Shahin Nelaj, tė cilin ju nuk e njihni
Alfred Lela
Ēfarė ju kujton emri Shahin Nelaj? Gjasat janė asgjė. Gjasat janė, siē nuk ju kujtojnė asgjė tashmė as emrat e dy tė vrarėve nė Poliēan, as emri i grua sė therur nė periferi tė Tiranės. Pėr tė mos pėrmendur tė vrarė tė tjerė tė para pak javėsh, apo tė aksidentuarit e shumtė qė i lajnė nė gjak, ditė e natė e papushim, rrugėt e Shqipėrisė.
E gjitha ka hyrė nė etapėn e rrezikshme ku njė emėr nuk ėshtė mė histori, por statistikė, ku njeriu kthehet nė numėr. Mė duket se Remarku, por ia atribuojnė edhe Stalinit, e pėrmend kėtė nė njė prej librave tė tij tė mrekullueshėm me subjekt Gjermaninė e prag apo gjatėluftės. Pra, jemi nė atė dekik tė kohės, nė atė kohė tė mos-o-zotit, ku emrat bashkė me portretet e historitė janė shfytyruar duke u kthyer nė lista emėrore (tė pėrzishme e bajate si ato qė botojnė gazetat e pėrditshme nė kėtė vend e ku lajmėrohen tė papunėt, tė pastrehėt, tė patokėt, tė palicencuarit, se janė bėrė me punė, strehė, tokė, licenca, tapi. Tash, sikur na hyn nė punė, sikur nuk na mjafton babėzia e pėrditshme e gjithkujt, kemi edhe njė hit-parade tė pasurive tė politikanėve qė na pėrthyhen nė media. A thua se nuk i kemi sytė: a thua na e ka hangėr dreqi edhe atė grimė tru qė na e lejon njė pikė gri sa pėr logjikėn).
Duket se listat, tė gjitha bashkė, me tė aksidentuarit, tė vrarėt apo politikanėt e kamur sė rishti, janė njė kėrkim i gjatė i yni dhe shoqėrisė pėr antiheroin. E ravgojmė kėtė antihero ndoshta si shelbim pėr papėrsosmėrinė tonė; pėr batakun ku jemi. Me tė ngushėllohemi e themi: nuk qenkemi aq keq; ja, kėta qė vriten theren, e vjedhin. Por njė pjesė jona e kėrkon antiheroin pikėrisht se do ta modelojė veten sipas tij. Nė fakt, kjo ka ndodhur ndėrkohė. Pikėrisht pėr kėtė, edhe vrasjet edhe babėzitė e politikanėve vijnė e shkojnė rrėmbyeshėm brenda nxitimit tė njė dite. Pėr tu harruar tė nesėrmen: deri nė krimin tjetėr dhe deri nė harrimin tjetėr qė po kthehet edhe vetė nė krim.
Para nja 20 rreshtash, nė krye tė kėtij shkrimi, u pėrmend njė emėr: ai i Shahin Nelajt. (Ja, pra, loja e harresės). Kush ėshtė Shahin Nelaj nė tė vėrtetė? Njė elektricist; njė burrė nė moshė, nga ata qė i sheh shtyllave me ata kėmbalecėt si oktapodė. Njė prej atyre qė ndodh tė mbeten nė ato shtylla tė zėnė nė korrent dhe, dėgjoni ēudinė, nėse janė jashtė 8-orėshit, edhe pse i kanė thirrur tė paraqiten nė punė, kompania nuk u paguan pension sepse kanė mbetur nė korrent jashtė orarit zyrtar!!!
Por nuk ėshtė ky kėndi qė e bėn me histori Shahin Nelajn, epika qė e bėn njė emėr tė pėrveēėm, njė vuajtje, njė hero tė kohės sonė. Shahini ka 12 fėmijė, 6 prej tė cilėve janė tė vėllait tė tij tė vdekur. Pėr ata, pėr ato 12 gojė, Shahini u gjend njė ditė gushti nė fshatin Breg-lumė tė komunės Tėrthore nė qarkun e Kukėsit, me urdhrin qė tu priste dritat debitorėve tė CEZ Shpėrndarjes. Skena ėshtė lehtėsisht e kapshme: Shahini, nja 60 kile burrė, para njė luzme fshatarėsh tė ndėrkryer nė njė zonė tė varfėr tė Veriut. Ai, bashkė me tė tjerė punonjės tė CEZ-it, nxirren nga makinat dhe rrihen paq.
Shahini duhet tė ketė njė pagė diku te 30 mijė lekėshi. Pjesėtoje kėtė me 12 gojėt, plus burrė e grua qė duhet tė ushqejė. Nėse do tė ishte vrarė, ka gjasa qė kompania nuk do i kish lidhur pension. Nė fund, tė fundit ishte jashtė 8-orėshit.
Shahin Nelaj nuk ėshtė bėrė, falė Zotit, pjesė e kasaphanės, por e shpjegon atė. Shpjegon padrejtėsitė qė ēojnė nė masakra qė kėta muaj vere kanė shpėrthyer duke u bėrė provė e qelbit nė trupin e shoqėrisė. Si pėr shembull, padrejtėsia e burrit qė lakmon gruan e tjetrit dhe don ta shtijė nė dorė me ēdo kusht; padrejtėsia e adoleshentit qė kėrkon sendet e tjetrės dhe e shkon nė thikė pėr to; padrejtėsia e CEZ-it qė, megjithėse ka pajtuar Pėrmbarues privatė, me maska, armė e burra tė fortė, dėrgon nė gojė tė ujkut Shahinin e shkretė, tė mpaktin Shahin qė e ka kryer drejtėsinė e tij para robit e Zotit: i ka marrė 6 fėmijėt e tė vėllait e i mban me bukė e me ėndrra. Manė tjetėr, kushdo i lehtėson rrethanat qė 12 fėmijė tė mund tė mbesin jetimė, e meriton hakmarrjen. Tė robit e tė Zotit.
MAPO
-
Krijoni Kontakt