Përshëndetje analysis, mora durimin dhe e ndoqa këtë video deri në minutën 13:18...
Mendimi im: Kjo është një ngjarje e montuar. Ky mjekërrcjapi krejt tjetër gjë flet, ndërkaq ata hallexhinjtë ( për të mos thënë mjeranët ) krejt tjetër gjë përgjigjen ( më duket se këta i kanë mashturuar).
tjetra: sa arrita për të kuptuar këtu tregohet për dicka që ka ndodhur në vitin 1982. aso kohe, këta, jo në shpellë, por edhe në vrimë të miut po të ishin futur do t'i kishin gjetur. Absurdi tjetër . flitet për një kohëzgjatje 30 vjecare dhe i bie deri më 2012!!! s'di si ta komentoj këtë, për c'arsye këta kanë ndenjur deri në këtë kohë!!!
Kulmi i këtij trillimi u arrit në minutën 13:18, kur mjekërcjapi thotë: "(këta) njerëz në shpellë, falnin namazin, lexonin Kur'anin, dhe agjëronin" ( unë e korrigjova pak se "qatipi" paska qenë i pashkollë). Harron mjekërrcjapi që ky Idrisi, pak më parë deklaroi se " edhe ato pak libra fetarë që i kishim na i konfiskuan".
Propozim për moderatorët. Është mirë që kjo temë e turpshme dhe qëllimkeqe të mbyllet, ndërkaq populli dhe mbi të gjitha pushteti t'ua ndalojë hyrjen në trojet tona këtyre mjekërcjapëve!
respekt për ata që e duan Shqipërinë dhe gjithë trojet shqiptare, e mbi të gjitha shqiptarizmën!
P.S. Gjera tjera që i mungojnë këtij filmimi "dokumentari": kush ishte kjo familje, ku jeton kjo familje, ku gjendet ajo shpellë, ku është ndonjë dëshmitar tjetër nga fshati që di për këtë ngjarje, kush ishte ai ( ata) që u sillnin ushqim fshehurazi etj etj....
Krijoni Kontakt