
Postuar më parë nga
Yes*
Ç'a s'bëhet këtu o snako!
Taçi as ka lidhë kontratë fare me Bankën e Azerbajxhanit, dhe si rrjedhim as ka ndonjë detyrim kontraktual dhe as përgjegjësi kontraktore ndaj tyre, këta ia kërkojnë këtij dhe i vënë edhe gjithë atë sekuestro me anë të sigurimit të padisë.
I vetmi detyrim që ka Taçi është në bazë të kontratës së kredisë me bankën Credins, dhe jo ndaj kontratës së depozitës bankare që ka lidhë kjo e fundit me ata të Azerbajxhanit; kështu që nëse Taçi paguan menjëherë kredinë ndaj Credins, i lind edhe e drejta të dalë fare edhe nga gjykimi (në bazë edhe të nenit 198 të K.Pr.C) dhe ta gëzojë ARMO-n dhe t'i zhbllokohen menjëherë sekuestrot e vendosura, duke lënë në vazhdim të gjykimit vetëm Credins me B.N.Azerbajxhanit në lidhje vetëm me detyrimet kontraktuale që rrjedhin nga kontrata e depozitës bankare mes tyre.
Kjo më lart ishte ligjërisht, por kam vënë re se probleme të tilla ligjore më shumë zgjidhen poshtërsisht. Dmth kur shkon në gjykatë, s'e di pse por aty të duken gjërat ndryshe, aq saaaaaaaaa do fillosh të dyshosh ke vetja se mos ke ngatërruar institucion!
Krijoni Kontakt