Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 47
  1. #11
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Filluan nga filmat tani.


    Do kete bere gili vili me Vrromen ky toçi kuklles Taç katunari dhe po i bo shtangisti presion.


    Keto qe i vendosin vulen si njeriu Berishes duket se e ndjekin politiken vetem me urdher te Vrromes ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550
    ...sa me bindje flisni per bacenmer aman, sikur pini kafe me te per dite!
    Jeni gati te hiqni edhe breket per te, ju rujt perenia ju rujt!

  3. #13
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga white_snake Lexo Postimin
    ...sa me bindje flisni per bacenmer aman, sikur pini kafe me te per dite!
    Jeni gati te hiqni edhe breket per te, ju rujt perenia ju rujt!


    Jo, jo, rri i qete. Copyright per heqje brekesh e ka vetem Vrroma dhe fansat e tij ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  4. #14
    Çere i keni kto filma mër jahuuuuuu.... lidhje të Vrromës me Taçin, apo nashti iu prish qejfi Sulltanit ene na doli Taçi katnar!

    *

    Së pari, në fazën e parë të veprimeve parapërgatitore në një proçes gjyqsorë që ka filluar, në bazë të një padie, gjëja primare që bën Gjyqtari është verifikimi i legjitimimit të palëve në një proçes gjyqsorë civil; që do thotë vëren në bazë të padisë dhe provave e pretendimeve të palës paditëse jo vetëm nëse kjo legjitimohet për të ngritur këtë padi (legjitimimi aktiv) por edhe nëse pala e paditur legjitimohet për të qenë e tillë - pra legjitimi pasiv.

    Kemi dy kontrata të ndryshme dhe të pavaruar nga njëra tjetra, që lidh Banka Credins me klientë të ndryshëm të saj:
    1.Pala paditëse ka lidhë kontratë depozite bankare me Credins, pra janë vetëm këto dyja palë të kontratës, dhe rrjedhimisht detyrimet që lindin nga kjo kontratë shtrihen veç mes tyre. Sipas Kodit Civil "...kur depozitohet një shumë të hollash pranë një banke, kjo e fiton pronësinë dhe është e detyruar t'i kthejë në të njëjtën monedhë, me skadimin e afatit të përcaktuar ose me kërkesën e depozituesit..."
    Pra është detyrim i Credins t'ia kthejë shumën e depozituar Bankës së Azerbajxhanit.
    2.Ndërkohë Taçi ka lidhë në mënyrë të pavaruar një kontratë kredie vetëm me Credins, dhe as ka lidhje fare me kontratat e tjera që lidh Banka apo se ç'a bën Banka në fjalë, në lidhje me depozitat e klientëve të tjerë.

    Dmth si legjitimohet pasivisht për të qenë palë në proçes Taçi në këtë rast? Dhe kulmi, gjykata jo vetëm që e bën palë në proçes, por në bazë të kërkesës për sigurim padie të këtyre jevgjëve azerbajxhanas, i vë sekuestro pasurive të Taçit, në vend që t'ia vë Bankës Credins!

    Detyrimet mes palëve në proçes, lindin në bazë të marrëveshjeve apo kontratave që bëjnë me njëri tjetrin, nga ku lindin të drejta dhe detyrime mes palëve në lidhje me objektin e kësaj marrëveshje, nga ku në rast mosrespektimi - secilës nga palët i lind e drejta t'i drejtohet gjykatës. Banka e Azerbajxhanit, s'ka lidhur ndonjë lloj kontrate me Taçin, dhe kontrata që kjo bankë ka lidhur me Credins, nuk e përfshin juridikisht në ndonjë lloj detyrimi ligjor të Taçit ndaj Bankës së Azerbajxhanit. Pastaj, ku e kanë bazën ligjore Banka që të justifikohet me pretendimin që : "shko kërkoja Taçit se unë s'kam, ia kam dhënë atij kredi me ble ARMO-n" !!!!!

    Kështu që në fillim fare e kanë nisur gabim proçesin në lidhje me legjitimimin e palëve. Që do thotë se, Taçi do vazhdojë të respektojë detyrimet që ka vetëm ndaj Credins sa i përket pagimit të kredisë, ndërsa Banka Credins do i përgjigjet detyrimeve që ka ndaj azerbajxhanasve në lidhje me kontratën e tyre.

    Por edhe nëse marrim rastin, që filloi proçesi dhe jemi në "rregull" që edhe Taçi të jetë palë e paditur, edhe në këtë rast del 'i larë' nëse i paguan kredinë e plotë Credins dhe në bazë të nenit që përmenda më lart, del jo vetëm nga gjykimi dhe i zhbllokohen llogaritë dhe pronat, por madje tani do kishte Taçi kënaqësinë të padiste Bankën e Azerbajxhanit duke filluar një proçes të ri, me pretendimin e shpërblimit të dëmit që i ka sjellur banka e tyre kompanisë së Taçit me sekuestron që kërkuan të vendosej dhe u miratua nga gjykata.

    Gjithsesi, punë për ta, të bëjnë ç'a të duan unë e kisha thjesht sa për një "stërvitje truri" kot për qejf, por sidoqoftë do ishte e turpshme nëse vërtetë me gjithë këtë synohet që tani ARMO t'i kalohet B.N.Azerbajxhanit.

  5. #15
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Yes, kadal mi goc, mos merr kaq shume vrull.

    (Debat aspak politik).

    Ti e njef rastin ne fjale, dmth i njeh sadopak pikat mbi çfare baze ngrihet padia ???

    Une nuk jam jurist, por me aq sa mbaj mend nga e "Drejta Tregtare" dhe "shitja e kreditit", Banka Credins mund t'i kete shitur Bankes Azere te drejten e kreditit te saj ndaj Taçit, ne rastin kur kjo i ka kerkuar parate qe ka depozituar prane kesaj te fundit.
    Dmth nqs kemi "shitje krediti" banka azere ka plotesisht te drejte te behet pronare ne vleren € 75 mln e kompanise ARMO. Ose gjykata mund te sekuestroje komplet pasurite e Taçit dhe t'i nxjerre ne ankand per te rekuperuar € 75 mln qe Taçi ka borxhe.

    Me thuaj nqs jam gabim ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #16
    Çere m'thu tina kshu mër Bluje, un s'mora vrrull fare, po thuj tina jam vet kshu e vrrullshme prej natyre. :P

    Përtej shakasë tani; unë u bazova vetëm nga artikulli, dhe dhashë një mendim mbi rastin në fjalë. Madje s'e di si më erdhi intinktivisht të merrja pjesë në temë, por bazuar mbi atë që sjell artikulli, ligjërisht i bie të jetë si e paraqita më lart.

    Pastaj sesi i kanë në të vërtetë punët e brendshme ata, këtë s'e di, sepse, s'më lidh asgjë prej gjëje me asnjërën prej palëve, madje as më intereson.

    Në artikull, s'thuhet gjë për një kontratë të tillë që e paraqite ti mbi shitje të titujve të kredisë; pastaj si mund të lidhet një nënkontratë e tillë, në një kohë kur Credins është vetë debitore ndaj Bankës Azere, dhe ka një kontratë depozite bankare për të respektuar me të, në një kohë që rezulton se nuk e ka respektuar dhe prandaj Banka Azere ia kërkon. S'më duket në një pozitë të atillë, që të ketë frimosur kontratën që përmende ti.
    Credins, nga artikulli në fjalë, më shumë mundohet të gjejë ndonjë shteg që t'i largohet përgjegjësisë kontraktuale që ka lidhur me azerbajxhanasit, mbase duke u justifikuar me paaftësi shlyese për shkak se shumën e depozituar pronë e Bankës Azere, ia ka dhënë në formë kredie Taçit për të blerë ARMO-n. Personalisht, një pretendim i tillë s'më ngjan se gjen ndonjë mbështetje ligjore, për shkaqet që përmenda në postimet më lart.

    Gjithashtu, Taçi ka të drejtën ligjore të bëjë ankim të veçantë në Gjykatën e Apelit për kundërshtim të vendosjen së sekuestros mbi pasuritë e tij, si rezultat i masës së sigurimit të padisë kërkuar nga azerët, brenda 5 ditëve, kështu që do shohim ç'a do bëhet.

    E gjitha kjo, bazuar vetëm mbi atë që sjell artikulli; por nganjëra anë edhe jemi mësuar me lajme të shtrembëruara që sjellin mediat tona, sepse mbase në të vërtetë kemi të bëjmë me ndonjë lloj kontrate të veçantë që kanë lidhur të tre palët me njëra tjetrën, dhe këta na sjellin lajme të cungura që lënë vend për trajtime të tilla.
    Sidoqoftë, unë uroj që të dali në favor të Taçit, përballë bankave grrëke dhe azere.

    Iu pëlqen të tjerëve apo jo, Taçi sot ngelet sipërmarrësi më i sukseshëm shqiptar në tregun e hidrokarbureve, që njihet edhe përtej kufijve të Shqipërisë, dhe punën e tij e shoh pozitive për vendin tonë. Mbase mendim naiv ky i imi, por gjithsesi : The highest gives the best - that is the rule!

    Me kaq e mbylla edhe unë nga ana ime, bëfshi qejf njerëz.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    befsh qejf dhe ti si avokate me rrog te mire pran taqioillit..

    he me te lumte..

    dmth taqoilli qenka bith e brek me edvinin..me sa kuptova nga jesi..

  8. #18
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Per mendimin tim ngjarjet kane shkuar keshtu:

    1. Taçi ka nevoje per likuiditet per te blere ARMO dhe i drejtohet Bankes Credins.

    2. Credins nuk ka mundesi te jape nje kredi te tille dhe kerkon nje partner qe mund te siguroje shifren per te dhene kredine.

    3. Partneri gjendet tek Banka Azere qe levron kredine ne 3 tranche.

    4. Taçi ka veshtiresi ne pagesa dhe ne syte e azereve ARMO eshte e leverdisshme.

    5. Credins "shet kredine" tek Banka Azere.

    6. Azeret duan parate ose "llokmen" e ARMO.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  9. #19
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    befsh qejf dhe ti si avokate me rrog te mire pran taqioillit..

    he me te lumte..

    dmth taqoilli qenka bith e brek me edvinin..me sa kuptova nga jesi..


    Brar, ne cilin paragraf e kuptove ti qe Taçi paska lidhje me Ramen ???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  10. #20
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    befsh qejf dhe ti si avokate me rrog te mire pran taqioillit..

    he me te lumte..

    dmth taqoilli qenka bith e brek me edvinin..me sa kuptova nga jesi..
    Brar, je shumë simpatik kshu, dmth je argëtues se të bën me qeshë me këto të tuat, dhe flm për këtë se e kisha të nevojshme se ka nja 1 javë që s'po më hiqen këto virozat e stinës, prandaj po vërdallsiem një çik në forum që të harroj që jam e sëmurë me temp duke u argëtuar me këto të fortat që të ofron forumi. E kaloj sëmundjen në këmbë si Skenderbeu lol
    E që thua ti Brar... që s'thua asgjë... ti shprehu si të duash, dmth këputja kot sipas dëshirës, por të paktën kur përmend emrin tim mos më ngjesh fjalë apo role që s'më përfshijnë.
    Ndërsa sa për Taçin në lidhje me atë psikopatin Rama, me thënë të drejtën s'ia kam idenë, por gjss ky Taçi më duket njeri që s'përdor gillette as për Ramën dhe as për Sulltanin.

    P.S: S'i kuptoj njerëzit që nuk ua zë goja fjalën e mirë, për dikë që fundja ka zhvilluar bizneset në vendin e vet dhe ka hapur gjithë ato vende pune, dhe derdh gjithë ato taksa në Buxhetin e Shtetit, por menjëherë sulen ta etiketojnë.

    Gjithsesi punë për ju njerëz, unë bëra dalje vërtetë tani.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •