Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-05-2012
    Postime
    50

    Nata e Kadrit

    Pershendetje! Kush e di ne cfare date eshte nata e Kadrit kete vit se e shoh online dhe me jep dy data 14/15 kur eshte saktesisht?

  2. #2
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar mė parė nga Xhoni2012 Lexo Postimin
    Pershendetje! Kush e di ne cfare date eshte nata e Kadrit kete vit se e shoh online dhe me jep dy data 14/15 kur eshte saktesisht?
    Kur ėshtė nata e bekuar e lejletul - kadrit dhe si ta kalojmė atė
    El-Hamis 25 Ramadan 1432 / 25 08 2011

    Pyetje: Si ta kaloj Lejletul-kadrin, a ta kaloj nė namaz, lexim tė Kur“anit dhe leximin e sirės tė Dėrguarve, nė dėgjimin e ligjėratave, hutbeve dhe kėshillimeve tė cilat mbahen nė xhami?

    Pėrgjigjja: Elhamdulilah (Falėnderimi i qoftė Allahut)!

    E para: Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ėshtė munduar shumė nė ibadet nė dhjet netėt e fundit, gjė qė nuk ėshtė munduar nė kohėrat tjera, duke falur namaz, lexuar Kur“an dhe duke bėrė dua (lutje). Transmetohet nga El-Buhariu dhe Muslim nga Aisha, radijAllahu anha, se Pejgamberi, salallahu alejhiu ve selem, kur hynin dhjet ditėt e fundit (tė ramazanit) e kalonte natėn nė ibadet dhe e zgjonte familjen tij dhe pėrmbahej nga mardhėniet bashkėshortore. Transmeton Ahmedi dhe Muslimi: ”Pėrpiqej nė dhjet ditėt (e ramazanit) ashtu qė nuk pėrpiqej nė kohėrat tjera.”

    E dyta: Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka nxit nė namaz nė lejletul - kadr duke besuar dhe duke shpresuar shpėrblimin nga Allahu. Transmetohet nga Ebi Hurejra, radijAllahu anhu, se i Dėrguari, salallahu alejhi ve selem, ka thėnė: ”Kush e kalon Lejletul - kadrin duke besuar dhe duke shpresuar nė shpėrblimin e Allahut do ti falen mėkatet qė i ka vepruar deri tani.” (Muttefekun alejhi)

    Dhe ky hadith tregon se ėshtė nga sheriati qė tė kalohet Lejletul - kadri nė namaz (kijame).

    E treta: Njėra nga duatė mė tė mira qė duhet tė thuhet nė Lejletul-kadr, tė cilėn Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, e ka mėsuar Aishen, radijAllahu anha.

    اللهم إنك عفو تحب العفو فاعف عني

    ''Allahumme inneke ‘afun tuhibbul ‘afa fa’fu ‘anni.''

    (Zoti ime, Ti je Ai qė falė shumė, Ti e donė faljen, andaj mė fal mua!)

    E katėrta: Sa i pėrket caktimit se cila natė nė ramazan ėshtė Lejletul-kadri, pėr kėtė nevojitet argument i cili sqaron nė pirpikshmėri atė. Mė sė miri ėshtė qė nata e kadrit tė kėrkohet nė netėt tek nė dhjet netėt e fundit tė ramazanit.

    E pesta: Sa i pėrket risive (bidateve) dhe ngjashėm me kėtė, nuk ėshtė e lejuar tė bėhen nė ramazan e as jashtė saj. Me tė vėrtet ėshtė konfirmuar nga i Dėrguari i Allahut salallahu alejhi ve selem: ”Kush nga kjo feja jone fut risi (nga vetja e vetė), nuk do ti pranohet” nė rivajet tjetėr qėndron ”Kush e bėnė njė vepėr e cila nuk ėshtė e shkruar nė fenė tonė nuk do ti pranohet”.

    E dimė se nuk ka bazė nė sheriat pėr atė se ēfarė veprojnė shumė nė disa net tė ramazanit nga ibadetet (koncerte tė ndryshme ilahije, kaside, tė thuash 1000 herė suren Ihlas, tė falesh nafile nė kohė tė caktuar, leximin e duas Nur dhe
    dovė tė ndryshme tė cilat janė nė kundėrshtim me islamin, ndezja e qirinjve nė turbe dhe vizita e varreve, dhe veprimi i shumė veprave dhe ibadeteve tė cilat nuk janė tė ligjshme me sheriat)

    Ndėrsa udhėzimi mė i mire ėshtė udhėzimi i Muhammedit, salallahu aleji ve selem, ndėrsa gjėrat e cekura mė lartė janė gjėra tė shpikura (risi).

    Ndėrsa udhėzimi ėshtė nga Allahu!

    Komisioni i pėrhershėm pėr hulumtim dhe fetva, 10/413
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-08-2011
    Postime
    145
    Selam Alejkum
    Nese dikush (rasti im personal) nuk di si te falet por di disa sure si Ihlas, Fatiha etj a mund t'i thote ato dhe ti konsiderohet ibadet?

  4. #4
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar mė parė nga malesori1234 Lexo Postimin
    Selam Alejkum
    Nese dikush (rasti im personal) nuk di si te falet por di disa sure si Ihlas, Fatiha etj a mund t'i thote ato dhe ti konsiderohet ibadet?
    Elhmdulilah qė i dike ca sure, atėherė nuk tė mbetet tjetėr vetėm me ja nisė me u falė ( me u mėsuar ) dhe praktikuar atė ( namazin ) sepse ai ėshtė shpėtim pėr ty. Ato qė i ceke mė sipėrm konsiderohen si ibadet, por si tė thash edhe mė parė bėre njiherė atė qė je i obliguar, qė nga ti po kėrkohet. Nė Ditėn e Gjykimit pyetja e parė qė tė bėhet: A e ke falė namazin?

    All-llahu ju drejtoftė dhe ju bėftė prej tė shpėtuarve ti, mua dhe tė gjithė ata qė duan tė pėrmirėsojnė vehten e tyre. Amin
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ramazan_it : 05-08-2012 mė 06:33
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  5. #5
    E dua letėrsinė Maska e chengiz
    Anėtarėsuar
    25-03-2012
    Vendndodhja
    Kukes
    Postime
    102
    alejkem selam nata e kadrit eshte me 14 gusht 2012

  6. #6
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar mė parė nga chengiz Lexo Postimin
    alejkem selam nata e kadrit eshte me 14 gusht 2012
    Mė fal se tė pyes, kush ta dha kėtė lajm ty?
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  7. #7
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Po kur eshte o ramazan?
    Nata e kadrit dhe dita e bajramit? Na i trego ti pra!
    Where does a thought go when it's forgotten?

  8. #8
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar mė parė nga MI CORAZON Lexo Postimin
    Po kur eshte o ramazan?
    Nata e kadrit dhe dita e bajramit? Na i trego ti pra!
    E kemi sqaruar nė postimin me nr. 2, por ja po ta sjell mė gjėrėsisht:

    Sa i pėrket caktimit se cila natė nė ramazan ėshtė Lejletul-kadri, pėr kėtė nevojitet argument i cili sqaron nė pirpikshmėri atė. Mė sė miri ėshtė qė nata e kadrit tė kėrkohet nė netėt tek nė dhjet netėt e fundit tė ramazanit.

    Nė cilėn natė do tė jetė nata e Kadrit dhe shenjat e kėsaj nate


    Nata e kadrit ėshtė nė dhjetėshin e fundit tė muajit ramazan, siē na ka lajmėruar Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ku thotė:

    "Kėrkone natėn e kadrin nė dhjetė netėt e fundit tė muajit Ramazan". [Mutteffekun alejh]

    Ka pėrmendur i Dėrguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem duke thėnė:

    "Kėrkone natėn e kadrit nė netėt teke gjatė dhjetė netėve tė fundit tė muajit Ramazan!"[Transmeton Buhariu]

    Disa dijetar si Ibėn Haxheri, Imam Neveviu dhe tė tjerėt prej dijetarėve kanė thėnė se Nata e Kadrit kėrkohet nė dhjet netė e fundit tekė dhe se nuk mundemi me pėrcaktu natėn e kadrit me njė natė tė veēant duke e pėrcaktuar, por ajo natė siē ka ardh edhe nė hadith se ajo natė ėshtė nė dhjet netė tė fundit tė muajit Ramazan.

    Mirėsia e fshehjes sė kėsaj nate tė bekuar dhe tė madhe e ka lėnė All-llahu subhanehu ue te'ala tė panjohur qė tė shtohet me shumė adhurimi dhe tė shumėfishohen mė shumė istigfaret dhe lutjet.


    Ē'farė duhet tė bėj musimani nė kėtė natė?

    Duhet qė muslimani apo muslimanja tė pėrpiqet duke shtuar namazin, duke shtuar lutjet dhe istigfaret, duke shtuar leximin e Kur'anit etj.

    O Zoti ynė na prano agjėrimin dhe adhurimet tona, dha na mundėso qė tė mos privohemi nga nata e kadrit, dhe na bėn prej atyre robėrve qė ua shumfishon sevapet dhe shkallėt nė Ditėn e Gjykimit, sepse vetem Ti o All-llah je Ai i cili i pėrgjigjesh thirjes tonė!
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Selma*
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    405
    Si tė pregaditemi per 10 netėt e fundit tė Ramazanit - Enis Rama



    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Selma* : 08-08-2012 mė 10:59

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Selma*
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    405

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •