [ ~ ] [ ` ]
Fotografia më poshtë është përgatitur në windows xp.
Edi
Siç e shikoni më lart, ndryshimet midis tastierës amerikane me atë shqiptare janë shumë të vështira për të mësuar. Me pak modifikime të kompjuterit ky proces mund të lehtësohet shumë dhe i vemti ndryshim është funksioni i butonit ALT të djathtë.
Për të shtypur
ë mjafton të shtypni alt + e
ç mjafton të shtypni alt + c
Ë mjafton të shtypni alt + shift + e
Ç mjafton të shtypni alt + shift + c
Kombinimet më lart përdorin alt e djathtë.
ALT e majtë nuk ka asnjë ndryshim nga tastiera amerikane.
Duke përdorur këtë mënyrë nuk është nevoja të ndryshoni midis gjuhëve të kompjuterit sa herë që doni të shtypni anglisht apo shqip. Ndryshimi bëhet vetëm njëherë dhe pastaj është në dorën tuaj që të mësoni gishtat me alt+e, alt+c, alt+shift+e, alt+shift+c.
Shënim: Metoda e shpjeguar më poshtë është testuar dhe punon vetëm në windows xp.
1- Shkarkoni skedarin e bashkëngjitur tastiere.zip
2- Bëjeni unzip dhe do shikoni dy file
tastiere_shqip.reg
KBD0.dll
3 - Klikoni dy herë mbi tastiere_shqip.reg dhe shtypni ok në mesazhet që u jep windowsi.
4 - Kopjoni (copy/paste) KBD0.dll në dosjen c:\windows\system32\
5 - Shkoni në start > settings > control panel > regional and language options.
6 - Zgjidhni tabelën Languages në krye të dritares.
7 - Shtypni butonin Details
8 - Shtypni butonin Add...
9 - Në kutinë e input languages zgjidhni English (United States)
10 - Në kutinë e Keyboard Layout zgjidhni Anglisht/Shqip dhe shtypni Ok.
11 - Shtypni Ok ose Apply në të gjitha dritaret që hapët.
12 - Bëjeni Restart kompjuterin
13 - Sigurohuni që keni zgjedhur tastierën Anglisht/Shqip dhe provoni kombinimet më lart.
Tani duhet të shikoni shkronjat ë, ç, Ç, Ë
Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 19-04-2003 më 16:03
Edi
Hmm Drini, per mua qe smarr vesh nga computerat do jete cik e veshtire, po pa problem se po pyes A.PaCim
Drini!
Kjo që ke bërë ti është e barazvlefshme me mundin titanik të rilindasve tanë për të ruajtur gjuhën!
Je gjigand! Dhe ju miqt e mij të shkëlqyeshëm si Edspace, orion Durrahu, Asgjë Sikur Dielli jeni fantastikë!
Ju përqafoj me zemër!
Agimi
Pune e mrekullueshme,ju lumte dora dhe mendja.
Une vertete nuk kam probleme shqetesuese me shqipen por secili ka nevoje te konsultohet,te sigurohet per ndonje pasiguri.
Flm per informacionin.
sinqerisht
hope31
Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
:^proton
Krijoni Kontakt