Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 47 prej 47
  1. #41
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Është ekskluzivitet i vlonjatëve, nuk janë nga lagja ime.
    Mos je gjë vlonjat Blue??
    kuçi apo kurveleshi te kemi mo?

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    E kam thënë e do ta them; e vetmja e metë që keni ju tironcit Bluje, është se keni pola shumë
    Një tjetër kredi problematike në shumën marramendëse 110 milionë euro rezulton të jetë marrë në emër të një prej kompanive të Rezart Taçit. Një burim pranë tij i ka shkruar sot një e-mail gazetës Tema, ku përshkruan konfuzionin në zyrat e kompanisë pas urdhrit të sekuestros dhe problemet me kredinë e marrë në Hollandë.

    Sipas letrës, Taçi ka lënë si kolateral stokun e naftës dhe e ka siguruar kredinë pranë një banke greke në Tiranë në vlerën 170 milion euro.

    Në letër ka plot detaje për borxhet dhe radhën e sekuestrove ndaj kompanisë, por të konfirmuara janë sekuestroja nga Albpetroli dhe borxhi ndaj tatimeve, të cilat kanë miliona euro pa marrë. Zyrtarisht borxhi i ARMO ndaj Albpetrolit, vitin që shkoi ishte 40 milionë euro.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kam nje pyetje per ata ne shkiperi e qe marrin vesh nga ceshtjet gjyqesore avokatore e ministrore..

    hasani fitoj nje gjyq ndaj hysenit e u be pronar i x objekti.

    me von me nje gjyq tjeter hyri selmani e ja mori x objektin hasanit.

    hasani nuk ka mundesi te ndjeki gjyqet qe tani zhvillon apo ka zhvilluar hyseni kunder selmanit.

    a ka mundesi hasani te pyese ne ndonje zyre se si kan perfunduar gjyqet ne lidhje me objektin x e se cfar vendimesh jan dhene?

    pra..a ka ndoj zyr atje ku vete personi e pyet per fatin e nje gjyqi apo objekti apo vendimi?

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    E lexova dhe perseri me duket e pamundur qe azeret te mund te kene te drejte ne kete çeshtje gjyqesore keshtu si e kane vendosur padine.

    Ndoshta me te vertete mund te me duket e thjeshte ngaqe nuk jam jurist, por perseri mbetem i bindjes qe ate padi ne debat mund t'a rrezoje edhe nje student i vitit te dyte apo te trete.

    Nuk ka bire none qe te ma ndryshoje mendjen, qe azeret jane borxhlinjt e Taçit. Asnji banke nuk ka € 75 mln per t'i mbajt stok me mendimin "me kismet do investojme ne Shqiperi".

    Por perseri ajo qe nuk arrij te kuptoj dhe pranoj eshte paaftesia e ketyre personave qe punojne tek Credins. Nuk arrij t'a konceptoj dot se si ia hyjne kesaj aventure ligjore, kur mjaft mire dhe shume thjeshte mund te benin "shitje krediti" tek azeret dhe gjithçka ishte e kamufluar mire e bukur !!! Bohhhh !!!!
    Mbaje mend ;
    Nese behet gjyq do dali qe azeret 75 miljonshin e kishin ne banke prej nje tranziti te Berluskes .
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    Konfiskohen pasuritë e Rezart Taçit


    Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestro konservative ndaj gjithë kompanive të biznesmenit te njohur Rezart Taçi, për shkak të një borxhi të pakthyer prej 75 milionë eurosh, marrë për blerjen e kompanisë “ARMO” nga Azerbajxhani.

    Gjykata e Tiranës ka urdhëruar vendosjen e sekuestros konservative pranë Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë dhe vendosjen e sekuestros konservative mbi 85% të aksioneve të shoqërisë “ARMO”, të zotëruara nga shoqëria “AMRA Oil”.

    Gjykata po ashtu ka kërkuar vendosjen e sekuestros konservative mbi llogaritë bankare të dy shoqërive të sipërpërmendura, ndërsa ka kërkuar gjithashtu bllokim të pasurive të paluajtshme të “ARMO”, si dhe vendosjen e sekuestros konservative mbi gjendjen e stokut të saj deri në përfundim të gjykimit.

    Sekuestroja vendoset për një shume jo më të madhe se 75 milionë euro. Ky vendim, i dhënë nga gjyqtari Ilir Çeliku, erdhi pas kërkesës së Bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit, e cila ka provuar me fakte para gjykatës se për të realizuar investime në Shqipëri ka depozituar në nëntor të vitit 2008, në llogarinë e bankës Credins, shumën prej 75 milionë eurosh.

    Gjykata ka provuar se kjo shumë është depozituar në bankën Credins në tre këste. Kësti i parë është depozituar më datë 18 nëntor 2008 në shumën 30 milionë euro, kësti i dytë më datë 19 nëntor 2008 në shumën 40 milionë euro dhe kësti i fundit më datë 21 nëntor të të njëjtit vit në shumën 5 milionë euro, për një total prej 75 milionë eurosh.

    Banka e Azerbajxhanit pretendon se shuma e transferuar për bankën Credins në Shqipëri duhet të qëndronte në këtë bankë si depozitë, por Credins e ka përpdur atë si kredi për kompaninë “ARMO”.

    Gjithashtu, Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit ka insistuar në kthimin e shumës duke iu drejtuar si bankës Credins ashtu dhe shoqerise “AMRA Oil”, por sipas saj kjo shumë nuk është kthyer.


    bota sot
    inteligjent shume ki kolonjari ..... kush ja dha gjithe keto mend ore aman ..?? me parate e azerbajxhanasve beri investime te bukura ... biles na sualli edhe Milanin ... edhe Realin pa ler ..... tani te shohim si vazhdon ki soap opera te modelit kolonjar .....


    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    E lexova dhe perseri me duket e pamundur qe azeret te mund te kene te drejte ne kete çeshtje gjyqesore keshtu si e kane vendosur padine.

    Ndoshta me te vertete mund te me duket e thjeshte ngaqe nuk jam jurist, por perseri mbetem i bindjes qe ate padi ne debat mund t'a rrezoje edhe nje student i vitit te dyte apo te trete.

    Nuk ka bire none qe te ma ndryshoje mendjen, qe azeret jane borxhlinjt e Taçit. Asnji banke nuk ka € 75 mln per t'i mbajt stok me mendimin "me kismet do investojme ne Shqiperi".

    parate e depozituara nga azeret do te sherbenin per te themeluar shoqerine e perbashket me Taci Oil, qe do te quhej "Amra Oil" e cila do te blinte ARMO-n ....

    ndersa kolonjari beri kaubojsin duke i perdorur parate e depozituara nga azeret dhe pa realizuar Amra Oil shkon edhe e blen ARMO-n pa nxjerre as edhe nje lek nga xhepi duke thyer akordin e bere .... nuk me duket kaq e komplikuar situata ...


    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  7. #47
    Erdhi ky spiuni të bëjë delirimin e rradhës:

    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    ndersa kolonjari beri kaubojsin duke i perdorur parate e depozituara nga azeret dhe pa realizuar Amra Oil shkon edhe e blen ARMO-n pa nxjerre as edhe nje lek nga xhepi duke thyer akordin e bere .... nuk me duket kaq e komplikuar situata ...
    Po ja që ky kolonjari, figuron administrator i AMRA Oil edhe pse s'të pëlqen ty... kështu thuhet në dokumenta , po e deshe edhe një nga ata edhe të autoritetit kombëtar të konkurencës:

    - Shoqëria e përbashkët Anika Mercuria Refinery Associated Oil (AMRA SH.A), në
    cilësinë e Blerësit, është shoqëri aksionere, e themeluar dhe që funksionon sipas
    legjislacionit shqiptar, e rregjistruar më datë 2 Korrik 2008 në Rregjistrin Tregtar pranë
    Qëndrës Kombëtare të Rregjistrimit (QKR), me Nr. identifikimi K81902013T, me
    administrator zt. Rezart Taçi dhe me seli në adresën Blv “Dëshmorët e Kombit”, Kullat
    Binjake Nr 2, Ap.9/1
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    kam nje pyetje per ata ne shkiperi e qe marrin vesh nga ceshtjet gjyqesore avokatore e ministrore..

    hasani fitoj nje gjyq ndaj hysenit e u be pronar i x objekti.

    me von me nje gjyq tjeter hyri selmani e ja mori x objektin hasanit.

    hasani nuk ka mundesi te ndjeki gjyqet qe tani zhvillon apo ka zhvilluar hyseni kunder selmanit.

    a ka mundesi hasani te pyese ne ndonje zyre se si kan perfunduar gjyqet ne lidhje me objektin x e se cfar vendimesh jan dhene?

    pra..a ka ndoj zyr atje ku vete personi e pyet per fatin e nje gjyqi apo objekti apo vendimi?
    Ç'a është ky Haxhi Gjyq mor Brar, se më iku frymëzimi sa lexova emrat lol

    Për çdo lloj informacioni mund t'i drejtohesh sekretarisë së gjykatës, ku mjafton të dish se cilat janë palët në proçes (pra pala paditëse që është ajo që kërkon një të drejte dhe e ka filluar proçesin; dhe pala e paditur kundër së cilës zhvillohet proçesi përfshi këtu edhe palë të treta që kanë një interes të ligjshëm në çështjen në fjalë), objektin e padisë – pra të drejtën që kërkohet të fitohet me anë të gjyqit, në këtë rast që thua ti ke të bësh me çështje civile për të drejtën e pronësisë, dhe nëse e di edhe emrin e gjyqtarit që gjykon çështjen mirë është, por nëse s'e di besoj se e gjejnë kollaj ata të sekretarisë emrin e tij (gjithmonë nëse s'iu teket të të zvarrisin kot) dhe kështu jo vetëm që mund të tërheqësh vendimin e dhënë, por mund të kërkosh të të japin kopje (kundrejt pagesës) edhe të gjithë proçesverbaleve që janë mbajtur gjatë të gjitha seancave që janë zhvilluar për çështjen në fjalë.
    Tjetër, s'e mora vesh mirë këtë çështjen se m'duket e ke bërë pak lëmsh, por sidoqoftë, në lidhje me këtë hasanin që s'ka mundësi të ndjekë çështjen, nëse ky është palë në proçesin gjyqsorë që zhvillohet, atëherë s'ka nevojë t'i ndjeki ai vetë personalisht, por gjen një avokat apo përfaqësues tjetër ligjorë që ta përfaqësojë në seancat gjyqsore dhe të mbrojë të drejtat e tij. Gjithashtu, nëse ka një proçes gjyqsorë që zhvillohet ndaj tij, dhe ky nuk ka marrë letërthirrjen nga nëpunësi gjyqsorë, pra arrin të provojë se nuk është njoftuar në lidhje me proçesin në fjalë dhe s'ka pasur dijeni se ndaj tij po zhvillohej një proçes gjyqsorë që prek të drejtat e tij, me të marrë dijeni këtë - mund të kërkojë edhe pavlefshmërinë e vendimit gjyqsorë dhe t'i drejtohet gjykatës së apelit që ta kthejë për rigjykim çështjen në gjykatën e shkallës së parë me një tjetër trup gjykues.
    Por siç thashë dhe më lart, edhe nëse ky nuk është palë në proçes por ka dëshirë të dijë sesi po ecën proçesi apo çfarë vendimi është dhënë, mund t'i drejtohet sekretarisë së gjykatës. Gjithashtu nëse është kaq i interesuar personi në fjalë, mund të nisi dikë të njohur apo të afërm që të ndjekë çdo seancë të proçesit sepse hyrja në sallë dhe dëgjimi i seancave është e lejuar ndaj çdo personi që ka qejf ta ndjeki. Pra janë të hapura për publikun.

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •