Krijimtaria muzikore e trombistit Chris Botti
Trombisti Chris Botti ėshtė i njohur pėr gėrshtimin e melodive pop dhe xhaz dhe madje ai ka fituar njė reputacion tė qėndrueshėm si njė muzikant i mirė i muzikės klasike. Nė vazhdim ju njohim me albumin e tij tė kohėve tė fundit me balada, ku ai interpreton krahas me disa talente muzikore tė nivelit tė lartė.
Chris Botti ėshtė njė muzikant bujar. Lista e muzikantėve tė ftuar prej tij ėshtė bėrė legjendare dhe regjistrimi i tij mė i fundit, Impressions, nuk bėn pėrjashtim. Nė albumin e tij Over the rainbow, ai ka njė duet tė bukur me kitarristin Leonardo Amuedo, si dhe me kėngėtarin e muzikės country Vince Gill, nė intrepretimin e kėngės Losing you.
Ēuditėrisht, instrumenti i parė i Krisit nuk ishte trumpeta. Ai lindi dhe u rrit nė Portland tė Oregonit dhe fillimisht mėsoi ti bjerė pianos nga nėna e tij, qė jepte mėsime pianoje, kryesisht pėr vepra klasike. Mė vonė, ai mėsoi ti bjerė trumpetės dhe pasi intrepretoi muzikė xhaz nė disa klube nė rrethinat e Portlandit, Chris mori dy grante nga Fondacioni Kombėtar i Arteve, qė e lejoi atė tė studionte krahas veteranėve tė xhazit Woody Shaw dhe George Coleman. Pasi u vendos nė qytetin e New Yorkut, ai u bė njohur pėrmes njė numri albumesh me muzikė instrumentale. Ai u bė i njohur edhe si solist, psh nė interpretimin qė po dėgjoni tani tė muzikės Summertime tė kompozitorėve George dhe Ira Gershwin.
Pas regjistrimit Impressions, Chris Botti dhe David Foster bashkėpunuan edhe pėr regjistrimin e muzikės Summertime.
Chris dhe grupi i tij prej 7 instrumentistėsh e kalojnė pjesėn mė tė madhe tė vitit nė turne. Ai ka tashmė ėshtė i angazhuar me koncerte deri nė mesin e korrikut tė vitit 2013. Mes bashkėpunėtorėve tė tjerė tė Chris Bottit janė Andrea Bocelli, Mark Knopfler, violinistja Caroline Campbell dhe muzikanti i xhazit Herbie Hancock, me tė cilin ai ka bashkėpunuar pėr interpretimin e pjesėsTango Suite.
VOA
Krijoni Kontakt